Fillojmë, afrohuni edhe pak se dëgjohet, mos bëni zhurmë, ok ok po pa prekur, me terezi, qetësohuni…ashtu:
Revolucionin popullor që hodhi poshtë sistemin komunist në Shqipëri e ka organizuar, financuar dhe kryer një alien. E dëgjuat mirë, një alien që ishte i ngopur me vuajtjet e popullit shqiptar të shtypur, me aspiratat e një kombi të shkelura me të dyja këmbët.
Alieni e ka emrin Altin, ia ka vënë i ati, i cili i trasmetoi edhe dashurinë për Shqipërinë. Madje në shtratin e vdekjes babai i la amanet kujdesin për atdheun tonë. Kështu, Altini në vitet `80, duke parë edhe dobësimin e pushtetit dhe punën që po bënte CIA nëpër shtetet e tjera, filloi agjitacionin dhe arriti të çlironte shqiptarët nga thundra e përdhunës. Buzëqeshi i kënaqur, pa edhe njëherë nga lart dhe tha:
“Unë po iki, shqiptarët e mi të dashur, tani nuk keni më nevojë për mua, tani do ecni vetë, jeni të lirë”.
Altini këto 23 vjet kishte qenë shumë i zënë, por para ca ditësh u rikthye të shihte Shqipërinë e dashur, vetëm se pas një nate të rëndë alkooli ai harroi ditarin e tij në një pub. Ditari iu dorëzuar Skifterit, i cili do negociojë këto ditë me Altinin për të.
Ndërkohë po publikojmë çfarë ka shkruar Altini rreth vizitës së tij të fundit disaditore:
“Shqipëria ka bërë hapa galopantë përpara, eksitohem kur mendoj ku kanë qenë dhe ku janë, e pabesueshme sa mund të arrijë njeriu kur ka liri, këto vura re:
![]() |
Nuk vazhdohej më kështu |
1. Nuk ka më oligarki që vendos gjithçka, tashmë pushtetarët kanë shtëpi kush në bllok, kush afër liqenit, kush në periferi.
2. Çunat putheshin 6 herë në faqe, tani kanë rënë në katër. Ka edhe nga që mjaftohen me një dyshe.
3. 15-katëshit ja kanë futur disa ndërtesa për lartësi.
4. Kumari ka evoluar në mënyrë eksponenciale. Altinit i kujtoheshin lojërat me tre letra, ose tre kuti dhe një zar. Tani çdo qytetari i ofrohet lloto e familjes sa del nga shtëpia. Ka kazino fantastike, pavarësisht se ka ende punë për të bërë, nuk shuhet etja për kumar me ca APEX primitivë, duhen më shumë tavolina pokeri, etj.
5. Njerëzit kanë evoluar, nuk shikojnë më filxhanin e kafes, por kanë njerëz të specializuar nëpër lagje që edhe parashikojnë të ardhmen, edhe kurojnë absolutisht çdo sëmundje duke hequr pacientët nga kurat e dhëna nga doktori. Njerëz që Skifterin e bëjnë të dyshojë për heqjen e dënimit me vdekje, po nejse.
6. TVSH tashmë ka plot dy televizione. Tashmë, përveç “Hapësirë e blertë” mund të bëjnë edhe një super emision për gjeologji-miniera, i kanë të gjitha kushtet. Mezi shkëputet teleshikuesi nga këto kanale.
E vetmja gjë që më trishton, është se emri Altin po rrallohet. E prapë, u kënaqa tek dëgjova Kevin Beqiri, Jonathan Karagjozi, Julpjer Karabina, Alejandro Maliqi…”
Skifterit i erdhën lajme se Altini kishte arritur kaq i entuziazmuar në shtëpi, sa i kishte ofruar gruas seksin më të mirë të jetës së saj.
Gjeniu i vogël: Nuk luj më kuqe tzez, se o me tfutme. Vetëm rrulet blek xhek.
PIRS
Hahahaha ku o zari?
ReplyDeleteDmth alien eshte ALien TIN-zar? :)))
ReplyDelete"zar" si zari bixhozit
DeleteAl-tin = konserve shqiptare
DeleteDiti qeka bixhozxhi i thekur vetem nje pale pantallona te shkurtra i kane ngel hahahahah
DeleteO Gento po gjej i pun o te falt zoti gjej :))))))
DeleteALTIN sorry
ReplyDeleteMe drogen me easy Skiftero, dje do kesh pas kerpudha pa diskutim fare :))
ReplyDeletePo qe ka 3 lokale per familje s`e vuri re Altini? :)
ReplyDeletePo qe kane shtrire gocat floket e ka vene re Altini? S'i kane me si bubi kacurrel.
