Skifterit i duhet të asimilojë jet lag-un nga udhëtimi i
gjatë dhe i lodhshëm i fundjavës, por nuk mund të rrijë pa ju transmetuar
energjinë pozitive që e karakterizon. Le ta fillojmë pra javën si gjithmonë, me
eufori dhe entuziazëm ngjitës.
Ka një mini, po miniproblem këtu në Shqipëri që e ka emrin dashuri. Mmm, ekonomi. Jo, jo fakti që jemi një ndër vendet më të varfra në Europë. Nuk do e
krahasojmë Shqipërinë me vendet e tjera, do ishte e padrejtë. Që nuk shkëlqejmë
e dimë të gjithë, po s`është puna këtu.
Tani, për ta thënë me fjalët më popullore që vijnë në
mendje, sikur je te lokali i lagjes dhe po pi kafe me një shok fëmijërie që
tani është mekanik, shteti është gropë.
Shteti vonoi dhe mezi i dha rrogat e janarit administratës. U
ka bizneseve – sidomos atyre që janë marrë me ndërtim rrugësh – shuma marramendëse
borxh dhe nuk ua jep. Këto bizneset nuk mund të shlyejnë kreditë që kanë marrë
nëpër banka, bankat si rrjedhojë kanë shumë kredi të këqija dhe të penalizuara maten 100 herë
përpara se të kreditojnë një biznes tani. Të ardhurat nga emigrantët bien
vazhdimisht, sidomos pas krizës…dhe do binin gjithsesi, kështu ndodh me çdo
emigracion nëpër botë.
Na duhet të themi që taksa e sheshtë – dhe e ulët – duket
të jetë zgjidhje e mirë për situatën shqiptare. Tërheq investitorë (sadopak)
dhe ndihmon (po sadopak) në vjeljen e taksave dhe reduktimin e evazionit fiskal.
Kjo puna e evazionit tingëllon absurde, sepse normalisht është përgjegjësia e
shtetit të mos t`i lejojë, por po flasim për Shqipërinë, të qëndrojmë më këmbë
në tokë.
Nga ana tjetër, ai tipi ndërton rrugë vazhdimisht dhe rrit
rrogat dhe pensionet. Një shqiptar kur shikon në lajme rrugët që inaugurohen
çdo javë (pavarësisht se nga 3-4 herë) mendon që vërtet Shqipëria nuk njeh krizë,
se këta s`do ishin kaq idiotë të shpenzonin pa kriter kur s`kemi. Leqe ku i
gjetën njëherë, fakti që kanë çfarë të shpenzojnë tregon që kemi resurse pa
fund.
Se të jenë të papërgjegjshëm s`bëhet fjalë, s`ka ndodhur
kurrë…
Në ekonomi nuk para ka rrugë misterioze, nuk i kemi shpëtuar
ne krizës për mrekulli, kemi hyrë në borxh deri në fyt, kjo është përgjigja.
Dhe këtë borxh do duhet ta paguajmë ne, nuk shlyhet nga qielli.
Si do e paguajmë?
Skifteri po ju jep në konfidencë përgjigjen e gjithë këtij
thriller-i:
Vërtet nuk prodhojmë asgjë, edhe ajo mikrobujqësi që mund të
kishte potencial po vdes nga konkurrenca maqedonase, por në verën që vjen
priten 20-21 miliardë turistë që do zgjedhin detin, dhe 12.5 miliardë të tjerë
që do përpijnë terrenet e pashkelura të maleve shqiptare.
![]() |
Zgjidhja e krizës; lokalet ku pihet duhan |
Vërtet këta turistët që vijnë këtu zakonisht kanë një çantë
12 metra kub në kurriz me 2150 sanduiça dhe 120 litra ujë. Ose vijnë me roulotte
ku mundësisht kanë edhe naftën me bidona brenda. Por ama, sikur 1 euro të
harxhojnë për ndonjë shpenzim të paparashikuar, shumëzimet mund t`i bëni vetë.
