Në Shqipërinë e viteve pas '90, opozita është kritikuar...
Po e riformuloj.
Në të gjithë historinë e saj (po, Shqipëria ka një histori pluralizmi të shkurtër, mund ta shtosh edhe periudhën mes dy luftrave botërore, nuk do ndryshojë shumë), opozita shqiptare është kritikuar sepse nuk ka ofruar asnjëherë një alternativë të vlefshme, por është bazuar vetëm në "masakrimin" e pushtetit me shpresën se "me këta nuk vazhdohet më, më keq se kaq nuk mund të ketë, le të votojmë për këta të tjerët sepse gjithsesi do të vjedhin më pak".
Kjo është e vërtetë. Asnjë parti nuk ka një program të plotë për reformat që do ndërmarrë për përmirësimin e qeverisjes. Skifteri e thekson fjalën e plotë sepse buxheti i shtetit është një dhe nuk mund të kemi një plan të pjesshëm për shpenzimin e tyre. Batanija është e shkurtër, po e tërhoqe nga supet do zbulosh këmbët. Për rrjedhojë, nuk kemi dëgjuar ndonjëherë në fushatë elektorale të thuhet: "Sistemi shëndetësor çalon për arsye se ka mungesë fondesh, që vjen nga rishpërndarja e padrejtë e taksës së shëndetit dhe që mund të kompensohet duke shndërruar disa shërbime nga falas në me pagesë". Zakonisht këto bëhen më vonë, duke parë e duke bërë.
E megjithatë, edhe sikur të kishin një alternativë qeverisëse, ajo do të zinte një pjesë shumë të vogël të fushatës, jo më shumë se 5%. Të shash, të ulesh figurën e pushtetit, të denoncosh, të ndërtosh një figurë të frikshme është mënyra më efikase e të bërit opozitë. Madje, ajo është pikëritsht të bërit opozitë.
![]() |
Një pamje e gëzuar për të zbutur artikullin |
Në radhë të parë, po ta mendosh nga ana praktike, një alternativë më e mirë do të ishtë shumë e vështirë për tu shpjeguar dhe vetëm një pjesë shumë e përgatitur (= pakica) e popullsisë do ta kuptonte. Kush bën më shumë efekt të thuash, "Do rrisim taksat, që në pamje të parë do duket si ulje e të ardhurave, por në fakt ato lekë do përdoren për..." apo "Do jetojmë më mirë"?
Arsyeja e dytë, ka lidhje me natyrën e njeriut. Imagjinoni një kritik arti ose një njeri çfarëdo në tavolinë duke folur për një film: "Filmi shumë i zymtë, edhe figura çka. Pastaj sikur nuk lidhej. Edhe personazhi kryesor shumë i ngadaltë. Të paktën të kishin zgjedhur një aktor më energjik". Katër kritika dhe nje alternativë (edhe kështu mund të titullohej filmi "4 martesa dhe 1 funeral"). Të duket sikur ajo alternativë përfaqëson vetëm majën e ajsbergut të asaj që kritiku di. Ndërkohë që gjithçka dinte u tha. Ajo ishte e gjitha. Ishte thjesht një bluff, as ai s'mund ta dijë se si mund të përmirësohej filmi.
Arsyeja e tretë dhe më e rëndësishmja, është të vësh në punë instiktet bazë të njeriut. Sigurisht që bëhet fjalë kryesisht për frikën. Pushtetit duhet paraqitur si një gjakpirëse që ia merr shpirtin ngadalë popullit (që edhe mund të jetë) dhe populli për vetëmbrojtje të mos ia japë votën, edhe pse s'ka besim te opozita. Është si atëherë kur të dhemb 7 ditë rresht dhëmballa, dhe lutesh ta ndërrosh me dhimbjet e barkut. Harresa bën të vetën. Mjafton që opozita të jetë e keqe ndryshe. Njerëzit preferojnë të vdesin nga helmi duke mos ditur nga u vjen vdekja, se sa te vdesin nga përndjekësi që i gjëmon me thikë. Keni parë ndonjë film horror me një njeri që pi helm dhe vdes në vend? Është po aq e tmerrshme sa çdo vdekje tjetër.
