A - Ç`kemi goca! Mirë?
B - Mirë…
A - T`ju ofroj diçka për të pirë?
B - Jo jo, kemi ardhur për qejf.
Ok, për njerëzit që s`janë shumë të shpejtë, ose që janë pak të ngadaltë, ose e thënë troç që janë
Fjalia e fundit e dialogut u shoqerua – si zakonisht – me një përbuzje që i rezervohet zakonisht lypësit që të afrohet më shumë seç duhet.
Këtë bisedë, tekstualisht, pa i shtuar/hequr asgjë – madje edhe gjuha letrare e djalit ishte e tillë – e dëgjova këto ditë në një pub në Tiranë. Vajzat kishin plotësisht të drejtë të silleshin ashtu në fakt.
Vjen një njeri i huaj, u afrohet dhe do të flasë me to? Ku është parë kjo? Pastaj kush e la të futej brenda të pashoqëruar? Mund të lësh të futen brenda këta singles me vend e pa vend? Ka bodyguard këtu apo jo? Gocat vijnë “për qejf”, po të lënë këta?
Dakord, gocat as pinë, as kërcejnë, as flirtojnë (pavarësisht se veshja flet gjuhë tjetër)…po kjo nuk do të thotë që kanë ardhur për të folur me djalin e parë që afrohet.
As me të dytin, as me të tretin. Gocat, i dashur lexues, kanë ardhur në pub që ta shkruajnë në facebook që ishin aty, bashkë me foto si provë të natës së çmendur. Ah…dhe të nesërmen të ankohen që çunat shqiptarë janë me 100 komplekse dhe të turpshëm.
Mezi pres ditën kur ndonjë nga këto të vijë të shpjegojë çfarë do të thotë tamam tamam me “kemi ardhur për qejf”.
Po me siguri është faji i çunave, që gabojnë përqasjen.
Për të evituar lojëra të kota fjalësh, kjo sjellje, e cila haset te shumë nga – fatmirësisht jo të gjitha – vajzat shqiptare, është më e denjë për një kafshë të njohur, simbolin e së cilës Skënderbeu e mbante mbi kokë.
Por ndërkohë le t`i gëzohemi faktit që gjërat po ndryshojnë. Ngadalë, por po ndryshojnë.
Dhe jo, s`më ka ndodhur mua ky dialogu.
Kushedi ca katunari ka qene ai..
ReplyDeleteCa katnari thu ti me, ato jane dhi dhe dosa
ReplyDeleteShqiperia po ndryshon
ReplyDeleteSi ai djali qe paraqet ti mund te kete 1 ne nje mije. Te 999-te te tjeret jane "o zogu...".
ReplyDeleteUne do thoja se sot per sot cunat jane me te eger (te pagdhendur, era djerse, etc.)
Supozojme vajzat pranojne pijet, por muhabeti nuk ecen mire dhe vajzat distancohen...
ReplyDeleteDjali: "kokrrat e k***, pse i moren pijet kur e dishin qe do ikshin, pse pra he, pse..."
E keshtu me radhe, komplekset nuk kane te sosur :)
E c'te keqe ka ketu per A-ne? Mori nje refuzim. Ok. Vazhdo plako, next. Por jo, A-ja ngre nje strukture argumentative duke aluduar mbi mentalitetin apo mendjelehtesine e vajzes urbane shqiptare. Relax plako, ca prisje ti te ta linte ajo direkt sa ti ofroje nje pije?
ReplyDeleteIdeja eshte se A-ja ose autori mbi 50% te shkrimit e ka bazuar ne nje konkluzion te supozuar. Nga e di ai qe vertet ato 2 vajzat kishin ardhur per qejf midis tyre. Ato mund te kishin preferenca te tjera seksuale (te ishin lezbike prsh) apo dhe shoqerore (ndoshta u dukej tejet katunarllek batuta e perdorur prej tij).
Pra, skifter, duhet pare me me kujdes rasti. :)