Së pari duhet t`ju themi që jeta në kurbet është e tmerrshme, e papërballueshme. Majorca, Belize, Bali, Sao Paolo, Mozambik…të gjitha këto vende të bëjnë të jesh më patriot, aq të tmerrshme dhe antihumane janë kushtet e jetesës aty. Mos i rëntë për pjesë as armikut, siç thotë populli ynë trim, liridashës dhe i hollë si maja e lapsit të një gjirokastriti.
Skifteri ishte në ato vendet më sipër dhe jua përsërit: rrini në Shqipëri, studioni mirë ofertën për Turqi ose Egjipt dhe shkoni shtrihuni nën çadër 10 ditë brenda kilometrit katror përkatës, mos rrezikoni me vende të tjera.
![]() |
Thonë që Edi Rama udhëton me këtë |
Nejse, pas kësaj këshille që mund t`jua jepte shumë mirë edhe zonja Tefta, hyjmë në temë, në një temë të zymtë, që shkon ndesh me motin pranveror. Sepse Skifteri është i thellë, mendon gjithmonë për gjëra madhore dhe një dava moti nuk mund ta influencojë kollaj.
Skifteri pa një kartmonedhë 1 dollarëshe dhe iu kujtuan 2453652155 versionet për imazhet aty. Piramida me sy, të shkruarat aty…gjërat po errësohen, asgjë nuk është e rastësishme.
Piramida me sy është symbol i Illuminati, jo e masonëve, jo shenjë e qeverisë botërore, e rendit të ri botëror, e shkruan edhe te dollari, “Novus Ordo”. Domethënë, këto shoqëritë sekrete janë tmerrësisht misterioze, po nuk u rrihet pa dhënë shenja…këto shenjat, nuk e dimë tani, ja dërgojnë njëri-tjetrit, apo popullit të thjeshtë sepse janë sadistë; duan që ti, popull i thjeshtë, ta dish që po poshtërohesh nga elita. Ose tamam tamam jo ta dish të sigurt, po ta nuhasësh.
Pastaj absolutisht çdo gjë që quhet NOVA, përfshirë AVON, që është NOVA mbrapsht, aludon për rendin e ri botëror, është shenjë që këto kompani janë në pronësi të masonëve. Edhe NOVA që është te Blloku, salla e kompjuterave ku luhet Counter Strike. E kanë hapur masonët që të përgjumin popullsinë, që të rinjtë të futen në errësirë dhe të mos kenë kohë të mendojnë për komplotin kundër tyre.
Pastaj janë kompanitë farmaceutike. Këto plehrat kanë kohë që kanë gjetur kurën për kancerin, po s`e tregojnë. Sepse përndryshe do humbnin gjithë superfitimet nga kemioterapia dhe ilaçet e tjera. Pavarësisht se një zbulim i tillë, edhe sikur ta kishte çmimin 50.000 euro do shitej direkt dhe kompania që e ka zbuluar do shkelte me këmbë konkurrencën për të paktën 20 vitet e ardhshme. Pastaj, e zëmë se nuk po e tregojnë. Nga doli ky sekret? Apo është sekret i hapur? Cila kompani është kjo? Apo janë mbledhur të gjitha dhe ranë dakord?
Këto ishin vetëm pak shembuj, sepse teori konspirative ka me mijëra, që nga UFO-t dhe qeveritë amerikane apo ruse, nga sëmundjet e përhapura në mënyrë të qëllimshme për të ulur popullsinë e cila po bëhet e papërballueshme, duke vazhduar me grupin e Bilderberg, me eksperimentet e HAARP shkaktare të shtimit të tërmeteve dhe çrregullimeve klimatike në botë, me vrasjen e Kenedit, Twin Towers të hedhura në erë nga vetë Bush e 700 gjëra të mjegullta si këto.
![]() |
Themeluesi i grupit Mister, Ervin Bushati, mason i deklaruar |
Zakonisht, kush merret me teori konspirative nuk lodhet të hyjë shumë thellë, bazohet më shumë te emocionet, mbledh ca simbole, mundohet të gjejë shpjegime që t`i përfshijë të gjitha, përdor fjalën “ata” pa e thënë kurrë tamam kush qenkan këta.
