March 1, 2013

[Survivor] Skifteri, shpirti më poetik m`botë

Lexues trima,

Siç mund ta keni vënë re, Skifteri herë pas here çohet në mëngjes me një entuziazëm fëmije, dhe meqë është qenia më altruiste në botë, nuk mund të rrijë pa ndarë çdo gjë me 1.24 miliardë (Skifteri Progress Report) lexuesit e vet.

Sot është një nga ato ditë. Dielli në Tiranë hahet me Rion, miliona goca suedeze dhe ruse do kishin bojkotuar sutjenat për këtë diell, prandaj duhet të ndihemi me fat që kemi këtë diell. Apo më mirë të kishim këto të tjerat? Nejse, këto janë muhabete çunash, ky është blog unisex.

Skifteri del për një shëtitje dhe shijon freskinë e mëngjesit, njerëzit që shahen nga motra nëpër kryqëzime, lojërat psikologjike kush-ha-presionin-i-pari shofer-këmbësor te vijat e bardha, 50% e popullsisë që janë ulur në lokalin më të afërt vetëm për atë cigaren e parë të mëngjesit, e cila avash-avash kthehet në raison d'être
Arqitekturë karakteristike kryeqytetase

Pastaj Skifteri merr frymë thellë dhe mbushet me ajër thuajse pranveror. Ok, te 21-shi s`qeka ajri i ëndrrave, kështu që po lëvizim për nga Zogu i Zi. Pse e ka emrin Zogu i Zi? A po, e di, rroftë depilimi i ditëve të sotme…nejse, as aty s`është gjë ajri, lëvizim drejt Lana River, ku Skifteri kënaqet më në fund. Një varg pemësh pa fund, hapësirë e blertë sa të hajë syri. Pallate me ngjyra fantastike, një linjë parkimi dysh me bllokazh që me çik fantazi duken si ato atletet me drita për fëmijë të viteve `90. Ky lëmshi Skifterit i kujton Beirutin. Jo se Beiruti ka bregdet, Amman-in më mirë dhe e mbyllim këtu.

Jo, nuk e mbyllim me kaq. Një kryeqytet ku mund të shohësh mal ose kodër kudo që ndodhesh tingëllon pak si qytezë. Por duke qenë se çdo medalje ka 2 anë, një kryeqytet i vogël ka të mirën që është i ngrohtë.

Pastaj Skifteri drejtohet për në qendër, aty ku simpatia për këtë qytet arrin kulmin. Është vendi ku rri elita e qytetit, Manhattani ynë, lokomotiva e ekonomisë shqiptare, qendra financiare e Ballkanit. Aty zgjidhen çunat dhe gocat që dalin nëpër reklama, në kopertina revistash. Të gjithë, absolutisht të gjithë burrat kanë xhup lëkure dhe pantallona gri, smart casual ngaqë është e premte, ua kërkon puna dhe shkon me varëset e floririt që kanë në dorë. Këta tipat vënë në lëvizje një ekonomi të tërë. Për ironi, tregu informal i këmbimeve valutore është afër bankës qëndrore. Sikur e bëjnë për sfidë.

Pastaj janë ato banakieret e lokaleve ku ulen këta djelmoshat. Këmbët e shkurtra, tualet prostitute, vathë me diametër 20cm, geta të zeza, taka tregu…por kanë gjoks dhe e tregojnë, kambistët vdesin për gjoks, po ke gjoks kambisti s`të fal, mosha s`ka rëndësi. Për pak edhe kur shohin një lopë u vjen ideja…nejse, mendim i keq largohu, gojë mos fol.

Këto yjet e qendrës kanë 10-15 vjet që dëgjojnë 8 orë në ditë fjalët “i kafe-konjak, i fërnet, ça po pi Gimi aty çoji dhe nji, sa e mirë qeke bo sot mi hajde ulu icik se i them unë pronarit hahahah”. Shumica e kambistëve janë barkderra me duar delikate tornitori, po seç kanë një dashuri të pashpjegueshme për cigaret Slims. Po i pe qoftë edhe një nanosekondë në sy fillojnë ofertat. Keta janë çifutët e Shqipërisë, merren me ar dhe banking, Rothschild-at modernë. Se mos harrojmë, të gjithë janë – kush më shumë kush më pak – zeshkanë…

Këto të gjitha brenda një ore. Skifteri ishte atdhedashës dhe më përpara, por sot erdhi konfirmimi i n-të që ky vend është unik. Dhe nuk ka Zot ta kundërshtojë këtë.

Gjeniu i vogël: Një dialog i kopjuar, abuzimi me smiley-t.

