February 19, 2013

[Anatomi] Një thriller për të mos u humbur reloaded

Para pak ditësh një lajm tronditi botën e sportit dhe jo vetëm. Oscar Pistorius, gjatë një krize xhelozie, godet të fejuarën Reeva Steenkamp për vdekje. Për ata që s'e dinë, Pistorius është Blade Runner, atleti paraplegjik, kampion i Afrikës së Jugut i cili konkurron me atletët normalë, falë protezave prej metali elastik.

Ndonëse me famë të jashtëzakonshme, ai do të dalë përpara drejtësisë si gjithë të tjerët, i barabartë përpara ligjit. Jo si te ne, ku vrasjet për xhelozi janë bërë bukë e djathë dhe jo vetëm që nuk ndëshkohen rëndë, por madje hera-herës justifikohen nga publiku. "Normale o llaaa, jo po t'i varte medaljen në qafë".

Ej, prit një sekondë? Pse çfarë e dini Skifterin ju? Gazetë të përditshme që s'di ku të kapet dhe i mëshon së njëjtës temë? Këtë e diskutuam dje, sot çështja është një tjetër.

Hipotezat e para se Pistorius kishte kujtuar se një hajdut kishte hyrë në shtëpinë e tij dhe se Pistorius kishte vepruar me instikt, u copëtuan përnjëherë. Provat nxorën në dukje se viktima ishte goditur me shkop cricket-i disa herë, ishte ndjekur deri në banjë dhe kishte marrë fund aty. Ndër të tjera, disi pa lidhje me çështjen, në shtëpinë e tij u gjetën disa substanca të ndaluara në sport. Mbase ky është çelësi i leximit të ngjarjes.

Pistorius nuk është gjykuar akoma dhe s'është e drejtë të paragjykohet, por nëse të gjitha dyshimet do të konfirmohen, atëherë do kishim të bënim me kampionin e n-të që s'është në lartësinë e kampionit, që nuk e mban dot peshën e rëndë të suksesit.

Pistorius përfaqësonte ëndrrën e të dobëtit që niset me handikap dhe konkurron me më të fortët. "Është thjesht çështje kurajo dhe vullneti. Shiko Pistorius-in." Në qoftë se e dëshiron me të vërtetë mund t'ia dalësh mbanë dhe Pistorius ia doli. Po pastaj? A mund të fitojë Pistorius sërish? Po, mund të fitojë sepse ai stërvitet. Po në jetën e përditshme, çfarë njeriu është? I shkëlqyer, sa e sa vepra bamirësie. Po me femrat? Super i dëshiruar. Por... megjithatë e fejuara Reeva sikur...? Disa goditje shkopi...
From hero to zero. Shqip: Të kalbesh në burg.

Një kampion si ai, i thirrur nga shtypi dhe opinioni publik të jetë shembull për të rinjtë s'mund të gabojë në asnjë fushë. Duhet të jetë perfekt në gjithçka. Përndryshe, "është shumë i talentuar si atlet, por ama në jetën private...". Sikundërse, askush s'është perfekt në gjithçka, Pistorius ra viktimë e sukseseve të tij. Nëse donte të ishte në piedestal, i duhej që çdo gjë ta bënte mirë në jetë dhe të fitonte.

Por... a thua ka forca akoma për të fituar në gara? Pistorius kishte marrë substancat e ndaluara dhe po mendohej. Nuk kishte shumë opsione. Mund të tërhiqej dhe të lihej në harresë. Në gazeta nuk do dilte përditë, do e ftonin ndonjëherë në emisionet e të dielës. Mund të dopohej me rrezikun e vogël se mund të zbulohej, por shanset për fitore rriteshin tmerrësisht. Mund të konkurronte i pastër, por mund të dilte në vend të katërt ose të pestë. Mbase Pistorius do të kënaqej me zgjedhjen e fundit, por njerëzit janë të pamëshirshëm. "I katërti e? Paska ftof ky. Pse s'del në pension njëherë?", e dalë nga thellësia e shpirtit olimpik. Dhe ja ku Pistorius u bashkohet "kampionëve" si Lance Armstrong & friends, modelë brenda dhe jashtë sportit.

