Sot, the girl with the falcon tattoo ka folur siç flet çdo vajzë, duke kaluar degë më degë. Jo se duhet të përgjithësojmë, por s'kemi ç'bëjmë, do përgjithësojmë.
Fundjava erdhi sa hap e mbyll sytë dhe ja ku ritakohemi te blogu që gjallëron trupin dhe mendjen.
Sot, si fillim, duam të solidarizohemi me nismën që kanë ndërmarrë një sërë artistësh në bashkëpunim me Digitalb, Aida Shtino(public figure), Global Travel dhe Flavamed (dhe kolla largohet), për të rritur në masën 78% numrin e talent show në televizionet tona, pasi ato që kemi momentalisht, nuk përmbushin as 30% të nevojave të popullit tonë artdashës. Thënë kjo, (që mos të na ngelej fiksim), do të ndalemi te një lajm po aq i rendesishem, që ka mahnitur çdo individ pa dallim moshe, feje, sexi dhe krahine dhe sidomos vetë personat në fjalë. E kemi llafin për propozimin e z. Halimi për rritjen e rrogave të gjyqtarëve, të cilët nga ana e tyre hasën veshtirësi në kalkulimin e shumës përfundimtare, duke qenë se kishin disa vite që nuk e tërhiqnin rrogën. Ky propozim, të cilin e duartrokasim me mish dhe me shpirt, pritet të uli korrupsionin dhe varfërinë në shkallë kombëtare, po aq (në mos më shumë) sa do ta uli dhe hapja e 260.000 vendeve të reja të punës nga qeveria Berisha and friends mandatin e ardhshëm, vende të cilat për disa motive mëse të qenësishme, nuk mundi ti hapë dot këto tetë vitet e fundit.
Por, siç e thotë qartësisht dhe një shprehje e vjetër frazeologjike konfuciane, qeveria dhe Zoti i dinë më mirë punët e tyre të mistershme, të cilat ne të vdekshmit e zakonshëm nuk mund ti kuptojmë plotësisht. Shyqyr Zotit që në vendin tonë të dashur kemi me çfarë të çuditemi dhe ngelemi pa fjalë çdo ditë, dhe për ta ilustruar këtë do t`ju njohim me publikimin e një studimi të financuar nga Banka Botnore, në bashkëpunim me "Qendrën për kërkime bashkëkohore" pranë Universitetit të Kamzës, sipas së cilit depresioni godet më së shumti individët e paarsimuar, të dështuar totalisht, që nuk kanë pikë perspektive, janë të dobët dhe nuk shohin asnjë dritë në fund të tunelit (për më tepër që personat në fjalë nuk ia kanë idenë se çfarë kuptimi ka kjo shprehje). Personi që ka hedhur këtë hipotezë të guximshme, mendohet të ketë IQ të përafërt me Einstein-in, dhe ka studiuar për vite me radhe Nietzsche-n, Heidegger-in dhe së fundmi Nard Ndokën, dhe i është akredituar një bursë e plotë doktorale pranë Universitetit Europian të Tiranes (nga Henri Çili dora vetë).
Dhe me këtë lajm sensacional, i erdhi fundi edhe takimit tonë për ditën e sotme, duke pritur me padurim të premten e ardhshme.
Deri atëherë: Pini sa më shumë ujë se ju bën mirë.
Ruaj veten dhe shokun.
Mos shfleto, lexo etj etj.
March 29, 2013
March 28, 2013
[Skifteri edukohet] East vs West
Sot Skifteri ka për ju një post materialin e të cilit e ka pasur gati prej muajsh, por ka qenë i pavendosur ta publikojë ose jo. Problemi më shumë se moral është ligjor sepse bëhet fjalë për një përgjim telefonate. Tani që kemi konfirmimin e palëve që s'do padisin askënd për publikimin e bisedës, po jua paraqesim pa humbur kohë. Sa për t'ju futur në temë, bëhet fjalë për Sadikun dhe shokun e tij Mike nga Kanadaja. Mike ka kaluar ca kohë në Shqipëri dhe i telefonon Dikut për të kujtuar kohët e mrekullueshme.
Mike - Dik, my friend.
Dik - Mike, you left without saying a word.
Mike - Yeah indeed. I was kinda busy in the last week...
Dik - Where have you been.
Mike - I was with Lenci and a couple of other guys at the friendship table in 7 weddings for the last week, one each day and it was awkward. I couldn`t understand a thing. Everything was strange, same house, same people...
Dik - You have been to one same wedding but it lasted 7 days. Perhaps you were high...
Mike - Oh... that's why, it must have been the white powder Lenci gave me. What struck me was that even the bride was the same each day but I was ashamed to say and afraid to talk. I thought one woman was marrying 7 guys and I know you are sensitive to that. Anyway, you guys are freaks. Lenci told me something about the customs...
Dik - Don't believe him, he's drunk all the time and moreover he is from Lushnjë, and you know what I mean...
Mike - Yes, but there were these moles...
Dik - What moles?
Mike - Skin moles maybe, I don't know why they call 'em moles. I just saw people coming with big bags.
Dik - Hahahaha, nishane! They are not moles. They are just presents. I don't know why people call them moles.
Mike - You guys are freaks.
Dik - Mike be careful how you talk. You are riding the donkey backwards it seems to me. Anyway, what else have you seen?
Mike - We listened to some songs but Lenci was making fun of me. He shot some translations....
Dik - Like?
Mike - Like: wash, wash your head like the duck, oh how beautiful the girl dances.... What the f*ck does that mean?
Dik - I don't know Micheal. But the translation is correct.
Mike - How does the duck wash its head in Albania?
Dik - Mike you are thickening your voice...where do you think you are. In an inn?
Mike - What about the stone that makes sparks...
Dik - I don't know. Don't take them literally. It is a famous stone, where young couples seem to go very often.
Mike - What about the song for that massacre. The body in Yoannina, the head in Instambul. They laid you pascha, they laid you.
Dik - Ask your sister.
Mike - What about Mari-Mariana, why does she appear in every wedding?
Dik - Yeah she is everybody's girlfriend. She was a canadian prostitute who came to Albania during WWII with the allied forces. We kept her here until 1978 and then we sold her, because we went out of grain as we broke up with China. Old men say they kept her in the air for hours and hours and hours.
Mike - Does she have the face full of moles. What is sexy about that? You are sick. Anyway, what about, Sugar daddy I want shoes?
Dik - Look, first not even my father talks to me like this. Second of work, this song is not from my region. I don't give a f*ck. And third of work, you are not done yet to criticize our songs. Ok? Ok say.
Mike - One last thing, the only song I understood was: I took the rifle and went hunting. Please friend, please please. I really liked it.
Dik - Be careful with the rifle because the Devil fills it. If you continue to talk like that God knows where the rifle can go. Understand? I understood say.
Mike - I didn't understand.
Dik - Ok, I see you like jokes. Let's resolve this outside. Give me your address.
