Jemi në prag festash dhe kjo atmosferë nuk ka kursyer as
Skifterin, i cili rrezaton energji pozitive nga çdo pore e lëkurës, ndihet më
human se kurrë, për pak mori rrugën për Sudan për të ndihmuar fëmijët e
Darfurit me ushqime dhe veshmbathje. Me tranzit në Gaza.
Pastaj iu kujtua dashuria për blogun dhe qëndroi.
Vendosi t`i kalojë
festat në Tiranë, edhe për të mos i kthyer shpinën atdheut në 100-vjetorin e
shtetformimit.
Me këtë frymë euforike dashurie për njerëzit Skifteri merr në
telefon 124.5 veta për të organizuar një rreth social të jashtëzakonshëm në numër,
mundësisht të veshur me pulovra me kuadrata dhe këmisha, për një festë që t`ua
tregojë nipërve.
Nga këta 124.5 veta merr 2 lloj pëgjigjesh:
1. Kemi rezervuar te [emër pubi]
2. Duam të rezervojmë te [emër pubi]
Njëri më original se tjetri.
Skifterin ka filluar ta irritojë – ende në mënyrë të
moderuar – ky argëtimi monotematik në Tiranë.
8 mars? Rezervim në pub.
Vit i Ri? Pub.
Nata e bardhë? Pub.
Pashkët? Pub.
Dita e verës? Pub.
100 vjetori i pavarësisë nuk diskutohet, mezi gjeje tavolinë.
Mungon vetëm Nata e Kadrit, e cila duhet dhënë si ide në
fakt. Të quhet dry night për shembull, me të gjithë besimtarët myslimanë mbi
tavolina dhe banak, por pa pirë absolutisht asgjë.
Duhet thënë që vite më parë edhe kishte kuptim, sepse jeta e
natës nuk krahasohej me si është tani. Për shembull, para dhjetë vjetësh nata e
Vitit të Ri dukej një çmenduri, rrugët dhe lokalet plot, bënte më shumë përshtypje
dhe njerëzit e shijonin më shumë pikërisht për këtë arsye; ndodhte rrallë.
Tani 3-4 ditë në javë ke shumë vende që janë plot (ose
thuajse plot), një Vit i Ri i kaluar në pub është krejt e njëjta gjë me një ditë
fundjave, disa orë kërcim+alkool dhe kaq.
Puna është se këtë bëjnë
shumica dërrmuese, që janë edhe njerëzit që të rrethojnë. Puna tjetër është se
ka arritur një pikë ku është formuar një mendim i përgjithshëm sipas së cilit
tingëllon patetike të mos kesh qenë në pub një nga këto ditët e shënuara.
Sepse do të të pyesin të nesërmen, çfarë do u thuash? Që
dole për një birrë dhe u ktheve shpejt?
Që lexove diçka dhe nuk dole atë natë? Që pe një film?
Dokumentar? Bëre një festë në shtëpi?
Nuk je cool, pa si të duash.
Si rezultat i kësaj, ka edhe njerëz që shkojnë se duhet të
shkojnë, përndryshe nuk janë të grupi i atyre që dinë të shijojnë jetën,
hyjnë automatikisht te njerëzit e lodhur. Skifteri garanton me emrin e tij që
si këta ka plot, njerëz me personalitet të fortë ka shumë pak.
Dhe ja ku u formua ajo që quhet modë. Si gjithmonë në botën
e modës, 3 vendosin rrugën, 100 ndjekin verbërisht,
pa pyetur, pa u menduar gjatë. Sepse të ndjekësh modën është me përkufizim
diçka irracionale. Bën diçka se e bëjnë të tjerët dhe s`ke personalitet të rrish
jashtë grupit, do ndiheshe i pambrojtur. Të pëlqen apo jo kjo që po bën pak rëndësi ka. Këta të tjerët s`janë budallenj që po e bëjnë, nga dole ti...
PS: Skifteri, duke shkruar, mendoi edhe 20 fusha të tjera të
jetës ku vlejnë këto fjalitë e fundit.
Gjeniu i vogël: Erdhën dy rusë, i shëtita pak natën, më
thane “Ne kemi parë edhe në Moskë, po jo jo…këtu u bëka nami”.
124.5 veta s`qeke zgju mire skiftero hahahah
ReplyDeleteKeto jane te verteta Skifter, por mos harrojme qe Tirana ofron shume pak aktivitete, te rinjte jane thuajse "te detyruar" te argetohen vetem ne pub.
