Të
dashur triliona lexonjës,
Skifteri
sot do ju tregojë një ngjarje të vërtetë, por kësaj radhe seriozisht të
vërtetë. Dhe nuk është as për të qeshur. Kjo është histori e Enrico
Forti, ose Chico Forti. Një histori e errët, e ndyrë, e çuditshme, e paqartë,
që me shumë mundësi nuk ka për tu zbardhur kurrë.
Fillojmë.
Afrohuni, mbani qetësi dhe kini mendjen që të mos humbni fillin.
Chico
Forti lind në Trento, Itali, në 1959. Në vitet `90 emigron në Miami. Duke qenë
se kishte qenë gjithmonë tip sportiv dhe ka fizik atleti, merret me windsurf, arrin
të bëhet kryeredaktor i revistës Windsurf Italia dhe prezantues televiziv në
Miami për sportet ekstreme. Nga ana tjetër ka shumë nuhatje për biznes dhe bëhet ndërmjetësues i suksesshëm në biznese imobiliare.
Si
resultat i këtyre, Chico Forti jeton në një zonë ekskluzive në Miami, është një
pasanik i vogël. Ka një grua dhe 3 fëmijë, jeta i buzëqesh. Çka do zgjasë
shumë pak.
Në
zonën ekskluzive ku jeton njeh dhe miqësohet me një komshi, Thomas Knott, një
gjerman që gjatë gjithë jetës ka jetuar duke mashtruar njerëzit e pasur,
kërkohet në Gjermani për mshtrime finnciare, vjedhje të kartave të kreditit dhe
jeton si parazit. Forti në fillim nuk e dallon, por më pas, kur ky gjermani i
kërkon para për çdo gjë të mundshme, merret vesh qartë që komshiu i tij ishte
një aktor.
Tani,
ky gjermani i prezanton Fortit pronarin e një hoteli thujse të dështuar në
Ibiza. Forti nuhat shansin dhe bien dakord që Forti t`ia blejë hotelin, bien
dakord për çmimin, gjithçka në rregull. Ky pronari i hotelit ama i lutet për
diçka në formë favori; Forti t`i ndihmonte djalin e tij që të vinte jetën në vijë, ky i fundit kishte qenë për shumë kohë një parazit i
pashpresë që kishte mbetur pa një cent në xhep. Forti
pranoi, do t`i priste një biletë avioni djalit me paratë e tij, do e priste në
Miami, do i ofronte 1-2 javë pushime dhe do i gjente një punë - si fillim modeste -
te hoteli që do blinte nga i ati i tij.
Djali
vjen, Forti e pret në aeroport, por rrugës habitet. Djali i thotë që nuk do
rrijë me të, por do takojë ca miqtë e tij që po e presin. Gjithsesi, Forti e
çon djalin ku do ai, e shikon tek e marrin me një makinë dhe vazhdon punët e
veta.
Pas
2-3 ditësh e marrin në telefon dhe i thonë që djali është gjetur i vdekur afër
një plazhi surfistash ku Forti shkonte shpesh. Dhe policia kërkon ta marrë
në pyetje. Sa arrin në polici, i thonë që edhe i ati i djalit është gjetur i
vdekur me 2 plumba në kokë. Kjo është një gënjeshtër, i ati është mirë e bukur,
por Fortin e provokojnë për t`i parë reagimin. Forti terrorizohet, mendon për
familjen dhe kur e pyesin a e ka pritur atë djalin në aeroport, përgjigjet JO,
duke gënjyer.
Ky do ishte gabimi i tij fatal.
Duke
qenë se s`ka pikë prove kundër Fortit, e akuzojnë fillimisht për mashtrim financiar në lidhje
me hotelin. I thonë që duke qenë se pronari ishte shumë plak, vuante nga demenca dhe Forti ka
përfituar për t`i ofrur atij një çmim qesharak për hotelin. I ndalohet dalja nga SHBA,
derisa të mbarojnë hetimet. Ndërkohë që akuza për mashtrim financiar për disa
muaj bie poshtë, policia merret me përgatitjen e çështjes së re dhe Fortin e akuzojnë për vrasjen e djalit të pronarit të hotelit.
Fillon gjyqi.
