Por ja që megjithëse kishte lindur djalë hallet s'kishin të përfunduar. Gruaja ishte në sallën e operacionit dhe dreqi e dinte se ç'do pillte. Normalisht duhet të ishte çun. E thonin të gjitha shenjat. Në fisin e tij nuk vuanin shumë për të bërë çuna. Ai vetë po, ishte alamet çuni. Nuses i kishte dalë te filxhani i kafes çun. Biles, edhe doktoresha u kishte thënë çun me aparat. Mirëpo kjo e fundit kishte thënë se është vetëm 90% e sigurtë se s`dukej mirë dhe Luani s`kishte patur guximin ta përsëriste këtë lloj vizite. "Kjo kurva. Do me bo si e zgjut, tu na fol me përqindje, jo po veji kofiçent çunit"...
Minutat kalonin dhe Luani po vinte vërdallë në sallën e pritjes. I kishin thënë të hynte në sallën e operacionit, po s'kishte pranuar. S'merrej me punë grash. Po pse po vononin kaq shumë? Sikur çfarë po bënin. Pa orën mirëpo akrepat nuk i shquante dot. Sytë i kishte copë, teletekstin zakonisht ja lexonin, po syze s'kishte për të vënë kurrë. Makthi suprem i Luanit është edhe qorr, edhe me 3 goca...autoriteti zero. Autoriteti minus.
"Edhe mund të jetë gocë, varja", mendoi aty për aty. Por pastaj iu kujtuan shokët që po e prisnin te Rrema me birrat në duar. Edi do e pyeste: "Hë çun? Aaa...Goc e? Hajt mo, s'ka gjë. Kshu ka qenë e shkrujtme, shneti ka ronci". Po durohej dot shikimi qesëndisës i Dashit? "S'e bëre dot një çun, ëh?" duket sikur thoshte ai. Pastaj çdo dolli që do ngrihej: "Hajt tashi me një çun Luani". Tmerr, tmerr.
Dhe ky do ishte vetëm fillimi i halleve. Po kur të rritej? U dilet gjithë atyre çunave, gjoja shokët? Për dreq jemi dhe racë e bukur, do e ngacmojnë të gjithë. Hajde se po e mbrojmë gjatë moshës delikate deri në fejesë. Po pastaj? Mos është më mirë gjoja? Edhe çuni më i mirë në botë të jetë, do vijë si i fejuari te shpia dhe do thotë: "Ju jeni babai? Po ta marr çik gocën dhe po ta kthej nesër".
Tek po mendonte këto gjëma, ndezi një cigare, por fyti i qe tharë fare. E fiku cigaren dhe shkoi në banjë të freskohej. Uji i ftohtë sikur e qetësoi. Mendimet e këqija sikur ia largoi disi. Ngriti kokën e lagur nga lavamani dhe u pa në pasqyrë. Befas u ndriçua. Sa budalla ishte treguar, sa i përciptë, ku i kishte trutë? Filloi t'i vinte turp nga vetja...
Po kishte mundësi një fytyrë aq burrërore si e tij të lindte gocë? Jo vetëm që do ishte çun, po do ishte shumë i bukur, jo si ata nga fisi i nuses.
U çua në këmbë në korridor dhe pa infermieren që po e kërkonte. Dëgjoi i qetë çfarë kishte për t'i thënë dhe i zgjati dorën. Duke e falenderuar i futi pesëmijëshen në xhep. Ndezi një cigare dhe doli nga spitali. Dielli shkëlqente dhe njerëzit iu dukën më të mirë. Pranverë e parakohshme. Nxori një dyqindlekësh t'ia hidhte një lypësi, por pastaj u kujtua që tashmë ishte prind dhe kishte përgjegjësi.
A do bënte fëmijë tjetër? Mund të bënte dhe 100 të tjerë, s`mund të bënte më asnjë, ç`rëndësi kishte. Ai s'kishte më asgjë për t'i treguar botës.
![]() |
5 vjet më pas |
![]() | ||
20 vjet më pas |
![]() |
25 vjet më pas |
Gjeniu i vogël: Pse nuk thuhet martenitet? Po infrakt? Po pronetim?
:)))))) sa panik i cmendur. Pse s'e bete te kishte goce, te shikonim cfare do bente?
