March 11, 2013

[Skifteri edukon] Leku letër

Lexues sypetritë,

Mbase duhet të thonim syskifterë, po gjuha shqipe është treguar e ashpër me skifterin duke i dhënë avantazh një pemthymi si petriti. E di njeri çfarë është petriti njëherë? Jo, as ne s`e dimë, vetëm si emër njeriu e kemi dëgjuar. Ka shumë mundësi të jetë ndonjë zog që është zhdukur, kështu që u bëjmë thirrje akademikëve të mos rrinë kot, po të duken dhe t`i bëjnë një update gjuhës shqipe, nuk mund të merremi akoma me petrit, tiranozaur, mamuth, e gjallesa të tilla jo aktuale.

Nejse, sot do japim një lajm shuuumë të lezetshëm.

Paul Krugman është një ekonomist shumë i njohur amerikan, i cili ka fituar edhe çmimin Nobel, është ndër ekonomistët me të cituar në botë dhe një ndër akademikët më të rëndësishëm në SHBA.

Ok, tani ku është lajmi?

Ky tipi këto ditë shpalli falimentimin personal. E dini çdo të thotë kjo? Do të thotë që Paul Krugman, siç thonë amerikanët, është without pants in his ass.

Nuk do kishte gjë më të bukur, jo se na ka ngrënë bukën ky personalisht, por për gjithë idenë që përfaqëson.
Ky tipi merrte borxh për të blerë kostume 70.000$

Paul Krugman ishte – e dimë që s`ka vdekur, po prapë “ishte” shkon më shumë – një ekonomist liberal, nga ata që janë shumë në modë këto ditë, edhe pas krizës. Nga ata që urrejnë kur shteti fut duart në free market, nga ata që këmbëngulin se tregu e rregullon vetë veten, s`ka nevojë për ndërhyrjen e shtetit, s`jemi në komunizëm këtu.

Kjo për sa kohë tregu ecën mirë, ka rritje dhe të gjithë po fitojnë. Vetëm se sa fillojnë krisjet, përhapet paniku, çmimet e aseteve bien, të gjithë duan të shesin, flluska është gati për shpërthim…

Atëherë të gjithë bëhen socialistë. Bankat më të mëdha, mishërimi i kapitalizmit, ato që përmendin fjalën “komunizëm” sapo tenton shteti të vërë ndonjë rregull që të mbrojë konsumatorin (investituesin), tani kërkojnë lëmoshë nga shteti, bëjnë lobbying, korruptojnë që të mbijetojnë me paratë e taksapaguesve. Këta të fundit, përveç se kanë humbur para pa fund për shkak të pak spekulluesve, duhet të paguajnë përsëri për t`i mbajtur në këmbë këta. Dhe këta, me paratë e freskëta, çfarë bëjnë?

Si fillim i fusin një superbonus vetes dhe shokëve, pastaj kujtohen dhe fillojnë direkt fushatën që asgjë të mos ndryshojë, fillojnë nga fillimi më komunizmin, free market, deregulation e gjëra të dështuara si këto.
Asnjë nuk del të përmendë Kanadanë, Gjermaninë, Australinë, ku shteti u tregua konservator, nuk i la spekulluesit (ose kumarxhinjtë) të bëjnë çfarë dinë të bëjnë më mirë. Shikoni si janë këto shtete tani, gjithçka shkon shumë mirë, mund t`i akuzosh për komunizëm këto?

Brainwashing, business as usual në SHBA, më mirë të të thonë që je pedofil sesa komunist. Mund të fitosh çdo argument duke përdorur kartën e komunizmit, për shembull po nuk bletë armë për fëmijët tuaj për Krishtlindje nuk jeni amerikanë por kokrra komunistësh, po kërkove mbulim universal të sistemit shëndetësor normal që je komunist, etj etj.