Avokatët
e Fortit mbrohen në mënyrë skandaloze. Më pas do merrej vesh që avokati kryesor ishte edhe prokuror i shtetit dhe ka lidhje pune dhe miqësie me prokurorin që
lufton për të dënuar Fortin. Nuk ka asnjë provë, as armë krimi, gjithçka ecën
me emocion. Krijohet historia sikur Forti ka vrarë djalin sepse djali kishte
ardhur në Miami për të ndaluar shitjen e hotelit, duke qenë se i ati ishte i
rrjedhur dhe i paaftë për të mos u mashtruar. Teori e paprovuar kurrë, sepse
pronari i hotelit del plotësisht i shëndetshëm, nga analizat e mjekëve. Pastaj
djali jo vetëm që s`kishte fuqi te hoteli, s`ishte në strukturë, por kontrata e
shitjes ishte firmosur me kohë, nuk mund të parandalohej shitja e hotelit.
Rëndon
shumë fakti që Forti ishte treguar naiv në fillim në polici, kishte gënjyer, në
vend që të mos fliste derisa të kishte një avokat.
Juria
vendos: Fajtor.
Dënohet
me burgim të përjetshëm në vitin 2000, pa të drejtë apelimi.
Tani
ju do thoni “Po mirë, një rast ku mund të ketë gabuar drejtësia, kemi
dëgjuar qindra të tillë, ku është e çuditshmja këtu? Pastaj ç`hynte gjermani këtu?”…
Dhe
këtu vjen e bukura.
Forti,
në vitin 1997, kishte blerë varkën shtëpi të Andrew Cunanan, homoseksuali
gigolo (e mbani mend?) që u gjet i vetëvrarë në këtë varkë pasi kishte vrarë
Gianni Versace. Ose kështu tha policia. Forti fillon hetimet e tij dhe zbulon që Andrew Cunanan me
shumë mundësi ishte çuar i vdekur në atë varkë dhe vetëvrasja e tij ishte e
stisur. Hedh dyshime se Versace ishte vrarë nga Ndragheta pasi kishte borxhe të
jashtëzakonshme të akumuluara dhe nuk i shlyente dot. Bën edhe një dokumentar të shkurtër për këtë i
cili shfaqet në Itali. Policia në Miami irritohet tej mase dhe Forti krijon
shumë armiq. Brenda pak kohësh është në një burg të sigurisë së lartë, nga i
cili nuk ka për të dalë kurrë.
Nga
ana tjetër, gjermani mbetet personazh misterioz. Ai për vete kishte arsye për
ta vrarë djalin e pronarit të hotelit. Kishte mashtruar të atin për qindra
mijëra dollarë, ishte frikësuar se babë e bir, të ardhur prej pak ditësh në
Amerikë, do ta denonconin për mashtrimet që kishte kryer ndaj tyre.
Por
gjermani nuk u mor kurrë në pyetje dhe Forti është në burg në momentin që po
flasim. Shumë fushata për të, personazhe të njohura në Itali janë munduar të
sensibilizojnë shtetin italian të ndërhyjë për një rigjykim, e dhjetëra
iniciativa të tilla, po s`ka ndryshuar asgjë.
Çfarë
mësojmë nga kjo?
Nuk
para mësojmë gjë, ishte një tregim interesant, një histori që mund të bëhet film shumë bukur dhe kaq,
vazhdojmë me punët tona.
Por
ama diçka duhet thënë: Hidhen qindra dyshime për një person fizik të dënuar në
SHBA – dakord me shumë mundësi padrejtësisht – edhe pas 13 vjetësh, flitet për të rihapur çështjen, shoqata të ndryshme mbledhin donacione për të rihapur çështjen. Kurse në
Shqipëri hidhen akuza, premtohen dënime, ngrihet gjithë ai pluhur, bëhet një rrëmujë e tmerrshme, populli mbahet i zënë në pritje dhe padurim, pastaj nuk ndodh asgjë. Asgjë fare. Anjëherë asnjë përgjegjës për asgjë.
E fundit ishte 21 janari. Nuk duhej goditur në turmë? Dakord, të dënohen fajtorët. Duhej goditur në turmë sepse u sulmua shteti? Shumë dakord, atëherë ka mundësi të shohim të dënuar organizatorët e këtij puçi?
Jo, nuk ndodh asnjëherë asgjë. Vetëm teatri i zakonshëm, ti e ke fajin, jo e ke ti, jo e ke ti, po ti vjedh u bëre ti, po pse ti je më mirë, pastaj flet ti që e ke motrën kurvë, jo po ti që rreh gruan...
