Që dikush është injorant mund ta kuptosh pasi ke shkëmbyer me të 2-3 opinione dhe një intelektual i mirëfilltë nuk mund të numërojë sa raste të tilla ka identifikuar vetëm javën e fundit. E megjithatë, sikur të bëhet një sondazh me pyetjen “A jeni injorant?”, pothuajse 100% të kampionëve do të përgjigjen “Jo!” edhe pse u garantohet anonimati (mbi 50% do shtonin dhe një “përkundrazi…”). Kurse, pyetjes “A mendoni se mbi 50% e popullsisë janë injorantë?” pothuajse 100% do përgjigjeshin me “Po!”.
Ju siguroj se këto rezultate kontradiktore nuk janë pasojë e mungesës së sinqeritetit. Në thelb, injoranti nuk e kupton se vetë është injornant, njëlloj si njeriu me difekt në sy, i cili që në lindje e ka parë botën bardhë e zi dhe as që e shtron problemin e ngjyrave. Me fjalë të tjera, mund të numërosh ato që di por jo ato që nuk di. Megjithatë, ekzistojnë disa mënyra të tërthorta me anë të të cilave injoranti mund të kuptojë që është injorant pa qenë nevoja t’ia thotë dikush tjetër:
- Nëse nuk ke kuptuar kontradiktën e sondazheve të paragrafit të parë ose paralelizmin me njeriun me difekt në sy, je injorant dhe s’ke nevojë të lexosh më poshtë.
- Në qoftë se ke alergji nga librat, ke qejf të lexosh dhe përton shumë, të dhemb koka para se të fillosh të lexosh, je injorant.
- Në qoftë se nuk përdor fjali nënrenditëse me lidhësat „...duke qenë se...” ose „...kështu që...” nuk i ke mirë punët pasi këto fjali nënkuptojnë që ke bërë një deduksion, domethënë që e ke vrarë mendjen.
- Dhe testi më i saktë për të dalluar injorancën vetjake është nëse di ti përgjigjesh pyetjes: „Po e zëmë se je injorant, cila do ishte rruga për të dalë nga injoranca?”.
Gjeniu i vogël: Sa i madh Kadareja. Si shkruante kundër regjimit dhe ata s'e kuptonin fare?
Skifteri sqaron: E kanë kuptuar, e kanë censuruar dhe e kanë detyruar të kërkojë falje.
A te lumte mendja...injoranca eshte padije, une p.sh. ne shume drejtime jam injorant/e, dmth qe nuk kam lexuar ose nuk kam informacion ne lidhje me nje ceshtje. Nuk eshte e prere me thike kufiri midis injorances dhe dijes. E rendesishme eshte ta pranosh qe nuk i di te gjitha dhe merr mundimin te lexosh apo degjosh per tu bere me dije.
ReplyDeleteKam pershtypjen se shumica e ketyre e besojne me verte se jane te zgjuar dhe te ditur dhe s'bejne asgje, sic e tregon dhe sondazhi :)
DeleteE ke kapur gabim konceptin e injorances...
ReplyDeleteprandaj jane komentet, urdhero e shkruaj si e ke kuptuar ti konceptin
ReplyDeleteNuk behet fjale per mungese informacioni te nje fushe te caktuar, por injorant je kur padituaria mbizoteron mbi dijen.
DeleteInsistoj, pavaresisht se ca thote Genti, qe injorance do te thote te mos dish, dhe ska te patjeter me zgjuarsine. Ka njerez injorante po shume te mprehte nga natyra.
Deletehahaha Bravo Skifter.
ReplyDelete“A jeni injorant?”, pothuajse 100% të kampionëve do të përgjigjen “Jo!”
Ketu fjala kampion ka dy deri ne tre kuptime :)
hahaha edhe ketu kampionet ndahen me kategori. E e lehte, e mesme, e rende
Delete:)))))))) Skifter sa e paske vrare mendjen per keta. Nuk besoj se e meritojne :P
ReplyDeleteInjorant do te thote sje i ditur dhe jo qe s'je i zgjuar :)
ReplyDeleteNese te ben te ndihesh me mire ashtu e leme hahahaha
DeleteGent mbete more Genti :)
DeleteKy koncepti i injorantit ka nevoje per tu studiuar me thelle. Praktika ka treguar qe dhe dikush qe e ka te shkruar ne balle qe eshte injorant mund te jete i rendesishem. Marrim shembullin e biznesmeneve te diteve te sotshme qe jane shtuar shume, ne dukje te japin pershtypjen si njerez injorante nderkohe qe bizneset i shkojne vaj. Kush eshte injoranti ketu ai qe mban gjithe ato te zgjuar ne pune apo ai qe i gjykon intelektin?
ReplyDeleteJa dhe nje cinik tjeter ne blogun e skifterit :)
DeletePse e ngaterroni suksesin (lekun) me injorancen?