Kjo mënyrë është aq efikase sa edhe pushteti "bën opozitë". 95% e arritjeve janë "opozitë hajdute", kusuri ndërtuam rrugë. Nuk kemi dëgjuar të thuhet: "Një rrugë që normalisht kushton 20 milionë euro, ne si të aftë që jemi e realizuam për 15". Me 3 miliardë euro edhe unë e ndërtoj një rrugë.
E di, Beni, asnjë rrugë nuk ka kushtuar 3 miliardë euro.
Së fundi, naivi i radhës do pyesë: "Po në vendet e zhvilluara, pse bëhet opozitë ndryshe?". Në vendet e zhvilluara opozita lutet çdo ditë të gjendet në kushtet e opozitës sonë, por ja që nuk është. Kështu që ata kapen, nga halli, te instikte të tjera, më të buta të cilat mund të shkaktojnë indinjim siç është haku. Një lexues i vëmendshëm e ka vënë re që mësipër Skifteri ka përdorur "rishpërndarja e padrejtë e taksës" në vend të "rishpërndarja e gabuar e taksës". Gabimin edhe mund ta falësh, por padrejtësinë jo.
Për më optimistët, thamë që alternativa qeverisëse do të ndikonte në 5% te fushatës. Nuk janë pak. Me 5% vendosen zgjedhjet në shumicën e rasteve. Skifteri është një burim i pashtershëm shprese.
Gjeniu i vogël: Kur isha refugjat në Greqi, vajta në shtrat me gocën e afendikoit. Ajo ra mrena me mua, prandaj më kthyen.
Nuk kane faj qe nuk kane platforme fare, ne Shqiperi nuk te pyet njeri per program qeverisjeje, thjesht duhet te kenaqesh turmen duke share partine tjeter, qe fshatari t`i thote fshatarit tjeter "e pe si ja mbylli gojen?"
ReplyDeleteJam shume dakord. Po valle a i drejtohen thirrjet elektorale vetem fshatareve?
DeleteDiti na thuaj mendimin tend, mjaft na bere si moderator.
DeleteMendimin tim lexoje te marylou :)
Deletehahahahahaha gjeniu vogel klaaaas hahahaha une e kam degju edhe vete kete nga i kushuriri im rrefugjat
ReplyDeletehahahaha, fantazia seksuale e cdo refugjati
DeleteSkiftero nuk eshte se e bejne te gjithe me plan, ka shume politikane qe nuk mund te flasin per platforma dhe taksa thjesht se jane injorante dhe nuk i kuptoje keto gjera, dine vetem te shajne dhe te bejne zhurmuesin
ReplyDeletekeshtu do jete gjithmone per sa kohe partite politike ne Shqiperi nuk kane diferenca te thella ideologjike dhe ti fillojne ti zbatojne ato. Partite shqiptare kane mesuar mire se cfare duhet te bejne per te ardhur ne pushtet , por dine shume pak (ose aspak) se cfare duhet te bejne diten kur te vijne ne pushtet.
ReplyDeleteKjo eshte e vertete. Sot mungon nje program politik. Por nqs do e kishin, do hiqnin dore nga sharjet? Mua me duket se pozita po i jep nje goxha asist opozites me shkeljet qe ben.
Deletebesoj se do hiqnin dore nga sharjet, sepse do ishin me te fokusuar te diskutonin se cfare te mirash do sillte ideologjia e partise se tyre dhe te keqijat e asaj te opozites. por nese nuk kane nje ideologji ku te mbeshteten, nuk i ngelet gje tjeter cfare te diskutojne pervec te kalojne ne nivel personal dhe sharjesh qe ka provuar te jete shume e efektshme ne rezultatin e zgjedhjeve (por jo vetem ketu, edhe ne SHBA ku sulmet personale jane shume me te moderuara, vijne ne forme memes, postera, apo comedy shows)
DeleteNe SHBA nuk shkeljet nuk behen hapur. Nje Watergate u be dhe dha doreheqjen Presidenti. Me ke ngjarje te ne mund ta krahasojme Watergatin? Te vjen dhe per te qeshur nga krahasimi. Keshtu qe dhe bota i shfrytezon keto raste, por nuk i ka, sic tha dhe shoku Skifter :P.
