January 25, 2013

[Survivor] Një tragjedi gjirokastrite

Kjo ngjarje është e bazuar në një histori të vërtetë. Jo, në shumë histori të vërteta. Tamam tamam kështu ka ndodhur fiks, as emrin s`po ja ndryshojmë.

Fillojmë.

Sotiri lindi dhe u rrit në një familje të shtresës së mesme në Gjirokastër. Pavarësisht se ishin katër fëmijë, Sotiri binte në sy si më i mprehti, ai e kuptonte babain që në sy, prandaj edhe familja kishte besim që ai do mbante lart flamurin e familjes, do përcillte në brezat e ardhshëm të gjitha vlerat e përthithura.

Sotiri ishte shumë i vëmëndshëm ndaj zhvillimeve të ekonomisë shtëpiake, vuri re që në shtëpinë ku u rrit nuk kishte kurrë firo, çdo gjë ricicklohej si me magji, çdo gjë mund të shërbente për diçka, prandaj gjykohej e papërgjegjshme të hidhej. Pastaj gjyshja një ditë e mori veç dhe i pëshpëriti “Lekun kurrë mos të ta hanë të tjereët” dhe Sotiri u ndriçua sic ndriçohet një mashtrues para se të fillojë një kult.

Deri në fund të gjimnazit Sotiri nuk pati probleme me paratë, sepse në Gjirokastër pas shkollës kthehej direkt në shtëpi, duke u rezistuar tundimeve për të pirë diçka me shokët e klasës, ose për ndonjë ëmbëlsirë/akullore rrugës për në shtëpi. Ja doli mbanë dhe familja ishte krenar për të, në 99% të rasteve as mbante lekë me vete, ku i dihej, po t`i humbnin? Le që po e mbajte me vete prishet ai djall…

Gjithsesi, ja doli mbanë dhe familja ishte krenare për të.

Problemet filluan kur e çuan për shkollë të lartë në Tiranë. Po, ekonomik, e gjetët. Aty midis leksioneve kishte orë të tëra boshe ku këta shokët dhe shoqet e klasës uleshin në lokal dhe pinin kafe. “Katilat e lekut” i quante Sotiri, i cili në shumë raste gjente justifikime për të mos shkuar në lokal, ndonjëherë tjetër shkonte po nuk porosiste gjë se sa kishte pirë kafe ose ishte keq nga stomaku. As i interesonte çfarë mund të mendonin të tjerët, me motto-n “po të hidhen të gjithë nga ura do hidhesh edhe ti?” mbaroi shkëlqyeshëm edhe fakultetin dhe doli në jetë.

Sotiri iu fut biznesit me një kushëririn e tij dhe u bë mjaft i suksesshëm. Shihte çdo ditë llogarinë e tij bankare dhe eksitohej, disa herë për pak kishte kaluar në orgazëm të pakontrolluar. Gjente gjithmonë dyqanet më të lira ushqimore, për rroba s`ishte kujdesur kurrë që të kujdesej tani, punonte gjithë ditën, kushëriri i tij i kishte falur një makinë për ditëlindje, por Sotiri lëvizte në këmbë, sepse shëndetit i jepte rëndësi.

Familja i sugjeroi disa vajza për martesë, nikoqire dhe nga familje të njohura në Gjirokastër, por Sotiri i refuzoi ose i shtyu këto projekte duke mos krijuar dot kurrë familje. Jo se i vinte keq në fakt, familja e tij ishte ajo shifra te banka që rritej vazhdimisht, ishte i dashuruar me atë numër. Pastaj njerëzit e kishin zili, dukeshin që në sy, kushedi sa veta do donin të ishin në vendin e tij.
Investimi më i madh që Sotiri bëri në jetë

Kështu, gjithmonë në rritje, Sotiri jetoi i lumtur dhe vdiq në moshën 72-vjeçare. Njerëzit më të afërt të tij - nuk u mor vesh pse - kishin një buzëqeshje të lehtë kur dëgjuan lajmin.

Jo, u mor vesh direkt në fakt. Pasuria u shpërnda ndërmjet tyre, të cilët si fillim i futën nga një palë pushime duke trokitur gotat në falënderim të Sotirit. Rob Zoti kishte qenë.

PS: Po, e dimë që Gjirokastra është cliché, po s`mund të gënjenim dhe të thonim që Sotiri ishte korçar.

Gjeniu i vogël sot është R. nga Kombinati: “Nuk më prish leku mua, e prish unë lekun”.

39 comments:

  1. Skifter, je blogu me argetues shqiptar, por mbrapa humorit te kjo histori fshihet vertet nje tragjedi. Une njof disa njerez te tille dhe keta kurre nuk kane shijuar jeten, se per ca jetojne...

