Nëpër televizionet shqiptare është gjithmonë në rritje një lloj personazhi që po korr goxha sukses, një lloj njeriu që do dominojë – nqs s`e ka bërë akoma – të gjithë tipat e tjerë.
Ky quhet Drini Zeqo, Alban Skënderaj, Eduart Manushi, Ledion Liço…
![]() |
Një amebë pa ngjyra |
Ky personazh ka një shpjegim të çuditshëm të suksesit. Ai trasmeton mediokritet absolut dhe ka një prezencë skenike që krijon tërheqje spontane sepse nuk ka asgjë të stisur te ky tip; ai shitet për atë që është, duke mos krijuar asnjë ndienjë inferioriteti te spektatori. Spektatori shikon të pasqyruara te ky personazh televiziv limitet e veta dhe ndihet shumë mirë tek i sheh të pranuara në rang kombëtar.
Tani, ky Ledioni, ose Albani, nuk është as tip shumë atletik, as shumë energjik, as shumë inteligjent, as i guximshëm. Por ama është i butë, i ëmbël, i brishtë, i lezetshëm, asnjëherë ofensiv. Fitohen pikë nga kjo, sidomos në universin femëror.
Pastaj asnjëherë ky personazh nuk del jashtë zonës së tij të komfortit, nuk aventuron kurrë. Fjalitë janë aq banale, sa janë të pakundërshtueshme. 1+1=2, nuk ka vend për debat. Çdo teleshikues është dakord. Kurrë nuk thellohet në ndonjë temë, as përpiqet ta fshehë injorancën dhe ka një fjalor me 500 fjalë, me kombinimin e tyre ja del gjithmonë të shprehet, aq i mjafton. Sepse nuk duhet ta impresionojë shikuesin në asnjë mënyrë.
Pas një pyetjeje që i bën një të ftuari në studio ose kujtdo tjetër gjatë trasmetimit, asnjëherë nuk ka një deduksion nga përgjigja që të sjellë një pyetje tjetër. Mbaron pyetja, vjen pyetja tjetër e programuar. Nuk aludon kurrë për asgjë, nuk thotë asgjë në kllapa, nuk duhet asnjë përpjekje për ta kuptuar. Çdo spektator ndien vazhdimisht që atë nivel mund ta arrijë edhe vetë, dhe nuk ka lajm më të mirë.
![]() |
Mund të flasë gjithë ditën dhe s`ke humbur asgjë |
Ledioni (për t`i rënë shkurt le të jetë ky përfaqësuesi i këtij fenomeni) nuk ka pikë sensi humori. Nuk e kupton paradoksin, absurdin, deformimin e realitetit. Qesh se po argëtohet, se i pëlqen realiteti dhe kaq. Eviton çdo polemikë, është gjithmonë politically correct.
Pyetjet që zgjedh për të bërë ky tip kur është prezantues një teleshikues inteligjent nuk do e bënte se do ishte shumë banale; ky pikërisht atë pyetje bën: “Si vendose të merreshe me muzikë?” “Të pëlqen jeta e natës?” “Mendoni se muzika është vetëm talent apo do edhe punë?”.
Si përfundim, Ledioni bind publikun, duke qenë vetë shembull, për vlerën e mediokritetit. Nuk provokon komplekse inferioriteti edhe pse ofrohet si idhull. Ai përfaqëson një ideale që asnjëri nuk duhet të sforcohet për të arritur, sepse çdokush është që tani në nivelin e tij. Kështu anullohet gap-i midis asaj që je dhe asaj që do të jesh.
Ledioni praktikisht të thotë “Je si unë, je shumë mirë, jeta është e bukur, mos ndrysho, s`ke ku shkon më”.
Gjeniu i vogël: Duhet me u martu se po më bien flokët.
Ai eshte gjithe sekreti, te mos jene ofensive, te jene politically correct, se kshu baza e audiences eshte gjitheperfshirese, popullore, te gjithe ndihen mire.
ReplyDeleteSpot on Skiftero!
Nuk ka si te jete ndryshe Skiftero.
ReplyDeleteInteligjence = Minorance
Mediokritet = Maxhorance
S`mund te rrezikojne televizionet t`i bejne qejfin pakices inteligjente, nje televizion ka si qellim fitimin.
Shif Big Brother dhe e mbyllim si diskutim :)
Te Big Brother jane te vetmit qe s`e kuptojne Ledionin se u duket shume i thelle hahahhaahh
DeleteTe Big Brother po menduan cik e harruan fjaline kyce te cdo paraziti injorant aty:
Delete"Une kam qene gjithmone vetvetja, s`kam bere loje."
ne big brother bejne te gjithe si karrierista, po s'e kush i paska 4 muaj te lira ne karriere...
DeleteTe BB te gjithe jane plot mistere, gigolo, vrases me pagese, agjente sekrete...
