Kanë kaluar ca ditë që nga rezoluta historike (?) e Kombeve të Bashkuara për Palestinën. Tani Palestina ka një status që i lejon t`i dëgjohet zëri, madje edhe të akuzojë Izraelin për krime lufte në gjykatat ndërkombëtare. Në teori gjithmonë, që të mos ngatërrohemi.
Shtetet që votuan kundër kësaj resolute: SHBA, Kanada, Çeki, Izrael… Nauru, Palau, Panama, Ishujt Marshall dhe Mikronesia.
Ec e merre vesh çfarë ka Palau me Palestinën që do të krijojë shtet (me plot të drejtë), po vazhdojmë.
Amerika del shumë e revoltuar pas votimit, duke thënë se ky votim pengon procesin e paqes. Pse? A nuk është ideja e paqes që të dy popujt të kenë nga një shtet?
Në letër mund të ndryshosh çfarë të duash, në terren asnjë s`ka guxim të kundërshtojë Izraelin për asgjë. Maksimumi kur dënojnë Izraelin për shfarosjen graduale të palestinezëve është “Izreali duhet të bëjë më shumë për paqen”.
1. Izraeli nuk është vend firmëtar i gjykatave ndërkombëtare, kështu që nuk ka asnjë detyrim të paraqitet për gjykim asgjëkundi.
2. Menjëherë pas këtij votimi në Kombet e Bashkuara, Izraeli njoftoi ndërtimin e 3 mijë shtëpive në West Bank, tokë palestineze, kundër çdo ligji ndërkombëtar, duke sfiduar të gjithë.
3. Shërbimet jetike të palestinezëve (ujë, drita) furnizohen nga Izraeli, i cili menjëherë pas votimit kërkoi pagesat e shumave të prapambetura.
4. Në çdo abuzim të ushtrisë izraelite në sulmet në Rripin e Gazës, SHBA votojnë kundër – duke përdorur veton – çdo resolute që mund të dënojë Izraelin për krimë lufte. (Për të interesuarit: shih Goldstone Report për operacionin Cast Lead, http://www2.ohchr.org/english/bodies/hrcouncil/specialsession/9/docs/UNFFMGC_Report.pdf).
Për t`i rënë shkurt – sepse mund të vazhdoj pa fund – kemi një vend që i ka të shënuara qartë në Bibël (ose Torah, ose Dhjata e Vjetër) kufijtë për vendin e vet. Ky vend është i fuqishëm, nuk lëshon asnjë centimetër dhe nuk përkulet nga asnjë presion ndërkombëtar (edhe) sepse ka mbështetje të pakushtëzuar nga SHBA.
Nga ana tjetër është një populli i varfër (apo më mirë skamje?), i shtypur, me 2 rryma ideologjike në vend (Fatah – Hamas) që krijojnë përçarje, komplet i izoluar nga bota, zero fuqi në arenën ndërkombëtare.
Ky populli i dytë këto ditë feston; e dinë këta që s`kanë ku shkojnë?
Ose më mirë…që mund të shkojnë ku të duan, po aty nuk do qëndrojnë dhe është thjesht çështje kohe?
Ua them unë: NUK KENI PËR TË MARRË ASNJË CENTIMETËR KATROR NGA ÇFARË PËRSHKRUHET NË BIBËL SI IZREAL.
Ah, dhe Jeruzalemin harrojeni.
PS: Serbia voton pro Palestinës. Përveç faktit që është një vendim i drejtë, ia kanë idenë këta çdo të thotë të mbrosh interesat e tua? Votuat për Palestinën vetëm për t`i dalë kundër Amerikës?
Bravo bravo, ngatërrohuni me këmbët tuaja.
po ato terroristet tu shperthy bomba tu vra te pafajshem apo ska gjo
ReplyDeletepo po, ata bejne dhe bomba nga hici, ndonje kanoce coca-cola, ndonje shishe...
DeleteSerb i pabese
ReplyDeleteDuhet nje diktator si Aladini
ReplyDeletePo ca i intereso shqiptarit ca bohet anej mer vlla, pak halle kane njerezit, ca na lidh ne me kta? Genti
ReplyDeleteDuhet me zen mend, qe te mos behemi si ata
DeletePrit gomar te mbije bar
ReplyDeleteJa qe nga komentet duket sa pak na interesojn ne hallet e tjerve. Per kete arsye Izraeli vazhdon persekutimin sistematik dhe teper efisks te Palestinezeve.
ReplyDeleteElbow ka nje kenge:
The leaders of the free world
Are just little boys throwing stones
And are easy to ignore
Till they're throwing stone on the doors of your homes
Nema krsta bez tri persta
ReplyDelete