March 18, 2013

[Anatomi] Employee of the month

Dhjetëra e dhjetëra miliarda lexues,

Ky që po ju flet është Skifteri dhe mbrapa i vjen historia. Para…nuk jua thotë dot. Ky moti s`e hëngri presionin dhe shiu rifilloi, ka vetëm errësirë dhe gjysmë errësirë, s`ka më ditë…dhe kështu humbëm edhe të vetmin avantazh që Tirana ka ndaj Londrës. Nga INSTAT marrim vesh që 12 milionë turistë potencialë anglezë qëndruan në shtëpitë e tyre për ditën e verës në vend që të vinin në Elbasan si çdo vit, pleqtë duke folur nën zë për ardhjen e qijametit sepse që në `64-ën s`kishte rënë shi për 14 mars, ballokumja s`është më ajo që ka qenë, nuk ka më elbasanllinj të vërtetë në Elbasan, e 1001 gjëra si këto që prishën atmosferën e së vetmes festë që përfaqëson thelbin e shqiptarit. Shqiptarit është pagan, kokrra e paganit madje madje, shqiptari adhuron diellin, filxhanin e kafes, fallin me letra, mos krih flokët natën se nuk është mirë, tipa si Shën Eleonora që në vend të kalbej në burg i ndërtohet tempull. Shqiptari i shkretë akoma s`ka arritur te faza e fesë së organizuar…

Nejse, nuk do flasim për fenë dhe as për bestytnitë, sepse feja e shqiptarit asht shqiptaria (insert smiley).

Tani, te këto vendet në zhvillim si Shqipëria ka ca gjëra që ngjisin shumë kollaj, Skifteri e ka vënë re te shumë vende të Ballkanit, ku njerëzit, për fatin tonë të keq, janë primitivë në kulm. Ballkanasi ka një mendjemadhësi të çmendur, duke i pabindur, krenar, por është i pasofistikuar dhe fryma perëndimore ia ha kokën me të mirë, për të përdorur shprehje të popullit tonë trim&liridashës&inteligjent&ironik.

Që të mos bëjmë më lojra fjalësh, po dalim në temë. Në Shqipëri (por në përgjithësi kudo në Ballkan, jemi shumë të ngjashëm), ka ngjitur shumë kjo fryma perëndimore e punës, mënyra e të punuarit në një korporatë. Nëpër banka dhe kompani të huaja shqiptari tani ia shet shpirtin punëdhënësit, nga e hëna në të premte shkon në punë thuajse natën dhe kthehet po natën. Rrogat i dimë të gjithë, s`ka nevojë t`i themi.
Kjo vajza e shkretë mund të kishte gjetur një punë 2-3 orë në ditë ku të paguhej shumë mirë, kot lodhet në zyrë
Nuk po u futemi fare çështjeve të pagesës overtime, ose faktit që nuk ke ç`ti bësh sepse të gjesh punë në Shqipëri nuk është gjëja më e lehtë në botë, as po themi që të emigroni, rrini se i duheni kombit.

Por ama, është normale të punosh deri në 9 të darkës çdo ditë të paktën 5 ditë në javë? Është posi, sepse ky imazh është krijuar, filmat, reklamat me ambiente zyre, është normale të vdesësh në punë deri natën, sepse do të thotë që di të punosh nën presion, kot nuk të pyesin në intervistë.

Kështu, të premten je i vdekur dhe të mbetet e shtuna ku duhet praktikisht të jetosh, sepse te dielën e njohim të gjithë, ka qenë historikisht një ndër ditët më të shëmtuara të javës, hahet me të hënën për vendin e parë.
Ok, duhet ndërtuar karriera dhe duket sikur kjo është e vetmja rrugë. Duhet të investosh tani që të fitosh më vonë. Por më vonë kur?
Team building, manipulimi kryesor qe të japësh shpirtin për kompaninë

Çfarë ndodh rëndom me njerëzit që bien pre e kësaj jetese është që puna u shndërrohet në mënyrë jetese, gjithçka rrotullohet rreth punës, kanë të ardhura të mira, shtëpi të bukur, por nuk i shijojnë kurrë. Sepse edhe gjatë fundjavës ka team building me kolegët në një resort skish, ka një konferencë të rëndësishme ku nuk mund të mungosh, etj. Kjo ishte rinia e tyre, të gjithë energjinë e kanalizuan te karriera, bravo.

Vetëm kur e gjejnë veten 60-65 vjeç, të suksesshëm në karrierë, me atë shifrën te llogaria bankare që u mbush shpirtin kur e shohin…dhe vjen pensioni i paevitueshëm.

Këtu është momenti të shpërthejnë, të vizitojnë vende të ndryshme, të ndihen të lirë, të kenë më pak përgjegjësi.

Ka ardhur momenti që këta të fillojnë të jetojnë...

Një infarkt i lezetshëm dhe llogaria bankare qan për të zotin. Ters.

Puah.

