March 5, 2013

[Anatomi] Nuk prishemi për gjëra të vogla jo

Gjuha jonë sa e mirë!
Sa e ëmbël, sa e gjerë!
Sa e lehtë, sa e lirë!
Sa e bukur, sa e vlerë!

Nuk ka dyshim se kemi gjuhën më spektakolare në botë, por kjo gjuha jonë o lexues sypatrembur, sa e bukur është për t'u shqiptuar aq e vështirë paska qenë për tu shkruar. E keni vënë re? Apo nuk para?

Kur rilindasit tanë u mblodhën në Manastir për alfabetin para 100 vjetëve, e rrotulluan problemin nga të gjitha anët sepse e dinin me kë kishin të bënin. Mesiguri që në fund të kongresit do kenë thënë diçka të tipit: "Çuna, bukuri=thjeshtësi. Mos ta ndërlikojmë gjuhën. Le të zgjedhim alfabetin më të thjeshtë në botë. Le të thonë brezat: gjuha shqipe ashtu si shkruhet ashtu lexohet". U tha u bë.

Që nga ajo ditë, kush ka bërë katër klasë shkollë mund të lexojë paragrafe të tërë. Mirëpo të urtët nuk na thanë si i bëhet anasjelltas: a shkruhet gjuha shqipe ashtu si flitet? Aq të entuziazmuar ishin që ranë në një mendje sa këtë çështje e harruan fare. Dhe sot çunat nuk gjenden gjëkundi...

Problemi s'është trivial sepse gjuha jonë flitet në 3 300 000 mënyra. Këtë e kuptuan ca çuna të tjerë nga vitet '70 dhe vendosën me kongres gjuhën letrare me rregulla të përcaktuara qartë. Mirëpo populli shqiptar si i papërkulur që është nuk pranon t'i japësh urdhra. "Po pra, e mora vesh, s'do më mësosh ti mua si shkruhet. Pastaj, s'e kuptove ti gjoja?" është një përgjigje tipike ndaj gramatikës. E rëndësishme është që të kuptohemi.

Kjo është nga ato tema që me një njeri ose i hap që në fillim ose nuk i hap më fare. Por Skifteri donte që të mos e trajtonte temën para se lexuesit të kapnin tremilionshin. Tani që jemi të gjithë, kush do që t'i heqim rregullat gjuhësore të ngrejë dorën. Marshallah, sa qënkeni! Jo se do i heqim rregullat jo, por deshëm të shikonim sa veta bëheshit. Dhe u bëkërkeni, jo shaka.
Një grup intelektualësh duke pirë kafe

Që nëpunës të ndryshëm, në shtet apo në privat, doktorë, inxhinierë, gjykatës, ministra dhe deputetë e shkruajnë gjuhën shqipe sipas dialektit apo thjesht si e shqiptojnë (gabim), kjo përbën në vetvete një shqetësim. Megjithatë, gjuhën shqipe e flasin gabim dhe ata të cilëve nuk u falet siç janë  gazetarët, madje dhe zëdhënësit e institucioneve publike, gjë që i shkarkon nga përgjegjësia të parët.

Skifteri Progress Report (SPR) ka analizuar  rastësisht 15 zëdhënës aktualë dhe të shkuar (nga PD-ja dhe PS-ja), për të parë a kanë gabime sistematike. Do ju zbulonim dhe emrat në qoftë se rezultati do dilte barazim. Por ja që nga PX-ja gabuan 8, kurse nga PY gabuan 7.

Kuptohet që s'bëhet fjalë për gabime ortografike ose shpejtësie, por gabime gramatikore të tipit: Heqja e "ë"-së në fund të foljeve në vetën e tretë njëjës në formën lidhore, shtimi i "ë"-së në fund të foljeve në vetën e parë njëjës  në formën lidhore, futja e "t"-së vend e pavend (kalofshit mirë, Ministria e Punëvet të Jashtme, more vesht?), heqja e "h"-ve (bëet, haet, piet, fliet), zëvendësimi i "i"-së me "j"-në, etj., etj. Ka raste që huazime ose përkthime nga gjuhë të tjera shkaktojnë konfuzion... për ne që i dëgjojmë, sepse ata që i thonë janë shumë të qartë me veten. P.sh. kandidati për deputet X sulmon: Zoti Y na drejtohet me "qytetarë shqiptarë", duke harruar se gjysma e Shqipërisë jeton akoma në fshatra.

Të jetë gjuha shqipe kaq e vështirë? Njoh njerëz që gjuhët e huaja i shkruajnë pa gabime kurse shqipen jo. E megjithatë s'ka të bëjë fare vështirësia e gjuhës. Po të bësh një sondazh a është e vështirë për t'u shkruar gjuha shqipe, 99% do përgjigjen jo (sipas SPR). Arsyet pse kemi arritur këtu janë më se të qarta, por le t'i themi më kryesoret: fodullëku dhe përtesa.