Ne kete rast ai eshte nje injorant i suksesshem :)
hahahhaha, @ Ela, you got it :)
DeleteMe ne fund njeri dakord :)
DeleteSa pak komente, te gjithe po mendojne pergjigjen e pyetjes hahahaha
ReplyDeleteE njejta gje ndodh dhe me ata qe jane te shemtuar po u duket vetja e bukur :)
ReplyDeleteKetu doja me dale, edhe Plumbi ka rene ne dashuri me fytyren e vet ne pasqyre hahahaha
Deleteo skifteri ca thua mo. i ke vene perpara, leri te shkretet rehat :)))
ReplyDeleteShume e goditur skifter, me habit gjithmone e me shume si futesh ne brendesine e personazheve.
ReplyDeleteEdhe kete klishene me Kaderene e kam degjuar me mijera here :)
o shum e thjesht injoranca shkru GENTI ne ball :))))))))))))))))))))))))))))))
ReplyDeletekush esht injorant nuk pyt pse esht injorant
ReplyDeleteInjoranca eshte semundje e pasherueshme, sepse ecen dore per dore me pertacine :)
ReplyDeleteKa shume pertace qe nuk jane injorante.
DeleteMbase s`u shpjegova mire...zakonisht ata qe jan injorante pertojne te luftojne injorancen e vet
DeletePo kush quhet injorant? Cfare eshte injoranca? kush eshte e kunderta e injorances? Dija?
ReplyDeleteSe p.sh i bukur/i shemtuar, i zgjuar/budalla, i mencur/....
Sepse nga komentet duket sikur injoranti eshte katunar, provincial, ai qe nuk di...etj.
Injorant eshte dikush qe nuk di, ky eshte perkufizimi.
ReplyDeleteSi perdoret ne jeten e perditshme = nje njeri qe nuk ka ca njohuri baze qe cdokush duhet t`i kete, dmth nuk kalon nje prag kulture te pergjitshme.
Kam pershtypjen se me kete biem te gjithe dakord :)
ok , dmth qe nuk ka lidhje me zgjuarsine por me nivelin e kultures.
ReplyDeleteatehere niveli i kultures si popull apo per cdo individ. Sepse dihet qe niveli i kultures ka te beje dhe me kushte e jeteses. Dhe kushtet e jeteses se nje vendi varen nga politikat e atij vendi.
dmth, qe niveli i shqiptareve ne pergjithesi eshte i ulet.
Kurse individe te vecante reflektojne ku me shume e ku me pak nivelin e kultures apo injorances ne varesi te cilesise se jetes qe ka bere, pra derivat i kujt eshte.
Po pra, je gjithmone relativisht injorant, ne nje fshat injorant eshte ai qe s`di te lidhe gomarin, ne nje ambient tjeter injorant eshte ai qe s`di kryeqytetin e Norvegjise, ne nje tjeter injorant eshte ai qe nuk zgjidh dot nje ekuacion, gjithmone varet nga ambienti.
DeletePuna eshte...
Edhe? Ku do te dalesh ti? Ca po thua tamam tamam? Sepse as po kundershton gje, as po thua gje te re...
Plotesova panoramen per perkufzimin e injorances qe pershkruajte ti pak me pare. A the ti ndonje te re me ate perkufizim?!!!!!
DeleteUne ne fillim t'u pergjigja meqe e hodhe si pyetje, ok shume mire edhe ti qe e plotesove, po gjithe kete perkufizimin qe hartuam te dy per ca qellimi e beme? Kete po pyes, meqe "u implikova" edhe une :)
ReplyDelete:))) po ke te drejte. perfundimi ishte qe nuk duhen gjykuar shume injorantet te cilet jane derivat i kesaj shoqerie, por ata te cilet nuk e pranojne kete realitet, por duan te duken aristokrate dhe te ditur duke u kthyer ne kompleksive
DeleteInjorante ka ne cdo shoqeri, shiko injorantet ne USA dhe kudo tjeter...dhe me beso, kur them injorante, flas per injorante te certifikuar :)
ReplyDeleteCa nuk kuptoj une eshte pse nuk duhet t`i gjykojme. Une maksimumi nuk gjykoj nje njeri te shemtuar sepse s`e ka ne dore kete gje, po injorancen pse mos ta gjykoj?
Ahh more skifter sa e zene kam qene keto dite me pune dhe nuk i kam kushtuar vemendjen e duhur blogut... Nuk po lexoj dot as komentet e bera, por po them menjehere mendimin tim. INJORANCA eshte mungese informacioni, dhe e vertete qe ne shekullin e teknologjise nuk justifikohet, por ne Shqiperi eheeemm ehheemm, nuk i kane te gjithe kushtet per akses konstant teknologjik me informacionin. Sa per menyrat e tjera si libri etc. naaah you're such a classic. Ndermjet punes, femijeve, prinderve, stervitjes, aktiviteteve, fundjavave, te lexosh nje liber eshte lluks.
ReplyDeletePlus qe shpeshhere IGNORANCE IS A BLISS. :)