PS: Devijuam pak, sepse në Shqipëri nuk është se po punove deri në 9 të darkës detyrimisht do kesh llogari bankare të jashtëzakonshme. As ky pensioni i mrekullueshëm s`është i sigurt. Por Skifteri është optimist i pashërueshëm.

Gjeni i vogël është çdo njeri mbi 65 vjeç që blen Ferrari. Që nuk është Ferrari i dytë.

49 comments:

  1. Skifteri, shqiptaret ku ta gjejne te trajtohen kaq mire nga kompanite (team building)...ne Shqiperi thjesht vdes duke punuar, asnje kusht nuk ke...

    ReplyDelete
    Replies
    1. Ne Shqiperi o vdes ne pune (privati) o rri kot gjithe diten (administrata), s'ka rruge te mesme :)

      Delete
    2. Ne shqipri ku ti gjesh kaq te sofistikum, vje pronari sha nga ropt punonjesit se esht me nerva se ka len lek ne bixhoz :)

      Delete
    3. Po po zgjidh e merr, ose i varfer ne shtet dhe nuk lodhesh po dergjesh ne kafe, ose te privati qe merr pak me shume po te shtrydhin si limon.

      Delete
  2. Ka lezet te punosh der ne 9, per 10 vite te para te karieres. Retire at 30, move to hawaii.... a dream

    ReplyDelete
  3. Elbasani me verte nuk eshte me ai qe ka qene, s'kemi degjuar me per gjel qe ben veze, vic kuceder me 7 koka etj :)

    ReplyDelete
    Replies
    1. Kushedi si i shkrin koleget e punes ti me keto hahahahahah djall je

      Delete
    2. Genti eshte nga Elbasani :)

      Delete
  4. Skiftero une jam nje nga ata qe punojne deri ne 9 te darkes, edhe te shtunen. As pune kreative nuk kam, as ndonje pagese te cmendur. Po kshu te shijon me shume ajo pak kohe e lire plotesisht e merituar :)

    Une jam esenca e optimizmit dhe mbrapa s'me vjen asgje, qe te jemi te qarte :)

    ReplyDelete
    Replies
    1. Mire po rri vigjilent se te vjen nga s`e pret hahahahhh

      Delete
    2. Ti Milan qenke employee of the month per cdo punedhenes: i nenshtruar, nuk kerkon te drejtat e tua, i kenaqur me ate pak kohe te lire, nuk ke nevoje per motivim apo nxitje ne pune, se je optimist vete nga natyra me sa duket. Na e co njehere CV tende, si dihet :)

      Delete
  5. une nuk e kuptoj pse duhet te ironizohet te punuarit deri ne oren 9? Shqiperia do ishte nje vend 1000 here me i mire sikur 20% e popullsise te punonte deri ne 9 te darkes...peshtypja ime eshte qe shqiptaret dhe 8 oreshin mezi e mbushin, por do pine nja 10 kafe, ose do e zgjasin ate orarin e drekes nga gjysem ore qe percakton rregullorja deri ne 1 ore (ose me shume). ose pershembull do merremi me blogje si skifteri ose si te gjithe ne qe po komentojme dhe jemi ne pune.

    ReplyDelete
    Replies
    1. Ky eshte ekstremi tjeter, por ky eshte faji i punedhenesit.

      Nje rruge te mesme ka? :)

      Delete
    2. Mjafton te jesh sistematikisht produktiv 6 ore ne dite dhe ska nevoje te punosh overtime. Kjo puna punes deri ne 9 eshte kot, per njerez qe rrine deri ne 5 pa bere gje pastaj i kap paniku se duhet me mbyll punet e dites dhe keshtu duket sikur shqyhen ne pune. :P

      Delete
    3. Ja pritej nje koment i tille nga nje njeri sistematik sikur deshira me e madhe e cdo njeriu eshte te duket sikur shqyhet ne pune pff. Pastaj qenka dhe shume e thjeshte: mjafton 6 ore produktiv.

      Delete
    4. ok, shume e vertet, por mos harro qe ka dhe pune qe vertet kerkojne qe te rrish deri ne oren 9, sidomos keto firmat e auditimit. dhe besojme qe po flasim per vende pune ku realisht punohet kaq shume. mua personalisht nuk me duket ndonje hata e madhe te punosh deri ne oren 9, eshte thjesht nje investim qe dikush ben per karrieren dhe jeten e vet, plus eshte nje kalim kohe shume me i mire dhe me eficent se sa te kalosh kohe cdo mbremje neper pube idiote me njerez medioker. gjths ky qendrim qe mban skifteri vjen sepse shumica e shqiptareve kane pune pas te cilave nuk jane shume te apasionuar, dhe eshte per te ardhur keq qe te rinjte shqiptare nuk bejne ate qe duan vertet.

      Delete
    5. Mund te kishe nenvizuar pjesen ku rrine deri ne 5 pa bere asgje...