ReplyDeletePastaj aty shkojne te gjithe :)
Po dhe dembelizmi ben te veten. Te nje party ne shtepi, kush do pastroje i fundit? Apo s'jane dhe keto gocat e sotshme, nje pune s'kapin me dore :P
ReplyDeletepo me, per vit te ri shofim nje dokumentar per peshkim ne kushte tveshtira :)))))))))
ReplyDeletePlumbi shif filmin Filadelfia ti se ai eshte fiks per ty hahahah
DeleteSkiftero thuj qe tu kthy menia ngaqe bileta per Sudan shkon 1000 euro leji llafet :)
ReplyDeleteTe paska ik truri per nje zezak qe qeke interesu edhe per cmimet, hajt mos e vri menien hahahah
DeleteOre Genti sa i keq qe je :)
DeleteLerini keto po na thoni ku keni rezervuar per vitin e ri? :)
ReplyDeletete lagja :( cfaj kam un se e kam shpin te blloku :)))))
DeleteHahaha Plumbi shpine te blloku me verte qe eshte mbush Tirana me katunare hahahah
ReplyDeletesa per shaka se Plumbi shkon te Kodra Priftit per raste festash hahahah
ti ke jetu te gropa e tirones bashk me anxhelen :))))
DeleteBravo skifterii, bravo! po mos na e ver fajin neve se nuk kemi aktivitete te tjera. Mbase aty duhet ta vije theksin me shume, se sa te fakti qe ca shkojne si dele. Une te pakten s'jam dele se une u them shoqeve se ku te shkojme :)
ReplyDeleteerika ti je kryedele hahahah
ReplyDeleteJo une i bie te jem bariu :))))
ReplyDeletepo pse mban emer goce apo ste pelqen seksi qe ke do ta nderrosh hahahahah
DeletePervec ketij Gentit, qe ka traumat qe duken qarte...
ReplyDeletePersa i perket temes, ky eshte postimi qe me pelqen me shume nga Skifteri, sepse vertet masat jane te tilla, duan te udhehiqen, nuk marrin dot vendime, qofte edhe vendime pak te rendesishme...
Do me pelqente nje debat rreth kesaj teme, po me keta Gentat ketu...
Qe te besh debat duhet te mbash nje pozicion. Se keshtu ne pergjithesi te gjithe jemi dakord qe turmat jane dele.
ReplyDeleteRasti i pubeve s'me duket me i miri per te ilustruar sjelljen e turmave. Ca njerez shkojne ne pub jo se u pelqen po duan te rrine me shoqerine :)
Skiftero, miremengjes se u harruam me Farellin :)
Skifteri le te sherbeje si shkendije, debatin e zhvillojme ne, Skifteri nuk censuron, apo jo Skifter? :))
ReplyDeletePse pa cenzurim qeka? Ku eshte ai Genti :))))))
ReplyDeleteSkifter, po ketu kushte jane ne tr, ku jane gjithe keto shpira gati per feste, gjithe keto aktivitete te tjera...shyqyr qe jane dhe pubet aty se dhe jeta nates ja qene cope cope :)
ReplyDeleteNjerzit jane te prirur te behen dele pasi e kane shume te veshtire te marrin pergjegjesi. Kjo duket dhe te vendimet per lokalet. Sa here ju ka ndodhur te diskutoni ku do veme dhe njerzit te thone "ku di une, per mua shkojme ku te doni". Ka dhe me keq, qe thone "s'e di une, vetem aty jo".
ReplyDeleteKetu eshte si mesim mitologjie vetem Zeusi mungon hahahah
ReplyDeletePo. Eshte nje personazh mitologjik gjysme njeri gjysme gomar :)
ReplyDeleteNuk na the gomari eshte pjesa lart ose pjesa poshte. Ta dime ne eshte kompliment apo ofendim hahahha
ReplyDeleteune mendoj se shume njerez shkojne neper keto dalje edhe kur nuk e ndjejne shume ta bejne kete gje, jo sepse duan te ndihen pjese e nje grupi, ose sepse e vrasin shume mendjen se mund te quhen patetik apo te lodhur, por jane icik me smart, dhe e kuptojne qe ketu cdo gje funksionon mbi bazen e connections (gjetja e punes, favoret si marrja e kredise, gjoba te ndryshme, lidhjet..) E ku tjeter mund ti njohesh njerezit ketu pervec pubeve.
ReplyDeletep.s une nuk komentoj dot me emrin tim te memberit ne kete blog (Marylou), nuk e kuptoj pse, ma shpjegon njeri dot me email, pls? accountin e kam ne yahoo.
Miredita Marylou, nuk mund te komentosh te blogu, me sa di une, me llogari ne yahoo. Une e kam ne gmail dhe funksionon. Kane provuar dhe te tjere dhe me sa duket nuk behet.
ReplyDeleteNqs s'do te hapesh llogari ne google mund te perdoresh opsionin e komentit Name/URL.
Sa per keta njerezit smart qe thua ti, keta jane pakica :) te tjeret beeeeeeeee....