    ReplyDelete
    Replies
    1. Shume seriozisht i merr te gjithe artikujt ti, ndonjehere robi thjesht i fut nje tqeshme dhe kaq :)

      Delete
    2. OK

      hahahhaha

      Si thua jam mire tani? :)

      Delete
    3. Po te afrohen provimet e lirimit qe je ne tension? :)

      Delete
  2. Ka lezet Plumbi gjithe rrogen e ben qofte raki hahahah

    ReplyDelete
    Replies
    1. ti dukesh nga gjirokastra vetem ne blog nuk del nga shpia se mos harxh lek :))))))))))))))

      Delete
  3. cuni kombinatit esht heroi dites :)))))))))))))))

    ReplyDelete
  4. Hahah kam njof me verte nje Sotir kerrnac po ishte 85 vjec ska mundesi te jete ky ketu :)

    ReplyDelete
  5. E di une kete Sotirin, ka vdekur se nuk harxhonte leke per ilace :)

    ReplyDelete
  6. Sotiri u gjet i varur se i humben 400 lek

    ReplyDelete
  7. E un Sotirin vet e kom pa :))))))))

    ReplyDelete
  8. Sotiri ra ne dashuri me kukullen dhe te dy u larguan nga kjo bote e eger :)

    ReplyDelete
  9. Hahahaha, gjirokastra e shkrete. Qe dhe emri i vjen nga fjala "gjiro" :))))

    ReplyDelete
  10. Leku pesoi nje zhvleresim dhe Sotirua e kuptoi qe kishte punuar kot. Gruaja nuk zhvleresohet asnjehere :)

    ReplyDelete
    Replies
    1. peson dhe femra nje zhvleresim... sidomos pas moshes 40 vjec :P

      Delete
    2. Hahahahahahahaha Beso sa kam qesh

      Delete
    3. Ela qenka 47 vjec :)))

      Delete
    4. Beso qenke mbrapa bote. 40 vjecaret jane ne mode tani, cougars quhen... Dhe jo nuk jam mbi 40, madje madje i kam inat 40 vjecaret se na kane hyre ne pjese me cunat e rinj te moshes time ;)

      Delete
    5. Cougars eshte nje lloj manifestimi depresioni. Nuk besoj se ka 20 vjecare qe mezi presin te behen cougars :)

      Delete
    6. Gogla te te konkuroje dhe nje cougar s'durohet hahaha

      Delete
    7. Me beso o beso, edhe 40 vjecare qe kane zili 20 vjecaret au iu nuk ka...
      Nuk jam fare dakort qe cougar eshte manifestim depresioni. Shume femra kane prioritete te tjera prandaj vendosin te mos lidhin jeten me nje partner, por shijojne te qenit here single here jo gjithe jeten. Na nxore nje teme tjeter tani, qe eshte ambjenti paragjykues shqiptar qe nje femer mbi 40 qe rrin me cuna te rinj e shikon si shfryrje depresioni te saj... jo plako jo, ska nevoje te jesh ne depresion per t shijuar fuqine dhe rinine e nje cuni 15 vjet me te ri se vetja. Mund te jesh shume e lumtur me nje burr fantastik, dhe prap ta ka qejfi.

      Delete
    8. Nqs je shume e lumtur me nje burre fantastik, si mund te ta kete qejfi? Kur nuk ta ka qejfi athere? Se kshu i bie qe cdo 40 vjecareje ja ka qejfi me nje 25 vjecar....

      Delete
    9. Jo jo mos kalojme ne ektreme. ishte me shume per te mbeshtetur ate qe thashe se nuk duhet te jesh ne depresion per te patur partner nje 25 vjecar kur je 40.

      Delete
    10. Android e ka gruan 40 vjec dhe vete eshte 50 hahahahahahahhh

      Delete
  11. Me kukull aziatike Sotiri :)))))

    ReplyDelete
  12. Sotiri u be minister financash ne parajse.

    ReplyDelete
  13. Sotirat rrine ne purgator se nuk i do asnjeri :)

    ReplyDelete
  14. E ku eshte tragjedia ketu? Te gjithe jetuan (ose vdiqen) te lumtur :)))

    ReplyDelete
  15. O skifteriiii, ca ke me gjirokastritet ti mo? ata jane si shpirt :)

    ReplyDelete
  16. Pasuria e Sotirit thua qe u nda, sipas ligjit a vullnetit te tij. Po "investimi me i madh" i tij kujt i ra per pjese?

    ReplyDelete
  17. Investimi i tij u ca, prandaj edhe vdiq se ngeli "i ve" :)

    ReplyDelete
  18. Imagjino sa pishman do jete bere 3 minuta para vdekjes i ziu...

    ReplyDelete
  19. Po dhe trashegimtaret mos mendoni se e shijuan ate pasuri. Mallkime nga Shen Sotiri pafund :P

    ReplyDelete
  20. Sotiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiir

    do i kene fut edhe kukullen ne arkivol :)

    ReplyDelete
  21. Sotir e kishte dhe ai prifti te perralle nga e kaluara.
    Sotiiiiiiir :)))

    ReplyDelete
  22. ok. sic duket, Sotiri doli jashte natyres se tij ekuilibruese, dhe e kishte konsumuar goxha "investimin e tij me te madh" aq sa t'ja caje..

    ReplyDelete