![]() |
Personazhi i sotëm |
A - Shumë lezetshëm qenka veshur, më pelqejnë njerëzit që guxojnë.
B - Është gay.
C - Po ky ça na bo si modern...
Tani marrim një tjetër. Ky ka jetë sociale të moderuar, lexon shumë, është shumë i sjellshëm. Disa mendime që formohen:
A - Goxha njeri i lexuar, mund të flasësh për çdo gjë me të.
B - Nerd. Rob i marum.
C - I rrofshin librat. Shife si vishet, pa shku më larg…
Pastaj një gocë që shkon 5 herë në javë në pub, ku flirton dhe ka sukses me çunat:
A - Kurvë komplet.
B - Ajo po që di ta shijojë jetën.
C - Njeri bosh. S`njef aktivitet tjetër.
E kështu me radhë, sillesh mire? Je shumë pozitiv, po mund ta kesh edhe sepse je i ndrojtur dhe frikacak, ose se je pa personalitet, ose se je skuth.
Je njeri i qeshur? Mund ta kesh sepse je tip solar, ose se nuk do të trasmetosh asgjë nga ato që ke brenda, pra je i mbyllur, buzëqeshja eshte mbrojtja që ke zgjedhur si mburojë për të mos u deshifruar nga ata që të rrethojnë.
Ajo që po themi me gjithë këto shembuj është kjo:
Çfarëdolloj gjëje të bësh, sido që të sillesh, për ty do formohen mendime të polarizuara.
Dhe këtu dalim te njerëzit të cilëve u dedikohet ky post; ata që duan të pëlqehen nga të gjithë. Këta të shkretët kujdesen për 1001 gjëra njëkohësisht, veshjet, sjellja që rrezaton gjithmone siguri në vetvete, veprime të menduara dhe thuajse kurrë spontane, nuk duhet të trasmetojnë asnjëherë eufori 100%, asnjëherë mërzitje.
Duhet të mbajnë një fasadë të krijuar me shumë mund, sepse këta njerëz jetojnë thuajse ekskluzivisht për të tjerët.
Fitojnë gjë me këtë? Po, fitojnë simpatinë e atyre që nuk e kuptojnë fasadën, shohin një njeri që rrezaton sukses në mënyrë konstante.
Prape ka njerëz që e kuptojnë që këta e kanë thjesht fasadë. Dhe u bie vlerësimi për këta. Sepse e kuptojnë që sjelljet dhe shprehjet e fytyrës janë false, tregues të një njeriu pa personalitet.
The aftermath: Ua hodhe dështakëve (që janë poshtë teje gjithsesi, derisa s`ta kuptuan fasadën) dhe dole shumë hipokrit ndaj njerëzve të zotë, që janë tashmë sipër teje, derisa ta kuptuan fasadën. Për këtë luftove? Për tu ngulur fort në pozitën tënde?
Pastaj, si rezultat i gjithë kësaj fasadës së lodhshme, e gjen veten që ke menduar për të tjerët, por kjo të ka rraskapitur, brenda je copë sepse nuk ke bërë kurrë tamam atë që ke dashur, ke qenë i zënë gjithmonë duke “kënaqur” të tjerët.
Kështu, je i destinuar të jesh gjithmonë i pakënaqur, asnjëherë plotësisht i mbushur, fasada ka kosto të lartë mirëmbajtjeje.
Ku u pa?
Ideja u dha. Skifteri i urren klishetë, por duhet të huazojë njërën dhe ta plotësoje:
Të leverdis të jesh vetvetja, nuk mundesh dhe as duhet t'u pëlqesh të gjithëve. Është një luftë e humbur që në start, e lodhshme dhe që dëmton rëndë shëndetin.
As Jezusin sikur s`e kanë patur të gjithë shumë qejf kur ka jetuar, imagjino.
Gjeniu i vogël: Dobësia ime më e madhe është që jam shumë i sinqertë.
Nuk do kishte shkrim me te goditur, nuk kam ca te shtoj...
ReplyDeleteTe kjo godina ka punu Plumbi per suvane hahahhh
ReplyDeleteIdeja eshte shume e gjetur, po kam pershtypjen se te gjithe ne influencohemi nga ambienti dhe "modifikohemi pak" nga te tjeret.
