Arkida (29 vjeç, PR, nga Tirana) - Look-u është shumë i rëndësishëm. Është impakti i parë që të tjerët kanë me ty. Motto ime është "don't just dress up, make a statement". Dhe unë dua të jap një mesazh në varësi të eventit ose të gjendjes shpirtërore. Jeta është bërë shumë dinamike. Njerëzit kalojnë gjithmonë e më pak kohë me njëri-tjetrin, kështu që secili mbetet me përshtypjen e paraqitjes.
Erla (21 vjeç, studente, nga Kavaja) - Kush blen rroba nga firmat e mëdha nuk realizon se çfarë shfrytëzimi njerëzor bëhet në vendet e botës së tretë. Abuzime me fëmijë dhe kushte pune të turpshme. Zgjidhja? Të veshim rroba no name, në këtë mënyrë japim një mesazh të fortë dhe pse jo, të trondisim themelet e këtyre monstrave.
![]() |
Veshje tipike e Shqipërisë së mesme |
Isida (23 vjeç, studente, nga Rruga e Elbasanit) - Më pëlqen të vishem high heels, ndonëse jam e gjatë 1.80 dhe në qytet shkaktoj tërmet. Hahaha. Më pëlqen kur njerzit më thonë: "E pe çfarë pele kaloi? 2 metra!". Është mëkat të kesh linja dhe të mos i shfrytëzosh. Nuk më ka ndodhur asnjëherë të mos më rrinë rrobat mirë në trup. Edhe ndonjëherë kur kam patur dyshime, shitëset më kanë thënë se ashtu është vetë modeli dhe s'kam patur arsye për të dyshuar.
Renisi (24 vjeç, aktor, nga Fieri) - Më pëlqen që rrobat ti kem firëm. Kam dhe një filozofi timen. Të gjithë duan t'i kenë firëm por s'i kanë dot. Pra, kur ti vjen me rroba firme, ke ato që të tjerët ëndërrojnë dhe kjo të krijonë superioritetë. Më ka qëlluar që të kem parë këmisha te Tomi Hilfiger, por pa stemë. Ç'i do ato? Ça zgjidh? Janë gjëja më pakuptim në botë.
Greta (26 vjeç, e papunë, nga Shkodra) - Më pëlqen të bëj shopping vetëm kur ka uljet. Më pëlqen kjo ndjesi sepse më duket sikur kurse robi. Ka raste që gjen me 100 euro një fustan që ka qenë 400. S'është fantastike? Habitem pse shitësit nuk e vënë çmimin fillestar 800 euro. Do më bënte të ndihesha dhe më mirë.
Fatjoni (25 vjeç, infermier, nga Tirana) - Malli duhet të jetë cilësor dhe të rrojë gjatë. E di se jep dy lekë më shumë po ama e ke për pesë vjet. Megjithëse unë rri me përparëse dhe s'para blej rroba. Po për ju e thashë.
Bedrija (42 vjeç, ish punonjëse CEZ, nga Tirana) - Ku ka si Gabi! Sa të blesh te Medreseja mall skarco turk ose kinez, 100 herë më mirë Gabi. I ke dhe firmato. Higjena? Po i lan mi, me 90 gradë.
Entela (21 vjeç, studente, nga Tirana) - Më pëlqen shopping në vetvete. Sa herë që ndihem blue, domethënë down, kupton?, bëj shopping dhe ma ngre shumë moralin. Të gjitha rrobat e dyqaneve i di përmendësh. Kur kanë probleme me inventarin te TEG-u ose te QTU-ja më marrin në telefon. Po prapë, këtu në Shqipëri malli është copë-copë. Blen një gjë shtrenjtë, vetëm kur sheh një debile me të njëjtën çantë. Të vjen ta djegësh çantën, ose më mirë çantën e asaj injorantes. Jo se para se të vija këtu në redaksi më ndodhi, prandaj jam pak kështu.
![]() |
Një pasdite tipike e gruas shqiptare |
Brikena (21 vjeç, manager assistant, nga Tirana) - Nuk më pëlqen të vishem me marka të njohura. Më pëlqejnë gjëra të thjeshta tip Converse.
Esterisela (shkurt Sela, 23 vjeç, sipërmarrëse, nga Tirana) - Më pëlqen sidomos të bëj shopping për intimo. I zgjedh me kujdes dhe nga më të shtrenjtat. Gjithsesi, jam zhgënjyer nga meshkujt të cilët, në përgjithësi, nuk rrinë t'i shohin më shumë se 5-10 sekonda. Meshkujt për detaje janë zero.
![]() |
Errata corrige: U nxituam pak më parë, kjo është pasditja e gruas shqiptare, kur ka reklama Sulejmani i Madhërishëm |
Bill Gates (57 vjeç, inxhinier, nga Seattle) - Kryesisht më pëlqen të vishem me pulover dhe me xhinse. Çfarë thonë të tjerët për veshjen time? Hahahahahahahahahahahahaha.
Si përfundim, vishuni si të doni, vetëm fustanellat për djemtë si në Skoci dhe Labëri na i kurseni.
PS: Ok, skandaloze vrasja e kryekomisarit. Por...që të nesërmen te varrezat e dëshmorëve?! Pa u zbardhur asgjë? Po të dalë që e kanë vrarë se ka shkuar me gruan e njërit, për shembull, pa lidhje me detyrën? Do e zhvarrosin&zhvendosin?
PPS: Populli italian është një popull injorant. Dhe mos na thoni që s`mund të përgjithësojmë.
