Skifteri për pak kohë do punojë si konsulent i jashtëm në Qipro. Tamam tamam, për të qenë i sinqertë Skifteri po bën lobbying kundër vendosjes së taksës për absolutisht çdo lloj depozite atje, taksa nuk duhet të përfshijë depozituesit e vegjël – sipas Skifterit, ok masa drastike po mos ta ekzagjerojmë. Të martën mund të votohet në parlament, Skifteri është shumë i zënë me takime grupesh parlamentare. Të merresh me tipa që u mbaron emri me –opulos dhe –antzis s`qenka gjëja më e lehtë në botë.
Tani për ata që s`e kanë dëgjuar, Qipro është në prag falimentimi. Dhe fajdexhinjtë (si çunat e FMN) që vijnë në mënyrë klasike si hiena në këto raste i kanë vënë kusht: Që të të japim 13 miliardë euro dhe të mos vdesësh duhet të vendosësh taksë (që do paguhet vetëm një herë ç`është e drejta) për të gjithë depozituesit. Qipron e gjejnë të vogël dhe e poshtërojnë. Për Greqinë, Portugalinë, Irlandën dhe Spanjën nuk u vu ky kusht.
Çfarë ndodh tani?
Del Putin shumë i acaruar nga kjo taksa e çuditshme. Po ky ç`pati?
Dhe ja ku merret vesh që kompanitë dhe oligarkët rusë kanë miliarda dollarë depozita në bankat qipriote dhe Qipro na qenkësh një nga ato vendet për të cilat dëgjohen shpesh fjalët offshore dhe tax haven, si ishujt Caiman, Luksemburgu, Liechtenstein, etj.
Shkurt muhabeti, ato vendet ku vendosen – në letër – kompanitë që s`duan të paguajnë taksa në vendin ku operojnë sepse këtu ka taksa shumë të ulëta. Dhe jo vetëm kaq. Këtu s`të pyet njeri për prejardhjen e parave, sekreti bankar është i garantuar.
![]() |
Nuk gjetëm dot foto nga Liechtenstein |
Këto janë ato vendet ku të ardhurat nga kriminaliteti nuk pështyhen me hipokrizi si në vendet e tjera, por përdoren. Është si puna e periudhës së prohibicionit në vitet `30 në SHBA me alkoolin, u munduan ta ndalojnë, por e panë që ishte e pamundur dhe e ligjëruan dhe përfituan taksa. Me shumë zgjuarsi dhe elasticitet.
Tani, pse nuk e bën Shqipëria këtë? Të mbajë taksa të ulëta dhe të vendosë legjislacion për ruajtjen e konfidencialitetit bankar? Çfarë të keqe do kishte? Ja lejojmë dot vetes ne të bëjmë naze për pastërtinë e parave që hyjnë këtu? A nuk është skandaloze, të bësh korrupsion dhe të vjedhësh në vendin tënd, por të të duhet t`i depozitosh paratë jashtë shtetit? Ku është koherenca këtu?
Taksat e ulëta i kemi në fakt, më të ulëta nuk bëhen, por që të jesh një offshore tax haven duhet një business law i plotë dhe jo i përkthyer me Google Translate, pastaj duhet stabilitet, duhet çik shtet e thënë troç.
Nuk u bëka gjë për këtë, pah. Se do ishte zgjidhje e bukur. Jo për gjë, po kur mban në vendin tënd kompani dhe llogari bankare të errëta, këta tipat nuk të lënë të biesh poshtë. E keni parë Zvicrën që s`është prekur nga asnjë luftë? Pse mos ta kishim ne këtë fat? Male kemi, orëndreqësa sa të duash, lopë po e po…vetëm çokollatat mungojnë.
![]() |
As nga Luksemburgu |
Në vend që të merremi me këto, u ofrojmë azil 210 iranianëve të një grupi opozitar që kanë frikë nga Ahmadinexhadi. Ujgurë, muxhahedinë…se ç`punë kemi ne me këta ec e merre vesh. Jo, në fakt merret vesh edhe kjo. Na detyron SHBA t`i mbajmë. Hajt mo, sa të ngelemi pa tutor fare...
Gjithsesi, vetëm me këtë që shkroi Skifteri u tregua më patriot se Naimi, Çajupi e të gjithë ata tipat që rrinin jashtë shtetit dhe shkruanin poezi me dhimbje në shpirt për mrekullitë e Shqipërisë, por pa denjuar të kthehen as për një fundjavë në Dhërmi. Dy arsye pse Skifteri ua fut këtyre:
1. Skifteri u mundua të gjejë zgjidhje
2. Skifterin e lexojnë më shumë njerëz. Në kohën e Çajupit në gjithë Shqipërinë dinin të lexonin plot 12 veta, dhe këta s`kishin kohë për Çajupin se shkruanin për vete. Njëri-tjetrit.
Sapo morëm vesh që ka në Tiranë dielli saç, boll lexuat blogje me background të zi po dilni, mblidhni lule, bëni kurora dhe mos e merrni jetën shumë seriozisht. Dhe konsumoni sa më shumë ujë dhe perime në këtë periudhë. Skifteri ju përqafon me shumë mall nga Nikosia mrena. Nuk u rrika fare këtu.
Gjeniu i vogël: Lugano është Pogradeci i Zvicrës.
Pershendetje nga Misiri
ReplyDelete:))) cdo ne misir ti ore?
Deleteshume i bukur shkrimi. Mos e harroni Shqiperine, na sillni ndonje leke :D
Hahah Skiftero tmerr kurbeti huh :))
ReplyDeleteTi duhet ta dish me mire Dioniso :P
DeleteUne kurbetin tim nuk kam per ta lene kurre, e sigurt, i'm in love :)
DeleteKur je vetem fillon dashuron vende krahina hahhahah Dionisi lodhur
DeleteS'e kuptova kete punen e bankava ne Shqiperi. T'ia besosh leket hajdutit po thua ti? :))))))))))
ReplyDeleteSkiftero ti qe ke shajt Shqiperine katerciperisht nuk mund t'ja fusesh Cajupit, apo kush te shan te do :)
ReplyDeleteHahahhahhah fotot spektakolare sa kam qesh
ReplyDeleteEdhe une te perqafoj..
ReplyDeleteVetem per fotot dhe pershkrimin e tyre ke noten 10, me ke kenaq Skifteri.
ReplyDeleteBLOG I PAPARE
ReplyDeleteE para eshte scarlett johanson?
ReplyDeleteSkiftero kena gusto te ngjashme...edhe mua me pelqen Qipro :PPP
ReplyDeleteAjo te foto e dyte eshte ruse, nga ato qe kane miliona ne bankat qipriote
ReplyDeleteAto rrjetat e fotos se dyte...cik me sofistikim Skifteri? :)
ReplyDelete