February 16, 2013

[Life style] Make Love not War

Skifteri po punon fort për postin e të hënës që do të jetë një bombë mediatike. Për këtë arsye, që të mos rrini kot po ju sjell disa grimca lajmesh. Duke parë se asnjë nga mediat shqiptare nuk shquhet për paanëshmëri, lajmet po jua sjellim direkt nga Skifteri Progress Report:

Shqipëria feston Shën Valentinin më 14 shkurt, në të njëjtën ditë me vendet e zhvilluara perëndimore. Kjo reflekton qartë hapat e rëndësishëm të kryer drejt fitimit të statusit të vendit kandidat. Përveç kësaj, Shën Valentinin e festuan edhe femrat, të cilat ndihen gjithmonë e më të integruara në shoqërinë shqiptare...
Qetësia përpara furtunës - Sheshi para hotel Minerva-s paradite

***

Megjithatë edhe në këtë rast u vunë re problemet e thella që Shqipëria ka në infrastrukturë. Hotelet dhe motelet u gjendën dhe kësaj radhe të papërgatitura për fluksin e madh të të rinjve të cilët u vërsulën në pasditen e së enjtes. "Është thjesht e papërballueshme. Megjithë vullnetin e mirë, nuk kemi mundësi t'i ndihmojmë të gjithë. Disa dhoma arritëm t'i jepnim dhe për vetëm 30 minuta. Madje disa syresh u zotuan të mbarojnë për 10 minuta. Ndonjëherë nuk na dilte koha të ndërronim as çarçafët. Si ia bëmë? Thjesht nuk i ndërruam." pohoi manaxheri i hotelit 111.

Për të gjetur një zgjidhje për lubrifikim-amortizim të problemit, Skifteri intervistoi vetë Artemisa Zervan, studente në vitin e dytë Hoteleri, Turizëm dhe Shance të Barabarta.
Skifteri - Arti na thuaj si i bëhet?
Kjo - Atëherë, ka dy mënyra...
Skifteri - Arti, vetëm shkurt, të lutem.
Kjo - Po po, pra kemi dy mënyra...
Skifteri - Dëgjo Arti, fjalët e tepërta janë fukarallëk. Më mirë shkojmë dhe i shikojmë vetë si janë kushtet e hoteleve...

Pas dy orësh dhe 1500 lekë më pak:
Kjo - Atëherë, ka dy mënyra. E para duhet që të rinjtë mos ta lënë herën e parë për datën 14 shkurt. Mund ta fillojnë aktivitetin që në nëntor-dhjetor. E dyta, mos ta lënë për mbrëmjen e Shën Valentinit. Paraditeve hotelet janë bosh, siç dhe e pamë.
Skifteri - Faleminderit Artemisa mund të shkosh.
Apoteoza e mbrëmjes - Poshtë hotel Minerva

Problemet më të thella i ka hasur ajo shtresë e popullsisë e cila nuk ia lejon vetes kostot e hotelit/motelit. Për këtë, ata janë dyndur drejt periferisë së Tiranës, kryesisht zona pranë liqenit artificial. Këtë vit, shkurret ziheshin që dy-tre orë para dhe për parkim ishte shumë keq. Disa janë detyruar të marrin rrugën e Kërrabës duke hyrë në konflikt me çiftet elbasanase. Ajo që ka përfituar ka qënë flora, e cila këto vitet e fundit ka patur një lulëzim të pazakontë. Fermerët maqedonas pyesin për sekretin.
Një tufë single-sh duke festuar Sh. Valentinin në grup

***

Janë për t'u vlerësuar ofertat e shumëllojshme të lokaleve:
- Dy çifte + 1 single, pijet për fakirin falas.
- Dy single që s'janë çuna, hyrja falas.
- Dy çuna po nuk ishin çift nuk hyjnë kurrë.
- Një çun me dy dashnore fiton një pije falas dhe nje shkelm jashtë.

***

Sinjalizojmë dhe rastin kurioz të Blerina Pompaj, single nga Tirana, e cila për Shën Valentin hëngri tetë çokollata për të kompensuar mungesën e seksit. Sot është shtatzanë.
Blerina sapo na njoftoi që ka ngrënë 9 çokollata.

Gjeniu i vogël: Nuk përdor prezervativ sepse është si të hash byrek me qese.

4 comments:

  1. hahahaha Prandaj behen ore te shkurtuara per shen valentin :)

    ReplyDelete
  2. hahah Ajo hoteleve/moteleve duhet me thonjeza

    ReplyDelete
  3. Po s'ta lene o skifter para shen valentinit po pse sdime ne

    ReplyDelete
  4. Se ca ka te perbashket Shen Valentini me nje Majin :)

    ReplyDelete