Pastaj, gjatë vitit 2013, shteti do trefishojë gjobat ndaj dyqaneve të vogla nëpër lagje që nuk përdorin kasën fiskale dhe lokaleve ku pronari është menaxher, kamarier, banakier, pastrues dhe lejon të pihet cigare. Këto 2 kategori boll u tallën me popullin, mjaft me këta gjakpirës, bëjnë qindra e qindra euro fitim çdo muaj, duhet të kontribuojnë më shumë plehrat.
Pra, siç e shihni, çdo gjë është parashikuar në detaj. Strategjia është e mirëmenduar, nuk na shpëton gjë.
Ne e fusim krizën në krizë.
Qeshni, lodroni, ka dalë dielli.
Gjeniu i vogël: Ekonomia o copë se ka ra leku, a kupto.
skiftero shum von sot :)))))))
ReplyDeletePlumbi zgjohet si punetoret qe ne 4 hahahaha
DeleteProblemi i ekonomise eshte shume i gjere dhe as une s'jam dakord me shkaqet zyrtare. Nuk jam dakord as me zgjidhjet qe jepen. Turizmi na zgjidh. Nuk eshte tamam keshtu. Do na ndihmoje, por dhe per turizem konkurenca eshte e forte. Keshtu qe duhet, investuar dhe ne kete fushe... Po leket?
ReplyDeleteBeso, asnje zgjidhje nuk na dhe. Keshtu mend japim te gjithe, kjo s'ben, ajo s'ben. Po zgjidhje?
DeleteE pra Beso, na jep zgjidhjen :)
DeleteZgjidhja do ishte qe njerzit te punojne me shume dhe kerkesa e llogarise te jete me e larte. Te favorizohet biznesi vendas, agrar psh, duke vene taksa te larta per maqedonsit. Por kjo do te thote te mos kete korrpsion e keshtu me radhe :))) Zgjidhje imediate s'ka. Po cdo levizje ne kete drejtim do ndihmonte :)
DeleteTe gjithe xhirojne leket e njeri-tjetrit ketu skiftero. leke te rinj ska :)
ReplyDeleteNuk e di per ju, po mua ekonomia me ecen xham :)))))
ReplyDeleteskifterii na genjeve, the qe do ishte post optimist ngjites :(((
ReplyDeleteerika, ti je vetem per kroniken roz :)
Deletelum shqiperia per dijetaret qe ka :))))
DeleteCa na zgjidhin lokalet ku pihet cigarja?
ReplyDeleteTi duhet te jesh nga ata qe shofin vetem figurat :)
DeleteKur jane te pasigurte per komentin, te gjithe hyjne si anonim hahahaha
Deleteturizmi???? une them skifter hidhi ndonje sy ndonjehere llogarive kombetare tek Instat dhe shiko se cfare peshe ze ndaj aktivitetit total sektori i turizmit. nuk eshte dhe aq i madh sa mendon.
ReplyDeleteCa blogu mo ej, te gjithe me info me fakte. Ca thote Instati? Nga na vijne shumica e lekeve? :)
DeleteMarylou, Skifteri po ironizon me fjalite e kryeministrit rreth turizmit, prandaj edhe ato shifrat...
Deleteok, my bad atehere per moskapjen e ironise, ka shume njerez qe mendojne vertet se turizmi eshte motori i rritjes ekonomike (ose qe mund te jete), mendova se dhe skifteri ishte nje prej tyre:)
Delete@diti..lekt vijne kryesisht nga eksportet dhe investimet private, sidomos nga te parat, por qe te dyja kane filluar te perkeqesohen keto vitet e fundit.
Nga emigrantet vijne goxha, 800-900 mln euro, me sa mbaj mend...nuk jane pak per Shqiperine. keto do i humbim avash avash, prandaj duhen gjetur menyra te reja afatgjata...
DeleteUne them se Shqiperia e ka te ardhmen te energjitika, duke pare hidrografine, mund te eksportojme energji. Tjeter burim te madh te ardhurash nuk shof.
Nese duam te bejme dicka me tru duhet te kemi parasysh te meposhtmet (te dhenat jane per trimester ne mln euro):
Delete100 nga qera te ndryshme
200 nga sherbime
100 nga bujqesia
50 nga turizmi
20 minerale
30000000 nga canabis
Llogarite bejini vete se ku ia vlen te investosh