Mike - Vancouver 90210, Melrose Place, Canada.
Dik - Ok, wait there and we will see how you make jokes face-to-face.
Dikun e kapën në Detroit pa letra. Sa afër paskësh qenë. Është nisur Lenci tani.
...vargun e katërt s`e deshifrojmë dot, kërkojmë ndihmë nga lexuesit.
Mike - Dik, my friend.
Dik - Mike, you left without saying a word.
Mike - Yeah indeed. I was kinda busy in the last week...
Dik - Where have you been.
Mike - I was with Lenci and a couple of other guys at the friendship table in 7 weddings for the last week, one each day and it was awkward. I couldn`t understand a thing. Everything was strange, same house, same people...
Dik - You have been to one same wedding but it lasted 7 days. Perhaps you were high...
Mike - Oh... that's why, it must have been the white powder Lenci gave me. What struck me was that even the bride was the same each day but I was ashamed to say and afraid to talk. I thought one woman was marrying 7 guys and I know you are sensitive to that. Anyway, you guys are freaks. Lenci told me something about the customs...
Dik - Don't believe him, he's drunk all the time and moreover he is from Lushnjë, and you know what I mean...
Mike - Yes, but there were these moles...
Dik - What moles?
Mike - Skin moles maybe, I don't know why they call 'em moles. I just saw people coming with big bags.
Dik - Hahahaha, nishane! They are not moles. They are just presents. I don't know why people call them moles.
Mike - You guys are freaks.
Dik - Mike be careful how you talk. You are riding the donkey backwards it seems to me. Anyway, what else have you seen?
Mike - We listened to some songs but Lenci was making fun of me. He shot some translations....
Dik - Like?
Mike - Like: wash, wash your head like the duck, oh how beautiful the girl dances.... What the f*ck does that mean?
Dik - I don't know Micheal. But the translation is correct.
Mike - How does the duck wash its head in Albania?
Dik - Mike you are thickening your voice...where do you think you are. In an inn?
Mike - What about the stone that makes sparks...
Dik - I don't know. Don't take them literally. It is a famous stone, where young couples seem to go very often.
![]() |
Tradita thotë që nusja duhet të rrijë sikur e kanë dënuar me varje |
Dik - Ask your sister.
Mike - What about Mari-Mariana, why does she appear in every wedding?
Dik - Yeah she is everybody's girlfriend. She was a canadian prostitute who came to Albania during WWII with the allied forces. We kept her here until 1978 and then we sold her, because we went out of grain as we broke up with China. Old men say they kept her in the air for hours and hours and hours.
Mike - Does she have the face full of moles. What is sexy about that? You are sick. Anyway, what about, Sugar daddy I want shoes?
Dik - Look, first not even my father talks to me like this. Second of work, this song is not from my region. I don't give a f*ck. And third of work, you are not done yet to criticize our songs. Ok? Ok say.
Mike - One last thing, the only song I understood was: I took the rifle and went hunting. Please friend, please please. I really liked it.
Dik - Be careful with the rifle because the Devil fills it. If you continue to talk like that God knows where the rifle can go. Understand? I understood say.
Mike - I didn't understand.
Dik - Ok, I see you like jokes. Let's resolve this outside. Give me your address.
Mike - Vancouver 90210, Melrose Place, Canada.
Dik - Ok, wait there and we will see how you make jokes face-to-face.
Dikun e kapën në Detroit pa letra. Sa afër paskësh qenë. Është nisur Lenci tani.
Gjeniu i vogël është kënga më e bukur e çdo dasme, ja vargjet:
Pallaveshe ja këtu,
Pallaveshe pallaveshe,
Paa-llaa-vee-she
UPDATE i orës 11:00: U mor vesh vargu i katërt i këngës "Pallaveshe ja këtu":
Ashikun e deshe.
March 27, 2013
[Anatomi] Dhe kur themi anatomi, anatomi
Lexonjës të Skifterit uereva ju ar,
Skifteri ju ka folur për veten shpesh, ka hapur zemrën me ju për çdo problem të tijin, ju keni qenë si prifti ku rrëfehesh, keni marrë vesh të fshehtat e shpirtit të tij, madje madje mund të thoni që e njihni personalisht sepse ai nuk është kursyer kurrë, është një libër i hapur.
Pavarësisht kësaj, sot Skifteri do ju tregojë një faqe tjetër të tij, mbase më pak sentimentale, por jo më pak të rëndësishme.
Skifteri është tip jashtëzakonisht shumë atletik dhe energjik, është në podium pa diskutim me LeBron James dhe Phelps, pra minimalisht bronz. Në këtë kontekst, Skifteri është shumë i lumtur kur shikon që shqiptarët janë gjithmonë e më të ndërgjegjësuar për shëndetin, palestrat janë plot dhe po shtohen si pika llotosh. Vetëm kemi sharë, kësaj radhe bravo shqiptar!
Skifteri shkon për vete në një palestër në Tiranë dhe s`do kishte investim më të mirë.
Tani hyjmë në palestër. Ka disa lloje personazhesh që ja vlejnë të përmenden. Për shembull gocat që bëjnë palestër me tualet, flokët gjithmonë të rregulluara, bëjnë lëvizje minimale, i kanë zgjedhur rrobat me shuuumë kujdes dhe i kanë sytë katër. Kanë edhe ekuivalentin e tyre të seksit tjetër, mos keqkuptohemi, 2 shokë që vijnë në palestër dhe flasin me zë të ulët duke parë vërdallë sikur po planifikojnë të hedhin në erë palestrën. Në fakt këto dy grupe plotësojnë njëri-tjetrin, vijnë në palestër kryesisht për të/tu gjuajtur, bukuri, u urojmë sukses, asgjë të keqe këtu, amon socializoni, qëllimi justifikon mjetin.
Pastaj janë njerëzit e shëndoshë, që Skifterit i marrin frymën sa i sheh, qindra abuzime të mbledhura në një trup të vetëm. Po këta të paktën janë ata që mundohen të dobësohen, chapeau, i pret një rrugë e gjatë dhe e mundimshme.
Dhe vijmë te kategoria për të cilën donim të flisnim. Idiotët e palestrës. Kafsha pa tru. Njeriu shtangë.
Këta tipat dallohen direkt, po direkt direkt. Që nga trupi i ekzagjeruar, nga bluza që nxjerr kastile në pah biceps&triceps&deltoid&trapezoid. Shprehja në fytyrë është zero dhe kanë inteligjencën dhe aspiratat e një penisi; thjesht duan të fryhen. Këta dinë çdo gjë ama rreth proteinave, i sheh me ca shishe të dyshimta dhe diskutojnë për produkte amerikane origjinale, për kreatinën që s`është doping, për hirën e djathit që kanë porositur në internet…dhe për muskulin që kanë punuar dje.