Ka edhe diçka tjetër që të bën të buzëqeshësh kur një tip si Paul Krugman falimenton. Këto teoritë ekonomike, sidomos parashikimet…

Për çfarë shërbejnë? Çfarë kanë parandaluar? Ku kanë ndihmuar?

Shikoni pak ndihmën e madhe që i ka dhënë FMN Argjentinës duke e falimentuar si shtet, shikoni çfarë ndodh me Greqinë…qindra mendje të ndritura që japin leksione, zgjidhje. Asgjë nuk ndryshon për mirë.

Ose shikoni çfarë zgjidhjesh i japin Greqisë:

Greqi e dashur, tani do kursesh si gjirokastriti në vështirësi, do shkurtosh vende pune, nuk do investosh ndërkohë që ekonominë e ke copë. Domethënë nuk ke para => nuk konsumon. Bie konsumi => ke më pak para.
Ec e merre vesh si dilet nga kjo.
Protestë kundër fjalës "sypetrit" në Greqi

Tani, për çfarë shërbejnë këto teoritë ekonomike, parashikimet, kur nuk parandaluan dot krizën?

Skifteri ka një përgjigje që mund të kundërshtojë gjithë postin e shkruar deri tani, por na duhet ta themi:

Nuk është problemi tamam tamam te teoritë ekonomike, por te mungesa e dëshirës për të ndryshuar një sistem ku 10 bastexhinj mund të bëjnë ç`të duan, gjithsesi janë “too big to fail”, s`i lë njeri të bien poshtë. E shikojnë të gjithë që sistemi konservator gjerman është i duhuri, jo se s`e kuptojnë, thjesht nuk u intereson të ndryshojnë gjë. Nuk kanë guxim.

Sepse pastaj, kush do ta financojë fushatën? Brekëgrisurit?

Besoj se ishim shumë të qartë. Tani presim të shohim Paul Krugman të vazhdojë të shkruajë për mrekullitë e tregut të ndarë totalisht nga shteti, për koherencë. Ndërkohë i urojmë të rimëkëmbet, të fillojë punë në një McDonalds dhe të lexojë Skifterin.

Puq-puq Paul.

Gjeniu i vogël është kryetari i bashkisë Gramsh. Këtë fundjavë, gjatë ndeshjes Gramsh – Mamurras, i pakënaqur nga arbitri, shkon jashtë, merr makinën, futet me makinë në fushë dhe shkatërron portat nga nervi. Po të mos ekzistonte duhej shpikur.  

23 comments:

  1. Pse ja fusni si kau peles, Krugman eshte nder ekonomistet me socialiste dhe me kritike ndaj tregut te lire qe mund te gjeni bashke me Stiglitz e James Galbraith.
    Rilexoni wikipedian.

    ReplyDelete
    Replies
    1. Krugman kritik ndaj tregut te lire??? Marre nga wikipedia...

      Krugman has usually been supportive of free trade and globalization.

      Delete
    2. Krugman eshte hipokrit, pas krizes doli dhe tha qe deregulation i Reagan shkaktoi krizen...para krizes fliste per free market me superlativa...

      Delete
    3. Skifteri po thote qe pas krizes te gjithe u bene socialiste, ketu qendron kontradikta

      po une s`marr vesh nga ekonomia

      skiftero, ky kryetari i bashkise si ka mundesi qe s`ka dale ne lajme? Vetem kryetarin e bashkise se kavajes po shofim..

      Delete
    4. Mos ia fusni kot asnjeri. Pauli eshte nje ujk i maskuar si dele. Kjo eshte e verteta.

      Delete
    5. hahahaha e pashe kte kryetarin e bashkis eshte i modh

      ce do qe do e shkarkojne direkt te shkretin

      Delete
  2. pse si ra arbitrit po i ra shtylles :)))))))))))))))))

    ReplyDelete
  3. Kte kryetarin e bashkise e njof une, ka qene tap fare kur ka hy me makine ne fush

    ReplyDelete
  4. Ne vend ta mburrin qe ska rraf albitrin bojn si te ofendum, zakonisht ha qyten e pistoletes albitri, ose tavell kokes

    ReplyDelete
  5. Per fat te keq s'e kemi veten ne dore per ekonomine globale. S'ke cfare ben fare. Po eci mire, po s'eci taksirate.

