Hiruela (34 vjeç): Burri më tradhëton shpesh. Jam përpjekur ta ndaj, por nuk mundem. Kur jemi vetëm ia kalojmë shumë bukur. Mirëpo ngaqë është i bukur e ngacmojnë femrat e tjera. Burrat nuk i rezistojnë dot tundimit. Të gjithë meshkujt janë njëlloj.
![]() |
Duke dëgjuar Soni Malaj |
Imestorela (22 vjeç): Nuk e kuptoj. Kishim kohë që duheshim, por nuk kishim shkuar në shtrat sepse doja të sigurohesha. Pas natës së parë, u zhduk dhe s'e kam parë më. Ka ndërruar telefonin, ka mbyllur facebookun... Te gjithë meshkujt janë njëlloj.
Hetemja (49 vjeç): Burri më rreh rregullisht. Të gjithë meshkujt janë njëlloj.
E sa e sa histori të tjera mund t'ju ketë zënë veshi. Të gjithë meshkujt janë njëlloj. Në çdo qytet mund të mbushësh një stadium që të thërrasë: Të gjithë meshkujt janë njëlloj. Është një kor më i fuqishëm se "we are the world, we are the children". Por megjithatë është një kor i shurdhët sepse me sa duket "meshkujt vazhdojnë të sillen njëlloj". E megjithatë?
E megjithatë doktoresha Gertrude Faber-Castell nga universiteti i Sachsenring, ka 20 vjet që studion karakterin mashkullor. Ajo thotë se mashkulli është jashtëzakonisht kompleks. Vështirë se gjen dy meshkuj identikë.
Gertrude Faber-Castell - Men oscilate in a wide range of tastes and behaviours...
Gertrude Faber-Castell (Viron Noti) - Meshkujt kanë shije dhe sjellje tmerrësisht të ndryshme. Vetëm shijet në shtrat numërojnë 2451 të tilla. E kuptoj që habiteni. Por dhe unë para se t'i studioja dija vetëm 5. Apo 6? Nejse, gabimi më i madh që bëjmë është ti përmbledhim të gjithë në pak kategori. Për shembull burra të ndryshëm gënjejnë për arsye komplet të ndryshme. Secili ka frikat e tij...
![]() |
Dr. Gertrude Faber-Castell |
Po atëherë si shpjegohet kjo kontradiktë? Kush ka të drejtë? Miliona e miliona vajza të vendosura apo doktoresha Faber-Castell? Në vitin 2007 doktoresha Brunhilde von der Klinkerhoffen nga universiteti i Marzahn-Hellersdorf mendoi të ballafaqonte të dhënat që vinin nga të dyja anët. Ajo hyri në kontakt me mbi 2000 femra të zhgënjyera, madje me disa prej tyre dhe në kontakt fizik.
Brunhilde von der Klinkerhoffen - Ich bevorzuge Starkbier...
Brunhilde von der Klinkerhoffen - Që të njohësh mirë mashkullin duhet të njohësh mirë femrën. Madje nuk mund të njohësh meshkujt po nuk njohe femrat. Unë kam pasur 3 martesa të vështira. Nuk më vjen turp të flas për to. E dyta nuk eci aq mirë. Wilhelmi kthehej gjithmonë e më vonë e pinte gjithmonë e më shumë. Kur më goditi për herë të parë u eksitova shumë dhe bëmë seks si të çmendur në papafingo. Por sa vinte dhe më rrihte gjithmonë e më shumë ndërkohë që seksi sa vinte e rrallohej. Derisa në krye të gjashtë muajve kishte ngelur vetëm druri. Kam duruar thuprën, rripin dhe peshqirin, por kur një të diel më goditi me shapkë thashë mjaft. Kurrë më. Kurrë - më. Nejse, doja të thoja që ne tërhiqemi nga një tip i caktuar mashkulli me të mirat dhe me difektet që ka. Zakonisht njerëzit me karakter të ngjashëm shfaqin të njëjtën sjellje. Kjo sjellje zakonisht është fasada e tyre me ne femrat, me këtë dashurohemi. Duke dashuruar të njëjtin karakter biem pre e të njëjtave difekte. Për shembull, në qoftë se dashurohesh me karrierista, je e destinuar të ndihesh vetëm. Ose, në qoftë se dashurohesh me tipa krenarë do vuash herë pas here përbuzjen e tyre, etj. Pra gra të dashura, thuajini "JO shapkës" dhe "JO sekretares së tij natën vonë". Nejse të mos kalojmë te martesa e tretë...