A - ckemi :)
B - mire me, ti? :)
A - hajt mo, shtyhemi :)
B - si tgjithe mo :p
A - aha edhe ti isoj :)
B - folim kur mos jemi isoj athere :))
A - jo me jo :)

31 comments:

  1. Hahaha gjithsesi mua me ka marre malli...

    ReplyDelete
  2. ske gje tjeter me te mire per te bere se te kapesh me kambistat ti....

    ReplyDelete
    Replies
    1. Obobobooo babi kambist e vdekme hahahahahh

      Delete
    2. ska lidhje cdo rob qe punon duhet rrespektu

      Delete
  3. Skifteri qeka Tirons i vjeter dhe eshte i revoltuar nga ndryshimet e fundit. Pyet njehere te gjithe jabanxhinjte sa te lumtur jane me kete qytet...:p

    ReplyDelete
    Replies
    1. Jabanxhinjte 10 vjecare ankohen per jabanxhinjte 5 vjecare se ndihen me tironca, kshu shkon kjo pune :)

      Delete
    2. hahhaha like Dionis.
      Ua sa me pelqeu artikulli, jam shkrire duke qeshur

      Delete
  4. Skifteri po dil mo cun nga liqeni sikur i ke zgjedh kastile lagjet me u acaru :))))

    ReplyDelete
  5. Skifteri, wonderful individual, ca s'do jepja per ta njohur...

    ReplyDelete
  6. Dmth ti Skiftero nuk punon? Apo je student? :))

    ReplyDelete
  7. Skiftero futja per gjermani ca rri ketu :)))

    ReplyDelete
  8. Skiftero me ke kenaq sot, je i madh :))

    ReplyDelete
  9. ahh me skifter, pak te ekzaltuar jemi nga koha, pak ti me keto artikujt plot entuziazem... Meqe je blog unisex, na pershkruaj ndonje dite te lana me nje pamje te ketille te lutem:

    http://www.justjared.com/photo-gallery/2514037/matthew-mcconaughey-shirtless-beach-run-14/fullsize/


    ReplyDelete
    Replies
    1. ahh moj gogla, fix si neper palestrat tona :)

      Delete
    2. vajta dhe e hapa....duhet me pa megan fox per na i ore tashi me rregullu moralin :)))))

      Delete
    3. Kyco nuk ndihesh mire me veten pasi pe foton? Te turbulloi pak? Se nuk eshte shenje e mire kjo, jo se kam gje kunder :))

      Delete
  10. Nje dialog i jetuar ne ashensor:
    barkderri zeshkan: "Te solla deri ne kat te 8-te un?!Po zbrsije poshte?! pa dashje taksirat"
    vajza: "S'ka problem, mendova se po shkonte poshte ashensori"
    barkderri zeshkan: "Po dhe un gjynof ta beja rrugen me ashensor pa pranine e nje vajze interesante si ty"
    vajza: :/
    Morali: Barkderrat zeshkan kane moderuar metodat e gjuajtjes per t'iu pershtatur metropolit.Ka shprese per ne akoma??

    ReplyDelete
    Replies
    1. Ka shprese per "ne" ke?

      Delete
    2. Nqs barkderri ka formuar gjithe kete

      "Po dhe un gjynof ta beja rrugen me ashensor pa pranine e nje vajze interesante si ty"...

      Atehere goca duhet t`i japi nje shans :)

      Delete
    3. "ne" shqiptaret, ne te gjitha format e shfaqjes, barkderr ose jo, zeshkan ose jo, i zgjuar ose jo...
      Mire e ke ti L. Njerzit nuk duhen paragjykuar, vajza duhet ti kishte dhene nje shanc perpjekjes origjinale. por vajza nuk ishte shum mendjehapur dhe joparagjykuese per vete :)

      Delete
    4. Barkderrat "zeshkane"?! Jane grup me vete barkderrash keta? :))))

      Delete
    5. Me mire me qene barkderr apo zeshkan?

      Delete
    6. Sikur te mjaftonte kjo e gjujtme per cdo barkderr do ishim te gjithe barkderra :))

      Delete
  11. Po i dha shansin vajzq e di ku shkon...?

    ReplyDelete
    Replies
    1. Maksimumi ne Kombinat me barkderrin, po s`ka gjet njeri gjo te keqe nga Kombinati :)))

      Delete
    2. :p se harrova smilyn. :)

      Delete
    3. Maksimumi ne Kombinat me barkderrin, po s`ka gjet njeri gjo te keqe nga Kombinati :)))

      Delete
  12. hahahahahahahaha, sa kam qesh me kete postimin e sotem.

    ReplyDelete
  13. Skiftero je fantastik hahahah sa i cmendur je

    ReplyDelete
  14. 1 kiss a day keeps the doctor away...

    ReplyDelete
  15. Hahahaha, skiftero ke harru farat :p

    ReplyDelete