February 21, 2013

[Art dhe Kulturë] Do-Do Sol-Sol La-La Sol

Lexues, e keni dëgjuar atë këngën One Day të Asaf Avidan?
Edhe? E çfarë pastaj? Atë kush s'e ka dëgjuar. Këto këngët janë bërë bozë. Sot do flasim për ca perla që janë në zhdukje dhe për të cilat duhet bërë diçka për t'i shpëtuar. Janë tigri i bardhë, pandat ose balenat e muzikës.

Nisur nga kjo Pandi Laço do organizojë Këngët e Mijëvjeçarit i cili "do të rikthejë emocionet e mëdha të këngës shqiptare, magjinë e fjalës të kënduar shqip dhe mrekullinë e melodive të pavdekshme". Po çfarë do ketë ndryshe ky emision nga Këngët e Shekullit, ose nga Gjeniu i Vogël, ose nga 100 Vjet Muzikë?, do pyesë dikush me naivitet. Në fund të fundit, 100 vjet muzikë ishte më shumë për të rrumbullakosur një shifër që t'i përshtatej përvjetorit të pavarësisë, duke qenë se hiq folklorin dhe gjeneral gramafonin kompozimet e para të datuara janë opera Mrika 1958 dhe Festivali i Këngës 1961! Mos vallë rrezikojmë duke kaluar nga 50 vjeçari në shekull, në milenium të mbetemi me të njëjtat këngë?
Fituesja e vjetshme nga radha e grave

Jooooooooo. As që bëhet fjalë. Nuk dini që muzika ka lindur me njeriun? Në këto troje fyelli s'ka pushuar ndonjëherë së rëni. Zbulimet e reja kanë nxjerrë ca këngë të papame nga periudha e principatave që këto këngët e sotme i bën të duken thjesht një remake. Këngët e dasmës së Gjergj Skënderbeut, Gjergj Muzaka Project, Gjergj Arianiti recordings, Gjergj Leka e i suoi amici, si dhe vendin ku i binte bariu xhurasë, të cilin e mbron UNESCO. Kanë dalë dhe ca këngë pellazge por për ato jemi në luftë me grekun dhe do përfshihen kur të bëhet Dhjetë Mijë Vjet Muzikë(DMVM).

Ky format i ri do përfshijë dhe këngë që kanë patur impakt potent vitet e fundit në shoqërinë shqiptare. Janë kryesisht këngë të marra nga CD me singles ose nga festivale të konsakruara si Sanremo shqiptare (aka Magic Song), Top Fest, RinFest, etc. Nuk do mungojnë dhe këngë që kanë bërë epokë (ose fushatë) si "Shqipëria po ndryshon" me Elita 5 & friends, "Shqipëria po ndryshon 2" me no names, etj.
Fituesi i vjetshëm nga radha e burrave

Këngëtarët? Më të mëdhenjtë. Të njëjtët e këngëve të shekullit ose ata që bënin duet me gjeniun: Vëllezërit Korçarë, Motrat Libohova, Anita Take dhe Kujtim Prodani, Si Dritë Bej Leri dhe Rovena Dilo, Aurela Gaçe dhe vetë Pandi Laço.

Si dhe një frymë e re, më në fund, promovimi i artistëve të rinj shqiptarë nga të gjitha fushat, emra të panjohur por me potencial të madh si: Zhani Ciko (muzikant), Kozeta Bakiu (tutore), Shpëtim Saraçi (orkestrues dhe burri i Mira Konçit), Alfred Kaçinari (lac), Zerina Kuke (?), si dhe Alket Islami (butterfly).

Po si e përjetojnë protagonistët projektin?

Skifteri - Pandi, si jemi me përgatitjet?
Pandi - Kemi punuar fort...
Skifteri - Mirë Pandi...se erdhi Zhani, do flasim, këtu jemi. Zhani, si duket ky spektakël?
Zhani - Ç'spektakël ziu. Unë s'kam qenë mirë me tensionin. S'di fare çfarë është bërë. Le që s'na kanë dhënë as rrogat. Për këtë të flasësh te blogu, jo për spektakël.
Skifteri - Mirë Zhani mirë, se flasim. Zoti Kaçinari? Çfarë sjell të re ky format?
Alfredo - N'radh t'par iher, bohet te pallati kongreseve. Kaq mund t'them, tjerat surprizë.
Virusi dhe fituesit nga diaspora

Skifteri - Zerina, Zerina, Zerina. Ku je ti çamarroke nuk le dy gurë bashkë.
Zerina - Shumë e bukur kjo këmisha, Skifteri. Polo?
Skifteri - Zeri, dëgjo. Ti këndon kur gatuan?
Zerina - Njeriut në dush dhe në kuzhinë i këndon shpirti. Për shëmbull...
Skifteri - Mirë Zerina. Kemi këtu më në fund, Joe Ardit Fejzo. Ardit, po ti këtu?
J.A.F. - Jo, unë s'marr pjesë. Erdha të blej një biletë po qenka shumë keq.
Skifteri - Urdhëro një biletë Ardit. Si shkon emigrimi? Me letra më në fund?
J.A.F - Jo, më kthyen. Po ke dhe një biletë tjetër? Se më duhet për një shoqe.
Arditi shkon te Fred Kaçinari:
J.A.F - Më tha Skifteri, më jep tre bileta.
Skifterit ia kap veshi dhe e nxjerrin jashtë. Skifteri takoi dhe Marinën me të motrën, po nejse...

Korrigjojmë: Marina me të motrën takuan Skifterin.

Gjeniu i vogël: Blini një numeratore për të mbajt golat e Barcelonës.

13 comments:

  1. Iiiii, pse talleni me keto kenget ju? ne shyqyr qe i kemi :)

    ReplyDelete
  2. hahahah keta jane dinozauret e muzikes shqiptare, jo tigrat. Ca jane dhe balena ne fakt :)))

    ReplyDelete
  3. Hahaha Skifter je i madh. Une gjithsesi mendoj se kultura dhe kenget e kaluara duhen kujtuar, por keto emisionet jane njelloj.

    ReplyDelete
    Replies
    1. Normal qe duhen kujtuar se ka qene muzike e paster, po kjo rryma turbo folk e tallava na hapi koken me kengetare si mandi nishtulles&co.
      @Mandi. Asgje pesonale daku.:))

      Delete
    2. E pra une kujtoja se ishin i njejti emision :)))

      Delete
    3. Arti, kush eshte Mandi? :)

      Delete
    4. Raggio di Sole nuk e di kush eshte Mandi i Madherishem? http://www.youtube.com/watch?v=t4-Xz_Lt2p4

      Delete
    5. hahahaha pitbulli shqiptar

      Delete
  4. :))))) edhe ketu me radhen e burrave dhe te grave

    ReplyDelete
  5. se mos kemi kengetare te tjere dhe s'dolen

    ReplyDelete
  6. Per tifozat e Milanit, mbreme te New Irish ishte atmosfera shume e bukur per t pare ndeshjen. Dhe nje detaj i vogel, kur beri gol Milan vune kengen te ka lali xhan dhe te gjithe tifozet gezonin. Jua keshilloj si ambjent per ndeshjen e kthimit. Si tifoze Juves, do gezoj dhe une qe ta eleminojme Barcen, pastaj champions league buke dhe djathe per Juven :)

    ReplyDelete
    Replies
    1. Per gjeniun ky koment

      Delete
    2. Ca zhgenjimi barca :))) juvja do kishte shance dhe ne champions league, por c'e do qe s'jane arbitrat italiane.

      Delete