February 11, 2013

[Anatomi] Unë, shqiptari

U linda dhe u rrita në Tiranë. Isha fëmija i parë, prandaj prindërit e mi u kanë dhënë kafe absolutisht të gjithë njerëzve që njihnin, gëzimi për ardhjen time në jetë ishte në rang orgazme. Kur isha ende disamuajsh, prindërit më vunë disa gjëra të çuditshme në krevat. Një stilolaps, një kartmonedhë, një pincë, një makinë lodër. Nuk preka me dorë asnjë prej këtyre, kapa fort me duar mullirin ngjyrë floriri që kishte në dorë ime më, mezi ma hoqën nga dora. Nuk ma interpretuan asnjëherë zgjedhjen.

Fëmijëria ime ishte shumë e bukur, e paarritshme për fëmijët e sotëm. Në shkollë rezultatet e mia ishin spektakolare, do bëhesha patjetër dikush. Por në gjimnaz këto orët e para i mora shumë inat, pija kafe me një shokun tim shumë shpesh, si mund ta nisje ditën direkt në klasë?

Vazhdova për inxhinieri ndërtimi, koha e fakultetit ishte spektakolare. Kafet afër shkollës, jeta sociale. Aty njoha një vajzë nëpërmjet një shoku klase. E ftova për kafe dhe pranoi. Pas tre takimesh te një lokal që do bëhej më pas lokali ynë, ishte e imja. Nuk do ta lija kurrë më. Në krye të gjashtë muajve, u pinë kafet e vogla dhe të mëdha, u fejuam, u martuam dhe patëm fëmijë.
Unë me gruan në Paris

Im atë njihte dikë të rëndësishëm që mund t`i jepte një shtysë të madhe karrierës sime. Më rregulloi një takim me të, pimë një kafe aty afër bërrylit, ku kishte edhe studion. Sa nostalgji për atë lokal të vogël që tani është lloto...sa e sa projekte të shtrira në tavolinë, sa kafe të derdhura mbi projekte të kaluara me një buzëqeshje, qindra klientë të takuar aty…

Por pa e kuptuar erdhi pensioni, i paevitueshëm. Isha ndër të paktët njerëz që nuk kaluan asnjë minidepresion nga mungesa e aktivitetit, e mora me shumë sportivitet pensionin. Çdo mëngjes niste me një kafe me gruan time në ballkon, pastaj takime me njerëz të ndryshëm, të cilët kishin aq respekt për mua, sa më vinin te lokali i lagjes, nuk kishte nevojë të lëvizja.

Vdiqa nga zemra, një vdekje e bukur, e shpejtë, në gjumë. Mora vesh pak më vonë që një nga nipërit nuk kishte hedhur kokërr leku kur u shërbyen kafet për vdekjen time. Sa plehrë.  

Gjeniu i vogël: Kafja duhet pi me fërnet, që mos ta vrasi stomakun.


23 comments:

  1. Kjo eshte jeta kur e sheh ne retrospektive.

    ReplyDelete
  2. C'est la vie, kafja te shoqeron ne cdo moment kyc :)

    ReplyDelete
    Replies
    1. Mire e the, edhe une e pi shume kafen sic thote edhe nicku hahah

      Delete
  3. uaaa e frikshme. po droga sexi rock and roll? tradhetira, xhelozira, zenie, ripajtime?

    ReplyDelete
    Replies
    1. Post demoralizues, i shkruar dukshem ne menyre te thate dhe pa ngjyra per te treguar nje jete te lodhur. Fatkeqesisht ka shume shqiptare qe kane kete jete, qe ngjan me EKG-ne e nje njeriu te vdekur...

      Gogla droga eshte kafja pra :)

      Delete
    2. Seksi eshte me gruan, rock and roll jane sherret me ndertuesit shqiptare qe jane mafioze :)

      Delete
    3. Skifter te lutem me dergo versionin e zgjeruar ta bejme film, The Carpenter, me Jeremy Irons.

      Delete
  4. Kafe&shqiptar = çaj&anglez :)

    ReplyDelete
  5. Paske qene kurrnac i keq fare qe te paska nxjerre inatin nipi:)

    ReplyDelete
    Replies
    1. Nipi ska qene ne testament normal

      Skiftero ky lokali qeka i papam, te brryli eshte? :)

      Delete
  6. Artikull me i trishtuar se nje film francez :)

    ReplyDelete
  7. Personazhi i pare pa emer ky, ke harru Skiftero? :)

    ReplyDelete
  8. haha nuk jam e sigurte nese do ta lexoni dot apo jo, por sa per t'i shtuar pak ngjyrat ketij postimi mund te klikoni linkun ne vijim :)...toodles ...

    http://www.facebook.com/Anabel.On.Web/posts/417967311620716

    ReplyDelete
  9. Cudi qe s`vrau veten ky qeka zbut skifteri haahahh

    ReplyDelete
  10. Ehhh skiftero kete jete te varfer bejn me verte shqiptaret e shkret...

    Ai nipi qe nuk hodhi lek maje men kur te dal qe eshte Sotiri, ve bast, skifteri do i lidhi historit nje dite :))))

    ReplyDelete
  11. Mungonte vetem te kishte fillu drogen dhe ti kishte vdek cuni i vogel ne aksident rrugor...skiftero te henat sikur i nisnim me optimizem :))

    ReplyDelete
    Replies
    1. Aq jete te varfer ka patur sa as keto s`i kane ndodhur :)

      Delete
    2. Iriqo pi 1 kafe nga mua per komentin :p

      Delete
  12. Skifteri 70% e shqiptareve as kete jete nuk arrijne te kene se jane te varfer, imagjino sa keq

    ReplyDelete
  13. Nuk i kuptoj fare keto komentet. Kjo eshte jeta qe enderrojne shumica e shqiptareve. Kafja kafe, miku mik, nderi nder.

    ReplyDelete
    Replies
    1. Bravo anonimo, kot bejn te gjithe sikur kane 500 aktivitete, edhe kta qe komentojne kte jete duan.

      Delete
    2. Kete ka dash me thene edhe artikulli, qe shqiptari as nuk aspiron per jete me aktive, vetekenaqet me kafe...

      Komentuesit mund te jene te rinj ne moshe dhe te rinjte po ndryshojne ne Shqiperi, nuk jane aq pasive.

      Delete
    3. Ambienti nuk te motivon...kur shikon qe te gjithe pine kafe dhe kaq, edhe ti kete do besh. Keshtu krijohet nje menyre jetese qe eshte e pranueshme, asnje s`te thote dot qe je parazit dhe po con jeten dem duke mos bere asgje, sepse ate po bejne te gjithe.

      Delete