Këta nuk duan të dinë për shëndetin, përtojnë të ngjisin dy shkallë, nuk vrapojnë, nuk kanë formë fizike, ecin sikur janë përdhunuar në burg në Senegal, por ama vazhdojnë dhe fryhen. Se për çfarë qëllimi asnjë s`e merr vesh. Trupa të ngrirë, që dallohen që janë artificialë dhe të shëmtuar, kush i pëlqen këta? Domethënë, cila gocë do pëlqente këta kundrejt, të themi, një trup boksieri?
Të qafa pastaj dallon gjithë ekzistencën e këtyre, ata edhe vetë investojnë në trapezoid që t`i afrohen derrit dhe koka të bashkohet sa më smooth me trupin.
Pastaj i shikon te shtanga, dashuria e tyre. 120 kile, 130 kile. Rrinë dyshe-dyshe se ndihmojnë njëri-tjetrin. Fjalia më e përdorur nga këta është “hajt mrri çik mrapa”. Jo, jo ajo që mendoni, njëri rri mbrapa kur tjetri bën shtangë, e ndihmon te ngritjet e fundit dhe e inkurajon “hajt dhe nji, e ke dhe nji, heeec!”. Fytyra skuqet, deformohet, damarët po shpërthejnë, dhe këtu vijnë ato pasthirrmat që çdo film porno do i kishte zili. Por ama idioti e ngriti shtangën, 140 kile, bravo idiot, kalo te girat 40 kilëshe tani se ke akoma punë me bicepsin, shikoji shokët e tu sa e kanë.
Kur mbarojnë këto, idioti ka një pamje fitimtari që as Napoleoni pas betejave s`e kishte, një arrogancë, një vetëbesim spektakolar, kalon deri te dhomat e zhveshjes duke parë me bishtin e syrit çdo pasqyrë, bluza e bardhë kurrë s`i ka shkuar aq shumë, tatuazhi po deformohet, duhet me bo i tjetër. U jep dorën 90% të njerëzve rrugës sepse ai po ikën për sot, do shihen nesër përsëri për betejën e radhës. Futet në dush, pi lëngun me proteina që ka marrë me vete, lyhet me kremin që ka te çanta XXL, vesh bluzën tjetër të bardhë dhe del jashtë.
“Çfarë flladi pranveror, shiko si shohin njerëzit, jam kafshë, shumë shpejt po eci, më avash se edhe u lodha çik, pastaj bie autoriteti kur nxiton, ngrije kokën, ashtuuu, kalo mes për mes lokalit që të të shohin, fute një dorë në xhep, apo jo jo se mirë je, drejtoje trupin, ç`më çmeni kjo çanta, duket tatuazhi?”
Puah.
Gjeniu i vogël: Palestra bëhet mars-qershor, që ta kesh për plazh.

March 26, 2013
[Survivor] Ciao Darwin
Lexues të dashur, pas suksesit të padiskutueshëm të postit të djeshëm inbox-i i Skifterit gati sa nuk shpërtheu nga letrat në formë e-maili. Megjithë abonimin (pajtimin?) Platinium që ka Skifteri në GMail, sot u zgjua me mesazhin "size limit reached". Kështu që nëse nuk ka arritur të lexojë të gjithë e-mailet, me siguri e ka fajin Google.
Të bënte përshtypje fakti se shumica e e-maileve dje ishin me temë ekologjike. E habitshme duke parë debitin e lartë dhe konstant të letrave tip "urime për emisionin", "jeni fantastikë", "kur do dalim për një kafe". Me sa duket shqetësimi kryesor është degradimi i liqenit artificial, nostalgjia për atë tempull të dashurisë, simbol të unitetit të familjes, mushkëria e Tiranës, zemra e të rinjve, mëlçia e sëmurë e partisë...
Nejse, zakonisht në këto raste Skifteri nuk i vë ujët në zjarr se e di që pas tri ditësh (edhe kur themi 3 kemi parasysh fiks 72 orë) të gjitha harrohen. Njerëzit kapen te një gjë tjetër treditore e kështu me radhë, duke bërë kot si skajësisht të indinjuar. Në këtë rast Skifteri po shpenzon dy fjalë për lexuesin.
U bënë nja 150 vjet që Darwinit të shkretë iu tha pështyma duke përsëritur: mbijeton specia më e fortë dhe ajo që përshtatet. Në duelin njeri-liqen liqeni humbi. Pikë. Po çne se shumica e njerëzve e donin liqenin? Po pra. Në duelin ndërtues-përkrahës të liqenit fitoi ndërtuesi.
Nuk është as e para dhe as e fundit. Për shembull, te ne sporti ka humbur para bixhozit, puna para kafes, dashuria para lekut, besnikëria para lekut, virgjëria para lekut, dinjiteti para lekut, etj. Gjëra normale sepse nuk ka pasur as ndonjë rezistencë të fuqishme. Ndonjë indinjim i rastit tek-tuk dhe turma që jetojnë në mohim të realitetit. Në Shqipëri s'jetohet o burrë. Këtu është të ikësh në mes të natës. Dhe rrinë apo s'rrinë...
Është pastaj ajka e kombit. Elita. Ata që vendosën që kështu nuk vazhdohet dhe duhet bërë patjetër diçka. Dhe zgjodhën rrugën më të guximshme dhe efikase në botë, të luftojmë me penë. Me sufllaqen në dorën sallakse dhe smartphone-in në dorën e drejtë, duke vënë statuse akoma më sallakse në facebook via android: "të rivendoset dënimi me vdekje". Të rivendoset fizkultura e mëngjezit, do thonim ne, 100 herë më mirë.
Së fundi janë ata që shikojnë majtas-djathtas, si pëllumbat që kanë një sy majtas një djathtas. O pëllumb i paqes, por i leshtë, një kafshë që shikon anash nuk është shquar ndonjëherë për zgjuarsi (shih peshkun). Nëse nuk do të luash në mbrojtje duhet t'i hedhësh sytë përpara, as majtas, as djathtas.
Për tu rikthyer pra te liqeri, Darwini u tregua kokëfortë dhe nuk e shtoi një fjali bashkërenditëse të cilën ia sugjeroi Skifteri dhe që do e bëntë të rrumbullakët teorinë e tij. Mbijetojnë specia që i përshtatet natyrës dhe natyra që i përshtatet njeriut.
Gjeniu i vogël 1: Po u hoqën vizat do boshatiset Shqipëria.
Gjeniu i vogël 2: Emigrova po u ktheva. Ohuuu atje të vinin në punë.

![]() | |
Darwini nuk është i hapur për dialog |

March 25, 2013
[Survivor] Gjoli ynë
Përshëndetjet më të përzemërta në botë të dashur lexonjës,
Në fundjavë nuk ju ngacmuam sepse motin në atdhe e pamë të gjithë, nuk donim t`ju fusnim në dilema ekzistenciale të tipit të-dal-apo-të-lexoj-Skifterin-me-refresh, por sot rikthehemi se e shkelëm me mungesën, pastaj na kanë ardhur qindra mijëra letra proteste. Njerëz që kërcënojnë se do fillojnë të lexojnë revistën Psikostil në vend të Skifterit, të tjerë që flirtojnë me suplementet e Gazetës Shqiptare, madje madje disa syresh (mezi kemi pritur ta përdorim këtë fjalë, erdhi dita) na përmendën edhe librin “Fifty Shades of Grey” si racion mëngjesi.