    ReplyDelete
  6. Greqia per 10 vjet nuk e ngre koken, do e pushtojme avash avash :)))

    ReplyDelete
    Replies
    1. Varet kush i fiton zgjedhjet :)

      Delete
  7. Krugman esht neo-keynesian. Ja ke fut kot skiftero. Liberals ne USA jane te majtet, ndryshe nga ne UK. Sic thone amerikanet, ngele without feathers in your ass

    ReplyDelete
  8. E keni ngaterru, ky i shkreti eshte i majte ke zoti

    ReplyDelete
  9. :))))) ca eshte petriti me verte? Se ka dhe emra njerzish, po petrit kafshe s'kam pare asnjehere

    ReplyDelete
  10. Atehere, edhe njehere komentet treguan natyren dhe nivelin e popullit. Mjafton nje devijim sado i vogel ne ate qe thuhet dhe vemendja shkeputet si me magji. Me bete kurioz dhe pashe ne wikipedia Paul Krugman dhe duket te jete me bindje politike te majta. Edhe? Tregon kjo qe s'ka ekonomiste te djathte? Cila eshte ceshtja ne fund te fundit? Qe Krugman eshte burre i mire ose jo, apo qe u bene vite qe shtetet (dmth ne te gjithe) hyjne sistematikisht ne borxhe?
    E njejta gje me vleresimin e politikaneve: edhe sikur te kete te drejte, ai rreh gruan ne shtepi, keshtu qe ska goje te flase...

    ReplyDelete
    Replies
    1. Njeriu eshte i lire te komentoje. Keshtu behen debatet me argumenta dhe kunder argumenta.

      Delete
    2. Vazhdo me linjen e partise ti. Ku qendron problemi nese nxjerr ne pah pasaktesite e shkrimit?

      Delete
    3. Ku eshte argumenti yt ketu? :)

      Delete
  11. Skifteri ka te drejte (ose pjeserisht), Krugman eshte neokeynesian ( dmth bazohet ne classical keynesian por duke e rishkruar ate ne gjuhen e modeleve te reja, dhe ndryshon ne dy drejtime kryesore nga classical keynesian: nje axhustim me i ngadalte i cmimeve dhe pagave dhe mund ta justifikoje nderhyrjen e e shtetit ne raste te rralla) por gjths parimisht nuk jane pro nderhyrjes se shteti ne ekonomi.
    ndersa persa i perket rastit te Greqise ka shume debate dhe studime qe mundohen te kuantifikojne impaktin e masave fiskale konsoliduese ne ekonomi dhe kryesisht konkludojne se keto masa ne afatin e shkurter kane efekt negativ ne ekonomi si dhe ne raportin e borxhit ndaj pbb-se, dhe pritet te japin efektin e tyre pozitiv ne afatin e gjate. (http://krugman.blogs.nytimes.com/2013/03/10/the-imf-on-the-austerity-trap/)

    ReplyDelete
    Replies
    1. Jeni bo nje grup komunistash ktu qe s'pranoni gabimet. Krugmani e ka ngritur nje qiell nderhyrjen e Obames ne ekonomi

      Delete
    2. Krugman si Keynesian i mire qe eshte, do te thoshte "Ne afatin e gjate jemi te gjithe te vdekur".
      Skifteri pse nuk mori shembull tipa si "John Cochrane" apo "Jeffrey Sachs" apo "Greg Mankiw" per te kritikuar si mbeshtetes te tregut te lire por zgjedh nje Keynesian?

      Ja dhe nje link, titulli i artikullit flet vete (Saved by big government) :
      http://www.guardian.co.uk/commentisfree/2009/aug/10/us-economy-tarp-great-depression

      Pershendetje skifteri.

      Delete