ReplyDeleteNga ana tjeter, shume e drejte qe nje jete vetem per te marre aprovimin e te tjereve do ishte konsumuese, dhe ne fund te saj do kujtoheshe qe s'ke bere asgje, shkrim i vecante dhe i pakontestueshem.
Ky esht nje nder fenomenet me te njohura por qe nuk flitet shume. Shumica robve jan fallco ke zoti, se ndrydhen dhe skan personalitet per te qen ajo qe dun...prandaj behen uniform dhe sjane fare interesant, sthon asigjo te vecant se kan frike te shprehin ate qe mendojn
ReplyDeleteKjo eshte shum e rrezikshme me verte, ambjenti verdall te mbyt dhe vetem njerzit me guxim mund te bejn ca te duan pa e vra menien ca mendo tjetri
ReplyDeleteshtepia ne foto me pelqen me shume:)) eshte e pamundur te jesh vetvetja sidomos ne nje ambjent pune, dhe vjen nje pike qe duhet te besh nje zgjidhje: ose te jesh vetvetja dhe te presesh qe nga momenti ne moment te te japin nje mase disiplinore ose te te heqin me lezet, ose te mbyllesh gojen, te besh sikur nuk kupton dhe keshtu vazhdon te marresh rrogen dhe per nje kohe te gjate. Une deri tani kam bere te paren, por kam pershtypjen qe do me duhet te kaloj tek e dyta....ndersa ne shoqeri jam shume dakord, ji vetvetja dhe ji e hapur ndaj mendimeve te polarizuara, madje madje kerko qe te kete sa me shume mendime te polarizuara rreth teje, sepse te bejne me polular:)
ReplyDeleteJam dakord me Marylou dhe pak me Farellin...
ReplyDeleteSidomos ne ambiente pune eshte veshtire te jesh 100% vetvetja, por mbetet ambient pune dhe s`ka ngelur te tregosh aty boten tende te brendshme, aty mund te kesh sjellje profesionale dhe kaq, te ana sociale mund te tregohesh e kujdesshme sepse koleget e punes nuk i zgjedh, te bien.
Jashte pune prape eshte shume veshtire te jesh vetvetja, duhet te kesh personalitet te hekurt qe te mos influencosh, pavaresisht se besoj se skifteri e ka me shume me ata qe jetojne vetem per ambientin sesa anasjelltas.
nuk besoj se ky shkrim vlen per ambjentet e punes, aty ka kod etike dhe rregulla, s`mund te jesh vetvetja.....asnje spretendon te jete vetvetja ne pune dhe asnje ste ve faj per kete
ReplyDeletePlumbi eshte vetvetja edhe ne ambientin e punes psh i fut i llac i mistri 4 byrek dhe i tqeshme dhe shko fle si qingj s`i thote njeri gje hahahahah
ReplyDeleteun kom mendime shum te polarizume per ty :)))))))))))
DeleteE di qe aty te rri mendja hahaha
DeleteGenti eshte robi me pa pun nshqipri...duhet me wen vetvetja se ndryshe per ca po jeto per boten
ReplyDeleteUne nuk njof asnji njeri qe te jete vetvetja, asnji fare...tgjithe pak a shum e vrasin menien ca mendon ambjenti perreth, eshte e pamundur me qen vetvetja Komplet
ReplyDeleteTe gjithe jemi kunder shtirjes, puna eshte a fiton gje po te shtiresh vazhdimisht? Heret a vone do merret vesh. Nje njeri qe te njeh, sado te vesh poza ne facebook sikur ke qene ne party, e di qe ti ben jete koti.
ReplyDeleteKam pare shume komentues qe i cojne gjerat ne ekstrem. Mund te ndodh qe te kesh kaluar keq ne nje party po ne facebook te vesh poza duke qeshur. Cte keqe ka? Te ben te ndihesh me mire...
DeleteNuk eshte se ka gje te keqe ne te vertete te vesh foto duke qeshur kur s'ke kaluar mire, po puna eshte...ca fitove? Si te ndihmoi kjo?
DeleteNdihesh me mire, pra! Vetem te fitimi e keni mendjen. Asnje leke ste jep nese ketu e ke hallin.
DeleteMua me duket si te hysh ne fb dhe te shkruash "sapo u ktheva nga Bora Bora", kur ke qene ne shpi...ok humori, po kjo duhet te te beje te ndihesh mire?!