Të gjitha këto që populli të flejë i qetë, politikani i tij e ka bërë detyrën, ka vjellë vrerin e përditshëm. Nuk e dinë që prapa kuintave midis tyre mbretëron relaksi. Shahemi, ulërasim, po kur mbaron ndeshja jemi shokë, ishte thjesht një ndeshje.
;)
Per fat te keq, te ne ndjenja e pergjegjesise eshte zero. Kurse per kete rastin e italianit do lexoj njehere c'eshte bere se qenka per film :)
ReplyDeleteS`e kisha degjuar ndonjehere rastin e ketij, po qeka shokues. Per te dale i pafajshem do jete shume veshtire tani, imagjinoni qe prokurori do beje gjithcka per ta mbajtur aty, per hir te karrieres...
ReplyDeleteNe lidhje me Shqiperine pastaj...ne Shqiperi, po pate lidhjet e duhura, je totalisht i paprekshem, mund ta pranosh edhe vete fajin dhe prape te mos denohesh.
Bravo Dionis, une mendoj se prokurori ka dhene maksimumin per ta denuar per karrieren e tij. Eshte version me i besueshem sesa teorite konspirative.
DeleteNuk ka mundesi te nderrosh prokurorin? Me duket e frikshme te varesh nga nje njeri
DeleteKy tregimi me la nje shije shume te hidhur, Skifteri, a kemi thene qe te henen do e nisim me optimizem? :(
ReplyDeleteNdonjehere USA eshte me diktature se vendet e tjera. Ja nje shembull.
ReplyDeletehahahah ujku nok dhelpren. Nuk ka faj gjeniu, dhe une keshtu kam menduar ne momentin qe kuptova se ne jete noken dynjaja... Isha e vockel
ReplyDeleteNok???
ReplyDeleteNok eshte te besh dashuri e ke parasysh :))))
Deletepo te ishe ne tr do e dije :p
Nuk jam e sigurte nese e kam kuptuar mire, por meqe paralelizmi eshte bere me 'skifteri burri shqiponjes', mendoj qe nok ka te beje me ciftezimin e ujkut me dhelpren.
ReplyDeleteSkiftero rasti i Chico Forti eshte shume i njohur ne Itali, doli edhe Fiorello per te ndikuar shtypin qe te fliste rreth tij, po prape heshtje...
ReplyDeleteitalia s`eshte me mire se ne po ta shofesh
Ehhh Skiftero sa raste ka kshu, madje ky ka patur fat, disa jane denuar me vdekje dhe me pas ka dale qe ishin te pafajshem
ReplyDeleteNothing new under the sun...
Vrasja e Versaces eshte shume e cuditshme dhe eshte mbyllur shume shpejt, qe atehere mbaj mend qe eshte thene.
Si s`qeshi ihere ky lloj njeriu hahahah edhe po ti thuash qe ka ardhur pranvera do flase per ngrohjen globale dhe do na coje ne depresion hahahahahahah
DeleteNqs ka nje artikull te skifteri jo per te qeshur eshte ky i sotmi...po ti nqs gezon shkruaj prape "hahahah" kot, per mua s`ka problem.
DeleteUne them qe eshte fajtor ky Forti :)
ReplyDeleteShif se nuk eshte se duhet te shkruash patjeter, po s`pate gje per te thene mund edhe te mos shkruash hahahahh
DeleteGenti, sa cranky qenke sot, si bebe qe ska fjetur mire naten. C'ke ti mo se cfare komenton dynjaja
DeletePo ti c'ke qe kapesh me ca shkruaj une hahahh
DeleteGenti Parasite of the Year :)
DeleteShume i zymte artikulli, po jua ndricoj une diten
ReplyDeleteNuk e di pse nuk postoj dot linkun ketu, po search ne youtube
JIM JEFFERIES RELIGION
kam vdek tu qesh
So fucking funny, gjeta ca te bej ne vend te punes sot :)
DeleteVallaj duhet bo i film me Leo di Caprio per kete, ta marri vesh gjith bota.
ReplyDeleteThanks dude,
DeleteLeo
Sot qe s'ka figura s'hyri Plumbi hahaha
ReplyDeleteFundi i artikullit i papam skifteri, bravo
ReplyDeletepastaj historia e italianit eshte shume e paqarte vertet, mund te jete edhe fajtor me ca shof une
Kjo tregon edhe njehere se sa e brishte eshte akoma demokracia dhe liria e njeriut
ReplyDeleteAtehere cfare kerkoni nga shqiperia? Ne vend te shikoni progreset, kapeni vetem te anet negative
Delete