Lexues trima, pas një të premte në ekstazë, Skifteri u nis për të vazhduar pranverën në Vlorë, me Cadillac-un e tij Eldorado, ngjyrë vishnje, me targa Zvicre, me tabelë shitet, me numër telefoni 069 20 000 xx. 100 prova ia vlejnë për Skifterin.
Nejse, aty në Fier, përveç veroreve dhe palmave me një këmbë në varr, i bëri përshtypje një mega event, Bianalja e Fierit "Gjeniu fierak 2013". Si të mos bëheshe kurioz, duke ditur traditën shumë shekullore të krijimtarisë të këtij qyteti si psh... Nejse, që të mos zgjatemi se janë shumë.
Skifteri nuk kishte kohë të vizitonte të tetë katet, kështu që u kufizua vetëm te kati i parë me temën: "Fierak, jeto më mirë, o fierak". Kjo do ishte eksperienca më mbresëlënëse e gjithë drekës. Madje e shtriu dorën dhe te fillimi i pasdites.
Skifteri beri disa foto shpejt e shpejt sa për ti ndarë me ju, por ju siguron se kjo ishte një e njëmijëta e ekspozitës. Për t'i rënë shkurt ky do jetë një
slide show.
 |
Sipas mitologjisë fierake, guri i zallit simbolizon jetën. Le të jetë ky monument simbol i ekuilibrit, paqes dhe harmonisë midis Fierit, Ballshit dhe më gjerë. Organizatorët. |
 |
Nxirrini rrobat nga sunduku se problemi i çengelit u zgjidh. Arban Përlala (G Bani), Fratar qendër. |
 |
Fieri mendon për pensionistët. 2 die 4, Pojan çezmë. |
 |
Duke u bazuart te Arqimedi dhe anijet, fieraku shpiku çakmakun eko. Perche io, come fierak, valgo... Filip Morri, Roskovec. |
 |
Furçë duale dhëmbësh për pastrim brenda-jashtë. E njohur dhe e rekomanduar nga Federata Dentare Botërore Fier. T. K., Levan te dyqani. |
 |
Lopata kaci. Që fshatari të punojë me një vegël brenda dhe jashtë shtëpisë. Në kohën e lirë është stol. Manjola Narbani, Dukas i Epërm. |
 |
Fieri high heels. Perche io, come fierake, valgo... Brikena Kamenica, Darëzezë e Re. P.S. Darëzeza e vjetër është përmbytur. Prandaj Darëzeza e Re është binjakëzuar me Kukësin. |
 |
Tani fieraku ka më shumë kohë dhe të punojë dhe të argëtohet. Luftëtar Paho, Libofshë. |
 |
Gastronomi. Të bie në sy thika për peshkun e Semanit, thika për qengjin e Daullasit, thika për ngjalën e Vjosës, thika për bakllava, thika për mollë, thika për pjeshkë, si dhe nga fundi dallohet qartë thika për kekun me mollë. O-Rudina-ti-pse-më-le-Xhungaj, Fierake e vjetër. Skifteri ju siguron se këto ishin vetëm disa nga takëmet e dorës së djathtë. Sofistikimi i fierakut nuk ka fund. Kështu shpjegohet pse ata që nuk çajnë në Fier vijnë në Tiranë. |
Morëm vesh më vonë që zotërinë nga Fratari e kishin nxjerrë jashtë për zhelesh pasi u konstatua që Fratari i përkiste Mallakastrës.
Përzermërsht,
Skifteri
P.S. e re e re e re.
Gjeniu i vogël: Bashkia ka marrë të gjitha masat që kjo bianale të përsëritet edhe pas maksimumi vjetësh.
Hahahahaha la vatra di cultura
ReplyDeleteLopata u pershtatet me mire :))))))
ReplyDelete