Edhe Skifteri duke eksploruar florën dhe faunën nëpër postet e tij për pak sa nuk kreu të njëjtin neglizhim naiv. Skifterizmin s'duhet ta harrojmë për asnjë çast, kështu që sot do merremi pikërisht me njeriun. Dhe jo me njeriun dosido, por me nënspecien më të fundit. Po le ta marrim hap pas hapi.
Aftësimi. Kur një pelë pjell një mëz, ky i fundit pasi çan placentën, sheh njëherë vërdallë si kumarxhiu që s'di kë të zgjedhë të kuqen apo të zezën, por kur sheh nënën qetësohet (shumë i rëndësishëm si detaj). Pastaj fillon me dy-tre përçapje të çohet në këmbë. Pas disa orësh ia ka futur vrapit. Për një javë ka mësuar galopin, revanin dhe vertikalen në mur.
Po njeriu? Nja dy vjet të mira fëmija s'i flet me gojë nënës. Marrëdheniët e tyre janë zakonisht qarje-qetësim, qarje-qumësht gjiri dhe qarje misterioze. Kur aty nga mosha 2 vjeç, bebja gjysmë këmbadorazi gjen një gotë me ujë dhe e rrëkëllen, prindi thërret i mallëngjyer "Ua, sa i zgjuar! E pe si e gjeti vetë ujin? I ka ngjarë babit". Kur pastaj nga mosha 4 vjeç fëmija futet vetë në hije se e përcëllon dielli, nuk ka më pikë dyshimi. Gjeni.
Riprodhimi. Duhet që toka t'i vijë nja dhjetë herë vërdallë diellit që njeriu të jetë i aftë të pjellë. Megjithëse në pamje të parë duket sikur natyra e ka vonuar njeriun, asnjeri (asnjë njeri) s'duket të shqetësohet shumë, përkundrazi. Është shumë herët. Pasi të mbarosh fakultetin thotë prindi që e di më mirë se natyra, që do të thotë pasi të jesh 22-23 vjeç. Sikundërse duhet të jetë dhe njeriu i duhur që s'është e thënë ta kesh gjetur fiks në atë moshë, kështu që të mos nxitohemi. Së fundmi, njeriu duhet të bëjë dhe pak karrierë kështu që dhe po e le pas të tridhjetave është normale...
Ushqimi. Një kafshë fillon siguron vetë ushqim jo më vonë pasi është formuar fizikisht. Te njeriu puna e ushqimit është pak delikate dhe këtu arrijmë tek shënjestra jonë, njeriu që rri në shtëpi me mamin. Duke qenë se gojë të liga akuzojnë Skifterin për maskilizëm (?!), le të marrim për ilustrim njeriun mashkull që rri me mamin.
![]() |
Një nënë duke inkurajuar të birin para finales së Counter Strike |
Të shuajmë menjëherë çdo keqkuptim. Çuni që rri me mamin, nuk është çun mamaje. Madje madje Skifteri Progress Report sinjalizon një rritje të lacave që jetojnë me mamin. Nuk ka asnjë kontradiktë. Thjesht "35 vjeç po nuk lehet plaka vetëm, o' pun rrespekti".
Një çun tipik që rri në shtëpi me mamin, është duke parë televizor këmbë mbi këmbë. Herë pas here thërret: "O ma/o none/o plake na sill çik ujë". Kur kthehet nga jashtë: "Ça ka për t`ongër?". Më keq se këta janë çunat që rrinë me gjyshen. Asaj i bëjnë zbor, sikur ka punë tjetër gjyshja?
Me shokët shpalos njohuritë e tij në gjueti femrash, ngarje makinash dhe presion para sherrit. Me të dashurën, plane dhe projekte për hotele, motele ose shtëpi shokësh për një dyorësh. Me babain, muhabete sporti, po pse jo dhe makina, sherret, femrat.
E pse e gjitha kjo? Sepse ushqimi është i siguruar. Vërtet njeriu është lloji më i zhvilluar, por Skifteri ka përshtypjen se jo të gjithë njerëzit kanë kontribuar për këtë. Disa prej tyre thjesht janë në anën e fitimtarëve, madje janë duke bërë hapa prapa. Edhe një kinez mund të jetë krenar se i përket popullit më të madh në botë, po ku është merita e tij këtu?
Provokimi i dytë, lidhet me "daljen në jetë". Pa i hyrë historisë, traditës, sociologjisë, psikologjisë, sportit, kulturës, turizmit dhe shanseve të barabarta, sikur ta fillonim nga zero, pse të mos punonte njeriu që 14 vjeç, të kishte fëmijë, të votonte. Kështu mund të evitoheshin 40 vjeçarë që sillen si fëmijë. Në fund të fundit, Aleksandri i Madh në moshën 16-vjeçare udhëhiqte ushtrinë në luftë, në moshën 22-vjeçare kishte pushtuar gjysmën e botës.
Gjeniu i vogël: Sado që je gangsterrr mos u bëj gangsterrr me mamin.
Ky gjeniu eshte Erion Korini? :)
ReplyDeleteI kemi shpetuar evolucionit dhe perzgjedhjes natyrale. Ky eshte lajm shume i keq, tani te gjithe mbijetojne, prandaj kemi kaq shume idiote, obeze etj :)
ReplyDeleteHahaha Shell i vuri piken mbi i. Te tjeret duke i rene anash e anash
Deletepo obezet ca te bene ty, te hengren buken?
Deleteapo...1 sekonde :))
Njeriu ka punuar per kete dite, e meriton, gjithmone ka nje pjese qe perfitojne nga puna e tjetrit...
ReplyDeletepo edhe ne boten e kafsheve hiena shkon dhe vjedh ushqimin pa e merituar :)
Aleksandri ishte 16 vjec kur pushtonte, po atehere po te jetoje 30 vjec thonin ka harru perendia me e marre kete :))
ReplyDeleteS' esht e vertet. Di un njerin qe ka jetuar 100 vjet qe atehere
DeletePer ate pune jane ata cunat e bibles qe shkonin 90 vjec pa u lodh :))))
Delete900 sorry
DeleteSkiftero 40 vjec me mamin rrine ne Itali dhe Shqiperi, ne plot vende qe 18 vjec ikin nga shpia
ReplyDeletetani kush i bie te jete me i evoluar, keta qe rrine ne shpi me mamin apo ata qe ikin? :)
Si mund te martohesh qe 18 vjec? Keta po martohen nga mosha 30 dhe po behen pishman. Njeriu poqet ngadale. Pike
ReplyDeleteashtu poqet ashtu po qetesohu se ste ben mire per tensionin hahahhahah
DeleteFajin se kane njerzit, po prindrit qe i llastojne
Delete