Këtu Skifteri mendoi që nuk priste më puna, lexuesit vërtet janë në një pikë kritike dhe duhet t`u rikthehemi shkrimeve urgjentisht. Detyrimi moral është i tmerrshëm, presioni thuajse i papërballueshëm. Këtë presion as dallëndyshja që ka shtatë sqepa të hapur që presin ushqim nuk e ka.
Fillojmë, shtriquni edhe njëherë, rrufisni kafen, ndizni cigaren ose jo dhe afrohuni se ky backgroundi i zi do përqëndrim.
Booo, sa përmendet “afrohuni” ka gjithmonë një që përfiton nga efekti turmë për të/tu prekur. Largohu çik, edhe pak, aaaty, shikoji shokët e tu si rrinë.
Tani, Skifteri në një nga këto ditët që ikën, vendosi të dalë nga liqeni për një shëtitje&kapuqino. Koha ishte fantastike, 14 milionë turistë anglezë dhe 2.12 miliardë gjermanë i ka parë vetëm Skifteri me sytë e tij rrugës për te liqeni, sa e sa miliarda të shpërndarë nëpër Dajt, Baldushk, e vende të tjera turistike si këto.
Një parantezë: Skifteri zgjodhi ditën kur Partia Demokratike kishte një festë te Nënë Tereza, duke menduar që Kodra e Priftit dhe Bathorja do mungonin te liqeni.
U gabua.
Liqeni, në qoftë se do ia përshkruaje një të huaji, do ishte shumë qen & shumë fëmijë.
Sa hyje, fillonin “Entoni, hajde rri me Kevin këtu, vrap zemër!”, pastaj “Reksiiii, Reksiii hajde hop hop hop” ose “Xhonatan! Merr Miriamin dhe hajdeni merrni kokoshkat!”.
Një lëmsh i jashtëzakonshëm. Pastaj njerëz që rrinin afër një lokali, sa shikonin një që mund të tentonte të fuste dorën në xhep pyesnin me vrap “do çoheni?”. Pastaj si mund të mungonin ato grupet e çunave arianë bjondë sykaltër, bluza Armani e sipër, atlete Niike ose Adibas, farat që ia hedhin xhepit siç i hedh benzinë makinës; po është bosh nuk dalin.
Shkurt muhabeti, te liqeni ishte si te karnavalet në Venecia. Për pak kohë të gjitha shtresat e popullsisë janë në të njëjtin vend, bëjnë të njëjtat gjëra, nuk ka më të pasur dhe të varfër, të bukur dhe të shëmtuar. Ide fantastike pa patur nevojë për maska, jemi qindra vjet dritë para Venecias.
Po çne kjo dashuri e të gjithëve për liqenin?
Shumë e thjeshtë, s`ka tjetër. Kryeqyteti i Shqipërisë, metropoli, lokomotiva kaq mund të ofrojë. Një minipark me një miniliqen. Këtu mbaron gjelbërimi, ky mikroparku është mushkëria e Tiranës. Shyqyr dhe kaq në fakt, apo jo?
Mmm…s`mbaron këtu problemi. Skifteri vë re që liqenit po i vijnë rrotull me ndërtime, siç i vjen rrotull një egërsirë presë, e studion, pret momentin e volitshëm për ta sulmuar, është thjesht çështje kohe. Vini re sa i janë afruar, mjafton njëri që të thyejë akullin dhe të ndërtojë një kompleks pallatesh mu në mes të pemëve, aq duhet. Siç duhet vetëm një krisje në një digë, pastaj uji e di vetë rrugën.
Dhe do vijë dita kur në Tiranë do mbetet vetëm një pemë dhe ca kujtime që do kalohen me të qeshura si kujtime pleqsh. Këtu ka qenë liqen, kurse këtu ka qenë pyll…hahaha ik e xhaje futi i tavëll…fiks siç thuhet sot për Komunën e Parisit. I bën njeriu përshtypje?
Dhe Entoni dhe Xhonatan do dalin në dritare, do shohin qiellin blu pa re, do marrin makinën dhe do ikin në Peshkopi për një piknik.
Po do jenë rregulluar rrugët dhe do e bëjnë për një orë, në Shqipëri shkatërrimi me ndërtimin ecin paralelisht.
Gjeniu i vocërr i vocërr: Kshu o në çdo ven t`botës, po do jeshillik merr makinën dhe dil jashtë qytetit, s`ka ç`do pema m`qytet a kupto.

Bashkëjetesa e njeriut me natyrën |

March 22, 2013
[The girl with the falcon tattoo] Buletini më informativ në botë
Skifteri hap krahun sot, siç e dini të gjithë, për t`ia lënë mikrofonin një festuese të 8 marsit që kemi blerë kohët e fundit. Sa informacion paska mo lla, ne rrojmë kot.
E ndjekim...po, mund të vazhdosh, thuaje me fjalët e tua:
Lexonjës të dashur, ja ku
takohemi sërish, për të kaluar plot 5(në mos me pak) minuta të vyera së bashku,
por duhet me keqardhje të pranoj që jam pak e pikelluar këto ditë, sigurisht, e kam fjalën për ndarjen e Shpatit nga Afërdita dhe efektin negativ që
ushtroi kjo ngjarje në bursat e rajonit, ngjarje kjo që për nga rëndësia e ndikimit të
saj, mund ta krahasojmë (pa frikë) me zgjedhjen e Papës më të ri të Vatikanit
dhe gjithë njerëzimit all around the world.
Por le të ndalemi pak te Shpati(se
e kemi me merak): Idro Seferi, friends with Valdete Osmani and Aleksander Marku
Selanik, na raporton se Shpati është duke përjetuar një post traumatic stress
akut dhe ndodhet akoma në fazën e mohimit. Ja disa nga fjalitë që munda të shkëpus
prej tij: Ishte si një rrufe në qiell të hapur(soft music playing), ça ka
Leonardo më shumë se unë, at first I was afraid I was petrified, never mind i'll
find someone like you, Adelinë moj Adelina...dhe disa shprehje të tjera që vështirë
ti kodoje mes lotesh dhe ngashërimash.
Po nejse, e lëmë Shpatin për pak (me
premtimin që do raportojmë për të në ditët në vijim), dhe kalojmë në lajme nga
vendi: Nard Ndoka është kandiduar për çmimin Nobel në astrofizikë bërthamore për
zgjidhjen e aksiomës së tij pitagoriane "Gjërat pozitive janë më të mira
se gjërat negative" dhe pritet që nga dita në ditë kjo formule të futet në
tekstet shkolllore në Shqipëri dhe më gjerë. Gjithashtu z.Ndoka do të
kandidohet për çmimet Grammy, Emmy, Golden Globe dhe Palmen e Artë(me kismet t`Zotit).