ReplyDeletemengjesi skifterino dh emiljarda lexues te tij! i forte ky postim... po qe me te vertet ndodh te kene mankthe te ketilla. Nje kusheriri im, ka ndenjur tere naten duke pire pasi mori vesh qe nusja i beri cun, dhe te nesermen, pas hangoverit, u kujtua qe s'e kishte pare cunin fare. Behet fjale per vitin 83 gjithmone...
ReplyDeleteNe duhet te jemi kusherinj bashke atehere...une jam cuni :)
DeleteHahaha po kot eshte terrorizuar ky, ne Kine po doli goce thjesht e flakin :)
ReplyDeleteJa dhe nje pershendetje per Luanin: http://www.youtube.com/watch?v=0ekc6R0bhiE
ReplyDeleteRight! :)
DeleteAbababa s'jane per Luanin kto :))
DeleteB.
Ne rregull sduhet me qene i fiksum pas cunit, po edhe me u lut te dali goce... :)
DeleteTi kyci je nje Luan i kamufluar :)))
Delete:))) Skifteri uaaaaaa kam nje shokun tim qe nuk ka vene syze per vite vetem nga kompleksi, se e tallnin, do t`ja dergoj kete artikull te shofi veten :))
ReplyDeleteSi e quajne? :)
DeleteLeon :p
DeleteSkifter une kam 3 goca dhe me pyet mua ca tmerri eshte, mos u tallni shume me Luanin...
ReplyDeleteJust kidding, gocat jane si shpirt :)
Dmth ke apo ske 3 goca?
DeleteGocat jane si shpirt, por kur jane te botes jo te tuat...:))
DeleteQeshni ju po ka rob me verte kshu :))))
DeleteKu jane keta me ne Vicidol e...
DeleteNuk kam 3 goca jo, shyqyr sme kane fillu hallet qe tani...kam edhe na 10 vjet liri te pakten :)
DeleteKeshtu te duket Farell, kembet te lidhen ngadale...
DeleteKembet te lidhen nqs do ti lidhesh, une kam edhe 50 udhetime per te bere dhe na 1200-1300 njerez te rinj per te njohur, pastaj :))
Delete@gjeniu vogel, jo po biçkilete, tortruar apo çerfitikate...:p
ReplyDeleteMartenitet dhe infrakt i kam degjuar me verte, te tjera jo
DeletePo Arto, vetem se keto qe the ti i thone femijet, ato te gjeniut te rriturit :)
DeleteKete "trotuar" une mezi e them akoma me thene te drejten :))
DeletePer rastin e Luanit kemi bere nje film te ngjashem kur isha i ri, Taulanti kerkon...
ReplyDeleteEdhe per rastin tat eshte bere i film, rrethi kujteses hahahah
Deletehahahaha ca lidhje ka taulanti ketu?
DeleteMevlano ke pi ti se s`je mire, ja ke idene per ca fliste filmi taulanti kerkon 1 moter a jo?
Delete@Genti: sei grande :)))
DeleteDuke pare ate komentin me siper, po ju them qe xhaja e nje shokut tim kur lindi gruja gocen e dyte s`i ka fol grus per 1 vit, nuk ju rrej...
ReplyDeletehajde hapim thesin te gjith tashi...
Deletepo meqi u hap thesi un kom 4 cuna :))))))))))))))))))))))))
DeletePo, po ke edhe 11 goca Plumbo thuja botes te verteten se clirohesh hahahah
Deletepo ti ske fare dhe e din tgjith pse :))))))))))))))
DeleteInjoranca e shqiptarit ne kete drejtim eshte e frikshme. Por ne shumicen e kulturave te botes nje djale vlen me shume se nje vajze, e trishtuar por e vertete.
ReplyDeleteE keni pare filmin Diktatori? :)
Eshte afer mendsh, s'duhet te jesh as. dr. per ta thene
Deleteene une nji rast ku gocen e lan pa emer 2 muj derisa ja vuri emrin nje komshije plake
ReplyDeletedo kete qene goca katert ajo se aty sma me uj pilafi :)))
Delete:)))) e gjete dhe emrin ja vune mbaresa
DeleteZakonisht ju ka pas ven Sose po slejohet me me duket ne gjendje civile
Deletehahaha po emri Mallkime, Vajtime etj etj etj
Delete:))))....Edhe kur u vjen pleqeria, gocen dun, se nusja e djalit....
DeletePo sikur luani te ishte bere me goce, mire gruaja qe do dh...ne dru, po cfaj do kishin doktoret duke perballuar zemerimin e luanit
ReplyDeleteAs qe dua ta mendoj...
Delete