DeleteMe perjashtime do thoja une
Deletehahahaha ne kohen e Altinit grate kur martoheshin prisnin floket dhe fillonin lyheshin, leshi lesh, djersa djerse.....kete te vinte re Altini :)))
Deletevallaj ashtu kane qene po ama i kishin ca parime jo si kto bundrat sot
DeletePo si jo me, tani seks ne zyra, atehere ne mullare...ca po flet me Sokol amon
DeleteJam kurioze ta di ca do negociosh me Altinin:-?
ReplyDeleteS'te pergjigjet skifteri oj goc, kot qe provon :)
DeleteSkifteri nuk kthen as puthjet :)))
DeleteIshte pyetje retorike:P Po mendoja me ze te larte.
Deletepo evoluimin e sistemit gjyqesor nuk e vuri re altini? me pare te denonin per nje fjale goje, kurse tani te nxjerrin te pafajshem per 4 vrasje...
ReplyDeletePer ate pune ka te pafajshem edhe per 26 vrasje, e shef qe po evoluojme?
DeleteKu ka shtet ne bote te toleroje ti hysh ne kryeministri mer ca boni kot gam gam
Deleteku ka shtet ne bote te qelloje mbi njerez qe ishin JASHTE kryeministrise dhe qe nuk perbenin rrezik?
Deletediamonds o rob idiot, o rob qe merr fryme kot vrit veten te shpetosh shoqerine
Deletevendimi i gjykates ishte preview per si do shkojne zgjedhjet..
Po nuk perbenin rrezik prandaj e futen makinen brenda...te ishte turme paqesore si kishte goditur njeri...po gjithe ato gure qe hengri policia kot apo ska problem?
Deletepo pra ky eshte problemi, nuk u qellua mbi ata njerez qe futen makinen brenda apo qe po qellonin me gure, por mbi njerez qe ishin me duar ne xhepa...pastaj nese te qelloje ishte dicka e justifikueshme, pse u krijuan aq shume skenare dhe pse u fshehen shume prova me vone?
Deleteme duar ne xhepa tre metra nga dera e kryeministrise....se pane keta qe po behej gjithe ajo rremuje...gjithe populli paqesor sa pa rremujen u largua, mbeten vetem keta te paguarit...
Deleteti na dole me e afte se gjykata kshu? le ta cojne ne gjykata nderkombetare ceshtjen meqe i paskan nxjerre kot te pafajshem
per ca provash e ke fjalen, per eurot qe ju gjeten ne xhep 300 vetave te arrestuar?
Diamonds, do e kesh ngaterru kete blog me gazeten 55.
DeleteNe Greqi dogjen parlamentin dhe nuk i vrau njeri. Ne Londer, ne Rome, ne gjithe vendet demokratike populli revoltohet, po nuk i vret shteti.
Me duar ne xhepa dhe po prisnin rastin. Leje se i dime si jane keto pune. Gjynah qe ndodhi, por fajin s'e ka policia. Po te mos shtinte do u thonin pse s'i mbrojtet institucionet etj etj.
DeleteCa injorantesh perdorin emrin e ketij aktori te madh...
DeleteCa rasti po prisnin?
Nuk i vrau policia, po aty ne Kamez te ty kshu ka ardh lajmi...
diamondsinthesky = kamikaz, dhe me e forta eshte qe ka shume si puna ketyre, ska rendesi pamja por ne mendim jane copy paste :P
Delete@Arti
DeleteNqs ke argumenta ska nevoje te fyesh, me sa duket ske...
Ka 1001 menyra per te shperndare turma te tilla pa qene nevoja per te marre jete njerezish. Problemi qendron se disa njerezve i jane erresuar syte nga politika dhe nuk e shohin realitetin. (qellimi nuk ishte ofendimi).
DeleteKa ka, po ne ne shqiperi jemi mesu me dru smarrim vesh ndryshe, duhet bere nje shembull qe te marrin vesh te tjeret. Pa cik dhune sot do e kishe ne flake kryeministrine dhe parlamentin, edhe te rrofte demokracia...
DeleteGodit 1 qe te edukosh 100.
Sa keq te lexosh mendime si te Diamonds ne nje blog kaq te lezecem...
DeleteDrejtesia nuk caktohet me shumice votash por me fakte. U bete me shume veta se diamondi po s'do te thote se keni te drejte.
DeleteUne them ta sjellesh pak ketu ate Altinin se paska neglizhuar shume gjera.
ReplyDeleteLe te hape Altini nje parti :)
DeleteSkiftero po thua qe kaq vuri re Altini? Po keta qelbsirat ketu qe kane perqendru lekun ne 3 familje si vuri re?
ReplyDeleteahhaha kjo e cunave qe puthen se kam kuptu asihere....po ne rusi qe burrat puthen ne buze?
ReplyDeletePo prandaj e kerkojne ruset fatin me ne jug :))))
DeleteCudi qe kta qe puthen ne faqe jane edhe me homofobet..
DeleteKshu fillon, me puthje ne faqe pastaj te lezeton hahahaha
Delete