Nuk mund të fajësosh njerëzit, aq sporte dhe aq fusha jete ka, saqë po të dish vetëm kampionin e secilës konsiderohesh me kulturë të gjerë. Megjithatë çdo fushë, ka njohësit e vertetë, të cilët vlerësojnë dhe vendin e katërt dhe të pestë sepse e kuptojnë se sa sakrifica nevojiten për këto rezultate. Kjo ishte hapësira e tij dhe nuk kishte pse ta kalonte.

"I wish I knew my limitations", po mendon tani Pistorius. Këtë shprehje e kemi te librat e anglishtes në shkollë të mesme, por pak veta e kanë vënë re.

EPILOGU

Pistorius, që i raftë një meteor jarebi, është fajtor, dallohet që në fytyrë, kot harxhohen me gjyqin. Të dashurën e vrau sepse i kishte bërë një humor, jo kush s`ka kokë ka këmbë a diçka e tillë, akoma s`është zbardhur. Skifteri ka ca pyetje ekzistenciale që me siguri i ka edhe Pistorius. A do e pranojnë në ekipin e futbollit të burgut apo çunat do e paragjykojnë? Po pjesët e këmbës që mund t`i përdorë si thikë/kaçavidë dhe të vrasë njeri si do ja lejojnë brenda?

Presim të dashur lexues, misteri mister...

Gjeniu i vogël: Pistorius, gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra...oops!

21 comments:

  1. hahahahahhahahaha gjeniu

    Jeni shume te keqinj po nuk e mohoj dot qe kam qeshur me lot :))

    ReplyDelete
  2. e dashura do e kete tradhtu me ndonji me komet ne rregull dhe ktij i ka ik truni

    ReplyDelete
    Replies
    1. A thua? Pse mund ta tradhetonte dhe me ndonje me kembe te prera? :)))

      Delete
  3. Skandaloze te te shkaterrohet jeta, vleresimi qe kane te tjeret per ty, te humbesh te gjitha brenda nje nate. I duhet shume force per te mbajtur shendetin mendor tani...

    ReplyDelete
    Replies
    1. sa lek ka bo ai lale, mos ia qaj shume hallin ti...

      Delete
    2. Plumbi per aq leke do falte edhe virgjerine hahahahh

      Delete
    3. ti e jep falas :)))))))))

      Delete
  4. Shof njefare simpatie per Pistorius dhe nuk po me pelqen...

    ReplyDelete
  5. Pas nje pushimi te gjate, u ktheva :)
    Por shoh qe natyra e komenteve nuk paska ndryshuar.
    Atehere, thelbi i ceshtjes eshte qe njeriu eshte shume i vogel per te gjithe boten. Boten edhe mund te ta falin por ti nuk je nje Atlas qe ta mbash mbi supe. Keshtu qe kenaqu me nje cope te vogel. U zgjata? :P

    ReplyDelete
    Replies
    1. Atehere...sna kishe mungu fare hahahahahh

      Delete
    2. Gento, 1 ne 10 i ke te forta :)))

      Delete
  6. Per nje personazh kaq te njohur do gjenden 100 justifikime dhe skonto, maje men sa pak ka per tu denu..

    (O.J. Simpson)

    ReplyDelete
    Replies
    1. Nuk ka shans, maksimumi mund te arrijne te shtojne rrethana lehtesuese, po pa 10 vjet nuk shpeton, bast? :)

      Delete
    2. E kane gjetur fajtor per vrasje me paramendim. Kshu qe...

      Delete
    3. Ka per tu arratis nga burgu ky, do ja mbathe nga syte kembet...oops!

      Delete
    4. komt e shpejta faqja bardh :))))))))))))))))

      Delete
  7. 10, 100, 1000 puthje per Skifterin...

    ReplyDelete
  8. Ka plas dopingu sheshit. Shikoni kur te dali Leo Messi me kokaine :))))

    ReplyDelete
  9. Pistorius s`duhet te dale me nga burgu...dhe skifteri e trajton sikur eshte gjynaf....

    ReplyDelete
    Replies
    1. Jam dakord. Ndonjehere me VIP-at "negociohet" ne menyre te vecante.

      Delete