February 25, 2013

[Survivor] Jeta e rehatshme brenda një guaske

Lexonjës dhe lexonjëse,

Skifteri do ndajë sot me ju takimin e tij me një shok fëmijërie, i cili prej vitesh është konvertuar në të krishterin më të devotshëm që Skifteri njeh. I virgjër, i panjollosur nga mëkati, i pastër si çarçafët e një moteli, do ta quajmë Beni, pavarësisht se ka tjetër emër.

Pas pyetjeve të përgjithshme të tipit "Puna mirë? Aty vazhdon?", Beni dëgjoi disa kënaqësi tokësore të Skifterit duke buzëqeshur në mënyrë diplomatike, para se të fillonte me axhendën e tij.

Kështu, Beni me shumë stil aludoi që Skifteri ishte i cekët, jetonte në errësirë totale dhe kishte nevojë të shihte dritën sa më shpejt, duhej shpëtuar. Skifteri ishte një shpirt i humbur të cilit Beni do i jepte një kuptim.

Skenë nga një film rreth Jezusit
Skifteri pyeti direkt me naivitet fëminor; në qoftë se s'vazhdohet më kështu pse duhet të zgjidhte pikërisht këtë rrugë, ose, që të hyjmë tamam në temë, pse këtë Zot kur ka qindra të tjerë? I kishte ekzaminuar Beni të gjithë të tjerët që zgjodhi këtë? Çuditërisht jo...ky Zot ishte i pari që kishte dalë. Hmmm...të gjesh Zotin e saktë është sfidë brenda sfidës.

Beni pastaj tha që ndihej shumë mirë, që Skifteri as e imagjinonte dot gjendjen e qetë shpirtërore të tij, komfortin që ai gjente te Zoti, asnjë problem nuk e shqetësonte se ai kishte Zotin...Po Beni, po asnjë nga këto nuk e bën të vërtetë. Iluzionet të ndihmojnë, gjithmonë kanë ndihmuar njeriun të ndihet më mirë, po mos ta shkelim.

Pastaj Beni u thellua, foli plot pathos për mrekullitë e trupit të njeriut, trurin ende të pashpjegueshëm, universin, ekuilibrin, perfeksionin...si i shpjegonte Skifteri këto?

Kjo mënyrë e ndyrë deduksioni më në fund e irritoi Skifterin. Fakti që akoma nuk shpjegojmë dot shumë gjëra s'ka pikë lidhje me vërtetësinë e atij librit që kanë shkruar ca primitivë shkretëtire para 2.000 vjetësh. Kështu thuhej edhe për rrufetë...derisa u shpjeguan.

Beni kaloi në temë tjetër, më të butë. Po nuk besuam, ku do i gjejmë vlerat morale universale? Përndryshe çdo njeri ka të drejtë të vrasë, të përdhunojë...
Një libër më i besueshëm se bibla

Beni Beni Beni, në Kinë s'ka patur krishtërim dhe vlerat morale i kanë shumë të ngjashme me tonat. S'pati nevojë për ato 10 urdhëresat...jo për gjë, po ky Zoti yt nuk denjoi të përhapte fjalën e tij në vende të tjera, vetëm në Lindjen e Mesme. Në Amerikën Latine s'dinin gjë fare që kishte zbritur ai tipi dhe ishte ringjallur, vetëm kur shkuan spanjollët dhe portugezët dhe duhet të zgjidhnin; krishtërimin ose thikën në fyt.

Skifteri gjeti një pretekst për tu larguar, kishte shumë nevojë për 2 gjëra kyçe:

Pak alkol dhe shoqërinë e seksit të kundërt.

PS: Kjo ishte vetëm një pjesë e diskutimeve me Benin. Nuk u zgjatëm, diskutimet e mbetura një ditë tjetër.

PPS: Argo fiton 3 Oskar dhe Ben Affleck ankohet se pretendonte më shumë...nuk ka më mirënjohje në këtë botë, përfundimisht.

Gjeniu i vogël: Mos e bëj këtë se s'është mirë.

31 comments:

  1. Skiftero paske durim te jashtezakonshem. Te flasesh me keta eshte lufte e humbur qe ne start. Jane mendjembyllyr dhe s'kane per te levizur nga pozicioni i tyre edhe pasi ti i ve ne dukje 100 kontradikta te bibles.

    Si eci me seksin e kundert, kete na thuaj :)

    ReplyDelete
    Replies
    1. Kete po mendoja dhe une, si nuk na kthen pergjigje ky skifteri.

