February 1, 2013

[Anatomi] Beee beee

Çfarë kanë të përbashkët Coco Chanel, Goebbels dhe Kim Il-Sung?

Të tre këta kishin kuptuar diçka shumë të rëndësishme për njerëzit, diçka që të bën të kalosh nga ana e pakicës, nga ana e barinjve.

Tani, pak veta e dinë, po ka ekzistuar një tip që quhej Edward Bernays, nipi i Freud. Ky është njeriu që ka shpikur termin Public Relations, sepse fjala “propaganda” tingëllonte keq. Studioi me zell shkrimet e xhaxhait rreth psikologjisë së turmës dhe vendosi t`i vinte në zbatim. Për kompanitë që e morën në punë.

Gjëja e parë që ndryshoi ishte dhe më e rëndësishmja; njerëzit nuk do blinin më vetëm gjëra të domosdoshme, siç bënin deri atëherë, por do inkurajoheshin të ndryshonin shpesh, të mos mjaftoheshin kurrë. Kështu u dha ideja që veshja është një zgjatim i vetes, një shprehje personaliteti, individualiteti. Reklamat e mallrave nuk vinin më në pah cilësinë e mallit, por sa cool do dukeshe po ta  kishe.

Ky njeri gjenial arriti të ndryshonte një mentalitet të tërë në lidhje me femrat që pinë cigare. Dha idenë që një femër, duke pirë cigare, tregonte që ishte e pavarur, e lirë, ashtu si mashkulli. Me sukses të jashtëzakonshëm për kompanitë e duhanit që e kishin punësuar. Edward Bernays formoi konsumatorin që shohim sot. Irracional, histerik dhe shumë të manipulueshëm.
Me uljet e Vitit të Ri, kjo goca i kapi fijet falas

Idetë e Bernays u përvetësuan pa humbur kohë nga të gjitha kompanitë, sidomos ato që kishin të bënin me veshjet dhe industria e automobilave. E thënë ndryshe, kompanitë që nxitën atë që sot tingëllon normale por që nuk ka qenë gjithmonë kështu; obsesionin për imazhin.

Për shembull, femrave iu tha që mund dhe duhet të vishnin funde shumë të shkurtra, tashmë do ishin të lirë për të qenë më seksi…për meshkujt. Kjo është liri? Të "detyrohesh" të jesh seksi?

Pastaj u vendosën ikonat me trupa të paarritshëm për 90% të femrave që duheshin ndjekur, dieta të pamundura për tu ndjekur pa dëmtuar shëndetin, etj. Edhe vajzat e vogla fare kanë ikonat e tyre që duhet t`i ndjekin, keni dëgjuar për Winx?

Ky absurditet i obsesionit tonë me imazhin u ekspozua në mënyrë brilante nga satira e pop-artists. Ata u ngritën për të na treguar sa idiotë jemi duke hedhur bojë në mënyrë të çrregullt në një copë, ose duke printuar imazhe objektesh në supermarket.
Por përpara se ne, publiku, të kuptonim qartë humorin, kjo satira u kthye në art. Objekte që normalisht do kushtonin qindarka në supermarket, po shiteshin miliona nëpër galeri. Mbaj mend një intervistë të Andy Warhol, pak a shumë kështu:

Intervistuesi – Çfarë ke dashur të shprehësh me foton e një karrigeje elektrike?
Andy Warhol – Asgjë.
Intervistuesi – Si asgjë? Domethënë nuk ka asnjë ide pas kësaj?
Andy Warhol – Jo, asnjë ide fare. Mund të ishte një këpucë.

Dhe jo, nuk po bënte hermetikun, ose artistin që urren të shpjegojë artin e tij, në mënyrë që secili ta interpretojë sipas ndienjës që i trasmeton.
Disa hippies duke pirë ujë

Nga ana tjetër, menaxheri i Rolling Stones, Andrew Oldham, në një party shikon një femër të bukur, Marianne Faithful. E takon dhe e bën të famshme. E pyesin nëse është e mundur të marrësh një person pa pikë talenti dhe nga hiçi ta bësh këngëtare të famshme, përgjigjet thatë “Po”.

Absolutisht çdo gjë që 50 vitet e fundit është komercializuar. I keni parasysh ato koncertet hippie të viteve `60?

Mijëra njerëz që vinin lule nëpër flokë, ulërisnin “power to the people”, dhe 2-3 organizatorë mbrapa kuintave që buzëqeshnin, sepse kjo counter-culture më në fund u kishte dhënë atyre shansin të shkëlqenin në biznes dhe të pasuroheshin. Pavarësisht se edhe me njëri-tjetrin përshëndeteshin me “peace&love”.

Apo radiot pirate në anije, që trasmetonin në mënyrë ilegale nga deti mendimin e të rinjve që po shpërthenin më në fund?
Kujtoni se ishin spontane? Informohuni si merreshin me qera, paguhej stafi dhe përdoreshin si biznes nga kompani të fuqishme.

Apo të flasim për imazhin e Che Guevara-s nëpër bluza?

Imagjinoni që edhe antikonformistët kanë dyqanet e tyre. Ec e merri vesh, të kundërshtosh me ngulm një konformizëm, për të përqafuar një konformizëm të ri.


