February 2, 2013

[Zanafilla] Skifter vs Gilgamesh

"History is important to us because it is the heritage that shaped the world we live in today. What we do today will be part of history in the future. It is mainly important because it helps us to understand the world, and how it became what we see today. It can help us to solve problems that we face today by seeing the solutions that were tried in the past. We must learn from mistakes that were made before us, so that we do not repeat them."
Benjamin Franklin, 3 Korrik 1776, Skifter Square, Philadelphia.

Pra, le ta tregojmë historinë ashtu si ka ndodhur. Ka ardhur koha të flasim me letra të hapura.

Fituesi i konkursit "Dua të bëhem homo sapiens" i organizuar nga Skifteri

Kur Skifteri hapi blogun e parë në antikitet, njerëzit nuk ishin gati. As formatin nuk e kuptonin, as mjetet nuk i kishin. Kështu, Skifteri e pezulloi blogun për ta ri-hapur kur t'i vinte koha, pas 3 mijë vjetësh. Vetëm se Skifteri mendonte se disa nga shkrimet e tij do ishin arkaike. Pas 7 mijëvjeçarësh civilizim, mendonte se njeriu do merrej me shqetësime të tjera, por ja ku jemi sërish me të njëjtat tema.

Hani Skifteri Marine, i përdorur më pas për varrezë

Thonë se njeriu është qënia më komplekse e një bote që është në vetvete e ndërlikuar. Por jo për Skifterin. Njeriu është një qënie e thjeshtë e një bote dhe më të thjeshtë. Duhet thjesht këndvështrimi i duhur, si ai që të lejon të shikosh simetrinë e një figure të çrregullt. Kurse tani të sqarojmë dhe këta të tjerët. Njerëzit që mbajnë syze në plazh e shohin botën më të zymtë dhe me ngjyra të tjera. Shpesh, ata harrojnë që kanë vënë syze, ose disa prej tyre thjesht lindin me syze. Kurse Skifteri i ka hedhur me kohë syzet dhe e ka duruar pa problem diellin e fortë. Madje dielli ka nja 3 vjet të mira që mban syze.

Pra, i lutemi diellit të na i kthejë se ishin Armani. Që të kuptohemi, është ajo firma që ka logo me skifter.

Gjeniu i vocërr: Epi i Gilgameshit është dokumenti i parë i shkruar. Hehehe...

6 comments:

  1. hahahaha Weekendi kesaj radhe ka ardhur ne kohe. Me mire qe do ndaleni per kete jave se kushedi cfare do na shikonin syte

    ReplyDelete
  2. :))))) ju jeni te cmendur. Shume sexy fituesi :))))

    ReplyDelete
  3. E kam thene perfundimisht disa here, por ju keni imagjinate te cmendur. :)

    ReplyDelete
  4. skifter me syze vetem ty tkena pa :)))))))))))))))))

    ReplyDelete
  5. Skiftero, mos u afro shume me Gilgameshin hahahaha

    ReplyDelete