Disa marka qumështi dolën me nivele të larta aflatoksine, kështu që kini shumë kujdes. E dimë që këtu s`kontrollohet gjë, kështu që edhe markat e tjera që nuk u përmendën duhen evituar. Nga ana tjetër, në SHBA janë shumë më tolerantë me aflatoksinën. Nejse, më mirë e merr te fshatari. Jo, se fshatari i shton ujë. Pastaj aflatoksina gjendet në mënyrë natyrale te qumështi, e merr lopa nga bari, s`ke ç`ti bësh. Vallahi më mirë e rrallon pak qumështin se s`ka vdekur njeri pa qumësht, po e di që shpëton nga kanceri. Amon, kur s`na ka gjetur gjë deri tani s`ka për të na gjetur gjë, e di ti që kur shpëtheu Çernobili, në Shqipëri kishte bollëk qumështi kur gjithë Europa po e flakte…koinçidencë? Kemi fituar imunitet ne shqiptarët, pastaj të gjitha këtu copë-copë janë, se mos ngeli puna te qumështi. Pastaj këto llafe i nxori konkurrenca. E vure re që qumështi shqiptar dhe serb doli me aflatoksinë të lartë kurse qumështi kosovar doli në rregull? Kush e ha këtë? Këta kosovarët…
Pastaj do bësh shumë kujdes me ujin, pi vetëm Tepelena. Jo, Tepelena është skandal, bie shumë rëndë, të shkakton gurë në veshka. Qafshtama po, ujë i lehtë pranveror. Jo, këtu në Shqipëri uji në përgjithësi është shumë i rëndë dhe nuk të bën mirë për shëndetin, pi vetëm Panna Italian, ke për ta parë si do ndihesh. Amon më se edhe këta plehrat kushedi ku i mbushin, ujë është, shqiptari çfarë s`ka pirë, kot tani bëjnë të gjithë si të sofistikuar.
![]() |
Për të shkuar në Pogradec është mirë t`i biesh nga Përmeti për te evituar Elbasanin |
Pastaj proteinat i merr nga djathi…a, jo se dalim prapë te qumështi. Pastaj baxhot në Shqipëri kanë kushte higjene të tmerrshme, nuk u kihet besë. Për mua vetëm perime-zarzavate. Nga ndryshon perimi nga zarzavati njëherë? Nejse, ç`rëndësi ka kjo, rëndësi ka që me këto je i sigurt. Jo, nuk je, edhe këto rriten në mënyrë artificiale, thonë që fshatari ka një parcelë të vogël që rrit perimet për vete, e cila është bio, pjesës tjetër çfarë s`i hedh, ajo është çfarë ha ti, duhet evituar. Thonë që kastravecat e vegjël i fusin në një thes në darkë bashkë më një lloj ilaçi, të nesërmen kastravecat kanë dhjetëfishuar përmasat, janë bërë kastraveca Senegali, për tu ngrënë janë këta? Po sallata jeshile që rri 2 javë në supermarket dhe po jeshile mbetet? Hahet ajo? Po frutat që janë të së njëjtës madhësi i ke parë? S`ka më mollë të vogla dhe të mëdha, janë të gjitha njëlloj, as duhet ti zgjedhësh më. Tani janë të gjitha domate zemërkau, jo jo jo, nuk preken me dorë, janë edhe pa shije mes të tjerash.
Jo jo, as këto frutat dhe perimet nuk hahen, gjëja e vetme e sigurt janë brumërat, atyre s`kanë çfarë t`u bëjnë. Jo, brumërat evitoji sa më shumë sepse shumica dërrmuese e miellit në Shqipëri vjen nga Ukraina dhe Rusia dhe është toksik, prandaj e marrim kaq lirë. Edhe bukën rralloje, ha makarona që vijnë nga Italia. Të paktën e di që janë të sakta. Ok, s`kanë shumë vlerë për shëndetin, po shëndetin e bën me mënyra të tjera, nuk bazohesh vetëm te ushqimi. Dil për vrap, ajo të zgjat jetën. Po, por të dëmton kaviljen dhe gjurin, më mirë bëj step në palestër. Po në palestër mungon ajri i pastër. Po se mos është më i pastër ajri i Tiranës, i ke parë nivelet e ndotjes disa herë më të larta se nivelet e lejuara? Nuk të gjen gjë nga ajri, po mos pi cigare, jo për gjë, po bëhen në Librazhd dhe çfarë nuk i fusin brenda, kashtë, pi që pi, porositi jashtë me të dredhur. Po pive duhan të pastër s`të gjen gjë, gjyshi im ka pirë që 9 vjeç dhe vdiq 99. Po mos pi shumë kafe, kjo po s`të bën mirë. Jo, dëgjova në radio që sipas një studimi të fundit të bëjnë shumë mirë edhe 3 kafe në ditë, për qarkullimin e gjakut dhe mëlçinë. Po, por kafja krijon problem tensioni.
