Feliz Navidad pararam-pam
Feliz Navidad para-param-pam
Feliz Navidad
Prospero Ano y Felicidad
Pak muzikë festive është gjithmonë e mirëpritur, morali sipër në nivel resh. Ky ishte versioni me trompë.
Triliona e triliona lexues, siç mund ta keni marrë vesh nga shtypi i djeshëm, sot Skifteri do të flasë për komeditë romantike. Këta paparazzi-t po i vijnë në majë të hundës Skifterit. Ai nuk i besonte anës negative të famës, por iu desh të dorëzohej para fakteve. Privacy zero, nostalgji për jetën përpara famës planetare.
Nejse...komeditë romantike po thonim, ose si quhen ndryshe, sakrifica që një çun bën për një gocë kur shkon në kinema për t`i parë.
Kur Skifteri dëgjoi për herë të parë termin "komedi romantike" pyeti veten pse quhen komedi? Pse nuk i thonë filma me dashuri sepse në qendër të vëmendjes është dashuria, në formën e saj më të dlirë, kurse humori është relativ. Do ketë shpjegim edhe për këtë, po s`meriton asnjë neuron si mendim, kot u harxhuam në fakt.
Tani, që një film të jetë një komedi romantike e suksesshme duhet të ketë disa tipare dalluese. Ky është dekalogu i tyre:
1. Aktorja kryesore duhet të jetë e bukur.
2. Njëri nga të dy, ose Romeo, ose Zhuljeta duhet të ketë disa fiksime ose partis-pris (shih pikën 6 përse).
3. Filmi duhet të ketë tre pjesë kryesore: a) njohja, b) konflikti dhe c) zgjidhja/pajtimi.
4. Dashuria duhet të jetë me shikim të parë ose gjithsesi shumë e shpejtë, sepse njohja në film bashkë me konsumimin e preludit duhet të zgjasë 30 minuta. Nuk ka kohë për njohje të gjata, sigurime, etj.
5. Akti i seksit duhet të jetë pasional me përplasje të dhunshme pas murit, gjë që tregon formën e mirë fizike të personazheve dhe elasticitetin mahnitës të shtyllës kurrizore.
6. Shkak për konflikt duhet të bëhen fiksimet dhe paragjykimet e njërit prej të dashuruarve, sepse dashuria, siç e dimë, nuk njeh kushtëzime. Kjo shkakton të fuqishmin efekt të suspansit. Do heqë vallë dorë Romeo/Zhuljeta nga parimet e tij/saj për dashurinë?
7. Secili hero ka nga një shpatull ku mund të mbështetet: shoku i ngushtë, mami, babi, tezja, gjyshja, njerku, lypësi poshtë shtëpisë, qeni, papagalli, fotoja e dikujt që ka vdekur, ditari,. Përveç përkrahjes që ofrojnë, këta zakonisht të vdesin me batutat që mbahen mend për orë të tëra.
8. Pas konfliktit personazhi "fajtor" bie në mendime të thella. Gjatë reflektimit i kujtohet një shprehje, a një tregim, a një mendim, i thënë gjoja si shkarazi nga një mendje e urtë diku aty nga fillimi i filmit. Tani "fajtori" kupton gjithçka. Si s'e kishte kuptuar më parë. Sa i trashë qënkësh treguar. (E pra).
9. "Fajtori" kthehet te dashuria, por e gjen me një tjetër. Aq e madhe ishte dhimbja e ndarjes saqë kërkonte patjetër ngushëllim. "Fajtori" nuk e bën të madhe, përkundrazi, lufton që ta fitojë. Soni Malaj në sfond, patjetër.
10. I treti inkomod i ka të gjitha veset: arrogant, egoist, gënjeshtar. Megjithatë vihet në peshore me dashurinë e jetës dhe shikuesi mendon "po si ka mundësi që rri me këtë, shiko ky tjetri (kjo tjetra) sa e do, si nuk e kupton xhanëm". Në qoftë se i treti inkomod nuk ka vese, ai duhet sistemuar me një lidhje të lumtur në fund të filmit. Në qoftë se është vërtet jashtëzakonisht shumë antipatik, lihet me të drejtë në harresë, ishte thjesht një flirt dhe jo dashuri e vërtetë, për pak as nuk e paguajnë për aktrimin, aq i parëndësishëm bëhet. Rëndësi ka çifti kryesor, Nuk duhet të ketë vend për zgjedhje të dhimbshme, sepse filmi bëhet impenjativ.
Ka edhe një pikë tjetër shumë të rëndësishme, po nuk e shtojmë dot se është dekalog.
Tani. Ndiqni pak këtë trailer:
Narratori - What happens if none of them believes in true love?
Ajo - I am kind of a stubborn.
Ai - Ladies keep saying that to me...
Ajo - ...is that so?