Skifteri nuk po e jep mendimin e tij sepse nuk merret me punë grash.
Gjeniu i vogël: Njeriu më krenar në botë është Krenar Alimehmeti.
:))) Me zbukurove mengjesin
ReplyDeleteSa te cmendur jeni, me kete gjeniun me doli kafja nga hunda literally, 10 min per te marre veten :)
ReplyDeleteShapka qeka arma me e tmerrshme right Skiftero :))
ReplyDelete:))))) Gjithcka, por jo shapken :)))))
ReplyDeleteO skiftero se e dun vete cik drunin kto po leje ca bojn kshu :p
ReplyDeletenuk o dru o sokol, o edukim :)))))))))))
DeletePo po..icik dru per sex ne papafingo ca s'ben robi:))
DeleteHajde gjej shpi me papafingo tani... :)
DeleteSa degjoi fjalen dru Plumbi rrafi grun shpejt e shpejt dhe u paraqit te komentonte te blogu hahahahh
DeleteKam bere mungesa me arsye, po ju lexoj gjithmone :)
ReplyDeleteSa lexoj pak dhe mendoj te komentoj seriozisht, lexoj shapken dhe vdes se qeshuri kur e imagjinoj, heq dore nga komenti serioz :)))))
Viron Noti eshte ai zeri i famshem i RTVSH? :)))
ReplyDeleteEdhe mua ashtu mu duk, si dokumentar :))))))))
DeleteE nxoret koken si blog maskilist. Te gjithe meshkujt jane njelloj :P
ReplyDelete:))))))))))))))))) Ndonje foto me Brunhilde von der Klinkerhoffen nuk keni? jam shume kurioze :)
ReplyDeleteSkiftero bravo, kjo te gjithe meshkujt jane njelloj na kishte ardh ne maje te hundes vallaj...
ReplyDeletesidomos "Burrat nuk i rezistojnë dot tundimit. "
DeleteBrunhilde eshte reference per Django? :)
ReplyDeleteNuk besoj, ndonje komshie do jete
DeleteNje blog me kaq shume detaje te lezetshme cdo dite...ajo "evoluojme?" aty lart, Brunhilde (Django), Viron Noti...
ReplyDeleteVetem komplimente per ju qe shkruani, blog i vecante dhe kurre banal. Une nuk komentoj, por keni nje lexues te rregullt coffee & skifter :)
As une nuk komentoj por sot hallall. Mu desh cik kohe ta kapja ironine. Ajo me vitin e ri ne fillim mu duk e cuditshme :)
DeleteHera e pare eshte e veshtire, pastaj s'do na leni rradhe:)
DeletePo soni malaj clidhje ka?
ReplyDeletehahaha gjeniu vogel i papam
ReplyDeleteCuni tirones :))))
DeleteHahahhah ca i boni barit ju daku :)))
ReplyDeletehahahahahah skiftera, ia keni fut dhe portokallise dhe apartamentit
ReplyDeletekam pershtypjen se blogun do e bejne me leke per nja dy muaj. kshu qe don't get addicted too much :)
DeleteJu jap nje bravo per blogun, ju vleresoj mbase me shume se te tjeret sepse kam blog vete dhe e di c'do te thote te shkruash perdite. Ne fillim me shikoja qe shume shoke i benin share dhe isha shume skeptik. U bene dy jave qe lexoj rregullisht dhe habitem se si ne dy muaj poste shume pak ngjajne midis tyre. Mbase vetem ironia me ben te mendoj qe mund te jete i njejti person, perndryshe besoj se jeni nja 6-7. Gjithsesi vazhdoni keshtu kam shume besim se do keni sukses!
ReplyDelete:)))))))))))))))) nuk jam dakord fare. Jeni te gjithe njelloj. Edhe si fytyre biles :))))))))
ReplyDeleteErika, nuk eshte faji jone qe ti ke zgjedhur Kinen per te jetuar :P
Deletemeshkujt jan te gjithe njesoj me verte, ske ci do, me mire femrat :)))
ReplyDeleteme kete postim sapo vertetuat qe titullaret e blogit jane meshkuj (jo se kisha dyshime me pare). shume maskilist ky postim!
ReplyDelete