March 21, 2013

[Skifteri edukon] Who's who, literally...

Duzina e duzina milionësh banorë...domethënë lexues. Skifteri ishte me Albanën (apo Arbanën?) e Big Brother-it dje dhe iu bë mendja banorë, nominime, sekrete, mistere, enigma. Pra, lexues, sot po ju drejtohemi më nostalgjikëve prej jush. Atyre që dashurojnë të shkuarën dhe kanë frikë nga e ardhmja. Hallet tuaja morën fund përfundimisht. Po po, na lexoni me vëmendje.

Gjatë vizitës blitz në Qipro, Skifteri pati mundësinë të takohet me një doktor biolog nga Amerika. Projekti për të cilin po punon ka si qëllim mbledhjen e indeve nga çdo gjallesë për të krijuar një bankë ADN-je. Arsyeja zyrtare është që në rast zhdukjeje të kafshës, të mund ta klonojmë. Por ja që kishin filluar të mblidhnin kampionë edhe nga qen e mace që nuk janë në zhdukje. Po për njerëzit? Doktori la të kuptohet që ai problem është i zgjidhur.

Deri këtu asgjë e re. E re është lehtësia me të cilën kryhet klonimi. Pa i hyrë detajeve teknologjike, kjo gjë është më e thjeshtë nga ç'mendohet. Barriera e fundit që pengon aplikimin në masë është ana morale e çështjes e cila nuk do rezistojë gjatë. Në botën e njerëzve, për aq kohë sa ke aprovimin e "origjinalit" për klonim je brenda moralit, brenda ligjit. Në botën e Zotit, klonimi s'është krijim, por ndërtim, pra asnjë nuk pretendon se ngrihet në lartësinë e Zotit. As në librat e shenjtë nuk është parashikuar ndonjë dënim për klonimin. Me sa duket, qëllimisht e paskan lejuar. Kështu që imoral mbetet vetëm fakti se disa personazhe nuk duhen dhe nuk duhen klonuar. Për shembull, iu thaftë dora atij që do klonojë Alban Skënderaj.

Nejse, ja pra që të gjithë të dashurit e zemrës mund ti riprodhoni përjetësisht derisa t'ju mërziten. Megjithatë disa pikëpyetje ngelen. Klonët çfarë mendje do kenë? Fakti që kanë të njëjtën ADN sugjeron që do kenë të njëjtat prirje, vese, virtyte, etj. Pemthym ti, pemthym dhe kloni, është afër mendsh. Por do mjaftojë kjo për të thënë se e "ringjallëm" filanin? Delja Dolly për arsye evidente nuk na e dha dot këtë përgjigje (e kuptojmë që klonimi i gjitarit të parë duhet të ishte dele, po emri Dolly çfarë simbolizon? Nuk shikoni perversitet këtu?).

Ka filluar të aplikohet te njerëzit? Akoma ju? Vetëm se nuk quhet cloning po quhet back-up. S'e keni dëgjuar shprehjen që për çdo njeri ekziston sozija? Po kur rezulton nëpër gjyqe që një person ka qenë në dy vende në të njëjtën kohë? Voila. Ka zëra që thonë se kanë klonuar dhe atë, e dini ju për kë e kemi fjalën. Po se sa të vërteta janë, sot s'dimë t'ju themi më shumë.
Prova që klonimi ekziston

Dhe vijmë te pjesa më interesante. Klonimi do e kthejë përmbys problemin e identifikimit. Matjet biometrike që sot mbahen si më të sigurta s'do vlejnë dy lekë. Nuk do kemi më një bijeksion person-tipare, por një injeksion person-tipare, ose një surjeksion tipare-person. Fytyra, shenjat e gishtërinjve, firma statike/dinamike, irisi, zëri dhe deri te testi i ADN-së do dështojnë. Skifteri duke parashikuar këtë i ka shitur të gjitha aksionet në biometri në të cilat kishte investuar shuma marramendëse. Dhe ja ku po ju propozon një ide biznesi:

Së shpejti përcaktimi i identitetit do jetë çështja kryesore. Duke presupozuar se njeriu dhe kloni megjithëse kanë të njëjtën ADN kanë mendje të pavarura, një kriter dallimi do të ishte "çfarë dimë?". Do të thotë se një person vjen tek firma juaj dhe deklaron një sekret (fjalë, fjali, paragraf, etc.). Kur te ketë debate për identitetin e personit mund të pyeten kandidatët për përgjigjen sekrete. Verifikimi do bëhet nëpërmjet firmës suaj e cila do ruajë rolin e një third-party independent. A do ketë sukses si biznes? Po, është i provuar si biznes. Të njëjtën gjë bëjnë firmat që përcaktojnë rating e kanaleve TV p.sh. Nga përgjigja e tyre varet dhe çmimi i reklamës. Gjithë puna është të jeni të besueshëm.

Tani, pse po e bën Skifteri këtë? Pse po jua fal idenë duke krijuar konkurrencë kot? Nuk e bën për arrogancë, por për ta bërë situatën akoma më pikante. Nëse dyshimi do jetë kush është kush, le të hedhim dhe dyshimin kush beson kë... Asist më të mirë Skifteri s'kishte si t'u jepte besimtarëve.

Gjeniu i vogël:
Doktor, tani kur klonohet njeriu, kloni ka moshën e njeriut në momentin e klonimit apo është çun i ri?

14 comments:

  1. Sa kushton klonimi Skiftero?

    ReplyDelete
  2. Sa kushton klonimi Skiftero?

    ReplyDelete
    Replies
    1. aty ke 50 000 euroshi ka arrit

      Delete
  3. Ide biznesi qe te fitojne sterniperit :)

    ReplyDelete
  4. Te klonojme Skifterin! :)

    ReplyDelete
  5. Keto jane praktika te frikshme, shpresoj te mos vihen kurre ne zbatim, me tremb edhe vetem ideja.

    ReplyDelete
    Replies
    1. Liljana ti je nga ato qe blene tunel dhe 2 vjet konserva per 12.12.2012 hahahahah

      Delete
  6. Une jam e habitur nga ky blog, blog shqiptar qe di te shkruaje??? WTF??? :)

    ReplyDelete
    Replies
    1. ti je nga ato me sy jeshil apo me sy tkuq :))))))

      Delete
  7. E kane klonuar Salen apo jo? Na e thoni te gezohemi hahahaha

    ReplyDelete
  8. Me falni pak injorancen, ku eshte asisti per besimtaret ketu?

    ReplyDelete
    Replies
    1. Injoranca nuk falet se e ke vene ne dore budalliku po per ate te falim hahahhah

      Delete
    2. Me keto mend nuk besoj se ti mund te kesh shoke...

      Delete
    3. Gento tkan ardh ato e :))))

      Delete