Ai - Yeah...but the next thing i hear from them is "Good morning" in my bed.
Ajo e shikon me dyshim por i pëlqen vetëbesimi i tij...
Narratori - This December, Love is one big hurdle race...
Ajo - We went too far. I need a break.
Ai - It won't be a break. You'll be running alone. I quit. I don`t wanna run with you anymore. I`m sick of all this.
Narratori - But someone has something to say...
Xhaxhai i tij duke vdekur - There's no point in running 100 races. You`ll hardly remember a couple of them. Run the same race 100 times. Win every time...now that will be your race...
Ai troket te dera e shtëpisë së saj:
Ajo (me nerva) - You are the most uninteresting person I know.
Ai - So uninteresting people turn you on huh?
Ajo - I hate you.
Ai - I miss you hating me...
Narratori - This Christmas they are... Uninterestingly in Love.
Sa lekë do jepnit që ta shikonit në kinema këtë filmin?
Gjeniu i vogël: Malli i mirë s'ka nevojë për reklamë.
hahaha :)e bukur kjo. une nuk do shkoja kurre per te pare ne kinema nje film te tille, aman ndonje te diele ne mengjes apo ndonje nate kur nuk me ze gjumi, do e kisha pare.
ReplyDeletep.s gjths nga gjithe komedite romantike qe kam pare do kisha vecuar dhe do kisha ripare: "There's something about Mary".
Tutti pazzi per Mary eshte ky se na konfuzove :))
Deletepo ai eshte, por mesa duket titullin e paskan perkthyer pak ndryshe nga origjinali
DeleteMengjesi. Gjeniu vogel paska thene fjale me vend kesaj here :)
ReplyDeleteE dija qe do kapeshit dhe me komedite romantike. Biles po ndihesha ne faj derisa u kapet. Tani u clirova. Ka nevoje njeriu te shikoje filma pa tension here pas here :))))
ReplyDeleteHahahh me verte kaq filma pa lidhje jane, humbje kohe, po gocave u trasmetojne nje gezim qe ne se kuptojme dot :)
ReplyDeleteE ke gabim ka shume cuna qe i shikojne dhe i pelqejne. Une njoh te pakten nje :P
DeletePo ty ca do te thote ai i shkreti, kushedi ca i ben ti :)
DeleteKa dale reklama ne rrjetin e kinemave imperial, jepet per Shen Valentin suksesi i paperseritshem "The vow".
DeletePuuuuu Arto e kam pa une kete...me mire vrisje veten shpetoje :)
DeleteThe Vow premiera botrore hahahahah car filmi me kerku leket e biletes mbrapsht :))
DeletePrap me pune femrash ti?
ReplyDeleteKa thene qe s'merret me pune grash, keto jane per goca te reja...me ke 1 kafe Skiftero :)
DeleteKeto komedite romantike ok qe jane cope cope, po si nuk ndryshojne kurre? Ok qe do jete limonate, po te pakten ndrysho llojin e limonates :)
:)))))) Skifter te puth fort je i papare
ReplyDeleteJeni blogu me argetues shqiptar, no contest.
ReplyDeleteUne
Hahhah Skifter je sh cinik :)
ReplyDeleteSkifter, noten 10 ke. Edhe une shoh komedi romantike por kur i sheh nga jashte jane me verte te ngjashme :)
ReplyDeleteboll i pe nga brenda. shihi me syte e skifterit
DeletePer mu Skifteri ka noten 7 deri ne 8 se i ka oret e shkurtume hahahh :)
DeleteSkifteri, arti dhe kultura dora vete. Got the guts and the smartness, I wonder if you're handsome also... mhhhhh
ReplyDeletePo flitet per komedi romantike ne nje blog..........
DeleteBut someone has something to say hahahahaha
ReplyDeleteMire qe nuk vdiq para se ta thoshte
Me kane thene qe skifteri eshte nje nga ata te 2xl po se di kush
ReplyDeleteJo po mbreti Spanjes qe ka mesu shqip hahahah
DeleteNga shkrimi duket tamam si erblini
DeleteMu me kan thene qe eshte kunati lulit :))))
DeleteGjeja me pak realiste te keta filmat eshte personazhi negativ. Eshte aq negativ sa nuk te ngjall asnje antipati, biles ndonjehere behet simpatik.
ReplyDeleteNgaqe eshte komedi?
DeleteSkifter nuk le gje pa sulmuar. Mua psh me ka pelqyer shume 10 Things i hate about you, ose High Fidelity...mos i fusim te gjitha ne nje thes :)
ReplyDelete10 things i hate about you nuk eshte teen movie? Mua me ka pelqyer spread :D
Deletehahaha po ta kopjoj kete dekalogun per ta vene ne fb...sorry, nuk te citoj :)
ReplyDelete