February 6, 2013

[Skifteri edukohet] Revolta e Florit nga Fieri

Dje pasdite na ka shkruar ky personazh, Flori nga Fieri, një djalosh 33 vjeç që ka aspiratat dhe shqetësimet e tij legjitime. Skifteri vendosi ta publikojë pa humbur kohë, duke qenë se Florat e frymëzojnë Skifterin të vazhdojë të shkruajë.

Dhe sepse Flori këmbëngul që përfaqëson mendimin e shumë njerëzve. Dhe na jep këshilla konstruktive, që ne të përmirësohemi. Dhe t`i vëmë gishtin kokës se s`e kemi mirë kështu si e kemi nisur.  

Po mos ekzistonin Florat duheshin shpikur.

Ky është pra Flori nga Fieri, dhe mbrapa i vjen mprehtësia:

"Mirmbrema, une qe po ju shkruaj jam Flori nga Fieri. Pashe para para ca ditesh ne facebook blogun tuaj dhe hyra ta shikoja. I kam lexuar pothuaj te gjithe artikujt tuaj. Mund te shkruaja edhe te komentet, po po ju shkruaj ketu qe te jem i sigurt qe do e lexoni. Ca vura re une eshte se jeni shume talles per fenomene shqiptare qe kane lidhje me traditen tone shumeshekullore, ju vini ne loje ca gjera te shenjta per ne, sepse doni te kopjoni patjeter perendimin. Kush tha qe perendimi e ka mire? Do ju vinte mire te flasi njeri keshtu per prindrit tuaj? Sepse ju me ato qe thoni zere se ofendoni prindrit tuaj. Ca te keqe ka te kesh qef telenovelat turke kur neve na pershtaten zakonet me ta? Pse duhet patjeter mos ta vleresojme virgjerine por ti bejme rreklame seksit pa kufi? Do i rrisim vajzat tona te behen kurva? Je prind ti Skifter qe flet keshtu? Se sma maerr mendja te them te drejten.

Pashe qe shani Shqiperine te nje artikull tjeter. Ca eshte ky, sporti i ri i preferuar i shqiptareve? Ne vend te trasmetosh optimizem te ky popull qe ka 100 halle, ti shan dhe fyen nje komb qe ka bere mijra perpjekje per te arritur te ngreje koke, megjithe fqinjet qe jane gati te na shuajne nga faqja e dheut. Ne vend te shkruash per politikanet qe po na pine gjakun perdite, merresh me talljen e popullit. Cfaj ka populli i shkrete hajde na e shpjego ti o Skifter qe i di te gjitha.


Dhe e treta dhe e fundit kjo lufta jote ndaj injoranteve. Nuk luftohet injoranca duke u tallur me injorantet, por duke ofruar zgjidhje, duke debatuar ne menyre konstruktive ca te bejme qe ta zhdukim. Pse nuk flisni per italianet qe jane me injorante se ne, apo amerikanet qe nuk dine harten nuk dine ku bie Evropa?
Me vjen shume keq qe ekzistojne shqiptare te tille, gati te fyejne atdheun dhe bashkekombesit e tyre, shpresoj te ndryshoni rruge, sepse kjo qe keni zgjedhur i ben mire vetem axhendes antishqiptare te fqinjeve tane. Te ruajme vlerat qe kemi Skifter, jo ti shkaterrojme per te huazuar vlera nga jashte, secili me te tijat.


Te pershendes me shprese se do lexohem dhe do merrem parasysh, jam i sigurte qe perfaqsoj mendimin e shume njerzve qe te lexojne por nuk ta thone se jane indiferente. Qofsh mire dhe me mend ne koke."

 
Gjeniu i vogël: Shih më sipër.

30 comments:

  1. Flori nga fieri me ka lexuar mendjen.

    ReplyDelete
  2. Flori, gjynah qe je 33 vjec, shume gjynah sinqerisht. Nuk te falet.

    ReplyDelete
  3. Une mendoj se roli qe ka zgjedhur Skifteri te luaje eshte te provokoje. Duke qene agresiv ndonjehere do te inkurajoje diskutimet. Per Florin e shkrete me vjen ne mendje nje shprehje:

    "Kur nuk del dot nga tuneli, fillon ta mobilosh".

    ReplyDelete
    Replies
    1. Ku e ke lexuar kete shprehje? Qenka fucking class.

