December 21, 2012

[Flora dhe Fauna] Papagalli

Dje në mbrëmje isha pak në Bruksel, por nuk do flas për Brukselin. Ai flet vetë për veten. Në aeroport rastisi të bashkëudhëtonte një delegacion shqiptarësh nga institucioni X, 4 mesogra dhe 2 mesoburra. Këtejpari (është një fjalë që e kam parë në gazetë kohët e fundit dhe thashë ta provoj si shkon në fjali, por nuk shkon fare), në kësi grupesh ekziston gjithmonë dikush që e mban gjallë atmosferën, i.e. humoristi i grupit. Këta zakonisht quhen Beni. Kur ka dy Bena në grup humoret s'kanë të sosur sepse janë hidh-e-prit. Kurse kur qëllojnë tre Bena vetëm bisedojnë për çështje serioze, për shembull "si të zësh dashnore kollaj".

Anëtarët e tjerë të grupit zakonisht quhen Leta, Nermini, Marjeta, Zamira dhe Fiqo. Më tepër se humorist Beni është dhe kronikari i ekspeditës. Nuk ka episod që të mos e komentojë Beni.

1. Menjëherë pas check-in-it: "Nerminin (një trupshkurtër) na e lanë me çantat e dorës, të kishte qenë një qofte më e gjatë do e kishim çuar me bagazhet". Gratë u gajasën.
2. Te skaneri Fiqon e ndaluan sepse u lëshua alarmi për detektim metali. Polici i kufirit u afrua me shkopin magjik, i ngriti duart, i hapi këmbët Fiqos dhe filloi ta kontrollonte me imtësi. Beni: "Fiqo, kujdes me atë shkopin e zi." Fiqo s'e mbajti dot të qeshurën, gratë u mekën, kurse polici e kuptoi aludimin, mirëpo punën e çoi deri në fund. "Marjeta po thotë ishalla më kontrollojnë dhe mua".
3. Në duty free shop: "Leta, mos harrosh drejtorin, Leta!". Hahahaha.
4. Kur hynë në avionin e Austrian Airlines, Nermini ngatërroi vendin. Një zezak i vuri në dukje gabimin dhe iu lut të lëvizte te vendi i saj: "U hutove Nermini, të ngeli mendja te shkopi i zi". Të qeshura duke përplasur këmbë e duar, fytyra të skuqura, ultratinguj.
5. Te turbulenca e parë: "Qenka rrugë me gropa". Këtu s'e mbajtën veten as stewardess-at austriake as pasagjerët e tjerë të huaj, madje madje as pilotët. U gajasën të gjithë. Beni ishte gjithmonë një hap para të gjithëve, kishte folur anglisht.

Së fundi, nga popullariteti i tepërt Benave u marrin mendimin dhe për çështje serioze. Për shembull, austriaku i pret pasagjerët me muzikë klasike.
- Kanë kulturë të paparë. Edhe në avion shiko çfarë muzike të vënë. - tha Leta si krejt papritur.
- Normale. Me kompozitorët që kanë... Vetëm Shtrausi sa pare bën! - ia priti Beni aty për aty.
E para, Shtraus llaf goje se nuk është vetëm një, e dyta kush e ndalon Belle Air-in të luajë muzikë klasike në sfond?

Morali? S`ka. Beni gjen pa bën.
Shfaqja u mbyll me duartrokitje të stuhishme. Avioni sapo kishte prekur tokën dhe të gjithë u sulën te bagazhet se mos ua vidhnin.

Gjeniu i vogël: Pse tregon aparati se jashtë avionit është -20 gradë? Jemi mbi Zvicër pra...



39 comments:

  1. Skiftero hahahaha keto kolektivet i kam parasysh shume mire. Po per 8 mars, i ke pare? 40gra bashke

    ReplyDelete
  2. "Të qeshura duke përplasur këmbë e duar, fytyra të shkuqura, ultratinguj."

    Kete po ta vjedh skifter :)

    ReplyDelete
  3. SHYQYR NJE VEND QE NUK SHKRU PER FUNDIN E BOTES.......NA LODHEN

    ReplyDelete
  4. hahahahhaha i modh beni i modh

    ReplyDelete
  5. Mduket mu apo ky beni paska umore si te gentit :))))))

    ReplyDelete
    Replies
    1. ahhh mor Pllum...Sokoli po qesh vertet me gjithe shpirt me batutat e Benit te posti...

      Delete
    2. po po kto me shkopin e shkatarrojn. i kap cik me vones po kur i ka ece maje :)))))

      Delete
    3. Plumbi ke filluar shoqerohesh me Farellin tani hahaha

      Delete
  6. :))))))) keto delegacionet e kane moralin shume te larte se bejne rrumpalle jashte shtetit, nuk vene per pune :)

    ReplyDelete
  7. It is a road with holes hahahahaha

    ReplyDelete
  8. O katunar thuhet wholes :)))))))

    ReplyDelete
  9. :))))) mire qe kishte dal me anonim se do ishte flliq :)))

    ReplyDelete
  10. eshte nje bote e mbushur me Bena :)

    ReplyDelete
  11. ah more skifteri skifteri, ckerkoje ti vjedhurazi ne bruksel? :)

    ReplyDelete
  12. Hahahaha bravo skifteri kesaj radhe, shume argetues artikulli, duhej dicka e tille, easy :)

    ReplyDelete
  13. :)))) bukur po prape, po ta thuash me kete ton cdo shaka duket kot. Ajo batuta me nerminin ishe e bukur :P

    ReplyDelete
  14. lale, kte e ke qar, kishte nevoj per nje sinjal te fort. i bona dhe share :)

    can we pretend that airplanes...

    ReplyDelete
  15. Me falet nqs ne dy vende qesha me verte?

    ReplyDelete
  16. :)))))) kshu jan me verte kta, biles kam parasysh qe hajn cumcakiz me goj hap :))))

    ReplyDelete
  17. po fiqo shkret :)))))))))

    ReplyDelete
  18. boll qeshet me benat, tani thuajeni troc kush eshte ben te ngreje doren? :P

    ReplyDelete
  19. Keto humore me duken shume familjare, mos e njof edhe une Benin?

    ReplyDelete
    Replies
    1. esht i gjat i holl dhe me pak kurriz te dal :))))

      Delete
    2. Plumbi mos te ka dale ndonje gje tjeter hahahha

      Delete
  20. :))))) po kshu jan delegacionet gjith humore. Po ky gjeniu i vogel kush esht?

    ReplyDelete
  21. Eshte dikush qe ta do te miren :)
    Me sa kam kuptuar une jane gafa qe skifteri i ka degjuar

    ReplyDelete
  22. :))) Ky i zgjuti kujton se prandaj vjen i ftoti :)))

    ReplyDelete
  23. Hehehehe do e kene pasur per here te pare jashtetit :)

    ReplyDelete
  24. Skiftero hajde mbylle se te vajti ora hahaha

    ReplyDelete
  25. Gento ti i ke celsat pse s'e mbyll? Ke po pret? :)

    ReplyDelete
  26. Dito, ty te kane lene roje ketu hahahaha

    ReplyDelete