Kur do dalin të rinjtë nëpër sheshe të protestojnë kundër rock-ut dhe house music, se janë bërë shumë mainstream dhe ka ardhur momenti të jemi folk, ose turbofolk, të jemi një me traditën? Të fillojmë të vëmë qeleshe? Të jeni të sigurt që po u bëmë më shumë se 25 veta, do hapet dyqani me rrobat tona direkt…

E kështu me radhë, në qoftë se punon fort mund tu mbushësh mendjen njerëzve që ujin është normale ta blesh në shishe nga kompani që thjesht marrin një gjë që na përket të gjithëve dhe e ambalazhojnë. Ose që është normale të blesh çdo gjë që dëshiron tani, duke u futur në borxh, edhe pa ja lejuar vetes. S`ka gjë, e paguan pastaj, këtu jemi, s`prishemi për kaq po firmos tani, hajde bravo. Ose që duhet të adhurosh një injorant/e që rri në një shtëpi pa bërë asgjë për 100 ditë. Ose një tjetër në një reality show që thjesht filmohet, s`ka asnjë talent, asgjë për të thënë, thjesht del në televizor.

E mbyllim me kaq.

Jo, në fakt duhet të saktësojmë diçka para se ta mbyllim.

Ky post nuk është nostalgji për të shkuarën. Skifteri nuk do donte të jetonte në asnjë periudhë tjetër, e urren mendimin “atëherë ka qenë më mirë”, mendon se jetesa gjithmonë vjen duke u përmirësuar. Nga ana tjetër ky nuk është post i një idealisti me bindje të majta që urren korporatat. Ajo që donim të thonim ishte që njeriu mund të zgjedhë të jetë racional edhe pse presioni për të qenë një konsumator pa tru është shumë i madh, vala është shumë e fuqishme.

Mendojeni kështu; Giorgio Armani, një nga këta që diktojnë si duhet të vishesh, për vete del me një bluzë të zezë + 1 palë pantallona të zeza, thjesht fare. Nuk ju bën të mendoni?

Gjeniu i vogël: Bibla vërtet është pro skllavërisë, po atëherë kanë qenë kohëra të tjera. Ndërsa për homoseksualët flet shumë qartë, jo dhe jo.

24 comments:

  1. Skifter, rreth kesaj teme ka shume per te diskutuar,por une nuk kohe sot.

    Po shkruaj vetem per te komplimentuar sot, ky eshte nje artikull fantastik, u kenaqa.

    ReplyDelete
  2. Miremengjes Skifter, miremengjes Dionis!
    Jam shume dakord me cfare thua. Vetem se here pas here te gjithe mekatojme, edhe pse e dime si qendron puna :)

    ReplyDelete
  3. Shume e vertete. Si perfundim njerezit jane dele ku nuk mund te shkeputen nga turma.

    ReplyDelete
    Replies
    1. P.S. Dhe ne qe ndjekim Slifterin dele jemi. :) Mos shohim 10 komente se jemi direkt followers. Ne fakt skifteri nuk thote asgje te re pervec faktit q ve ne dukje nje realitet ne menyre artistike.:p

      Delete
    2. Si e shoh une, njeriu nuk duhet te jete me patjeter ndaj rrymes. Per cdo gje nqs te pelqen ose te leverdis dicka beje, po vetem nese te intereson. Nese jo ske pse i jep krahe delezimit. Njesoj dhe me moden, vish ca te pelqen mos vish veshje tipike zyre, ose klubi, ose kubi :P

      Delete
    3. Per te vazhduar idene tende Beso, njeriu duhet te jete aq i logjikshem sa edhe nqs i pelqen dhe i leverdis te ndjeke turmen per cdo gje, le ta beje, thjesht ta beje se e do vete, jo se po ndjek turmen :)

      Delete
    4. Per te vazhduar idene tende L, robi behet dele, sillet si turma po nga brenda nenqesh, se e di qe po e ben se do vete, jo se eshte dele :p

      Delete
  4. ju kom thon 100 her te jeni te thjesht :)))))))))))))))))))))))))))))

    ReplyDelete
    Replies
    1. 100 here te kemi thene qe nuk shkon llaci me blogun hahahahh

      Delete
  5. Sot pashe per kete blogun, shume kendshem. Sa per postin e sotshem, mendoj se jo te gjitha levizjet jane te liga ne origjine, por ja qe perdoren per biznes. Keshtu dhe me hipite psh, peace&love, por 1000 000 hipi duhen ushqyer dhe veshur, duhet te dallohen nga te tjeret etc. Sensi i te bukures nuk humbet. Do te jesh hipi, por te jesh me e bukura e hipive, e keshtu me radhe. Ja qe duhen stiliste dhe kompani :) Mos u zgjata? sa te gjata i beni komentet ketu zakonisht?

    ReplyDelete
    Replies
    1. A ka mundesi te shkruajme dhe ne ndonje fjale?

      Delete
    2. :))))))) po patjeter, me fal

      Delete
    3. Ti me duket punon shperndares per Elka :)))

      Delete
  6. S'e dija qe public relations paskan qene kaq te ligj :( :(

    ReplyDelete
    Replies
    1. Ela ti je nga ato qe qajne kur mendojne pulen qe eshte therur? :)

      Delete
  7. Tashi po u veshe si te tjeret je dele, po ishe antikonformist je dele, kush nuk eshte dele se spo marrim vesh....

    ReplyDelete
    Replies
    1. E pra, na kompleksuan keq fare :))))))

      Delete
    2. Po u kompleksove je dele pra :)

      Delete
  8. Skifteri, je blogger fantastik, jo sepse bie dakord gjithmone me ato qe thua, por nga menyra shume e bukur si shkruan...shume i vecante vertet, gjynaf qe nuk njifet shume ky vend....

    ReplyDelete
  9. Une per vete jam dash:)

    ReplyDelete
  10. cudi mu me dukesh binjaket :)

    ReplyDelete
  11. Ca dmth ajo evoluojme aty siper?

    ReplyDelete