February 22, 2013

[Anatomi] Skifteri ziliqar


Të dashur meleona e melearda lexues,

Në Shqipëri, përveç fenomenit lac, nuk është folur sa duhet për një fenomen tjetër, të lidhur ngushtë me lacin, në çdo kuptim të mundshëm. Ky fenomen është kukulla prej druri. 

Karakteristikat: Për këtë nuk duhet të shkojmë shumë larg, mjafton të shohim pak televizor. Femrat e bukura që shfaqen aty – zakonisht si prezantuese, ose që shoqërojnë një prezantues mashkull – janë njerëzit më pa ngjyra që mund të njohësh. Nuk pret nga këto të thonë asgjë, fjalitë e tyre janë shpesh pa kuptim, e qeshura është komplet false, qeshin vetëm me buzë dhe jo me sy, janë komplet pa jetë.

Maksimumi i buzëqeshjes
Para se te keqkuptohemi, nuk pret njeri që këto kohën e lirë ta kalojnë duke zgjidhur diferenciale dhe as të kenë një inteligjencë sadopak sipër mesatares. As mesatare tamam tamam.
Thjesht gjallëri. Mundet të paktën kaq?

Jo. Nuk mundet. Skifteri ka njohur disa si këto dhe është vënë shumë në vështirësi. Të mundohesh të flasësh me to është sfidë më vete. Për çfarëdolloj teme të flasësh, janë gjithmonë një hap mbrapa. Sepse s`e kanë llogaritur kështu. Është shumë e lodhshme të jesh e bukur dhe njëkohësisht të dish të flasësh. Sadopak. Janë aq dru sa as në shtrat nuk bëjnë as lëvizjen minimale, thjesht janë të bukura dhe rrinë, mall.

Ka një mënyrë shumë më të thjeshtë sesa të lexosh një post për të kuptuar tamam se për çfarë po flasim. Krahasoni femrat e bukura që shfaqen në televizionet italiane me ato në Shqipëri. As ato s`janë diplomuar në Harvard, nuk janë marrë në punë duke u bazuar në nivelin e IQ…

Por janë të gjalla. Qeshin shpesh dhe janë natyrale. Kaq e vështirë të jetë?

Sipas Skifteri Progress Report nuk është e vështirë, por nuk u duhet, duke u rikthyer te fenomeni lac. Laci i do kështu, sepse ndryshe do vihej në vështirësi. Mjafton të jenë të bukura, laci i shkretë ca halle ka për vete me horizontin, i cili kufizohet në dituri makinash, varëse dhe çmimet e qerave të çdo lokali. S`mund të komplikohet kaq shumë.

Këta janë bërë për njëri-tjetrin dhe brenda Skifterit nuk ka asnjë lloj revolte – në qoftë se lihet kjo përshtypje – për këtë. Nga ky post mund të nxirren dy përfundime nga lexuesi. Skifteri është mashkull dhe shkruan në këtë mënyrë sepse i vjen inat që nuk i ecën vetë me femra të bukura.

E para është e vërtetë, e dyta jo. Por ndërkohë të vetmet gjëra të sigurta janë taksat, vdekja dhe dyshimi.

                                                                                  PIRS

Gjeniu i vogël: Merr makinën e i shoku, shko m`qytet student, leji dyert hap dhe shko pi i kafe; kur të kthehesh do e gjesh makinën me 4 konviktore mren.


14 comments:

  1. Fiks Skiftero, fiks....

    ReplyDelete
  2. Hahahahha. Skifteri ja ke fut kot sot. Keto vajza nuk jane per sfide se kush di me teper ne cift, just enjoy them thats all. E vetmja inteligjente e ekranit eshte Sonila Meco dhe akuzohet vazhdimisht per fallcitet. Natyra femres nuk i perballon dot te dyja keto cilesi. Njehere qe jan inteligjente nuk mund te jene me te embla. Kap rastet e femrave tona ne politike...

    ReplyDelete
    Replies
    1. Arti je njeriu me maskilist i mundshem....

      Delete
    2. Jo jo Arto, kam pershtypjen se Skifteri po thote qe jane shume te vrame...i ke pa femrat e televizionit jashte? Burim energjie, qeshin, te shtojne jeten. Keto ne Shqiperi jane shume te ngrira, pa per inteligjence kush po pyet :)

      Delete
    3. Ne fakt e pranoj qe u tregova pak i keq:( por pyesni Enkelin e shkrete se c'heq. :)

      Delete
    4. Cdo te thote kjo kush po pyet per inteligjencen e tyre? Nje mashkull qe flet keshtu nuk ndihet i sigurte per inteligjencen e tij prandaj atakon

      Delete
    5. Do te thote qe ne pune nuk i marrin ne baze te inteligjences, me te drejte. Po te pakten te jene energjike, jo me qendrim gruaje dhe buzeqeshje te sforcuar.

      Delete
    6. Nejse, te gjitha keto i hedh poshte Dinastia Vjollca...:) Per pak del dhe brezi i dyte i tyre:P

      Delete
    7. Shiko, asnje s'po thote qe s'jane gje dhe gjera te tipit dhelpra&rrushi. Por ajo qe jep motin (si e ka emrin?) ste duket e vrame ty?

      Mua me pelqejne vetem ato 2 gocat e fiksit, superbuzeqeshje dhe gjalleri

      Delete
    8. Ca brezi dyte thu mo art akoma s'kane dal 4 motrat e tjera :)))

      Delete
  3. E pame te sanremo qe me shume vleresuan letizian se sa modelet :)

    ReplyDelete
    Replies
    1. Anonim, mos je gje vajze dhe paraqitjen e ve ne vend te dyte? :)

      Delete
  4. Kjo vjen nga fakti se italianet kane tradite ne spektakle, kurse te ne i marrin nga rruga.

    ReplyDelete