Dhe vijojmë me një informacion që na vjen nga Vatikani dhe që
zbardh bisedën e zhvilluar mes Hirësisë së ti Z. Berisha dhe Papa Franciskos:
Berisha(476.075 likes, 35.586 talking abot this): Më fal o Atë
se kam mëkatuar, kam ngrene mish të kuq të premten, nuk e kam dashur komshiun
si vetveten(këto kohët e fundit), kam patur disa mendime jo fort të denja për
Rita Orën, më paskërka kaplue dhe nji mani e pashpjegueshme për pasuri të
patundshme dhe nuk e kam më shumë qejf të largohem nga froni i kryeministrit;
por me pervuejtshmërinë e një besimtari të devotshëm, kërkoj bekimin tuj për
nji mandat t`tretë.
Ati i shenjtë: Biri im, Zoti vepron në mënyra të mistershme, është
mëshirëplotë dhe mbi të gjitha falja është hyjnore(nuk kanë dalë kot llafet).
Do thuash 3 Ave Maria, 4-5 Ati ynë që je në qiell, do ndezësh 12 qirinj te
kisha e Laçit dhe do therësh 30 qingja ditën e pashkës në drekë. Thënë kjo, të
dy homologet u fotografuan duke pirë një Caffe per passione, ku u diskutua për
after party-n që do organizohej pas kremtimeve zyrtare.
Dhe me këtë informacion e mbyllim për sot. Një falenderim i
veçantë shkon për parukieren/estetisten/ manikyristen/stilisten/doktoreshën/shoqen
time, që më bëri kaq të bukur sot, Lulin. Luli të puth zemër.
Ditën e mirë dhe mirupafshim në edicionet e ardhshme.
Gjeniu i vogël sot ishte shumë i fortë po s`jua themi dot se kshu është i muhabet.
March 21, 2013
[Skifteri edukon] Who's who, literally...
Duzina e duzina milionësh banorë...domethënë lexues. Skifteri ishte me Albanën (apo Arbanën?) e Big Brother-it dje dhe iu bë mendja banorë, nominime, sekrete, mistere, enigma. Pra, lexues, sot po ju drejtohemi më nostalgjikëve prej jush. Atyre që dashurojnë të shkuarën dhe kanë frikë nga e ardhmja. Hallet tuaja morën fund përfundimisht. Po po, na lexoni me vëmendje.
Gjatë vizitës blitz në Qipro, Skifteri pati mundësinë të takohet me një doktor biolog nga Amerika. Projekti për të cilin po punon ka si qëllim mbledhjen e indeve nga çdo gjallesë për të krijuar një bankë ADN-je. Arsyeja zyrtare është që në rast zhdukjeje të kafshës, të mund ta klonojmë. Por ja që kishin filluar të mblidhnin kampionë edhe nga qen e mace që nuk janë në zhdukje. Po për njerëzit? Doktori la të kuptohet që ai problem është i zgjidhur.
Deri këtu asgjë e re. E re është lehtësia me të cilën kryhet klonimi. Pa i hyrë detajeve teknologjike, kjo gjë është më e thjeshtë nga ç'mendohet. Barriera e fundit që pengon aplikimin në masë është ana morale e çështjes e cila nuk do rezistojë gjatë. Në botën e njerëzve, për aq kohë sa ke aprovimin e "origjinalit" për klonim je brenda moralit, brenda ligjit. Në botën e Zotit, klonimi s'është krijim, por ndërtim, pra asnjë nuk pretendon se ngrihet në lartësinë e Zotit. As në librat e shenjtë nuk është parashikuar ndonjë dënim për klonimin. Me sa duket, qëllimisht e paskan lejuar. Kështu që imoral mbetet vetëm fakti se disa personazhe nuk duhen dhe nuk duhen klonuar. Për shembull, iu thaftë dora atij që do klonojë Alban Skënderaj.
Nejse, ja pra që të gjithë të dashurit e zemrës mund ti riprodhoni përjetësisht derisa t'ju mërziten. Megjithatë disa pikëpyetje ngelen. Klonët çfarë mendje do kenë? Fakti që kanë të njëjtën ADN sugjeron që do kenë të njëjtat prirje, vese, virtyte, etj. Pemthym ti, pemthym dhe kloni, është afër mendsh. Por do mjaftojë kjo për të thënë se e "ringjallëm" filanin? Delja Dolly për arsye evidente nuk na e dha dot këtë përgjigje (e kuptojmë që klonimi i gjitarit të parë duhet të ishte dele, po emri Dolly çfarë simbolizon? Nuk shikoni perversitet këtu?).
Ka filluar të aplikohet te njerëzit? Akoma ju? Vetëm se nuk quhet cloning po quhet back-up. S'e keni dëgjuar shprehjen që për çdo njeri ekziston sozija? Po kur rezulton nëpër gjyqe që një person ka qenë në dy vende në të njëjtën kohë? Voila. Ka zëra që thonë se kanë klonuar dhe atë, e dini ju për kë e kemi fjalën. Po se sa të vërteta janë, sot s'dimë t'ju themi më shumë.
Dhe vijmë te pjesa më interesante. Klonimi do e kthejë përmbys problemin e identifikimit. Matjet biometrike që sot mbahen si më të sigurta s'do vlejnë dy lekë. Nuk do kemi më një bijeksion person-tipare, por një injeksion person-tipare, ose një surjeksion tipare-person. Fytyra, shenjat e gishtërinjve, firma statike/dinamike, irisi, zëri dhe deri te testi i ADN-së do dështojnë. Skifteri duke parashikuar këtë i ka shitur të gjitha aksionet në biometri në të cilat kishte investuar shuma marramendëse. Dhe ja ku po ju propozon një ide biznesi:
Së shpejti përcaktimi i identitetit do jetë çështja kryesore. Duke presupozuar se njeriu dhe kloni megjithëse kanë të njëjtën ADN kanë mendje të pavarura, një kriter dallimi do të ishte "çfarë dimë?". Do të thotë se një person vjen tek firma juaj dhe deklaron një sekret (fjalë, fjali, paragraf, etc.). Kur te ketë debate për identitetin e personit mund të pyeten kandidatët për përgjigjen sekrete. Verifikimi do bëhet nëpërmjet firmës suaj e cila do ruajë rolin e një third-party independent. A do ketë sukses si biznes? Po, është i provuar si biznes. Të njëjtën gjë bëjnë firmat që përcaktojnë rating e kanaleve TV p.sh. Nga përgjigja e tyre varet dhe çmimi i reklamës. Gjithë puna është të jeni të besueshëm.