Dhe pas gjithë kësaj overdoze informacioni, të dashur lexues, çfarë dëgjon?
Që stresi është burimi kryesor i çdo sëmundjeje.
Prandaj Skifteri ngre në piedestal shprehjen e pavdekshme:
![]() |
Ndonjëherë është për tu patur zili IQ e këtij tipit |
IGNORANCE IS BLISS.
PS: E keni vënë re që në Shqipëri "nuk të gjen gjë" lidhet vetëm me vdekjen? Po nuk vdiqe domethënë që s`të ka gjetur gjë.
Gjeniu i vogël: I kam zili ata që jetojnë nëpër fshatra malorë, hanë bio, ajër i pastër, ujë kristal.
hahahahaha ky eshte Skifteri qe njof une :)
ReplyDeleteNuk jetohet ne Shqiperi Skiftero, kjo eshte zgjidhja...po edhe jashte ne fakt s`ke njerezit e tu...po ci do njerezit rendesi ka mireqenia...po edhe mireqenia s`eshte aq kollaj jashte jo...
ReplyDeletee kshu me radhe :))))
Bravo Skifter, mua me ka zene nje panik i tille...hahahaha
ReplyDeletehahahah superpost
ReplyDeleteTallu Skifteri tallu, po keto jane probleme reale, ne Shqiperi uji, ajri dhe ushqimi jane tmerr, prandaj degjojme vetem raste kanceri, po shtypi e ka mendjen te nxjerre Ciljeten shtatzane...
ReplyDeleteKa lindur Ciljeta :)))))
DeleteSa e painformuar e tmerrshme :))
Deleteua ua ua cfare konfuzioni... skifteri vogel pse qenke zgjuar me gjithe keto halle ti sot? Te te blej nje cokollate?? te te blej nje akullore?? megjtihse, spo harxhohem, lexo kte me mire:
ReplyDeletehttp://successify.net/2012/10/31/22-things-happy-people-do-differently/
Te te recitoj nje vjershe te te kendoj nje kenge buaaahahahahahah
DeleteMe IQ e dinastise Bush kujdes Skiftero se po pergatitet nje pinjoll tjeter per garen e rradhes...:p
ReplyDeleteHahaha Morali eshte t'i hame te gjitha keto se s'do vdesim?
ReplyDeleteMorali eshte mos ta vrasesh shume mendjen se per tvdek kena hahah fjali tipike shqiptari
Deletehahaha, shume fatalist shqipua :)
Deletehahahah i madh Skiftero i madh
ReplyDeleteDmth duhet te jetosh ne mal, por here pas here te zbresesh edhe ne det te peshkosh :)
ReplyDeleteSkifteri hi...
ReplyDelete!*"Jepni dhuratën e jetës: bëhuni dhurues organesh sot!"*
ReplyDeleteA po kërkoni një mënyrë për të ndryshuar vërtet botën? Mendoni të bëheni dhurues organesh! Duke u regjistruar si dhurues organesh, ju mund t'u jepni shpresë atyre që presin një transplant që të shpëtojë jetë.
*"Nevoja është urgjente:*
- Mbi 100,000 njerëz janë duke pritur për një transplant të gjallë vetëm në Shtetet e Bashkuara
- 20 njerëz vdesin çdo ditë në pritje të transplantimit të organeve
- 1 dhurues organesh mund të shpëtojë një jetë
*"Bëhu hero:*
- Regjistrohu si dhurues organesh sot
- Ndani vendimin tuaj me të dashurit tuaj
- Jepini jetë atyre që kanë nevojë
*"Lehtë për t'u regjistruar:*
- Na vizitoni ose na shkruani në [neurologyspecialisthospital@gmail.com]
- Aplikoni për t'u bërë dhurues organesh kur aplikoni/rinovoni licencën tuaj të dhurimit
- Regjistrohu nëpërmjet regjistrit të donatorëve
* "Për të nderuar një të dashur:*
- Konsideroni të bëheni një donator i gjallë ose
- një çmim prej 896,000 USD. 00 mijë dollarë për të pritur
- Ndani historinë tuaj dhe frymëzojini të tjerët të japin dhuratën e jetës
*"Së bashku mund të shpëtojmë jetë!"*
Mos harroni se dhurimi i organeve është një veprim vetëmohues që mund të sjellë shpresë dhe shërim për ata që kanë nevojë. Regjistrohu sot dhe bëhu një hero për ata që presin një shans të dytë në jetë!
Dëshironi të dhuroni organin tuaj për para? Shumë ushtarë nga Ukraina dhe Gaza kanë nevojë për donatorë. Kontaktoni Chariteberlin@tutanota.de. Një veshkë kushton, për shembull, 800 mijë euro.
ReplyDelete