Delete"veprime të menduara dhe thuajse kurrë spontane, nuk duhet të trasmetojnë asnjëherë eufori 100%, asnjëherë mërzitje" hihiih me kujton nje cike veten ne gjimnaz si senatorja klases qe isha. Duhej t isha e gezushme-mrekullushme ti mbushja mendjen gjithe klases per ekskursion se po mos mbushej autobusi nuk niseshim. ahhhh
ReplyDeletehttps://www.youtube.com/watch?v=Dsh98jAaB-o
Ke qene senatore?
DeleteMbaj mend qe senatoret kishin me shume tangerllik se senatoret ne Romen e lashte :)
Senatore kam qene, por gjithmone njesh me nxenesit e klases, pa tangerllik fare :)
DeletePer kete duhen pyetur nxenesit, apo jo? :)
DeletePo patjeter, vetem aman jo ata te rrjeshtit nga dritarja bangat 1-4, ose ata te rrjeshtit mesit bangat 2-5, ose rrjeshti murit bangat 2-3. haha praktikisht pyet shoket e mi me mire, qe ti biem shkurt ;)
DeleteNje senatore e mire ndihmon me mungesat e atyre qe rrezikojne 20%- cin, eshte A-ja e cdo senati :)
DeletePo ke bere kete te pakten je ne rregull :)
hahahha Bleona po ajo ti nuk di me ma lyp :)))
ReplyDeleteNe adoleshence eshte normale te mos jesh vetvetja, vdes me u duk icik, mos ta ekzagjerojme tashi :))
ReplyDeleteU hap rubrika nostalgjia ca blog dinozauresh hahahha
ReplyDeleteMe falni, u ofenduat ju?
DeleteJo, te kam falur, nuk do tallem me me moshat e treta hahhah
DeleteFiks fare skiftero, po ce do qe vetem 1 ne 1000 jan vetvetja
ReplyDeleteNjerezit perpiqen te jene vetvetja, por hasin 2-3 kundershtime ose njerez qe nuk i aprovojne dhe rikthehen te konformizmi...veshtire
ReplyDeleteKy gjeniu...ka njerez qe e kane me verte dobesine...
ReplyDeleteUne jam gjithmone vetvetja psh, vesh ca du une, them ca du une, asnji sme detyron te ndryshoj gjall nbot
ReplyDeleteBravo :)
DeleteOre me ate intervisten cu be? Si ishte puna?
ReplyDeletepo beje dhe une si skifteri, po i them gjerat hapur.....
ReplyDeleteca te keqe ka te shtiresh nje here?te jesh hipokrit nga mengjesi deri ne darke? te krijosh nje imazh fallco sa per sy e faqe??cju duhet juve njehere, qe vini e na jepni mendime per moralin, etiken, bla bla bla......njeriun me vlera qe eshte gjithmon i sinqert dhe bene ate qe mendon, bla bla bla.........bla!
mos haroni qe jeni te gjith krijesa te memes natyre, dhe si te tille i nenshtroheni ligjeve te saje, pra, cdo krijes lufton me armet qe i jane dhene, keshtu dhe ata qyqaret e permendur me siper mundohen te jetojne, te ciftezohen dhe te lene pasardhes......fola shume me duket, hajt tung...
Nuk ka njeri qe nuk shtiret, madje per me shume se nje dite, puna eshte se ne long term mund te mos ja vleje, pa lidhje me moralin, per mendimin tim.
DeleteUne e thashe dhe me lart, qe te japesh nje pershtypje tjeter per veten nuk eshte tamam shtirje. Nuk eshte se genjej te dashurin qe kam leke ose qe kam 10 diploma. Thjesht e vendos veten aty ku deshiron te jesh.
DeleteTi keto genjeshtra nuk i ben dot se do dalloheshe direkt hahhah
DeleteElvis, me duket mua apo je keqkuptuar :)
DeleteCdo njeri mund te sillet si te doje. Por duke i kushtuar shume rendesi fasades, fiton gje? Une them se jo. Me shume se te jesh vetvetja, une them se eshte mire te harxhosh kohen te besh ate qe te pelqen. Nese te pelqen ti dedikosh kohe fasades, vazhdo. Nese jo, eshte humbje kohe.
DeleteVisi u kujtove vone. U mbyll Skifteri per sot hahaha
ReplyDeletegjeja me e dobishme e ketij artikulli eshte fotografia
ReplyDelete