Tani, pse po e bën Skifteri këtë? Pse po jua fal idenë duke krijuar konkurrencë kot? Nuk e bën për arrogancë, por për ta bërë situatën akoma më pikante. Nëse dyshimi do jetë kush është kush, le të hedhim dhe dyshimin kush beson kë... Asist më të mirë Skifteri s'kishte si t'u jepte besimtarëve.
Gjeniu i vogël: Doktor, tani kur klonohet njeriu, kloni ka moshën e njeriut në momentin e klonimit apo është çun i ri?

Prova që klonimi ekziston |

March 20, 2013
[Survivor] Skifteri is at Black Kurbet, with Naim, Çajup and 2 others
-->Chers lecteurs,
Skifteri për pak kohë do punojë si konsulent i jashtëm në Qipro. Tamam tamam, për të qenë i sinqertë Skifteri po bën lobbying kundër vendosjes së taksës për absolutisht çdo lloj depozite atje, taksa nuk duhet të përfshijë depozituesit e vegjël – sipas Skifterit, ok masa drastike po mos ta ekzagjerojmë. Të martën mund të votohet në parlament, Skifteri është shumë i zënë me takime grupesh parlamentare. Të merresh me tipa që u mbaron emri me –opulos dhe –antzis s`qenka gjëja më e lehtë në botë.
Tani për ata që s`e kanë dëgjuar, Qipro është në prag falimentimi. Dhe fajdexhinjtë (si çunat e FMN) që vijnë në mënyrë klasike si hiena në këto raste i kanë vënë kusht: Që të të japim 13 miliardë euro dhe të mos vdesësh duhet të vendosësh taksë (që do paguhet vetëm një herë ç`është e drejta) për të gjithë depozituesit. Qipron e gjejnë të vogël dhe e poshtërojnë. Për Greqinë, Portugalinë, Irlandën dhe Spanjën nuk u vu ky kusht.
Çfarë ndodh tani?
Del Putin shumë i acaruar nga kjo taksa e çuditshme. Po ky ç`pati?
Dhe ja ku merret vesh që kompanitë dhe oligarkët rusë kanë miliarda dollarë depozita në bankat qipriote dhe Qipro na qenkësh një nga ato vendet për të cilat dëgjohen shpesh fjalët offshore dhe tax haven, si ishujt Caiman, Luksemburgu, Liechtenstein, etj.
Shkurt muhabeti, ato vendet ku vendosen – në letër – kompanitë që s`duan të paguajnë taksa në vendin ku operojnë sepse këtu ka taksa shumë të ulëta. Dhe jo vetëm kaq. Këtu s`të pyet njeri për prejardhjen e parave, sekreti bankar është i garantuar.
Këto janë ato vendet ku të ardhurat nga kriminaliteti nuk pështyhen me hipokrizi si në vendet e tjera, por përdoren. Është si puna e periudhës së prohibicionit në vitet `30 në SHBA me alkoolin, u munduan ta ndalojnë, por e panë që ishte e pamundur dhe e ligjëruan dhe përfituan taksa. Me shumë zgjuarsi dhe elasticitet.
Tani, pse nuk e bën Shqipëria këtë? Të mbajë taksa të ulëta dhe të vendosë legjislacion për ruajtjen e konfidencialitetit bankar? Çfarë të keqe do kishte? Ja lejojmë dot vetes ne të bëjmë naze për pastërtinë e parave që hyjnë këtu? A nuk është skandaloze, të bësh korrupsion dhe të vjedhësh në vendin tënd, por të të duhet t`i depozitosh paratë jashtë shtetit? Ku është koherenca këtu?
Taksat e ulëta i kemi në fakt, më të ulëta nuk bëhen, por që të jesh një offshore tax haven duhet një business law i plotë dhe jo i përkthyer me Google Translate, pastaj duhet stabilitet, duhet çik shtet e thënë troç.
Nuk u bëka gjë për këtë, pah. Se do ishte zgjidhje e bukur. Jo për gjë, po kur mban në vendin tënd kompani dhe llogari bankare të errëta, këta tipat nuk të lënë të biesh poshtë. E keni parë Zvicrën që s`është prekur nga asnjë luftë? Pse mos ta kishim ne këtë fat? Male kemi, orëndreqësa sa të duash, lopë po e po…vetëm çokollatat mungojnë.
Në vend që të merremi me këto, u ofrojmë azil 210 iranianëve të një grupi opozitar që kanë frikë nga Ahmadinexhadi. Ujgurë, muxhahedinë…se ç`punë kemi ne me këta ec e merre vesh. Jo, në fakt merret vesh edhe kjo. Na detyron SHBA t`i mbajmë. Hajt mo, sa të ngelemi pa tutor fare...
Gjithsesi, vetëm me këtë që shkroi Skifteri u tregua më patriot se Naimi, Çajupi e të gjithë ata tipat që rrinin jashtë shtetit dhe shkruanin poezi me dhimbje në shpirt për mrekullitë e Shqipërisë, por pa denjuar të kthehen as për një fundjavë në Dhërmi. Dy arsye pse Skifteri ua fut këtyre:
1. Skifteri u mundua të gjejë zgjidhje
2. Skifterin e lexojnë më shumë njerëz. Në kohën e Çajupit në gjithë Shqipërinë dinin të lexonin plot 12 veta, dhe këta s`kishin kohë për Çajupin se shkruanin për vete. Njëri-tjetrit.
Sapo morëm vesh që ka në Tiranë dielli saç, boll lexuat blogje me background të zi po dilni, mblidhni lule, bëni kurora dhe mos e merrni jetën shumë seriozisht. Dhe konsumoni sa më shumë ujë dhe perime në këtë periudhë. Skifteri ju përqafon me shumë mall nga Nikosia mrena. Nuk u rrika fare këtu.
Gjeniu i vogël: Lugano është Pogradeci i Zvicrës.

Nuk gjetëm dot foto nga Liechtenstein |

As nga Luksemburgu |

March 19, 2013
[Life style] Rrobat e reja të mbretit
![]() |
Siguria që sjell në NATO prania e Shqipërisë |
Lexues të dashur të popullit më paqësor në botë. Që po nuk hymë ne në strukturat ushtarake të Atlantikut verior, mos hyftë asnjë popull në botë. E megjithatë, për
të hyrë në NATO e sidomos në BE na kishin/kanë vënë një mijë kushte (shitje mendsh
haptazi). Një nga kushtet themelore dhe më i vështiri (prandaj s'kemi hyrë ende në BE)
ishte lifestyle. Shqipëria duhet të ketë lifestyle.
Po... si i
bie ky lifestyle? Lifestyle, si e kalojnë VIP-at kohën e lirë. Po por... ne
s'kemi ndonjë farë VIP-i... S'ka gjë. Ka të tjera, si e trajtojmë veten, çfarë
diete të ndjekim. Po por... ne s'para kemi obezë, as ndonjë... Lifestyle, thashë.
Hajde radha. Maqedonsi, Moldavi, kush e ka radhën?
