Sot është ajo dita ku absolutisht çdo restorant në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Kavajë mbushet me kolektive pune grash me flokë të shkurtra, të "shëndetshme", çanta që shkëlqejnë dhe me një dashuri të pashuar kundrejt floririt varëse, unazë&byrzylyk.
Skifteri pra i uron nënës shqiptare edhe 100 ditë si kjo, sa me pak punë shtëpie, sa më shumë dashuri nga fëmijët...
A jo, prit njëherë. Qenka festa e gjithë grave. Festa e femrës tamam tamam, se përndryshe duket sikur po s`qe e shëndoshë dhe totalisht jashtë forme nuk i takon festa.
Skifteri është i sigurt që femra e emancipuar shqiptare do e shfrytëzojë këtë ditë për të protestuar, sepse në kuadrin e barazisë ka shumë punë për të bërë.
Nuk po zgjatemi, duke qenë se 98.8% e lexuesve të Skifterit janë femra, sot nuk është taktikisht e zgjuar të flasim për ndonjë temë, do ishte frymë e harxhuar thuajse kot. Kështu që i urojmë femrës shqiptare:
1. Më pak dhunë në shtëpi. Pra ki kujdes me sasinë e kripës në gjellë dhe me pyetjet rrufe kur bashkëshorti s`është në qejf. Nuk të rreh njeri kot sot, druri është komplet i evitueshëm, shih shoqet e tua, pse nuk ankohen ato? E sheh që problemi është te ty?
2. Më shumë vëmendje ndaj partnerit pas martese. Nuk është e shkruar që pas martese ia hodhe, mund të shëndoshesh, të vishesh keq dhe të presësh flokët se flokët e shkurtra janë rehat. Dhe thonë pse tradhtojnë burrat, pah...
3. Të mos kërkojë barazi dhe të bëhet si burra për ta arritur. I keni parë femrat në politikë? Kanë humbur kot për vrasës me pagesë. Me shumë mundësi kanë mbetur me konceptin enverian të barazisë mashkull-femër; Ti në fabrikë? Unë në fabrikë. Ti në torno? Po unë të marr çelësin papagall dhe ta rregulloj vetë traktorin etj etj...
4. Për të treguar që janë të vendosura për arritjen e barazisë të fillojnë t`i gjuajnë vetë çunat nëpër pube, pa pritur të vijnë ata, mos presin t`u hapet dera, t`u paguhet pija e gjëra poshtëruese për femrën si këto. Ka ardhur koha t`i thoni MJAFT këtyre ofendimeve!
Në qoftë se ky post ju duket maskilist, t`ju vijë turp. Se nuk është fare. Kaq.
Gjeniu i vogël: Tashi, i gjo s`kuptoj unë...çdo gjo në histori është arrit me luftë, po dun tdrejta kto gratë le tvijnë e tluftojnë...vetëm se s`na ka bo kot zoti mo tfortë fizikisht a kupto hehehe
jo te te vij turp ty me kto qe ke shkrujt pupupu ca prapambetje
ReplyDeletee di kur do filloje ta quaje barazi gjinore une? kur te fillojme ta mbajme deren hapur per nje cun, ose kur duam te ngreme dicka te rende te mos kerkojme ndihmen e nje mashkulli...jane gjera shume te vogla por qe tregojne shume qe ne, femrat, e duam barazine aty ku na leverdis. ose te pakten ta pranojme qe nuk kemi per te qene te barabarte ndonjehere me meshkujt.
ReplyDeleteMarylou, ky komenti yt duhet gdhendur ne gur :)
DeleteZere se te dhurova nje lule :)
Gati gati po ndjehem i diskriminua tani qe e mendoj...:p
DeleteSeriozisht e ke ti marylou? Dhe ti dionis qe i dhuron lule? Kisha respekt per ty. Te ngrejne femrat pesha dhe eshte shenje barazie? Jo se nuk e ngrejne femrat, por cdo behet me xhentilesen pastaj, miresjelljen, te ndjerit mire nga xheste te ketilla te vogla, si ndihmesa me qeskat e pazarit, nje tufe lule te premteve etc... Jo po te kerkojme tani qe meshkujt te na pjellin femijet per arsye barazie. Keto jane ekstreme te interpretimit te barazise. Kur flasim per barazi, behet fjale per nga intelekti.
DeleteSkifterit sdo i kete ardhur rroga muajit, qe po kerkonka si me spond ti paguhet pija neper pube aty te pika 4. Aman o aman, vec te te njofim ne ty, se do ti paguajme edhe pijet. Na organizo nje takim diku ne Tirane, te njihemi lexuesit dhe adhuruesit e tu me njeri-tjetrin.
Gogla, te gjithe po bejme shaka ketu, nuk pret njeri femren me sqepar ne dore, as po e zgjas me se eshte budallik...
DeleteMe vjen edhe keq qe duhet ta shpjegoj imagjino :)
aaaaa u beme te gjithe humorista dmth... Ia kisha lene vetem skifterit, gentit dhe farell-it humorin...