DeleteMegjithate dhe une mendoj se nqs do kishin nje program dhe ta promovonin atehere do ishte nje plus shume i madh.
Nuk ka asgje te jashtezakonshme ketu. Nuk e keni lexuar teorine e evolucionit. Nuk mbijetojne speciet me te forta, por ato qe pershtaten.
DeleteNe Shqiperi i jane pershtatur situates dhe ja cilesia e fushates...
DeleteFaleminderit anonim qe e bere komentin tim me te kuptueshem...
DeleteEdhe une jam i mendimit qw partite perdorin metoden me te mire per te ardhur ne pushtet, dhe metoda me e mire eshte tu fusesh friken per kundershtarin. Por gjithashtu mendoj se ne qofte se opozita do kishte nje alternative do e perdorte dhe me shume sukses biles. Kjo eshte nje nga te metat e PS-se sot.
ReplyDeletee duam shqiprin si gjith europa :)))))))))))))))
ReplyDeleteTe Hollanda te ka ngel menia hahaha
DeleteShume i bukur artikulli. Opozita nuk ka pasur dhe as ka per te pasur ndonjehere nje program. Keshtu qe merruni me dicka tjeter :)
ReplyDeleteNuk me erdhi mire qe skifteri u tall me nje nga filmat e mi te preruar :(
Hahaha, dhe mua me pelqen ai filmi.
DeleteSa per politiken, kam kohe qe nuk e ndjek. Tani kam filluar dhe i ngaterroj kush eshte me pd dhe kush me ps :)
Filmat e tjere mos jane Bridget Jones Diary dhe Noting Hill?
DeleteSi dhe no strings attached <3
DeleteFakti qe "pozita ben opozite" tregon shume per nivelin e nje vendi
ReplyDeleteLexoj blogun tuaj prej nje jave dhe mund te them se eshte per tu admiruar. Kam arritur ne perfundimin se keni nje stil tuajin, te qendrueshem. Une merrem me publicistike prej shume kohesh dhe mund te them se kete stil nuk e kam hasur as ne vendet perendimore. Kjo rrjedh, besoj dhe shpresoj, ngaqe ju i besoni ato qe shkruani. Nuk kam arritur te kuptoj nese vertet ju shqetesojne ceshtjet per te cilat shkruani pasi here pas here perdorni nje ironi indiferente. Per shembull, dhe sot qe ishte nje post serioz keni dy-tre nderhyrje ridikulizuese per temen e zgjedhur. Urimet me te mira.
ReplyDeletekane te drejte ata qe thone qe sharja ecen, edhe ne itali kete bejne, edhe ne amerik e bejne dhe kan pare qe ecen, se populli ato do
ReplyDeleteXeno ne ca ore i mbyllni blogjet ju ne perendim hahahahah
ReplyDeleteti Genti, kam vene re qe je shume i shqetesuar me orarin e mbylljes se blogut. nuk e di si e ke hallin
DeletePolitikanet tan keshillohen mir dhe paguajn mire per ato kompanite qe u organizojn fushaten, sidomos kohet e fundit u japin shum rendesi kesaj gjeje.
ReplyDeletederisa vazhdojne merren me sharje banale dhe personale tregon qe kjo gje ecen ne shqipri, shqiptari esht tifoz
Jan te gjith plera shqipria isoj do jet edhe per 50 vjet
ReplyDeleteMe sa kam pare une, opozita ne Angli deshiron VETEM nje gje, qe te vij ne pozite. Kete e ka te perbashket me opoziten ne Shqiperi.Cdo vendim qe marrin dhe cdo kritike qe bejne e bejn per te fituar pike - edhe pse kur vijne ne pozite, nuk kane nder mend te ndryshojne gje. Kam dhe shembuj konkret por s'ja vlen.
ReplyDeletePer mendimin tim, zgjidhja do te ishte largimi nga politika e partive dhe e kukullave qe perdorin sa per te flirtuar me njerezit, dhe nje sistem tjeter ku degjohen dhe zbatohen ato qe vendosin ekspertet dhe rrotullohen cdo gjashte muaj udheheqesit.
