February 15, 2013

[Anatomi] Skifteri hap zemrën pik kom pik al

Skifteri, pasi festoi deri në orët e para të mëngjesit Shën Valentinin – që mund të ishte çdo festë tjetër – sipas traditës shqiptare, pra në pub, ndihet i brishtë dhe ka vendosur të zgjerojë hapësirat e intimitetit me lexuesit e tij.

Ky blog po fiton vlera sentimentale aq të mëdha saqë Skifteri një ditë do i ftojë të gjithë lexuesit për një birrë, por mos e merrni si premtim se Skifteri është lunatik. Sot do flasim për disa gjëra të vogla që na e bëjnë jetën më të bukur pa i vënë re. Zakonisht shkruajmë për çfarë na shqetëson, sot do bëjmë të kundërtën.

Duke shpresuar të mos na akuzojnë që kemi kopjuar filmin Amelie, fillojmë.

Skifteri  pëlqen:

1.    Diellin në Shqipëri, sidomos në prill-maj.
2.    Njerëzit që i bien borisë së makinës sa hapet semafori, sepse ai tjetri para e ka fiksim të rrijë në semafor.
3.    Njerëzit që shajnë edhe kur pengohen, sikur ua ka fut njeri.
4.    Kamarierët që vjedhin me 1001 taktika, Skifteri inkurajon dhe adhuron kreativitetin.
5.    Gocat që hanë paçe pas pubit. Dhe në pub sapo i kanë akuzuar që kanë tangërllik. Ç`të bëjnë më të shkretat për të treguar që janë popullore një Zot e merr vesh.
6.    Mënyrën si secili e shkruan shqipen. “Mos bllogo garazin” për shembull.
7.    “Mos e diskuto”.
8.    Njerëzit që kanë ca ide fikse që nuk ka Zot t`ua ndryshojë. Rasti më i bukur është “çeku ka mall të mirë çeku, mall të fortë”.
9.    Si mbrojnë një parti politike ca tipa që s`kanë as pikë interesi personal. Aq shumë, sa ndonjëherë dëgjon edhe “është gjë pozitive ardhja e plehrave në Shqipëri, sepse zhvillohen kompanitë e riciklimit dhe krijohen vende pune”.
10.    Napoleoni është shqiptar, Aleksandri i madh po e po, George Washington nuk diskutohet, Robert De Niro e tha qartë në San Remo që është shqiptar po s`e përktheu ajo kurva, Canalis.
11.    Luftën e ashpër dhallë-bozë në Shqipëri. Boza humbi, po zhduket, dhalla fitoi.
12.    Përkufizimin që ka secili për dashurinë. Njëri e sheh si një fëmijë 7-vjeç, një çift i izoluar nga bota sepse u mjafton njëri-tjetri. Nga ana tjetër e spektrit kemi njerëzit pragmatikë, dashuri racionale, një çift që takohen kur s`kanë impenjime. Ka aq përkufizime sa edhe njerëz. Aq shumë lloje dashurie, sa kur të pyesin “A ke dashuruar ndonjëherë” të vjen të përgjigjesh “Cilin version?”.
13.    Gjithë botën që bën si e habitur nga sjelljet e Assad, sikur s`e dinin që regjimi ishte shtypës dhe totalitar. Sikur s`e dinin që edhe i ati i tij ka një masakër të lezetshme mbi supe. Pastaj shikon Arabinë Saudite që kërkon reforma në Siri dhe aty kupton që rrugët e hipokrizisë janë misterioze.
14.    Juven që bën si viktimë e Calciopoli. 
15.    Faktin që Lana quhet lumë.

 PS: Skifteri përgëzon me gjithë shpirt, pa pikë ironie, atë njeri që ka dhënë idenë për sloganin e Ford "Të dua FORD fare". Bravo sinqerisht, më në fund një grimcë e thjeshtë, e bukur, origjinale.

Gjeniu i vogël: Daltoniko ma kap icik këtë! :)

15 comments:

  1. Skiftero falemnderit, me ngrite moralin, ketu te mua sot nuk ka diell :)

    ReplyDelete
  2. hahahahahaha paske kalu bukur Skiftero dallohet qe e ke moralin lart :))

    ReplyDelete
  3. Skiftero si me paska fitu dhalla pa pyet Plumbin si pi 2l boze sa hap syte hahahah

    ReplyDelete
  4. nuk paska quote gjeniu sot qe i ka fut nje shirit te kuq...???

    ReplyDelete
    Replies
    1. hahahahahahhahahahahahahahahhahahahahahhaha Skiftero ja u gjet nje daltonik hahahahahahhahahah

      Delete
    2. Selektoje me mouse ate shiritin e kuq se qeke me verte daltonik shoku :)

      Delete
  5. Ore me falni per injorancen po ca kuptimi ka kjo blogu najn to fajv?

    ReplyDelete
    Replies
    1. dmth 9-5 se skifterin nuk e gjen hap mbasdite :))))

      Delete
  6. Boze-dhalle rivalitet i denje per coca cola -pepsi

    ReplyDelete
  7. Skifteri te lexosh ate shiritin e kuq eshte sfide edhe per personat qe nuk jane daltonike :)

    ReplyDelete
  8. Skifteri artikull sh i lezecem, tpsh :)

    ReplyDelete
  9. hahaha Skiftero je kenaqesi me vete...seriozisht jeni shume te mire!

    ReplyDelete
  10. eeeeeeee nga titulli une thashe se skifteri do na tregonte ndonje histori dashurie. I hapa mire veshet dhe syte, por doli ndryshe. Prap shume bukur ... Kisses

    ReplyDelete
  11. se harrova... kujdes me Juve kampionen eeee

    ReplyDelete