DeleteS'qeke zgjuar mire, s'do kesh marre lule :)
DeleteGogla dil ne shesh mos e kufizo revolten hahhah
DeleteCudi qe ti Gogla kapesh me Skifterin persa i perket kush paguan pijet dhe s'komenton per dhunen ndaj grave... :)
DeleteGogla, barazi intelektuale ok, rralle here eshte diskutuar nese gruaja ka tru me te vogel. Eshte idiotesi ta mendosh. Me shume grate ankohen per barazi sociale. Ne kete pike edhe forca fizike ndikon. Pleqve u hapet vendi ne autobuz sepse jane me te lodhur, por s'ankohet njeri per pabarazi. Do ndikoje patjeter dhe roli qe femra ka natyrshem ne familje. S'mund te jete kryeminister nje grua shtatezane. Atehere ne c'nivel kerkohet barazia? Gjithmone do kete njerez qe do thone " po femer o burre"
DeleteDiti
Ca thu mo o Dito? Si qenkan njelloj nga truni? I ke pa neper kongrse shkencore? Ne angli psh, vetem burra. Vetem te kongreset per gra ke gra. edhe kur thone po femer o burre psh qe qajne shume, kot ia fusin? Nuk qajne do thush ti?
Deleteeshte e vertete. perderisa femra sjell femijet ne jete, profili i saj eshte i ndryshem nga meshkujt, pavaresisht nga barazia intelektuale. Une jam i mendimit qe nuk duhet te kerkohet barazi por nje balancim dhe plotesim me meshkujt.
Deletehaha po nuk jam e revoltuar more djema. Dionis, humorin nga ty do e kuptoja, por marilou me duket e kishte seriozisht. Prandaj dhe u zhduk nga komentimet tani... Ose do vije dhe do thote "sme kuptoi humorin gogla". kthim 180 grade, eshte qe eshte le te duket dhe si humoriste :p
DeleteUaaaa ja qe nje anonim me kuptoi. Nje hap perpara. Me erdhen dhe lulet mua, kshtuqe dita buzeqesh tani :)
DeleteAnonimi pas Ditit, nuk jam dakort. Barazi intelektuale ka patjeter. Ka shume femra inteligjente qe marrin pjese ne kongrese shkencore, ashtu si ka edhe shume meshkuj te ceket menderisht qe kane pozita.
Deletejo jo nuk u zhduka komentet por dhe duhet me punu ndonjehere :), dhe po e kisha shume seriozisht ate qe thashe. pse duhet te tregohet xhentilese ndaj seksit femer? sepse jemi seksi me delikat? ketu pra fillon pabarazia, dhe une e pranoj, jam ne paqe me kete gje. pastaj te mos i futemi inteligjences qe eshte provuar kushedi sa here qe meshkujt kane IQ me te larte se femrat (duke supozuar shkollim dhe background te njejte).
Deleteta sqaroj icik me mire: psh duhet te nderrosh gomen e makines, cdo makine ka nje liberth qe te shpjegon se si mund te nderrohet rrota dhe nuk thuhet aty qe personi qe e nderron duhet te jete mashkull, nuk e di, por une nuk njof ndonje femer qe ta kete nderruar vete, sepse konsiderohet "pune burrash"...ose duhet te shkosh te shoqerosh nje te huaj ne aeroport qe vjen per vizite pune, zakonisht dergohet ne mashkull ...pse? dhe femrat qe me bejne si delikate sepse si mund te shkojne ato te shoqerojne burrin e botes...dmth jane keto gjera te vogla qe me acarojne shume tek pretendimet e femrave per barazi
DeleteKy problemi i barazise eshte me i veshtire ne shoqerine shqiptare, ku meshkujt nga natyra jane te ashper me femrat, jo xhentil. Ata jane rritur nga prinder qe model kane patur po nje baba jo xhentil karshi femres, nga nje nene qe nuk u ka ngarkuar detyra. Keto jane perobleme brezash ne konceptin se si duhet trajtuar femra. Ka aspekte te jetes ku duhet te jene te barabarte, perderisa bejne dhe te njejtat shkolla se bashku, ashtu sic ka edhe diferenca karshi forces fizike, ashtu sic edhe nje mashkull nuk mund te beje ato pune te cilat kerkojne kreativitet apo syrin e femres. E verteta eshte qe femra e zbukuron jeten, dhe te dy plotesohen me nj tj
DeleteMarylou qenka mashkull....
Deletejo jo, e gjinise femerore jam
DeleteE lezecme ironia nga skifteri, por te mos harrojme qe natyrat e njerezve jane te ndryshem dhe sa ka femra te dhunuara (jo vetem dhune fizike sigurisht) ne familje, po aq ka meshkuj. A nuk keni pare plot burra qe kane frike te shkojne ne shtepi, kane frike nga gruaja. Ose femije qe e kane politiken me babin se mami u hyn ne dru.
ReplyDeleteHahahhahh eshte e tmerrshme ca heq burri i shkrete, duhet me dal ne proteste se nuk vazhdohet me kshu :))
DeleteBravo anonimo, kur do perfundojne vuajtjet e burrave shqiptare, te kufizuar, te shtypur, nuk luajne dot skedina rehat, nuk luajne dot calceto 3 here ne jave, as birra me cunat te lagjia cdo darke... :)))
Delete:))) skifteri je sh i keq
ReplyDeletePra u morem vesh me ne fund. Grua, na bej ca kafe tani per komentuesit
ReplyDeleteGrua, laju kembet lexuesve te Skifterit, shpejtttt!
DeleteMe ben pershtypje qe ne komentet e sotme dallohen kush eshte mashkull dhe femer....ne fakt duhet gjykuar jo duke u nisur nga perkatesia gjinore, por ajo cka eshte e drejte dhe si duhet konceptuar
ReplyDelete