DeleteVetem kur merr vesh...ky ka qene berber te Selvia, kjo ka pas shku me leke ne laprake, ky tjetri ka qene xhepist ne Greqi.....
Listes do i shtoja turin e vizion plusit dhe albanen e top channelit
ReplyDeleteAlbana eshte gjithe ajo goce e ke shume gabim, Arbana po qe eshte debile
DeletePo Arian Cani, kryeinjoranti i shqiprise
DeleteNje sekonde, se i ngaterroj. Arbana prezanton selektin? :)))
DeleteAriani ben si injorant po ti se paske kuptu
DeleteArbana prezanton bb, Albana Osmani eshte ajo tropojania lezecme 2 metra :)
DeleteAlbana Osmani e lezetshme?!
Deletearian cani mund te jete gay, po jo injorant
DeleteDuhen te bute dhe te flasin, pak rendesi ka ca flasin per sa kohe nuk ngacmojne njeri. Keta jane gjithmone neutrale, nuk revoltohen per asgje, nuk merziten, tregojne simpati per cgo gje verdalle, jane shume pozitive. Shkurt s`kane personalitet fare, se po te kishin publiku do ndahej pergjys, ca do i donin, ca do i urrenin. Keta jane aq mesatare sa as i urrren dot :)
ReplyDeleteTe jete kaq i zgjuar Ledioni dhe t'i beje keto me qellim per popullaritet?
DeleteEshte i zgjuar ai qe i zgjedh, ose me sakte turma qe vendos ca personazhi do
DeleteLedioni eshte nje nga 1000 shembuj, eshte momenti i tyre :)
supershkrim
ReplyDeletee lexojne ledioni me shoke kete?
Drini eshte e sigurte qe e lexon. :P
DeleteLedioni nuk eshte medioker une e njof dhe esht cun shume i mire
ReplyDeleteAtehere e luan shume mire pjesen :)
DeletePo ishe cun shume i mire automatikisht nuk je medioker dmth...qe kur kshu?
DeleteVetem nje gje ke gabim Skiftero:
ReplyDeletePopullsia eshte gjithsesi 100 here me injorante se Ledionat dhe Albanat, dmth qe keta edhe pse mundohen mos ta bejne, shkaktojne kompleks inferioriteti, kaq keq jane teleshikuesit :)
Shume i bukur shkrimi. Per fat te keq eshte si thote MilanHundera. Ka njerez qe enderrojne te behen si ledioni dhe drini. Skeni pare ne facebook?
ReplyDeleteJo po MilanHunderri kur s`di te lexosh beji copy paste te jesh me i sigurt hahahahahahah
DeleteHahahahah it was a fair mistake
DeleteDakort per keta te tjeret, por Edi Manushi me pelqen. Sikur i jep energji emisioneve qe drejton, dhe mesa mbaj mend o skifter sapo po ankeheshe per kukullat qe skane gjalleri 2-3 postime me pare. Skane nevoje te jene te bukur e skane nevoje te jene shume te zgjuar, thjesht te transmetojne enrgji dhe te dijne te manaxhojne kohezgjatjen e emisionit.
ReplyDeleteFemrat te pakten jane te bukura, Skifteri eshte mashkull kshu qe kerkon gjera te ndryshme nga sekse te ndryshme :)
DeleteMy 2 cents, se Skifteri mund edhe te levize njehere te pergjigjet vete, boll e kam mbrojtur :)
Po Skifteri e pranoi haptas qe ishte ziliqar hahahhh
DeleteKjo e ben Skifterin sexist, pretendon me shume nga meshkujt, nga femrat pretendon minimumin :)
DeleteE drejte, me i ra ne qafe manushit, rob popullor qe nuk te shqeteso....
DeleteLeje me se nuk e shqetsonin skifterin kukllat jo kot bonte...:)))))
DeleteSkiftero ca i ke bo vetes me kete manushin, hajde kerko falje dhe e mbyllim :)
DeleteSkiftero terhiqe kete artikullin dhe pastaj mbylle blogun, te kapen :)
DeleteMua me shqeteson nje problem me i gjere. Jam dakord qe nje kengetar smund te jete dhe prezantues, ose nje prezantues te mos kete dell humori shume te zhvilluar, por te pakten secili te qendroje ne vend te vete. Ketyre u duket vetja te gjithetalentshem. Te emisionet e gatimit jane te njejtet, te emisionet per siden jane te njejtet, te emisionet e modes jane te njejtet, etc.
ReplyDeleteKjo ndodh sepse nje qe kendon ka kohe te lire plot te mesoje gatimin, te vishet bukur dhe te lexoje per siden...
DeleteKa me sida ihere se sikur seshte me ne mode :)
Qekur u lejua martesa mes homoseksualeve u zhduk dhe SIDA :))))))
Delete