March 27, 2013

[Anatomi] Dhe kur themi anatomi, anatomi

Lexonjës të Skifterit uereva ju ar,

Skifteri ju ka folur për veten shpesh, ka hapur zemrën me ju për çdo problem të tijin, ju keni qenë si prifti ku rrëfehesh, keni marrë vesh të fshehtat e shpirtit të tij, madje madje mund të thoni që e njihni personalisht sepse ai nuk është kursyer kurrë, është një libër i hapur.

Pavarësisht kësaj, sot Skifteri do ju tregojë një faqe tjetër të tij, mbase më pak sentimentale, por jo më pak të rëndësishme.

Skifteri është tip jashtëzakonisht shumë atletik dhe energjik, është në podium pa diskutim me LeBron James dhe Phelps, pra minimalisht bronz. Në këtë kontekst, Skifteri është shumë i lumtur kur shikon që shqiptarët janë gjithmonë e më të ndërgjegjësuar për shëndetin, palestrat janë plot dhe po shtohen si pika llotosh. Vetëm kemi sharë, kësaj radhe bravo shqiptar!

Skifteri shkon për vete në një palestër në Tiranë dhe s`do kishte investim më të mirë.

Tani hyjmë në palestër. Ka disa lloje personazhesh që ja vlejnë të përmenden. Për shembull gocat që bëjnë palestër me tualet, flokët gjithmonë të rregulluara, bëjnë lëvizje minimale, i kanë zgjedhur rrobat me shuuumë kujdes dhe i kanë sytë katër. Kanë edhe ekuivalentin e tyre të seksit tjetër, mos keqkuptohemi, 2 shokë që vijnë në palestër dhe flasin me zë të ulët duke parë vërdallë sikur po planifikojnë të hedhin në erë palestrën. Në fakt këto dy grupe plotësojnë njëri-tjetrin, vijnë në palestër kryesisht për të/tu gjuajtur, bukuri, u urojmë sukses, asgjë të keqe këtu, amon socializoni, qëllimi justifikon mjetin.

Pastaj janë njerëzit e shëndoshë, që Skifterit i marrin frymën sa i sheh, qindra abuzime të mbledhura në një trup të vetëm. Po këta të paktën janë ata që mundohen të dobësohen, chapeau, i pret një rrugë e gjatë dhe e mundimshme. 

Dhe vijmë te kategoria për të cilën donim të flisnim. Idiotët e palestrës. Kafsha pa tru. Njeriu shtangë.

Këta tipat dallohen direkt, po direkt direkt. Që nga trupi i ekzagjeruar, nga bluza që nxjerr kastile në pah biceps&triceps&deltoid&trapezoid. Shprehja në fytyrë është zero dhe kanë inteligjencën dhe aspiratat e një penisi; thjesht duan të fryhen. Këta dinë çdo gjë ama rreth proteinave, i sheh me ca shishe të dyshimta dhe diskutojnë për produkte amerikane origjinale, për kreatinën që s`është doping, për hirën e djathit që kanë porositur në internet…dhe për muskulin që kanë punuar dje.

Këta nuk duan të dinë për shëndetin, përtojnë të ngjisin dy shkallë, nuk vrapojnë, nuk kanë formë fizike, ecin sikur janë përdhunuar në burg në Senegal, por ama vazhdojnë dhe fryhen. Se për çfarë qëllimi asnjë s`e merr vesh. Trupa të ngrirë, që dallohen që janë artificialë dhe të shëmtuar, kush i pëlqen këta? Domethënë, cila gocë do pëlqente këta kundrejt, të themi, një trup boksieri?
Një argumentim i thjeshtë: Tani, sasia e gjakut është ajo që është. Gjithë këta muskuj kanë nevojë për shumë gjak, ku të qarkullojë më para i shkreti gjak. Ereksioni dhe performanca seksuale janë totalisht të lidhura me qarkullimin dhe sasinë e gjakut aty. Mos vallë këta tipat...? Hmmm...

Të qafa pastaj dallon gjithë ekzistencën e këtyre, ata edhe vetë investojnë në trapezoid që t`i afrohen derrit dhe koka të bashkohet sa më smooth me trupin.

Pastaj i shikon te shtanga, dashuria e tyre. 120 kile, 130 kile. Rrinë dyshe-dyshe se ndihmojnë njëri-tjetrin. Fjalia më e përdorur nga këta është “hajt mrri çik mrapa”. Jo, jo ajo që mendoni, njëri rri mbrapa kur tjetri bën shtangë, e ndihmon te ngritjet e fundit dhe e inkurajon “hajt dhe nji, e ke dhe nji, heeec!”. Fytyra skuqet, deformohet, damarët po shpërthejnë, dhe këtu vijnë ato pasthirrmat që çdo film porno do i kishte zili. Por ama idioti e ngriti shtangën, 140 kile, bravo idiot, kalo te girat 40 kilëshe tani se ke akoma punë me bicepsin, shikoji shokët e tu sa e kanë.

Kur mbarojnë këto, idioti ka një pamje fitimtari që as Napoleoni pas betejave s`e kishte, një arrogancë, një vetëbesim spektakolar, kalon deri te dhomat e zhveshjes duke parë me bishtin e syrit çdo pasqyrë, bluza e bardhë kurrë s`i ka shkuar aq shumë, tatuazhi po deformohet, duhet me bo i tjetër. U jep dorën 90% të njerëzve rrugës sepse ai po ikën për sot, do shihen nesër përsëri për betejën e radhës. Futet në dush, pi lëngun me proteina që ka marrë me vete, lyhet me kremin që ka te çanta XXL, vesh bluzën tjetër të bardhë dhe del jashtë.