Gjeniu i vogël: Në të ardhmen njerëzit do vishen lakuriq.
Mu Iliri me shkaterron, se e imagjinoj te veshur me te zeza, xhup lekure, kepuce serioze, floket me vije anash :))
ReplyDeleteNuk e di a ke dashur te thuash kete Skifteri, por unless je komplet njeri i realizuar veshja eshte shume e rendesishme dhe ska njeri te ma mbushi mendjen qe jo.
ReplyDeleteNese je komplet njeri i realizur veshja ka me pak rendesi se cdo grup tjeter. Nuk po diskutoj te levizesh me xhinse kauboj. :)
DeleteNqs je komplet i realizuar mund te vishesh edhe me pantallona te shkurtra roze dhe sandale...prit kur te fillojne te te kopjojne biles :)
DeleteNqs je komplet i realizuar e ke te ngulitur mire kulturen e veshjes dhe nuk del si barbon.
DeleteKush thote qe veshja s'ka rendesi e ben per te justifikuar veten, normalisht ka rendesi te jashtezakonshme, shitesh me shtrenjte, cka s'eshte pak.
ReplyDeleteVallaj Plumbi me ato kominoshet e veta i ka kap na 2 banakiere aty perballe kantierit hahhahh
ReplyDeletehahahha nganjehere kominoshet jane sexy mo Genti. Mos ka kapur ndonje pele si Isida nga rruga elbasanit me lart...
DeleteOptimizmi parfumi i jetes dakord po Plumbi kominoshet i ka te trashegume nga babi, kryetullaci me emer ne Kombinat hahhahh
Deletejo si ti qe vishesh me kemisha roz :)))))))))))))))
Deletepela se ka emrin isida e ka bona po ska gjo :))))))))))))))
dhe Plumbi kur thote pele flet me verte per pele snjef metafora hahahahahahahah
Deletehahahahah, pllumo, me kaq do ia lesh?
Deletepo ti qe shko me hamshor prej verteti :))))))))))))))
DeleteVeshja ka rendesi per sa kohe je i varfer, po je i pasur as ka fytyre njeri te te thote sje veshur gje dhe as te rruhet se prape te rrin robt si zara
ReplyDeleteSo sad, ajo qenka arritja me e madhe, te te rrijne robt si zara, dhe ste rr*** me? Nuk ka asnje pike takimi ndermjet deshires per tu veshur e per te ngajre bukur, me robt qe te rrijne si zara.
DeleteVishesh bukur per te tjeret apo jo, jo per vete...se po te qe visheshe ngrefeshe edhe brenda ne shpi, dmth qe e ben per te tjeret, dmth qe nqs te tjeret vdesin per ty pa patur nevoje qe ti te vishesh, qe mos perdorim me fjalen zar, atehere ske pse te vishesh
DeleteNuk ka rendesi a vishesh, po si vishesh. Ja dhe Iliri vishet, po nuk e ben per ta kapur veten :))))
DeleteNuk jam dakord me "Nuk ka rendesi a vishesh", nje femer ndryshon shume me apo pa rroba psh po ta vesh re :)))
DeleteE tha pra Gjeniuba, sdo kete rroba ne te ardhmen. Dhe nuk e di a eshte gje e mire :))))) I imagjinon dot ca balena me barkun pala-pala :))))
DeleteNe te ardhmen obezet do denohen me ligj :)
DeleteObezet duhen cu ne Afrike tu jepen per ushqim kanibaleve anej hahahahahah
DeleteKush tha qe te pasurit nuk vishen? I ke pa andej neper jahte? Edhe nqs nuk vishen, bejne te vishen te gjitha femrat qe u vijne verdalle :)
ReplyDeleteEhe, e ke pare diamantin te fashion tv? <3 :P :P
DeleteBravo Ela, jep nje diamant dhe s`ke per te marre kurre si pergjigje "por ti s`me pelqen se nuk vishesh bukur" :)
DeleteE kuptoj qe diamanti ka vlere monetare le t'i themi. Po pse vajzat ndihen me te lumtura kur kane diamante? Ngaqe shkelqejne?
DeleteAdem po skuptove as lumturine qe sjell diamanti je rende fare
DeleteShpjegoje Sara, per te gjithe, si ta sjell lumturine nje diamant.
DeleteKe Fashion Tv shikoni Mishel Adamin si vishet :p
DeleteKomenti i Artit permbledh gjithcka, kete gje e ka permendur edhe ca kohe me pare Skifteri ne lidhje me Giorgio Armanin...
DeleteKeta qe te tregojne si te vishesh i fusin nje bluze te zeze te thjesht dhe jane ne rregull, populli i thjeshte harxhon gjysmen e te ardhurave, ndonjehere me shume, per te mbajtur ritmin qe "imponojne" mediat.
Dhe Michel Adams eshte edhe nje barkderr qe s`e ka shokun, meqe ra fjala :)
Ti Dionisi qe na bo si i zgjut...e zeme se ke x6, pse e ke ble se eshte performante dhe ecen mire...mos na boni kot tashi
ReplyDeleteNje x6 me nje tuareg ka dallim me verte. po nje diamant nga nje kristal tjeter qe shkelqen cfare dallimi ka? Qe gervisht xhamin?
DeleteNje diamant dallohet direkt nga shkelqimi adem, as krahasohet me asnje gur tjeter, ske pare ndonjehere ti prandaj flet
DeleteDiamanti eshte teka me idiote pas golfit.
DeleteKa qene nje user diamondinthesky, te vije e te na e shpjegoje.
Delete