March 15, 2013

[The girl with the falcon tattoo] Mirë se ju gjeta

Lexonjës trima,

Sot kemi kënaqësinë t`ju njoftojmë se Skifteri shton në radhët e veta një postues të gjinisë femërore, të cilën do ta quajmë The Girl With The Falcon Tattoo, for obvious reasons. Nejse, të flasim shqip. Hiti ynë më i fundit(cit. Top Channel) do shkruajë çdo të premte çfarë t`i vijë në mendje. Ok, mbase jo gjithçka që i vjen në mendje, Skifteri preferon njerëzit me njëfarë filtri. Dhe mbase jo çdo të premte se duhet ta aprovojmë ne përpara, po të shpresojmë që po, nuk kushton gjë.

Ishte koha në fakt, pas qindra miniakuzash për cinizëm të tepruar, blogu zbutet dhe merr më shumë ngjyra. Tani i bëjmë copy-paste shkrimit të rekrutes sonë dhe lexojmë së bashku me nënvizim...

Go!

Përshëndetje lexonjës të dashur, kudo që ndodheni (në punë, shpi a lojë) dhe faleminderit që keni zgjedhur Skifterin për të shpërdoruar kohën tuaj të lirë dhe të paçmueshme.

Kur miku, homologu, të cilin ju të gjithë e njihni si Skifteri, më propozoi ti bashkohesha blogut najn tu fajv, përgjigjia ishte thjesht, pastër dhe pa gabime: Po me pyet a do i verberi sy?

Kështu që, here I am dhe le të fillojmë pa humbur kohë.

Kryefjala(parafjala dhe kundrinori i zhdrejte) i kesaj jave, nuk ka sesi të jetë tjetër, përvec se propozimit më të fundit nga Naltmadhnia e tij, Kryeministri i Tiranes, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë Sal Berisha PHD, për uljen e moshës së votimit në 16+ vjeç. Dhe ndërsa për një pjesë të popullsisë kjo shihet si një lajthitje e përkohshme e Monsignor Berishës, po ti referohemi dhe precedentëve të mëparshëm të tipit: nuk ka krizë të na dali para, të mësojmë të gjithë kinezçe dhe mua më pëlqejnë shumë pjeshkët, për shumë të tjerë kjo konsiderohet a real miracle of freedom. Sido të jetë, përgëzojme këtë kategori shumë të rëndësishme sociale(sidomos në vendimmarrjen politike), për arritjen, pothuajse aspak të dëshiruar nga ana e tyre, të kësaj të drejte hyjnore. Por të mos harrojmë, se me privilegjin e madh, vijne dhe përgjegjësi të mëdha, sepse tani, përveç detyrave të kursit të anglishtes, mësimeve rreth vendosjes së prezervativit dhe shkarkimit të Harlem Shake-ut të fundit nga youtube, duhet të përgatiten dhe për misionin fisnik të të votuarit. Kështu që çdo 16-vjeçar, nga Konispoli në Vermosh, midis dilemës sufllaqe me salce kosi apo majoneze, makiato normale apo makiato me qumësht të ftohtë, do të thirret të marrë pjesë në një vendim që do të përcaktojë politikëbërjen për të paktën katër vitet e ardhshme.

Po le të hedhim një sy nga afër se çfarë mendon vetë kjo kategori:

Eni 16 vjeç, Besnik Sykja: "Tashi kjo domethënë që e kemi pushim atë ditë? Apo orët e shkurtume?"

Jona 16.5 vjeç, Arben Broci: "Unë nuk e kam për herë të parë, kam votuar vjet pa pushim për Gracianon."

Besi 17 vjeç, Qemal Stafa: "Si o ky muhabet tashi plako, me alternativa apo me zhvillim?"

Po as këto mendime nuk kanë rëndësi tamam tamam. Rëndësi ka qy, sa më shumë individë të paformuar, të palexuar dhe çka është më e rëndësishmja lehtësisht të manipulueshem, të kenë mirësinë ta shkundin votën.

Sepse siç ka thënë dhe MJAFT(i perjetshem qoftë kujtimi): Të votosh është sexy(lale).

PS: Vendimmarrje apo vendimarrje? M apo m&m?

Gjeniu i vogël: Papa vdes kaq shpesh në detyrë se mosha e pensionit në Vatikan është 90 vjeç.

23 comments:

  1. Shi shi, bravo goca, willkommen!

    ReplyDelete
  2. Hahhaha bukur bukur bukur :)

    Ke me verte tattoo me falcon?

    ReplyDelete
  3. Nqs ekziston nje goce qe te shkruaje kshu dhe te kete tattoo me Skifter do e martoj :)

    ReplyDelete
  4. Mirseerdhet... apo mirserdhet.:p

    ReplyDelete
  5. Skiftero ma prezanto mua :)

    ReplyDelete
    Replies
    1. O cuna, besoj se mund ta themi. Kto gocat qe shkruajne mire zakonisht nuk para... me kupton? Ishalla e kam gabim...

      Delete
  6. Skifteri ke bere gjene me te mire, ishit bere sh te keqinj :)

    ReplyDelete
    Replies
    1. Edhe une u gezova qe poston nje vajze (urime me kete rast). Megjithate gezimi im eshte shume i permbajtur. Kam frike mos eshte nje nga dredhite e Skifterit. Pres te me pergenjeshtroje :)

      Delete
    2. Po te jete goce prej verteti le ta tregoje me komentime ca pozicioni mbron :)

      Delete
  7. Hahahahah vajza fluturon ne lartesine e Skifterit. Te lumte

    ReplyDelete
  8. Shume e lezetshme goca Skiftero, apo po na mashtron? :))

    ReplyDelete
  9. Ku ka goce me shkrujt kshu me..

    ReplyDelete
  10. Ari 16 vjec: Kam votu qy 14 vjec. Bona letrat me mor patenten. I kisha qe i kisha dhe votova.

    ReplyDelete
  11. o skifteriii sguxon robi te largohet pak. nga i gjen keto shoqet ti? :))))))

    ReplyDelete
  12. Mes M dhe m&m une zgjedh skittles :D
    Sa per votimin, nuk me duket se djelmoshat 16-18 vjec jane shumica me PD.

    ReplyDelete
  13. Tashi kjo do frenoje te jesh edhe maskilist Skiftero :)

    ReplyDelete
  14. Fantastike goca, sepse eshte goce vertet right Skiftero? :)

    ReplyDelete
  15. ...Shum eshte munduar per shkrimin,shpreson t arrije pak menyren e skifterit por nuk eshte aspak n lartesine e blog-ut...;((

    ReplyDelete
  16. O Skiftero shyqyr me se ishte bo si Vatikan vetem cuna :)))))

    ReplyDelete
  17. Atehere te puth neser.. :)

    ReplyDelete
  18. ne kohen kur sala mori tutullin jepej vetem dr (per doctor), me trended e reja as analistet nuk e quajne dot me doctor, as per gallat, tani duhet me qujt phd-st :p

    ReplyDelete