Në fundjavë nuk ju ngacmuam sepse motin në atdhe e pamë të gjithë, nuk donim t`ju fusnim në dilema ekzistenciale të tipit të-dal-apo-të-lexoj-Skifterin-me-refresh, por sot rikthehemi se e shkelëm me mungesën, pastaj na kanë ardhur qindra mijëra letra proteste. Njerëz që kërcënojnë se do fillojnë të lexojnë revistën Psikostil në vend të Skifterit, të tjerë që flirtojnë me suplementet e Gazetës Shqiptare, madje madje disa syresh (mezi kemi pritur ta përdorim këtë fjalë, erdhi dita) na përmendën edhe librin “Fifty Shades of Grey” si racion mëngjesi.
Këtu Skifteri mendoi që nuk priste më puna, lexuesit vërtet janë në një pikë kritike dhe duhet t`u rikthehemi shkrimeve urgjentisht. Detyrimi moral është i tmerrshëm, presioni thuajse i papërballueshëm. Këtë presion as dallëndyshja që ka shtatë sqepa të hapur që presin ushqim nuk e ka.
Fillojmë, shtriquni edhe njëherë, rrufisni kafen, ndizni cigaren ose jo dhe afrohuni se ky backgroundi i zi do përqëndrim.
Booo, sa përmendet “afrohuni” ka gjithmonë një që përfiton nga efekti turmë për të/tu prekur. Largohu çik, edhe pak, aaaty, shikoji shokët e tu si rrinë.
Tani, Skifteri në një nga këto ditët që ikën, vendosi të dalë nga liqeni për një shëtitje&kapuqino. Koha ishte fantastike, 14 milionë turistë anglezë dhe 2.12 miliardë gjermanë i ka parë vetëm Skifteri me sytë e tij rrugës për te liqeni, sa e sa miliarda të shpërndarë nëpër Dajt, Baldushk, e vende të tjera turistike si këto.
Një parantezë: Skifteri zgjodhi ditën kur Partia Demokratike kishte një festë te Nënë Tereza, duke menduar që Kodra e Priftit dhe Bathorja do mungonin te liqeni.
U gabua.
Liqeni, në qoftë se do ia përshkruaje një të huaji, do ishte shumë qen & shumë fëmijë.
Sa hyje, fillonin “Entoni, hajde rri me Kevin këtu, vrap zemër!”, pastaj “Reksiiii, Reksiii hajde hop hop hop” ose “Xhonatan! Merr Miriamin dhe hajdeni merrni kokoshkat!”.
![]() |
Bashkëjetesa e njeriut me natyrën |
Një lëmsh i jashtëzakonshëm. Pastaj njerëz që rrinin afër një lokali, sa shikonin një që mund të tentonte të fuste dorën në xhep pyesnin me vrap “do çoheni?”. Pastaj si mund të mungonin ato grupet e çunave arianë bjondë sykaltër, bluza Armani e sipër, atlete Niike ose Adibas, farat që ia hedhin xhepit siç i hedh benzinë makinës; po është bosh nuk dalin.
Shkurt muhabeti, te liqeni ishte si te karnavalet në Venecia. Për pak kohë të gjitha shtresat e popullsisë janë në të njëjtin vend, bëjnë të njëjtat gjëra, nuk ka më të pasur dhe të varfër, të bukur dhe të shëmtuar. Ide fantastike pa patur nevojë për maska, jemi qindra vjet dritë para Venecias.
Po çne kjo dashuri e të gjithëve për liqenin?
Shumë e thjeshtë, s`ka tjetër. Kryeqyteti i Shqipërisë, metropoli, lokomotiva kaq mund të ofrojë. Një minipark me një miniliqen. Këtu mbaron gjelbërimi, ky mikroparku është mushkëria e Tiranës. Shyqyr dhe kaq në fakt, apo jo?
Mmm…s`mbaron këtu problemi. Skifteri vë re që liqenit po i vijnë rrotull me ndërtime, siç i vjen rrotull një egërsirë presë, e studion, pret momentin e volitshëm për ta sulmuar, është thjesht çështje kohe. Vini re sa i janë afruar, mjafton njëri që të thyejë akullin dhe të ndërtojë një kompleks pallatesh mu në mes të pemëve, aq duhet. Siç duhet vetëm një krisje në një digë, pastaj uji e di vetë rrugën.
Dhe do vijë dita kur në Tiranë do mbetet vetëm një pemë dhe ca kujtime që do kalohen me të qeshura si kujtime pleqsh. Këtu ka qenë liqen, kurse këtu ka qenë pyll…hahaha ik e xhaje futi i tavëll…fiks siç thuhet sot për Komunën e Parisit. I bën njeriu përshtypje?
Dhe Entoni dhe Xhonatan do dalin në dritare, do shohin qiellin blu pa re, do marrin makinën dhe do ikin në Peshkopi për një piknik.
Po do jenë rregulluar rrugët dhe do e bëjnë për një orë, në Shqipëri shkatërrimi me ndërtimin ecin paralelisht.
Gjeniu i vocërr i vocërr: Kshu o në çdo ven t`botës, po do jeshillik merr makinën dhe dil jashtë qytetit, s`ka ç`do pema m`qytet a kupto.
Skiftero ti je argetimi vete, nuk kam ca them tjeter :)
ReplyDeleteHahahhahah farat dhe benzina Skifteri shum i frymezuar sot
ReplyDeleteSkiftero kishe hup fare mer plak, jo tu shkrujt femra ketu, jo fundjava pushim, mire se erdhe :))
ReplyDeleteDuhej edhe nje statistike per qente dhe llojet e qenve qe shetisin bregut te gjolit. Ai qe eshte me trimi dhe i zoti i mbijeton frikes gjate shetitjes ne park.
ReplyDeleteLiqeni do vdese, do jete Lana mbreteresha e piknikeve :))
ReplyDeleteNuk besoj se e ke per Lana del Rey-n tone...:p
DeleteHahahaha ca justifikimi, skam shkruar se isha nga liqeni. Po ndonje cift skuthash qe po perpiqeshin pe andej?
ReplyDeletePaska njerez qe e shikojne ende liqenin si park. Une kam kohe qe e shoh si lagje. Dhe une ne lagje te tjetrit skam cfare kerkoj :P
ReplyDeleteKe c`kerkon ke po s`do ta thush hahahahh
DeleteSkiftero po dil mo vlla te Taivani, ka lezet :)
ReplyDeleteaty jene njerez komplet te tjere
DeleteSa me afer Skenderbeut, aq me shume bie cilesia robve :)
DeleteEshte trekendeshi skenderbe-liqen-TEG
DeleteIsha edhe une te liqeni po ste pashe skiftero, ku e pi kafen ti? :)
ReplyDeleteUne nga liqeni kam vite pa shkuar per shume arsye, po edhe gjalleria ka lezetin e vet per mendimin tim, per sa kohe nuk ka tym qoftesh :)
ReplyDeleteEshte me ai gjiri...anej nga liqeni?
ReplyDeleteSi bejne te gjithe sikur s'vene me nga liqeni. Dhe ta shikosh liqenin plot...
DeletePaskam dal ne TV o Skifter, if you know what I mean :)
ReplyDelete