Dhe çka është më e rëndësishme; Këta tipat…si bien dakord për gjithçka?
Imagjinoni njerëz të fuqishëm, njëri ka investuar në energji të gjelbër, tjetri me kompanitë e tij ndot ambientin në mënyrë të tmerrshme. Çfarë do ndodhë me këta të dy?
Ajo që ndodh zakonisht që kur ekziston njeriu. Secili do mendojë për vete. Secili do bëjë lobbying për interesat e tij. Dhe kështu shpjegohet mungesa e firmës së SHBA në protokollin e Kyoto-s për sasitë e CO2 të çliruara dhe ndryshimin e klimës.
Për të kuptuar çdo gjë mjafton të imagjinosh duke zvogëluar. Kështu, një politikan duhet të plotësojë interesat e bizneseve që kanë ndihmuar fushatën, pastaj familjarët e tij për interesat e tij, pastaj ndonjë gjë të vogël në dukje për elektoratin. Natyra njerëzore është njëlloj kudo në botë, njeriu është egoist dhe gjithmonë në konkurrencë me këdo, është e paimagjinueshme të bien dakord për një gjë më qindra njerëz të shpërndarë nëpër botë. Dhe këta janë njerëzit më ambiciozë në botë, ego të sëmura…
Këta tipat tani, pasi flasin për qeveri botërore, mistere, ulje popullsie, i dërgojnë njëri-tjetrit mesazhe të fshehura nëpër kartmonedha…
Për ta mbyllur, Skifteri urren njerëzit që humbin kohën me këto idiotësira, sepse ka 1000 gjëra më të shëmtuara se këto që njerëzit refuzojnë t`i shohin. Sepse janë të vërteta, të zyrtarizuara dhe nuk kanë mister brenda.
![]() |
Kur shikon Berlusconin çdo teori konspirative bie poshtë, ku është orgjia? |
Për ata që merren me teori konspirative, Skifteri sugjeron të shikohet çfarë ka bërë CIA në Amerikën Latine pas luftës II botërore, sa qeveri të zgjedhura në mënyrë demokratike ka hedhur duke vendosur diktatura kukulla të Amerikës, të njëjtat gjëra në Afrikë dhe në vende të tjera në zhvillim, masakrat për të cilat nuk flitet, përkrahja që u jepet tipave si mbreti Abdullah për çdo gjë që bëjnë, etj.
Kjo quhet histori, dhe historia është e mbushur me gjëra të errëta dhe pa diskutim të vërteta.
Shkurt, je që je, ke vendosur të mos socializosh por të lexosh dhe të informohesh? Ok shumë bukur, po shiko ta zgjedhësh atë që lexon, se një jetë ke dhe me shumë mundësi po e harxhon kot.
Kurse atë që po lexon këtë fjali e falënderojmë, e komplimentojmë për durimin e treguar dhe i sugjerojmë të dalë përjashta tani se ka ardhur pranvera.
Skifteri përshëndet të gjithë lexuesit, dhe me ardhjen e diellit prej vërteti ju thotë që te lokali ku do pini kafen të mos paguani, por thoni që do vijë t`i paguajë Skifteri. Pasdite do kalojmë dhe do shlyejmë detyrimet tuaja.
Sepse ne punojmë për ju. Ky do jetë slogan ynë deri në verë.
Gjeniu i vogël: Ata që shpërndajnë Kulla e Rojës janë poliagjentë.
Si gjithmone une jam komenti i pare i dites :)
ReplyDeleteSkiftero, ti paske kap vetem teorite me te rendesishme, po s`ja ke idene sa kane dale me keq se keto...
Facebook eshte hapur qe te mbledhe te dhena per gjithe popullsine boterore dhe ti kontrolloje. Uji i pijshem ka kimikate qe te pergjumin qe te blesh ilace qe te japin energji.
Ca njerez jane me verte pa pune...
Nuk jam shume dakord Skiftero. Para pak javesh psh, doli nje skandal qe qeveria izraelite kishte injektuar shiringa steriliteti hebrejve qe vinin nga Etiopia, ose hebrejve te zinj. Ne fillim u duk si teori idiote konspirative, vetem kur u konfirmua...
