March 9, 2013

[Mitologji] Çështje të thella


Të jesh apo të mos jesh? Kjo është çështja.

Kësaj pyetje Skifteri do i përgjigjet shumë shkurt sepse këto ditë ka qenë Fashion Week në Paris, kurse për hatrin tuaj s'kemi mundur të lëvizim fare. Të paktën të kapim ndonjë after party...

Përgjigjja e saktë është të jesh. Mos pyesni pse, jua shpjegojmë ditë tjetër. Thjesht na besoni verbërisht sa për këtë fundjavë të paktën. Mund edhe të mos shkruanim, por thamë mos na bëjnë ndonjë të pabërë këta kamikazet. 
Aktori që luan Hamletin duke pritur rrogën

Kanë qenë periudha shumë intensive, jo Shën Valentin, jo 1 mars, jo 7-8 mars. Kur bie njeriu direkt në qetësi nga gjithë ai aktivitet... larg qoftë. Kështu e hëngri dhe Hemingway. Pra mi raccomando, mendoni pozitivisht dhe përpjetë moralin.

E shohim që u zgjatëm gjithsesi. Kështu që, po ju themi dhe sekretin si të dilni nga situata të vështira: merreni këtë tekstin dhe dërgojani 10 personave. Ata t'ua dërgojnë 10 të tjerëve dhe në krye të 10 ditëve do të ndodhë diçka e mirë.

Gjeniu i vogël: Në Itali ishte bo nami nëpër gjimnaze për 7 mars.

No comments:

Post a Comment