      Delete
  4. Une kam pershtypjen se Florin e ka shqetesuar vetem pika e pare, te tjerat i ka shtuar per te mos rene ne sy :)

    ReplyDelete
  5. Uahahahahahahahaha Flori me shtove jeten paske mbledhur gjithe kete inat :))

    ReplyDelete
  6. Skiftero ruhu se noj dite do te vije ndonje me bomba poshte bluzes te redaksia hahahahah

    ReplyDelete
    Replies
    1. Ku e ka redaksine se te gjithe po e kerkojme :))))

      Delete
    2. Te paska shku menia per skifter hahahahh

      Delete
  7. Bravo i qofte Florit per inisiativen. Keshtu nis ndryshimi, nje blog, nje emision televiziv, aleanca kuqezi dhe kalon ne rrang kombetar:)

    ReplyDelete
    Replies
    1. Me 500 Flora mund te besh c'te duash :)

      Delete
  8. bravo Flori se na cmenen kta qe bojn si t perparum kot mkot

    ReplyDelete
  9. Flori, nese me lexon, dua te te falenderroj sinqerisht dhe perzemersisht, sepse me ke dhuruar nje mengjes fantastik :)

    Pa asnje ironi, me ke kenaqur

    ReplyDelete
  10. S`e merr njeri seriozisht Florin vetem Farell qe ka buzeqesh vetem ihere ne jete kur mbushi 10 vjec dhe e mbylli me aq hahahahah

    ReplyDelete
  11. Flori do jete acaru kur keni shkrujt kunder dhunes ndaj grave, aty ska majt me :)

    ReplyDelete
  12. Flori ka te drejt ngelet tu shajt lart e posht, nuk ja sha dot Florit Sulejmanin e madherishem :))))))

    ReplyDelete
    Replies
    1. As Florit dhe askujt :)
      S'eshte puna te nje film, puna eshte te fushata

      Delete
  13. Flori hap dhe ti nje blog

    ReplyDelete
  14. Bashkohem 100% me florin, me shajt eshte shume kollaj...dhe ske pse gjykon te tjeret qe se mendojne si ty. njeri e do gruan e virgjer ca pune te prish ty, leji robt te bejn ca te duan



    ReplyDelete
    Replies
    1. Le te mblidhemi ktu te gjith anonimet e botes

      Delete
  15. Flori perfaqeson me verte shumicen, pavaresisht humoreve...

    ReplyDelete
    Replies
    1. Bota ndahet ne Flora dhe antiFlora

      Delete
  16. me thene te drejten nje grimce te drejte e ka flori i shkrete...blogu ironizon shume fenomene sociale/politike etj (qe besoj se te gjithe i dime) por nuk eshte se argumenton shume qe pse eshte i keq fenomeni ose se si duhet te ndryshoje,...gjithashtu shume prej fenomeneve te trajtuara jane normale ne procesin e evoluimit te nje shoqerie...dmth eshte shume argetuese menyra si i trajton (kjo eshte arsyeja dhe pse e lexoj kete blog) por nuk eshte se me jep ndonje informacion te shtuar.

    ReplyDelete
    Replies
    1. Edhe une mendoj si marylou, vetem se nuk kam pretenduar ndonje blog qe te me mesoj. Mgjth edhe ketu ca diskutime konstruktive kane dale. Psh mendoj se eshte bere nje pune e fuqishme per emancipimin e meshkujve ne shqiperi :p
      Raggio di Sole
      P.S. ka ndonje tjeter probleme me komentimet nga iphone/ipad? U be kohe qe komentoj si anonim :)

      Delete
    2. Edhe une kam probleme me komentimin nga BB. Ky blog eshte argetues, shkruan shkurt dhe nuk eshte i lodhshem. Une per kaq kam nevoje nga nje blog, nuk dua gjera te renda per mengjes :)

      BB

      Delete
    3. Une te them te drejten do pelqeja nje blog me te parashikueshem, ketu nje dite flasin seriozisht, diten tjeter i fusin nje interviste me Nicolas Cage, s`di ca te presesh :)

      Delete
  17. Flori nuk eshte nga Fieri, e njof une, eshte kuksian.

    ReplyDelete
  18. Flori dhe disa te tjere qe komentojne e paskan marre shume seriozisht kete blog :)

    ReplyDelete
  19. Ik o flor vrit veten. I ben nder shqipnis dhe inatos fqinjet

    ReplyDelete