E
Cdo 6 muaj? Je i sigurte? Po sikur te kete nje reforme afatgjate 5 vjecare si i behet?
DeletePershendetje,
DeleteLexoni per sistemin zvicerian, rotacioni aty, politikat sociale dhe fakti qe edhe gjeja me e vogel vendoset me referendum.
Per mu kjo eshte zgjidhja.
Ja po e bojm cdo 12 muaj. Reforma nuk drejtohet nga presidenti!
ReplyDeleteNje alternative interesante me poshte nese keni kohe :)
http://swiss-government-politics.all-about-switzerland.info/
U be biblioteke ktu me cross-links hahaha
DeleteShof qe sistemin zvicerian e paska sygjeruar edhe nje anonim, bukur bukur :)
ReplyDeleteSkiftero nuk ecin keta lloj robsh ne politiken shqiptare. ktu duhen rob qe shajne pa fund ne emisione, nuk u pergjigjen pytjeve, zhurmusa me i llaf...ku ka durim katunari te nigjoje platforma...katunari do me shajt partine tjeter qe te heqi streset e dites
ReplyDeletevallahi vetem ti skifter dhe maks 10 mi veta pretendojn platform, te tjeret dun lidera agresiv qe te ulerasin
ReplyDeletePer mua politikanet reflektojne popullin dhe kaq. Nuk ja vlen te diskutosh shume per kete, niveli yne i zhvillimit eshte ai qe eshte, nuk duam platforma, por te shara personale. Politikanet thjesht pershtaten, nje politikan qe do shpjegonte projektin e partise per qeverisjen do ishte i merzitshem.
ReplyDeleteShqiptaret kane nevoje per politikane impulsive, qe ulerasin dhe ste lene te flasesh, jo burra/gra te qete.
Nuk kuptova tani, kjo goca e pronarit e ndoqi gje kete deri ne Shqiperi dhe nuk e gjeti dot as te "Njerez te Humbur"? :)
ReplyDeleteune nuk i kuptoj fare keto pohime kaq te forta qe jane bere ne shumicen e komenteve : shqiptaret keshtu jane, nuk ka durim katunari per platforma,etj etj...ku i mbeshtesni keto gjera njehere? boooh. ..
ReplyDeletePjesa qe degjon platformat eshte edhe pjesa e pavendosur, qe jane zakonisht intelektualet. Kesaj pjese duhet t`i adresohesh nqs do te fitosh, sepse te tjeret nuk ndryshojne parti as po i torturove.
DeleteNe kete kendveshtrim jam me Marylou.
@Marylou
ReplyDeletePohimet jane te forta, por duke pare suksesin qe kane politikanet qe thjesht ulerasin kundrejt atyre qe mundohen te shpjegojne platforma nje dyshim te vjen, apo jo? :)
ajo qe doja te thoja eshte qe nuk mund te themi qe shqiptaret duan politikane agresive apo duan rob qe shajne parfundesisht njeri tjetrin me kete lloj siguri qe thone nje pjese e mire e komentuesve...nuk eshte se ne na jane ofruar ndonjehere platforma (te cilat ne i besojme qe jane pak a shume fleasible) dhe kemi thene jo nuk i duam. ne gjithmone kete realitet politikkemi patur . nese fillon nje thellim midis platformave atehere mund te kete dhe nje orientim me te mire te njerezve.persa kohe ato jane te njejta pse te mos votoj ate qe eshte me i mire ne debat, ate qe eshte me agresiv, ate qe nuk me heq puna..
ReplyDeleteNuk na jane ofruar platforma sepse eshte pare qe shqiptaret votojne pa e vrare shume mendjen per platforma, perndryshe si do i fitonin zgjedhjet keta qe fitojne vazhdimisht?
ReplyDeleteNuk vjen ndryshimi nga lart poshte, por nga poshte lart. qe dmth qe ndryshon populli me pretendimet e tij pastaj politikanet, jo anasjelltas.
ReplyDeleteCdo shtet ka qeverin qe meriton!