Atëherë, le
të shpërthejë showbizi dhe lifestyle nëpër media. Nëse showbizi për nga vetë
natyra është patetik, në Shqipëri merr përmasa groteske. Manjola Nallbanit i
doli dhëmballa e pjekurisë. Nora Istrefi e pi kafen të mesme. Stresi ka ndërruar
fenerin e makinës (që për habinë e të gjithëve s'qenkësh qenë Lamborghini).
Zogu i Tiranës nuk është gay. Nejse, kjo e fundit ka habitur edhe Skifterin në fakt.
![]() |
Si në të
gjithë botën, më të vështirë e ka rubrika "të jetojmë shëndetshëm",
prania dhe kontributi i së cilës në media janë më enigmatike se prania e
Çiljetës në politikë. Doktorë, dietologë, nutricionistë, farmacistë(?), por
edhe artistë, showmen, njerëz të kulturës, pa harruar politikanët, na bombardojnë
me informacione për tu mbajtur vath në vesh (nga veshi i majtë gjithmonë).
Një nga
frutat me më shumë vitamina na paska qenë molla. Ajo i përmban të gjitha
vitaminat: A, B, C, E, B6, B12, VK1, VK2, etj. Po mos harroni të hani
domate, që është shuuumë e shëndetshme me aftësitë e saj rigjeneruese, pastaj domatja është antioksidant par excellence. Nga pak duhen përdorur
të gjitha perimet, si speci që të bën mirë për pankreasin, patatja për dëgjimin,
bamjet (?), patëllxhani për zemrën, hudhra për higjenë, qepa për sytë, sallata
jeshile për dobësim, lakra për veshkën, lulelakra për zbukurim, karota për
tretjen, rrepa për zgjuarsinë, fasulja për kollajllëk, etj, etj.
I gjithë ky
informacion ka impakt të fuqishëm në bisedat në tavolina. E morët vesh mi gra
ça të bëka kastraveci? E dimë, e dimë. Budallaqe, po thoja për lëkurën. Ëëë... e
mi e, për atë thashë dhe unë. Dua të bëj një dietë me bishtaja, po s'po gjej. Do vdes e shëndoshë...
![]() |
Oreksi vjen duke ngrënë |
Pastaj vijnë
gjithë të tjerat. Duhet të hash peshk dhe mish të bardhë. Po dhe mishi i kuq ka
ca proteina që s'i gjen te të tjerat. Po edhe brumërat duhe t'i hash herë pas here.
Hani tre herë në ditë, po dhe ndonjë gjë të vogël me vakteve. Në mëngjez bëni
10-15 minuta gjimnastikë. Thithni ajër të pastër. Pini ujë natyral. Flini 8 orë
në ditë.
Përballja e
stresit është stres më vete. Mendoni pozitivisht dhe mos u mërzitni. Kështu e
ka jeta domethënë. Hallet e punës mos i sillni në shtëpi. Hidhërimin e darkës lëre
për mëngjes. Mat shtatë herë e prit njëherë. Dardha e ka bishtin mbrapa. Nëse po
shpërthen nga nervat, vendos një tapë mes dhëmbëve dhe shtrëngoje fort.
Vetëm se një ditë prej ditësh një fshatar me kthjelltësinë e një
kristali ndërhyri duke pyetur:
- O doktor...domethënë tamam tamam ça po thua ti...të hamë dhe të jetojmë normal, siç kemi bërë deri më sot? Apo si i bi
kjo?
- Hmmm... Praktikisht po, por nuk mjafton, duhet të jemi të ndërgjegjshëm për atë që po bëjmë.

- Aaa kshu qeka...edhe i gjo,
doktoro. Merr një karotë dhe fute... Po, po... aty. Të ndihmo me luftu
stresin.
Gjeniu i vogël: Blerina, e mbarova dietën dyjavore, ça të bëj tani? Ha me kujdes.
March 18, 2013
[Anatomi] Employee of the month
Dhjetëra e dhjetëra miliarda lexues,
Ky që po ju flet është Skifteri dhe mbrapa i vjen historia. Para…nuk jua thotë dot. Ky moti s`e hëngri presionin dhe shiu rifilloi, ka vetëm errësirë dhe gjysmë errësirë, s`ka më ditë…dhe kështu humbëm edhe të vetmin avantazh që Tirana ka ndaj Londrës. Nga INSTAT marrim vesh që 12 milionë turistë potencialë anglezë qëndruan në shtëpitë e tyre për ditën e verës në vend që të vinin në Elbasan si çdo vit, pleqtë duke folur nën zë për ardhjen e qijametit sepse që në `64-ën s`kishte rënë shi për 14 mars, ballokumja s`është më ajo që ka qenë, nuk ka më elbasanllinj të vërtetë në Elbasan, e 1001 gjëra si këto që prishën atmosferën e së vetmes festë që përfaqëson thelbin e shqiptarit. Shqiptarit është pagan, kokrra e paganit madje madje, shqiptari adhuron diellin, filxhanin e kafes, fallin me letra, mos krih flokët natën se nuk është mirë, tipa si Shën Eleonora që në vend të kalbej në burg i ndërtohet tempull. Shqiptari i shkretë akoma s`ka arritur te faza e fesë së organizuar…
Nejse, nuk do flasim për fenë dhe as për bestytnitë, sepse feja e shqiptarit asht shqiptaria (insert smiley).
Tani, te këto vendet në zhvillim si Shqipëria ka ca gjëra që ngjisin shumë kollaj, Skifteri e ka vënë re te shumë vende të Ballkanit, ku njerëzit, për fatin tonë të keq, janë primitivë në kulm. Ballkanasi ka një mendjemadhësi të çmendur, duke i pabindur, krenar, por është i pasofistikuar dhe fryma perëndimore ia ha kokën me të mirë, për të përdorur shprehje të popullit tonë trim&liridashës&inteligjent&ironik.
Që të mos bëjmë më lojra fjalësh, po dalim në temë. Në Shqipëri (por në përgjithësi kudo në Ballkan, jemi shumë të ngjashëm), ka ngjitur shumë kjo fryma perëndimore e punës, mënyra e të punuarit në një korporatë. Nëpër banka dhe kompani të huaja shqiptari tani ia shet shpirtin punëdhënësit, nga e hëna në të premte shkon në punë thuajse natën dhe kthehet po natën. Rrogat i dimë të gjithë, s`ka nevojë t`i themi.
Nuk po u futemi fare çështjeve të pagesës overtime, ose faktit që nuk ke ç`ti bësh sepse të gjesh punë në Shqipëri nuk është gjëja më e lehtë në botë, as po themi që të emigroni, rrini se i duheni kombit.
Por ama, është normale të punosh deri në 9 të darkës çdo ditë të paktën 5 ditë në javë? Është posi, sepse ky imazh është krijuar, filmat, reklamat me ambiente zyre, është normale të vdesësh në punë deri natën, sepse do të thotë që di të punosh nën presion, kot nuk të pyesin në intervistë.
