March 19, 2013

[Life style] Rrobat e reja të mbretit



Siguria që sjell në NATO prania e Shqipërisë
Lexues të dashur të popullit më paqësor në botë. Që po nuk hymë ne në strukturat ushtarake të Atlantikut verior, mos hyftë asnjë popull në botë. E megjithatë, për të hyrë në NATO e sidomos në BE na kishin/kanë vënë një mijë kushte (shitje mendsh haptazi). Një nga kushtet themelore dhe më i vështiri (prandaj s'kemi hyrë ende në BE) ishte lifestyle. Shqipëria duhet të ketë lifestyle. 

Po... si i bie ky lifestyle? Lifestyle, si e kalojnë VIP-at kohën e lirë. Po por... ne s'kemi ndonjë farë VIP-i... S'ka gjë. Ka të tjera, si e trajtojmë veten, çfarë diete të ndjekim. Po por... ne s'para kemi obezë, as ndonjë... Lifestyle, thashë. Hajde radha. Maqedonsi, Moldavi, kush e ka radhën?

Atëherë, le të shpërthejë showbizi dhe lifestyle nëpër media. Nëse showbizi për nga vetë natyra është patetik, në Shqipëri merr përmasa groteske. Manjola Nallbanit i doli dhëmballa e pjekurisë. Nora Istrefi e pi kafen të mesme. Stresi ka ndërruar fenerin e makinës (që për habinë e të gjithëve s'qenkësh qenë Lamborghini). Zogu i Tiranës nuk është gay. Nejse, kjo e fundit ka habitur edhe Skifterin në fakt.


Si në të gjithë botën, më të vështirë e ka rubrika "të jetojmë shëndetshëm", prania dhe kontributi i së cilës në media janë më enigmatike se prania e Çiljetës në politikë. Doktorë, dietologë, nutricionistë, farmacistë(?), por edhe artistë, showmen, njerëz të kulturës, pa harruar politikanët, na bombardojnë me informacione për tu mbajtur vath në vesh (nga veshi i majtë gjithmonë).

Një nga frutat me më shumë vitamina na paska qenë molla. Ajo i përmban të gjitha vitaminat: A, B, C, E, B6, B12, VK1, VK2, etj. Po mos harroni të hani domate, që është shuuumë e shëndetshme me aftësitë e saj rigjeneruese, pastaj domatja është antioksidant par excellence. Nga pak duhen përdorur të gjitha perimet, si speci që të bën mirë për pankreasin, patatja për dëgjimin, bamjet (?), patëllxhani për zemrën, hudhra për higjenë, qepa për sytë, sallata jeshile për dobësim, lakra për veshkën, lulelakra për zbukurim, karota për tretjen, rrepa për zgjuarsinë, fasulja për kollajllëk, etj, etj.

I gjithë ky informacion ka impakt të fuqishëm në bisedat në tavolina. E morët vesh mi gra ça të bëka kastraveci? E dimë, e dimë. Budallaqe, po thoja për lëkurën. Ëëë... e mi e, për atë thashë dhe unë. Dua të bëj një dietë me bishtaja, po s'po gjej. Do vdes e shëndoshë...
Oreksi vjen duke ngrënë
Pastaj vijnë gjithë të tjerat. Duhet të hash peshk dhe mish të bardhë. Po dhe mishi i kuq ka ca proteina që s'i gjen te të tjerat. Po edhe brumërat duhe t'i hash herë pas here. Hani tre herë në ditë, po dhe ndonjë gjë të vogël me vakteve. Në mëngjez bëni 10-15 minuta gjimnastikë. Thithni ajër të pastër. Pini ujë natyral. Flini 8 orë në ditë.

Përballja e stresit është stres më vete. Mendoni pozitivisht dhe mos u mërzitni. Kështu e ka jeta domethënë. Hallet e punës mos i sillni në shtëpi. Hidhërimin e darkës lëre për mëngjes. Mat shtatë herë e prit njëherë. Dardha e ka bishtin mbrapa. Nëse po shpërthen nga nervat, vendos një tapë mes dhëmbëve dhe shtrëngoje fort.
Vetëm se një ditë prej ditësh një fshatar me kthjelltësinë e një kristali ndërhyri duke pyetur:

- O doktor...domethënë tamam tamam ça po thua ti...të hamë dhe të jetojmë normal, siç kemi bërë deri më sot? Apo si i bi kjo? 
- Hmmm... Praktikisht po, por nuk mjafton, duhet të jemi të ndërgjegjshëm për atë që po bëjmë.
- Aaa kshu qeka...edhe i gjo, doktoro. Merr një karotë dhe fute... Po, po... aty. Të ndihmo me luftu stresin.

Gjeniu i vogël: Blerina, e mbarova dietën dyjavore, ça të bëj tani? Ha me kujdes.

17 comments:

  1. Hahhahahha ahhhhh sa m ka shijuar kafja mgjesit duke lexuar kte.... Ua mi graaa, po e dinit qe hithrat e ziera te bejne mire per floket? Nje shpelarje pas dushit dhe floket shkelqejne... Me tha mbesa e tezes se nje shoqeje.

    ReplyDelete
    Replies
    1. Me verte e ke ti mi? Po hithra te cpon :)))

      Delete
  2. Hahah Skiftero po sherebeli qe te zgjat 2-3 vjet jete po ta pish 12 here ne dite? :)

    ReplyDelete
  3. Replies
    1. Ketu ia ka futur kot skifteri. Keto nuk ekzistojne :)

      Delete
    2. Vk jane iniciale fjalesh. Perdoret rendom ne gjuhen e cunave:))

      Delete
  4. Skiftero je i madh perfundimisht. Hiqe ate "blogu ku hyn i pashoqeruar" dhe vere "blogu qe lufton idiotlliqet" :)

    ReplyDelete
    Replies
    1. Cudi qe spo thua dicka ne lidhje me aty ku jeton ti :)))

      Delete
  5. Skiftero hudhra eshte dore me nji me Syrin e keq, edhe shnet edhe fat, 2 in 1 :)

    ReplyDelete
    Replies
    1. Ha hudhra perdite dhe do ndihesh i lumtur ne vetmine tende :)

      Delete
  6. Skiftero ke harruar, anti-stresin numer 1, seksin. Apo ne Shqiperi eshte stres? :))))

    ReplyDelete
  7. hahaha, po ndonje perime per mendte e kokes ka?

    ReplyDelete
  8. Skifterit i pelqejne muabetet e grave :))))

    ReplyDelete
  9. Te mos e cojme ne ekstremin tjeter. Pak kujdes per veten duhet. Vajzat, por dhe djemte ne Shqiperi kane filluar ta mbajne me shume veten dhe rezultatet duken :)

    ReplyDelete
    Replies
    1. Po po. Femrat po afrohen me moldavet, cunat me italianet?

      Delete
    2. Cunat shqiptare si italianet? Am I missing something? :)

      Delete
  10. Lifestyle-i yne eshte shume i thjeshte: kafe & muhabet :)

    ReplyDelete