“Çfarë flladi pranveror, shiko si shohin njerëzit, jam kafshë, shumë shpejt po eci, më avash se edhe u lodha çik, pastaj bie autoriteti kur nxiton, ngrije kokën, ashtuuu, kalo mes për mes lokalit që të të shohin, fute një dorë në xhep, apo jo jo se mirë je, drejtoje trupin, ç`më çmeni kjo çanta, duket tatuazhi?”

Puah.

Gjeniu i vogël: Palestra bëhet mars-qershor, që ta kesh për plazh.

30 comments:

  1. Kisha ne mendje te beja nje koment ... por kam supet sot e skam kohe

    ReplyDelete
    Replies
    1. edhe do ju degjeneroja fare me komentin madje

      Delete
  2. Edhe une do shtoja dicka po s'kam proteina mjaftueshem, s'kam ngrene mengjes :)

    ReplyDelete
    Replies
    1. plako te palestra ime je dhe ti? E degjenerojme dyshe kete Skifterin? Se e njof une kte, 35 kile ngre

      Delete
    2. Kur ngre 35 kile pse ke nevoje per ndihmen time? :)

      Delete
    3. sboke per shoqnin fare ti plako, se respekto kodin e cunave tpalestres ... sa paske fillu mduket

      Delete
    4. Hahhah leje se na e shkaterrove sedren tani :)

      Delete
  3. Skifteri me ke shkri, pavaresisht se une i kam qejf meshkujt qe kujdesen shume per trupin :)

    ReplyDelete
  4. Edhe ky djali ke foto prape nuk eshte mjaftueshem muskuloz... ka shume pune perpara.:P

    ReplyDelete
  5. Skifteri ka lezet cuni ne plazh me muskuj, jo si i pangrene...

    ReplyDelete
    Replies
    1. si i njome do te thuash ti?

      Delete
    2. A ca ben tv ne keto dite. S'guxon robi te jete pak i dobet ose pa musjkuj se nuk te afron njeri. Por ama barkderrat/lacat me leke ska problem si duken ne plazh:P

      Delete
    3. Dhe femra ka lezet ne plazh me ca forma te mira, jo e leshuar...

      Delete
  6. Me mire te rrine ne palester sesa te pine bar te lagjia, hap para eshte edhe ky :)

    ReplyDelete
  7. Ka lezet nje cun qe merret me sport, s'ka nevoje per shtange.

    ReplyDelete
  8. Kur nuk ke ku te besh sport mbetet vetem palestra, fatkeqesisht..

    ReplyDelete
  9. Kujt i thu idiot ti me ou?

    ReplyDelete
    Replies
    1. E imagjino dot nje te palestruar si ai ne foto me ipad duke komentuar ne blog :)))))

      Delete
  10. Skiftero shume proteina te bejne kaps

    ReplyDelete
    Replies
    1. Po kjo nga doli? Apo kot...

      Delete
    2. One of the side effects of high amounts of protein is intestinal irritation. Too much protein has been linked to constipation, diarrhea and/or excessive gas.

      Perkthim: Constipation = Kaps (-llek)

      E kunderta e saj jane vitaminat.
      Une jam doktor

      Delete
    3. Sic e sheh nga perkthimi ndonjehere ndodh edhe diarre, por ne rastet e studiuara nga une kjo eshte mjaft e rralle. Gjithashtu te jep shume gazra, sic mund ta kesh vene re pasi ha fasule.

      Delete
    4. Doktoro skishe me ca ta mbushje diten fare sot e ahhahahah

      Delete
    5. Nqs ti je doktor une jam ministri i shendetesise pa frike :)

      Delete
    6. edhe ti kaps milano?
      Gento sot kisha diten e zarfave, dite e qete.

      Delete
    7. Me duket se profili yt si doktor ka qene shume, po shume specifik, kishte leke kjo dege? :)

      Delete
    8. sidomos ne endrra

      Delete
  11. hahahahaha fiks kshu jane ca :)))))

    ReplyDelete
  12. Kam lexuar disa dëshmi për një magjistar dashurie të quajtur DR DAWN se si ai ka ndihmuar shumë njerëz për të rikthyer ish të dashuruarit e tyre brenda 48 orëve, Sinqerisht, thjesht po mendoja nëse kjo ishte e vërtetë dhe nëse ky njeri mund të ndihmonte vërtet të kthente të dashurin tim të cilin Unë dua shumë. Vendosa të kontaktoj sepse e dua shumë të dashurin tim dhe kemi nja dy muaj që jemi ndarë. Më ka marrë shumë malli për të, kam provuar të gjitha mënyrat e tjera për ta rikthyer, por nuk kam mundur. Unë kontaktova me DR DAWN dhe ai më tha se ish-i im do të kthehet tek unë në 48 orët e ardhshme.
    Për habinë time, ish i dashuri im u kthye pikërisht pas 48 orësh, e gjitha kjo falë Dr DAWN,
    Ai gjithashtu mund t'ju ndihmojë me
    *Spell për të mbetur shtatzënë.
    *Magji për t'u ribashkuar.
    *Shëroni çdo sëmundje.
    * magji për fat të mirë.
    *Magji për pasuri.
    Dhe të tjerët.
    Kontaktoni me të përmes: dawnacuna314@gmail.com
    Whatsapp: +2349046229159

    ReplyDelete