Kështu, të premten je i vdekur dhe të mbetet e shtuna ku duhet praktikisht të jetosh, sepse te dielën e njohim të gjithë, ka qenë historikisht një ndër ditët më të shëmtuara të javës, hahet me të hënën për vendin e parë.
Ok, duhet ndërtuar karriera dhe duket sikur kjo është e vetmja rrugë. Duhet të investosh tani që të fitosh më vonë. Por më vonë kur?
Çfarë ndodh rëndom me njerëzit që bien pre e kësaj jetese është që puna u shndërrohet në mënyrë jetese, gjithçka rrotullohet rreth punës, kanë të ardhura të mira, shtëpi të bukur, por nuk i shijojnë kurrë. Sepse edhe gjatë fundjavës ka team building me kolegët në një resort skish, ka një konferencë të rëndësishme ku nuk mund të mungosh, etj. Kjo ishte rinia e tyre, të gjithë energjinë e kanalizuan te karriera, bravo.
Vetëm kur e gjejnë veten 60-65 vjeç, të suksesshëm në karrierë, me atë shifrën te llogaria bankare që u mbush shpirtin kur e shohin…dhe vjen pensioni i paevitueshëm.
Këtu është momenti të shpërthejnë, të vizitojnë vende të ndryshme, të ndihen të lirë, të kenë më pak përgjegjësi.
Ka ardhur momenti që këta të fillojnë të jetojnë...
Një infarkt i lezetshëm dhe llogaria bankare qan për të zotin. Ters.
Puah.
PS: Devijuam pak, sepse në Shqipëri nuk është se po punove deri në 9 të darkës detyrimisht do kesh llogari bankare të jashtëzakonshme. As ky pensioni i mrekullueshëm s`është i sigurt. Por Skifteri është optimist i pashërueshëm.
Gjeni i vogël është çdo njeri mbi 65 vjeç që blen Ferrari. Që nuk është Ferrari i dytë.
Ky që po ju flet është Skifteri dhe mbrapa i vjen historia. Para…nuk jua thotë dot. Ky moti s`e hëngri presionin dhe shiu rifilloi, ka vetëm errësirë dhe gjysmë errësirë, s`ka më ditë…dhe kështu humbëm edhe të vetmin avantazh që Tirana ka ndaj Londrës. Nga INSTAT marrim vesh që 12 milionë turistë potencialë anglezë qëndruan në shtëpitë e tyre për ditën e verës në vend që të vinin në Elbasan si çdo vit, pleqtë duke folur nën zë për ardhjen e qijametit sepse që në `64-ën s`kishte rënë shi për 14 mars, ballokumja s`është më ajo që ka qenë, nuk ka më elbasanllinj të vërtetë në Elbasan, e 1001 gjëra si këto që prishën atmosferën e së vetmes festë që përfaqëson thelbin e shqiptarit. Shqiptarit është pagan, kokrra e paganit madje madje, shqiptari adhuron diellin, filxhanin e kafes, fallin me letra, mos krih flokët natën se nuk është mirë, tipa si Shën Eleonora që në vend të kalbej në burg i ndërtohet tempull. Shqiptari i shkretë akoma s`ka arritur te faza e fesë së organizuar…
Nejse, nuk do flasim për fenë dhe as për bestytnitë, sepse feja e shqiptarit asht shqiptaria (insert smiley).
Tani, te këto vendet në zhvillim si Shqipëria ka ca gjëra që ngjisin shumë kollaj, Skifteri e ka vënë re te shumë vende të Ballkanit, ku njerëzit, për fatin tonë të keq, janë primitivë në kulm. Ballkanasi ka një mendjemadhësi të çmendur, duke i pabindur, krenar, por është i pasofistikuar dhe fryma perëndimore ia ha kokën me të mirë, për të përdorur shprehje të popullit tonë trim&liridashës&inteligjent&ironik.
Që të mos bëjmë më lojra fjalësh, po dalim në temë. Në Shqipëri (por në përgjithësi kudo në Ballkan, jemi shumë të ngjashëm), ka ngjitur shumë kjo fryma perëndimore e punës, mënyra e të punuarit në një korporatë. Nëpër banka dhe kompani të huaja shqiptari tani ia shet shpirtin punëdhënësit, nga e hëna në të premte shkon në punë thuajse natën dhe kthehet po natën. Rrogat i dimë të gjithë, s`ka nevojë t`i themi.
![]() |
Kjo vajza e shkretë mund të kishte gjetur një punë 2-3 orë në ditë ku të paguhej shumë mirë, kot lodhet në zyrë |
Por ama, është normale të punosh deri në 9 të darkës çdo ditë të paktën 5 ditë në javë? Është posi, sepse ky imazh është krijuar, filmat, reklamat me ambiente zyre, është normale të vdesësh në punë deri natën, sepse do të thotë që di të punosh nën presion, kot nuk të pyesin në intervistë.
Kështu, të premten je i vdekur dhe të mbetet e shtuna ku duhet praktikisht të jetosh, sepse te dielën e njohim të gjithë, ka qenë historikisht një ndër ditët më të shëmtuara të javës, hahet me të hënën për vendin e parë.
Ok, duhet ndërtuar karriera dhe duket sikur kjo është e vetmja rrugë. Duhet të investosh tani që të fitosh më vonë. Por më vonë kur?
![]() |
Team building, manipulimi kryesor qe të japësh shpirtin për kompaninë |
Çfarë ndodh rëndom me njerëzit që bien pre e kësaj jetese është që puna u shndërrohet në mënyrë jetese, gjithçka rrotullohet rreth punës, kanë të ardhura të mira, shtëpi të bukur, por nuk i shijojnë kurrë. Sepse edhe gjatë fundjavës ka team building me kolegët në një resort skish, ka një konferencë të rëndësishme ku nuk mund të mungosh, etj. Kjo ishte rinia e tyre, të gjithë energjinë e kanalizuan te karriera, bravo.
Vetëm kur e gjejnë veten 60-65 vjeç, të suksesshëm në karrierë, me atë shifrën te llogaria bankare që u mbush shpirtin kur e shohin…dhe vjen pensioni i paevitueshëm.
Këtu është momenti të shpërthejnë, të vizitojnë vende të ndryshme, të ndihen të lirë, të kenë më pak përgjegjësi.
Ka ardhur momenti që këta të fillojnë të jetojnë...
Një infarkt i lezetshëm dhe llogaria bankare qan për të zotin. Ters.
Puah.
PS: Devijuam pak, sepse në Shqipëri nuk është se po punove deri në 9 të darkës detyrimisht do kesh llogari bankare të jashtëzakonshme. As ky pensioni i mrekullueshëm s`është i sigurt. Por Skifteri është optimist i pashërueshëm.
Gjeni i vogël është çdo njeri mbi 65 vjeç që blen Ferrari. Që nuk është Ferrari i dytë.
Subscribe to:
Posts (Atom)