April 1, 2013

[Anatomi] Mama Maè

Lexonjës të panumërt,

Si shkoi fundjava? Mirë? Aaa, këtu në Shqipëri? Ashtu ë…po mirë mirë, kush ta fal dhe kaq paj zotin. Nejse, meqë ra fjala Skifteri ishte në Montekarlo. Dhe në Alhambra. Dhe pastaj në Tangier, por të shtunën iu desh të kthehej për punë pune, kështu që fundjava u ndërpre aty.

Na duhet t`ju rrëfejmë diçka para se te fillojmë. Skifteri është tip shumë, po shumë solar, kështu që me ngrohjen e kohës Skifteri bëhet gjithnjë e më i cekët, temat i rrëshkasin si shiu në mushama, e prekin shumë pak, interesi për tu thelluar është tangent me zeron, blogu rrezikon dhe rrezikon shumë, kur s`i reziston dot Bujar Qamili pranverës kush jemi ne fundja…

Nejse, për të gjithë besimtarët katolikë kudo që janë; bashkë me urimin e Skifterit po ju themi që pashkët kanë qenë festim për Ishtar(Easter), perëndeshën asiriane dhe babilonase të pjellorisë dhe seksit. Simbolet e saj, si veza dhe lepurushi, ishin dhe janë akoma simbole seksi. Konstantini, perandori i famshëm që na la dhuratë krishtërimin(…), vendosi që këto të simbolizojnë Jezusin.

Tani, nga bota e përrallave kalojmë pa humbur kohë në botën reale. Skifteri vuri re që, një miku i tij i vjetër, lac 24 karatë, poston në fejsbuk këtë shprehje:

Nothing in this world is completely wrong. Even a stopped clock is right twice a day.

Ohhh...sa ndienjë brenda...


Dhe këtu e tërheqim atë që sapo thamë për botën reale. Kalojmë në botën semireale tamam tamam.

Tani, Skifteri ju garanton që ky tipi të vetmet fjalë anglisht i ka mësuar në APEX, bet, black, red, bonus, full house, 3 of a kind, 4 of a kind. Këtu mbaron anglishtja e tij.

Por ja që laci i vogël(lacthi?) tregon anën e tij sentimentale në fejsbuk, bëhet i thellë dhe bëhet simboli i 98% të përdoruesve të fejsbukut, njëri më fals se tjetri. Më falsë se feja, se patriotizmi shqiptar, rrobat e tregut çam, AUDI Q7-at me impiant gazi në bllok, buzëqeshja e Berluskonit, platformat e LSI, shorti i Champions League dhe kampionatet e Juves.

Në fejsbuk të gjithë e kanë krijuar avatarin e tyre, njerëz që ti i njeh shumë mirë dalin ekspertë të 1001 fushave në jetë. Pikë së pari, shumica dërrmuese janë artistë fotografie. Vendosin si cover një foto plot botë&ngjyra të gjetur pas orësh të tëra research-i në internet. Foto e profilit është e zgjedhur gjithashtu me shumë shumë kujdes, një që nuk i njeh direkt shokohet nga thellësia e personazhit.

Pastaj janë lakonikë…Skifteri fiks në këtë moment po hap fejsbukun dhe po shkruan disa nga këto shprehjet, pa e futur në punë kujtesën, të cilën e ka shumë selektive…

Ja, u gjetën 3 direkt:

Insomnia…
Me ty e kam…
Të gënjej sot apo ta bëj pushim?

Kaq të vdekur paskan qenë njerëzit për pak vëmendje virtuale? Nuk u duket vetja patetikë kur shkruajnë kështu? Ok, kanë “sukses”, marrin likes pa fund, po kur bëjnë log out dhe rikthehen në jetën reale?

Pastaj indinjohen për çdo gjë dhe janë shumë të ndjeshëm. Këta janë moralistët kryesorë, banalë, gjithmonë më fjali të sigurta, nuk rrezikojnë kurrë, gjithmonë politically correct.

Vdes Roland Trebicka? “Akoma na dhuron buzëqeshje kur të kujtojmë, falemnderit që na shtove jetën, RIP.”

Kapet Përrenjasi, pedofili? Indinjim i tmerrshëm në fejsbuk. “Ky duhet rrjepur në shesh, edhe varja është luks për këtë, vdekje e ëmbël.”

Nuk përmbahen dot, sapo ndodh diçka gjejnë mundësi të shkruajnë që të marrin vëmendje, duan të ndihen të pranuar…

Pse? Sepse jeta e tyre ta shpif, ose, edhe në qoftë se e parë nga jashtë nuk ta shpif, këta janë të mërzitur, të paplotësuar, të vetmuar, për të ardhur keq. E kanë problemin brenda vetes.

Por ama këta janë shumica, si i bëhet?

Gëzohesh që nuk je pjesë e shumicës, ja si i bëhet. Në heshtje, bukur, pastër, saktë.

Bleah. Duhet parë kjo puna e votës, tani seriozisht. Nuk është e mundur që çdo votë të vlejë njëlloj, duhet ponderim me IQ, firmosim një peticion dhe kërkojmë referendum për këtë?

Ah, për të fitu referendumin duhet shumica…

Nuk ka shpresë. E lëmë.

PS: Urimet më të sinqerta dy matematikanëve shqiptarë Gjergj Zaimi dhe Keler Marku, për teoremën e re të zbuluar. Ju lutemi, jeni që jeni, na gjeni një sistem votimi ku të mos fitojë më kjo shumica.