      Delete
    6. Marylou ka thene gjene me te rendesishme shkarazi. Nqs ben ate qe te pelqen, mund te rrish edhe deri ne 11 ne pune dhe rri me qejf. Ky eshte rasti im by the way hihihi :)

      Delete
    7. Ka plot pune qe duhet te rrish deri ne 10, duhet t`u pergjigjesh klienteve, kete natyre kane. Puna eshte te dish te jesh i ekuilibruar, te dish te thuash mjaft ne nje moment, te besh gjera te tjera...

      Por jam dakord edhe me Android, nje regjizor filmash psh mund te punoje edhe 20 ore ne dite, sepse ky eshte pasioni i tij, mund t`i vesh faj?

      Delete
    8. Keto muhabetet teorike...95% e njerezve bejne nje gje qe s`e pelqejne vetem per te jetuar ose mbijetuar, ju beni muhabete romantike, regjizore, piktore te suksesshem...

      Delete
    9. 95%?! Rrite rrite...

      Ne Shqiperi nuk eshte se ke ca ben ndonje gje te madhe, me mire rri ne pune :)

      Delete
  6. Une them te ai 60-65 vjecari i suksesshem shto edhen nje 20 vjecare dhe ta shohesh qe te gjithe do jene dakord me kete te ardhme.

    ReplyDelete
    Replies
    1. Hahahha ja me pyet mua te parin :)

      Vetem se puna eshte mos ta kesh 20-vjecaren e pare ne kete moshe kupton :))

      Delete
    2. Shto edhe 1 beji 2, jemi qe jemi ne fushen e endrrave :)

      Delete
  7. Ore po femrat punojne se ky artikulli me duket sikur flet vetem per meshkujt. Apo harrova femrat "in the kitchen"

    ReplyDelete
    Replies
    1. Ca punesh bejne femrat ne Shqiperi o sherbim klientele o grifsha(drejtoresha) qe kane hap kembet aty ku duhet hahhah

      Delete
    2. po normal qe femrat in the kitchen, se kshu i doni ju meshkujt (madje edhe ata qe thone qe duan femra te susksesshme), se ndryshe ndiheni te deshtuar dhe te intimiduar, deshtake!

      Delete
    3. Pse me kaq nerva? Ndihesh vetem? :)

      Delete
    4. po normal, mes anonymous si puna juaj ca pret

      Delete
  8. skiftero jo po rri ne kafe gjithe diten dhe ngrou ne djell

    ReplyDelete
  9. Skifter, i'm your biggest fan. xxxx

    ReplyDelete
    Replies
    1. he me mo...ke mesu anglisht ti

      Delete
    2. Pse jo? Shqipen e kam ne pellembe te dores. Korrigjoj dhe Skifterin ne disa raste madje, te cilin e konsideroj etalon perfeksioni ne gramatiken e shqipes. Mendova te kaloj nga anglishtja tani ;). Ndonje problem?

      Delete
    3. O gogla sa furce i ben ktij Skifterit dhe ti...sot psh kishte bere 2-3 gabime ai/ajo/ata/ato

      Delete
  10. Skiftero, s`na shpjegove ca pune 2-3 oreshe mund te bente ajo goca fotos? :)

    ReplyDelete
  11. Zgjidhja ime mendoj eshte kjo: punon deri ne 9 cdo dite, dhe te vetmet pak kursime qe krijon gjate muajit, shtoji ca borxhe te marra nga shoket, dhe shko beji udhetime neper bote....gjate fundjavave te gjata. Te pakten shijon jeten, njeh njerez me bote, edhe pse e kalon pjesen tjeter te kohes duke lare borxhet :)

    ReplyDelete
    Replies
    1. Bravooo Tedooo, gjeja me e bukur qe kam lexu sot :)

      Delete
    2. Hahhaha Tedi cun boss

      Delete
    3. edhe me e bukur se vete artikulli i skifterit sot?! :) Sapo me erdhi nje ide per nje blog kkomplet timin: si te menaxhosh borxhet dhe te gjesh lumturine ne udhetim :)

      Delete
    4. awwww what an idea

      Delete
    5. Po po, bej si i forte tani, derisa te zhytesh keq, pastaj te mundohesh ti rekuperosh me bixhoz, ti lesh dhe ato te marresh ca borxh sa per te rekuperu ato qe sapo le detisa te dalesh ne lajme vret veten i riu hahahhah

      Delete
    6. Ok Tedo mos ngrihemi ne fluturim
      Tani :)

      Delete
  12. Gento un jam i ri pa vese. Veset me vijne anash. I kontrolloj shume mire parat, dmth borxhet :)

    ReplyDelete
    Replies
    1. Tu u mburr per borxhet sikur ka zotesi hahahahh car tipi jo po mburru se te ka humb telefoni braaaaavo ca shpirt i lire je sa zili tkam hahahahahh

      Delete
  13. Burri po s'pati 2-3 mi euro borxh s'eshte burre :)

    ReplyDelete
  14. Jo po qe te jesh burr duhet me kap skedin.

    ReplyDelete