ReplyDeleteNuk duhet fshire te gjitha si budalliqe.
Skifteri c'kerkoje ne Mozambik? :)
ReplyDeleteNje teori konspirative thote qe Skifteri eshte mason dhe shkruan per te pergenjeshtruar sekretet qe kane dale :ppp
ReplyDeleteErvin bushati hahahahahahhaahhahahahahahahhahahahah
ReplyDeleteMengjesi dhe happy monday sic themi ne kendej. Si per e hene qe eshte, sme ka rene akoma kafja ne koke per te me kthjelluar tamam, prandaj ky artikulli m'u duk shume i komplikuar o skifter. Gjithsesi, ate teorine e kures se kancerit e kisha degjuar dhe une, madje madje te bere publike ne shkolle e thene nga nje profesor. Edhe per 9/11 shume kam degjuar...
ReplyDeleteKendej? Ku thuhet happy monday?
DeleteNe Tirane nga zyrat ku punoj une... per te sjelle pak fryme te jashtmish
DeleteNe zyrat ku punoj une e hena eshte dite zie, e kisha harruar sa e relaksuar eshte Shqiperia derisa thuhet happy monday :))
DeleteNe zyrat ku punoj une e hena eshte dite zie, e kisha harruar sa e relaksuar eshte Shqiperia derisa thuhet happy monday :))
DeleteAta qe shperndajne kulla e rojes smund te jene agjente, por duhen zhdukur gjithsesi, une i kam thyer na 2-3 hunde duke perplasur deren :)
ReplyDeleteShto edhe nje hunde nga une :)
DeleteEdhe nje prej meje :)
Deleteskiftero po si mund te shash berluskonin idhullin e cdo robi sa gjysma e jetes se vet te bejm ne :))))
ReplyDeleteTe kesh idhull nje plak matuf tere jarge qe shef gocat 18 vjec dhe pi viagra gjithe diten...sa gje e ulet...
DeleteUne pres koken nqs ka i cun qe sdo donte me bo jeten e Berluskonit, ma gjej nji...
DeleteQe kur shef ca idioti redneck ka qene Bushi teorite konspirative duken te veshtira per tu realizuar :)
ReplyDeleteSkiftero une mora makiato-uje, i kam te perfshira apo te paguaj vetem ujin? :)
Te fusesh "jepma mollen" ose "nuk eshte babilon" ne nje postim per teorite konspirative...vetem ju mund ta beni :))
ReplyDeleteAty tek fotoja Edi Rames po prisja te shikoja ndonje presh, po skishte gje. E ke fjalen fluturon MBI re? Njelloj eshte ideja gjithsesi
ReplyDeletehahaha nuk i duket me preshi tani se u bo vite i ka hy komplet :)))
DeleteNe 23 qershor ka per te fluturu nga noj dritare ai se ste duro dot njeri te humbesh 500 here rrjesht
DeleteMe mire te fluturosh me presh se sa tja fusesh preshin popullit...
DeletePikerisht, prandaj eshte mire te rrije ne opozite, qe preshin ta mbaje per vete mrena, mos tua fusi te tjereve....
Deletebravo bravo votoni per diktatorin ta kemi edhe 20 vjet
DeleteEdhe enverin nga 4 vjet e nga 4 vjet e votonin :))))))
DeleteKe harruar ato shpikjet e perpetuum mobile, por qe i mbajne te fahehta qe te blesh nafte
ReplyDeleteDhe ke harruar ato makinat elektrike, qe u shkaterruan nga kompanite e naftes...
ReplyDeleteKy nuk eshte blogu 9-5
ReplyDeleteky eshte blogu anti klishe
Bravo juve qe shkruani, cdo lexim eshte i rrjedhshem, te jesh dakord apo jo me ca shkruhet pune tjeter
Ky blog argeton, kaq me duhet mua :)
Nuk shpenzove asnje fjale per komentuesit o presor
DeleteJane hap llafe qe Plumbi drejton nje kantier te tere mbrapa kuintave i ka punetoret si marioneta hahahahh
ReplyDelete