Fodullëku: "Po këta? Gjuhën shqipe na mësojnë? Se mos na mësojnë ndonjë gjuhë që se dimë".
Përtesa: "Unë gjithmonë e pi kafen te Friends Book House, se aty ka dhe libra. Po s'të lënë rehat, çdo pesë minuta xërrr telefoni".

Fodullëku prapë: "Kush s'lexo me? Unë gjithë ditën në facebook...".

Atëherë, si do e lëmë? Ku do e vëmë kufirin? Ta lëmë që gjuhën ta flasin korekt vetëm profesorat e letërsisë dhe të gjuhësisë? Kurse të tjerët, sipas rastit. Gazetarët të gabojnë më pak, nëpunësat një çikë më shumë, kurse te tregu free styler.

Shi shi gati ishin prapë. Jeni të pandreqshëm.

Gjeniu i vogël: Ekzistoj sepse të dua...se gruja ësht bela...

27 comments:

  1. Mengjesi.. Po ja merkam Dionisit sot per komentin e para :)

    Skifter, me duket se fjala "korekt" me lart shkruhet me 2 r = korrekt

    ReplyDelete
    Replies
    1. hahahah bravo Gogla...po s`komentoi Skifteri as kesaj radhe une s`kam fjale :)

      Delete
    2. Edhe fodulleku shkruhen me 2 LL = Fodulllleku hahahahahahah

      Delete
    3. Akoma ktu ti mer shko mer se tkan gjet pun kamarjer fillo neser :)))))

      Delete
    4. Gento po qe mund te kesh te drejte :)

      Delete
    5. Bravo Genti, puna eshte si shqiptohet :))

      Delete
  2. Mos!

    Dhe e keqja eshte qe edhe une do beja te njejtin korrigjim per Skifterin :)

    ReplyDelete
  3. Ja pra qe gabime behen :))))

    ReplyDelete
  4. Morem vesh qe Skifteri eshte human :)

    ReplyDelete
    Replies
    1. Po pra, se per nje cast mendova se dhe komentet duhet ti shkruajme me ë dhe me ç :p :p

      Delete
    2. Skiftero turp te kesh! Me kete gabimin e sotshem une s`te ndjek me! ADIEU! :)

      Delete
    3. Kush ia ben gropen tjetrit bi vete mrena :)))

      Delete
    4. Kush ja ben gropen tjetrit quhet punetor llaci qe bo themelet per ndertuesin hahahahah

      Delete
    5. Ndonjehere je i lezecem ti Genti, po ndonjehere ama :)

      Delete
  5. Nuk e kuptoj kete "Shi shi gati ishin prapë. Jeni të pandreqshëm."

    Ma shpjegon njeri?

    ReplyDelete
    Replies
    1. Ka te beje me paragrafin e 5 te postimit:'te gjithe gati per te hequr rregullat gjuhesore'.
      Ne fund te postimit: 'ta lëmë që gjuhën ta flasin korekt vetëm profesorat e letërsisë dhe të gjuhësisë? Kurse të tjerët, sipas rastit'. Perseri te gjithe gati :)

      Delete
    2. Mire qe vura thonjezat une, se do ishte marre si gabim i imi fjala 'korekt' mesiper :), nderkohe qe keshtu i simply quoted

      Delete
    3. Gogla, vure ca standarde ti tani qe do frikesohen robt me komentu, do konsultohen ihere me zyshen e 8-vjecares pastaj do shtypin publish :)

      Ose mund ta bejne si une, kerkoj ndjese per gabimet drejtshkrimore nqs ka, po s`jam tu e lexu 2 here komentin tim vallaj :)))

      Delete
    4. Thank Gogla...ca ngjyre je si gogel? :)

      Anonimi Kakavi

      Delete
    5. Nje qe flet per Edi Ramen qe fluturon me presh eshte me blu se deti :) :) :)

      Delete
  6. Une jam per ti heq ë-te ne fund, u diskutu para ca kohesh po u la se di pse....ne gjithsesi si themi kur flasim per ca i mbajme tu u ngaterru kot

    ReplyDelete
    Replies
    1. Une kam vene re qe nje komentues, sado t`ja fuse kot, ihere ihere me probabilitet e kap i koment te sakte...

      Ti asnjehere, ke nje ters... :)))

      Delete
    2. pse mu me ndiqke ti....pastaj ti me kte nick flet..

      Delete
    3. Per heqjen e ë-ve protestuan keq fare korcaret dhe su be gje

      Delete
  7. Secili e shkru sipas dialektit te vet skiftero, per mu dialekti tironc duhet bo gjuhe letrare, eshte versioni me i shkurter, rehat komplet :)

    ReplyDelete
  8. Sa me shume po e nendoj, aq me e veshtire po me duket shqipja :)

    ReplyDelete