March 26, 2013

[Survivor] Ciao Darwin

Lexues të dashur, pas suksesit të padiskutueshëm të postit të djeshëm inbox-i i Skifterit gati sa nuk shpërtheu nga letrat në formë e-maili. Megjithë abonimin (pajtimin?) Platinium që ka Skifteri në GMail, sot u zgjua me mesazhin "size limit reached". Kështu që nëse nuk ka arritur të lexojë të gjithë e-mailet, me siguri e ka fajin Google.

Të bënte përshtypje fakti se shumica e e-maileve dje ishin me temë ekologjike. E habitshme duke parë debitin e lartë dhe konstant të letrave tip "urime për emisionin", "jeni fantastikë", "kur do dalim për një kafe". Me sa duket shqetësimi kryesor është degradimi i liqenit artificial, nostalgjia për atë tempull të dashurisë, simbol të unitetit të familjes, mushkëria e Tiranës, zemra e të rinjve, mëlçia e sëmurë e partisë...

Nejse, zakonisht në këto raste Skifteri nuk i vë ujët në zjarr se e di që pas tri ditësh (edhe kur themi 3 kemi parasysh fiks 72 orë) të gjitha harrohen. Njerëzit kapen te një gjë tjetër treditore e kështu me radhë, duke bërë kot si skajësisht të indinjuar. Në këtë rast Skifteri po shpenzon dy fjalë për lexuesin.
U bënë nja 150 vjet që Darwinit të shkretë iu tha pështyma duke përsëritur: mbijeton specia më e fortë dhe ajo që përshtatet. Në duelin njeri-liqen liqeni humbi. Pikë. Po çne se shumica e njerëzve e donin liqenin? Po pra. Në duelin ndërtues-përkrahës të liqenit fitoi ndërtuesi.

Nuk është as e para dhe as e fundit. Për shembull, te ne sporti ka humbur para bixhozit, puna para kafes, dashuria para lekut, besnikëria para lekut, virgjëria para lekut, dinjiteti para lekut, etj. Gjëra normale sepse nuk ka pasur as ndonjë rezistencë të fuqishme. Ndonjë indinjim i rastit tek-tuk dhe turma që jetojnë në mohim të realitetit. Në Shqipëri s'jetohet o burrë. Këtu është të ikësh në mes të natës. Dhe rrinë apo s'rrinë...
Darwini nuk është i hapur për dialog

Është pastaj ajka e kombit. Elita. Ata që vendosën që kështu nuk vazhdohet dhe duhet bërë patjetër diçka. Dhe zgjodhën rrugën më të guximshme dhe efikase në botë, të luftojmë me penë. Me sufllaqen në dorën sallakse dhe smartphone-in në dorën e drejtë, duke vënë statuse akoma më sallakse në facebook via android: "të rivendoset dënimi me vdekje". Të rivendoset fizkultura e mëngjezit, do thonim ne, 100 herë më mirë.

Së fundi janë ata që shikojnë majtas-djathtas, si pëllumbat që kanë një sy majtas një djathtas. O pëllumb i paqes, por i leshtë, një kafshë që shikon anash nuk është shquar ndonjëherë për zgjuarsi (shih peshkun). Nëse nuk do të luash në mbrojtje duhet t'i hedhësh sytë përpara, as majtas, as djathtas.

Për tu rikthyer pra te liqeri, Darwini u tregua kokëfortë dhe nuk e shtoi një fjali bashkërenditëse të cilën ia sugjeroi Skifteri dhe që do e bëntë të rrumbullakët teorinë e tij. Mbijetojnë specia që i përshtatet natyrës dhe natyra që i përshtatet njeriut.

Gjeniu i vogël 1: Po u hoqën vizat do boshatiset Shqipëria.
Gjeniu i vogël 2: Emigrova po u ktheva. Ohuuu atje të vinin në punë.

12 comments:

  1. Fiks, prandaj po e thajne shqiptaret liqenin, per te treguar se jane me te forte

    ReplyDelete
  2. Skiftero ke harru te thush qe njeriut ia fut nje bakter ose virus i vogel fare :)

    ReplyDelete
  3. Gjete kujt t'i flasesh Skiftero, keta po shesin tabelat e rrugeve per hekur...

    ReplyDelete
  4. Une shikoj shume njerez te paevoluar qe prapr mbijetojne, si e shpjegon Skifteri kete?

    ReplyDelete
    Replies
    1. Ato jetojne me motton qesh mire kush qesh i fundit :))))

      Delete
    2. Komenti i L eshte komenti me i bukur qe kam lexuar ketu.

      Delete
    3. Mos jane gje bjonde me sy blu/jeshil keta?

      Delete
  5. Keshtu vajti kjo pune, kush me pene, kush me smartphone. Gjithsesi une mendoj se sensibilizimi i publikut eshte gje pozitive. S'mund te presesh te ndryshojne gjerat me sot me neser :)

    ReplyDelete
    Replies
    1. Nje popull qe ka ndejtur 500 vjet ne skllaveri keto s'i ka per gje fare :))))

      Delete
  6. Fatkeqesisht ne luften tulla vs Plumbi fitoi tulla, Plumbi s`eshte me mes nesh hahahahhh

    ReplyDelete
    Replies
    1. hahahahaha S'e kam pare me vertet :P

      Delete