Megjithëse i thonë fisi X, nuk janë të gjithë nga një fis. Kanë krushqira me njëri tjetrin, po kaq. Në themel të fisit është barazia. Dhe kur themi barazi, ajo duhet të kuptohet në të gjitha nivelet burrë-burrë, grua-grua, burrë-grua, grua-fëmijë, burrë-kafshë shtëpiake.
Zgjedhjet. Për postin e kryetarit mund të kandidojnë të gjithë. Kush gjuan më shumë rinocerontë në krye të 7 ditëve të fushatës elektorale, shpallet kampion. Mirëpo, deri në këto momente që po flasim asnjëri s'ka mundur të vrasë ndonjë rinocerontë, kështu që kryetar nuk ka. Për më tepër, thuhet se rinocerontët zgjedhin kryetar atë që vret më shumë njerëz nga lugina Twanga dhe rinocerontët janë me kryetar.
Për postin e nën-kryetarit zgjedhjet janë më të lehta por jo më pak të barabarta. Fiton ai që ka lëkurën më të zezë që feks në ngjyrë vjollcë. Kjo bëhet për shkak që në krye të vendit të jetë rracë e pastër, ndaj dhe nënat i nxjerrin fëmijët e porsa lindur në diell.
![]() |
Nënkryetari aktual |
Martesa. Martesa është e shënjtë për fisin X. Të gjitha çiftet martohen me dashuri. Ditën e dasmës çifti duhet të japë prova të thella dashurie dhe sakrifice. Burri duhet të lajë ndërresat e vjehrrëve për të treguar që nëse nusja është e pamundur respekti për të moshuarit s'do mungojë. Kurse nusja duhet ta sjellë dhëndrin kalaqafë në shtëpi, për të treguar se nëse një ditë burrin do ta kafshojnë luanët, ai do të mund të kthehet në shtëpi.
Familja. Në luginën Twanga nuk ka vend tradhëtia. Partneri/ja mund të kryejë marrëdhënie me një të tretë nëse partneri/ja nuk mund t'i plotësojë fantazitë. As menage-a-trois nuk është i dënueshëm nëse kryet brenda limitit te bon sensit, p.sh. burrë-grua-gazelë. Ndonjë dritëshkurtri këto mund t'i duket të tepruara, por Fisi X është shumë mendjehapur.
Farefisi. Të urtët e fisit X e kishin kuptuar me kohë që barazia nuk është shumë e qëndrueshme për nga vetë natyra e saj e brishtë. Për këtë arsye i dhanë hov kultit të kunatit/ës. Kunati/a është personi më i respektuar në luginë. "Me burrë kunate" është betimi më solemn dhe më i besueshëm në fisin X. Çdo njeri me dy pare mend e kupton tani rëndësinë e kultit. Në këtë mënryë, të gjithë bëhen të rëndësishëm.
Sportet. Sportet kryesor, siç e merrni dhe me mend, janë vrapi dhe kërcimi me shkop. Vetëm se në garat me vrap nuk para ka fitues sepse secili vrapon në drejtim të ndryshëm. Është dhe e kuptueshme nga njëra anë sepse kur zbret tigri në luginë të gjithë ikin nga sytë këmbët. Kërcimi me shkop është disi më i konsoliduar. Zakonisht fitojnë ata që i kanë shtëpitë më lart në pemë.
Jeta sociale. Duhet të kuptoni se në luginën Twanga njerëzit nuk sforcohen për të qenë të barabartë. Ajo u vjen komplet natyrshëm. P.sh. kur shajnë nga nëna shajnë dhe nga babai. Kur shajnë nga fisi, shtojnë dhe fisin e gruas. Kur shajnë nga goca e hallës shtojnë dhe nga çuni i dajës, etc.
Veshjet. Veshjet nuk mund të përshkruhen më mirë se sa fjalët e vetë nënkryetarit: "Tsamina mina eh eh waka waka eh oh". Që do të thotë: "Vishen ata që u vjen turp të tregojnë trupin. Ne s'na vjen turp".
![]() |
Ekipi kampion i Twanga Champions League |
E kuptuat për kë është kjo alegori? Bravo, Beni. Është për një fis afrikan. Cili fis? Epo lexoni dhe ju pak në Internet se ngelët duke i marrë informacionet si llokume. Do shëndosheni, jo për gjë.
Gjeniu i vogël: Unë dhe vjehrra jemi si dy motra.
Hahaha alegoria eshte per shoqerine shqiptare qe eshte ne krize te thelle identiteti
ReplyDeleteCa thu mo, kjo s'eshte alegori per asgje :)))))))
Deletepse tu vi turp ktyre :)))))))))))))))
ReplyDeleteHabitesh sepse ende s'ishin pare ne kantier kshu monstrash hahahahaha
DeleteOrganizimi i familjes mu duk sh i mire. Ta adoptojme dhe ne Shqiperi :))))
ReplyDeletehahahah ne fillim kujtova sikur ishte prape per papen
ReplyDeleteKa dhe ne shqiperi nje komunitet te tille, zakonisht brigjeve te lumit :))))
ReplyDelete