Gjeniu i vocërr: Mos u mërzit se ka qenë e shkrujtme.

22 comments:

  1. Ky eshte artikull shume i drejte, po per sa kohe fb i ben njerezit te ndihen mire dhe ne qender te vemendjes une s`do kisha asgje kunder :)

    ReplyDelete
  2. hahah Skiftero kete punen e pranveres e ke permendur 2-3 here, s`e perballoke dot diellin :)

    ReplyDelete
  3. Post shume i bukur, bravo Skifteri, s`kam gje per te (kunder)shtuar :)

    ReplyDelete
    Replies
    1. Iriq, ke filluar shkruan si tabloid

      Delete
    2. Une 5 here kam shkrujt gjithsej, nga i nxore tendencat ti :)

      Delete
    3. Qenke iriq me "personalitet", sta le tekun

      Delete
  4. Duke lene menjane budalliqet, qe jane pafund, facebooku eshte bere si gazete me lajme urbane. Ne fund te fundit nje tabloid s'thote me shume :)

    ReplyDelete
  5. Po robt pa pun ca do bojn gjithe diten mo skiftero

    ReplyDelete
  6. Fb te komforton, si nje shok imagjinar :)

    ReplyDelete
  7. Hahaha ajo puna e fotove eshte fiks ashtu, ai Instagrami i ka bere te gjithe fotografe :)

    ReplyDelete
  8. Njerezit jane sic i dime...thjesht fb po i nxjerr ne pah :)

    ReplyDelete
  9. Plumbi was as Kantier Ndertimi Yzberisht, with Ton Muratori and 4 others hahahahahah

    ReplyDelete
    Replies
    1. Genti was in LBGT parade :))))))))))

      Pllumi

      Delete
  10. Tundimi per te mos qene aktiv ne fb eshte sh i madh, po e fillove s`e le dot :)

    ReplyDelete
  11. mua me duket qe edhe ne fb, pavaresisht perpjekjeve te secilit per tu dukur sa me interesant, perseri arrin ti dallosh shume mire njerezit dhe ti gruposh, e tradhtojne veten me komentet dhe statuset qe lene, apo dhe menyra si kane dale ne foto... gjths fb eshte nje mjet i mire per te ruajt kontaktet (qe sot jane shume te rendesishme).

    ReplyDelete
    Replies
    1. I dallon i dallon...edhe kur kopjojne quotes...njehere do gabojne dhe do zbulohen :)

      Delete
    2. marilu ka te drejte, dallohen qe dy mije metra larg keta interesting-wanna-be.

      Delete
  12. Headeri i papar :)

    ReplyDelete
  13. Skifteri, sa inat te qenka nderprere fundjava, mund t kishe kaluar nga meksika, ishim takuar bashke, se une po e kaloj ktej fundjaven.
    Gjithsesi, komentet per facebook jane te drejta por nuk eshte nevoja te jesh kaq drastik o skifter. Ne kete bote eshte shume bukur kur kemi zgjedhje, dhe me pranine e facebook, njerezit zgjedhin vete cfare dhe sa te ndajne me masen nga jeta tyre. Madje madje, une them eshte menyre me e thjeshte sa sbehet, per t njojtur me teper kush kur sa dhe cfare do t ndaje me masen, 1 mije e ca friends. Dhe se fundi, jam mbeshtetese e marilu me lart, facebook helps keeping in touch, so why not.

    Tooodles!!!!

    ReplyDelete
    Replies
    1. E hapen thesin te gjithe tani shife kur te dali qe edhe Plumbi shkruan nga Wellingtoni hahahh

      Delete
  14. Ore ate teorine e nje IQ per ponderimin e votes do e marri njeri seriozisht? Apo jeni te gjithe te shumices ketu???? Skifter, ta dish sa e kam menduar ate pune po sic the dhe ti, per nje referendum te tille duhet shumica... :P Pale kur te vjen dhe evropa e te thote KUJDES TE DREJTAT E NJERIUT! te vjen t'i thuash PIKERISHT!

    ReplyDelete
  15. Kam lexuar disa dëshmi për një magjistar dashurie të quajtur DR DAWN se si ai ka ndihmuar shumë njerëz për të rikthyer ish të dashuruarit e tyre brenda 48 orëve, Sinqerisht, thjesht po mendoja nëse kjo ishte e vërtetë dhe nëse ky njeri mund të ndihmonte vërtet të kthente të dashurin tim të cilin Unë dua shumë. Vendosa të kontaktoj sepse e dua shumë të dashurin tim dhe kemi nja dy muaj që jemi ndarë. Më ka marrë shumë malli për të, kam provuar të gjitha mënyrat e tjera për ta rikthyer, por nuk kam mundur. Unë kontaktova me DR DAWN dhe ai më tha se ish-i im do të kthehet tek unë në 48 orët e ardhshme.
    Për habinë time, ish i dashuri im u kthye pikërisht pas 48 orësh, e gjitha kjo falë Dr DAWN,
    Ai gjithashtu mund t'ju ndihmojë me
    *Spell për të mbetur shtatzënë.
    *Magji për t'u ribashkuar.
    *Shëroni çdo sëmundje.
    * magji për fat të mirë.
    *Magji për pasuri.
    Dhe të tjerët.
    Kontaktoni me të përmes: dawnacuna314@gmail.com
    Whatsapp: +2349046229159

    ReplyDelete