      Delete
  2. E vetmja menyre per te qene besimtar eshte te te bejne qe te vogel, nuk e imagjinoj dot nje njeri mbi 8 vjec qe t'i haje keto perralla...

    ReplyDelete
    Replies
    1. Uaaa ka shembuj plot kur te rritur jane kthyer ne besimtare te devotshem. Myslimanet qe falen neper xhami, me mjeker e me fehrexhe, nuk i mbaj mend te kene qene kaq te perhapur kur kam qene e vogel une. Tani kane nje komunitet te tere te tyren.

      Delete
  3. Dmth tani s'e ke me shok Benin hahahah

    ReplyDelete
  4. une habitem se si ti Skifter e merr mundimin te dalesh per kafe me nje njeri te tille. une zakonisht e filloj dhe e mbyll muhabetin me nje ckemi me keta persona...

    ReplyDelete
  5. Une e kuptoj te mos besosh dhe te mos duash te besosh, po jo te denigrosh ata qe besojne dhe nuk te prishin pune ty, Skifter. Gjithe kjo perbuzje ndaj atyre qe predikojne paqe dhe mirekuptim, ca inati ke se spo e marrim vesh..

    ReplyDelete
    Replies
    1. nuk besoj se Skifteri eshte duke i perbuzur ose duke i denigruar, por ne momentin qe keta persona fillojne me predikime, apo me moralizma, apo te tregojne qe menyra se si po e jeton jeten tende nuk eshte ajo e duhura, atehre fillon dhe reagon dhe bezdisesh nga keta persona.

      Delete
    2. Dmth nuk ja vlen ti degjosh thua ti...po sikur ajo cka ata thone te jete rruga e duhur dhe ti te jesh gabim? A nuk duhen falenderuar? Kaq te zene e ke jeten sa s'mund ti kushtosh nje gjs ore nje gjeje kaq te rendesishme, qe mund te te ndryshoje komplet perspektiven qe ke per jeten?

      Per pak alkool dhe per femra, sic thote Skifteri...

      Delete
    3. Anonimo je patetik, vazhdo lexo kullen e rojes dhe leji njerezit e llogjikshem rehat...

      Delete
    4. Sa patetik je, varet nga vlerat qe i merr per te verteta. Androidi psh ka zgjedhur te jete anarkik. Shpresojme qe te ndryshoje :)

      Delete
  6. Keta jane te semure mendore, keshtu duhen trajtuar.

    ReplyDelete
    Replies
    1. Dmth 1 miliard njerez jan te semure mendore?

      Delete
    2. Po, kush me lehte kush me rende.

      Delete
    3. Kshu flisni ju, po diten e gjykimit te gjithe do kerkoni falje duke qare muahahahaha
      Robert de Niro

      Delete
  7. Keta te shkretet ca i kane thene ik pirdhu jetes i tall edhe ti Skiftero :))

    ReplyDelete
  8. Shoh qe shume veta ta perkrahin idene, megjithate nese do te shkruash tamam jep dhe argumenta. Shume e lehte te thuash ky ia fut kot.

    ReplyDelete
    Replies
    1. Argumentat i presim me padurim nga besimtaret, deri tani asgje...

      Delete
    2. Argumentat jane sheshit, por juve ju duket too good to be true :)

      Delete
  9. Beliefs are the bullets of the wicked..

    ReplyDelete
  10. Ca thu me skiftero pse gjera te pashpjegueshme si dashuria nga vijne i kemi shpik ne e

    ReplyDelete
  11. Te poshterosh keta besimtaret esht e lehte si me i vjedh i karamele i fmije 3 vjec

    ReplyDelete
  12. Skifteri te mbaj mend sa i stresuar ke qene pas atij takimi...nqs sgabohem

    ReplyDelete
    Replies
    1. Atehere na thuaj ti si eci me Skifterin :)

      Delete
    2. Edhe une vazhdoj te jem shume kurioze...

      Delete
    3. #%&*/":&%(+&%

      Kjo ishte pergjigja po e shkrujta gabimisht poshte, puc Skifteri, ciao ;)

      Delete
    4. He me mo...ne nje blog e ke lene te besh interesanten?

      Delete
    5. Ca kuptimi ka nje anonime qe hyn dhe thote skifteri puc puc etj etj amon

      Delete
    6. Dmth skifteri eshte vetem nje person?

      Delete
  13. Shiko,shiko Skifteri sa i klikuar qeka (jo blogu). :)

    ReplyDelete