December 24, 2012

[Life style] Ovis aries


Jemi në prag festash dhe kjo atmosferë nuk ka kursyer as Skifterin, i cili rrezaton energji pozitive nga çdo pore e lëkurës, ndihet më human se kurrë, për pak mori rrugën për Sudan për të ndihmuar fëmijët e Darfurit me ushqime dhe veshmbathje. Me tranzit në Gaza.

Pastaj iu kujtua dashuria për blogun dhe qëndroi.

Vendosi t`i kalojë festat në Tiranë, edhe për të mos i kthyer shpinën atdheut në 100-vjetorin e shtetformimit.
Me këtë frymë euforike dashurie për njerëzit Skifteri merr në telefon 124.5 veta për të organizuar një rreth social të jashtëzakonshëm në numër, mundësisht të veshur me pulovra me kuadrata dhe këmisha, për një festë që t`ua tregojë nipërve.

Nga këta 124.5 veta merr 2 lloj pëgjigjesh:

1. Kemi rezervuar te [emër pubi]
2. Duam të rezervojmë te [emër pubi]

Njëri më original se tjetri. 

Skifterin ka filluar ta irritojë – ende në mënyrë të moderuar – ky argëtimi monotematik në Tiranë.

8 mars? Rezervim në pub.
Krishtlindje? Pub.
Vit i Ri? Pub.
Nata e bardhë? Pub.
Pashkët? Pub.
Dita e verës? Pub.
100 vjetori i pavarësisë nuk diskutohet, mezi gjeje tavolinë.

Mungon vetëm Nata e Kadrit, e cila duhet dhënë si ide në fakt. Të quhet dry night për shembull, me të gjithë besimtarët myslimanë mbi tavolina dhe banak, por pa pirë absolutisht asgjë. 

Duhet thënë që vite më parë edhe kishte kuptim, sepse jeta e natës nuk krahasohej me si është tani. Për shembull, para dhjetë vjetësh nata e Vitit të Ri dukej një çmenduri, rrugët dhe lokalet plot, bënte më shumë përshtypje dhe njerëzit e shijonin më shumë pikërisht për këtë arsye; ndodhte rrallë.
Tani 3-4 ditë në javë ke shumë vende që janë plot (ose thuajse plot), një Vit i Ri i kaluar në pub është krejt e njëjta gjë me një ditë fundjave, disa orë kërcim+alkool dhe kaq.

Puna është se këtë bëjnë shumica dërrmuese, që janë edhe njerëzit që të rrethojnë. Puna tjetër është se ka arritur një pikë ku është formuar një mendim i përgjithshëm sipas së cilit tingëllon patetike të mos kesh qenë në pub një nga këto ditët e shënuara.
Sepse do të të pyesin të nesërmen, çfarë do u thuash? Që dole për një birrë dhe u ktheve shpejt?
Që lexove diçka dhe nuk dole atë natë? Që pe një film? Dokumentar? Bëre një festë në shtëpi?
Nuk je cool, pa si të duash.

Si rezultat i kësaj, ka edhe njerëz që shkojnë se duhet të shkojnë, përndryshe nuk janë të grupi i atyre që dinë të shijojnë jetën, hyjnë automatikisht te njerëzit e lodhur. Skifteri garanton me emrin e tij që si këta ka plot, njerëz me personalitet të fortë ka shumë pak.

Dhe ja ku u formua ajo që quhet modë. Si gjithmonë në botën e modës, 3 vendosin rrugën, 100 ndjekin verbërisht, pa pyetur, pa u menduar gjatë. Sepse të ndjekësh modën është me përkufizim diçka irracionale. Bën diçka se e bëjnë të tjerët dhe s`ke personalitet të rrish jashtë grupit, do ndiheshe i pambrojtur. Të pëlqen apo jo kjo që po bën pak rëndësi ka. Këta të tjerët s`janë budallenj që po e bëjnë, nga dole ti...

PS: Skifteri, duke shkruar, mendoi edhe 20 fusha të tjera të jetës ku vlejnë këto fjalitë e fundit.

Gjeniu i vogël: Erdhën dy rusë, i shëtita pak natën, më thane “Ne kemi parë edhe në Moskë, po jo jo…këtu u bëka nami”.

27 comments:

  1. 124.5 veta s`qeke zgju mire skiftero hahahah

    ReplyDelete
  2. Keto jane te verteta Skifter, por mos harrojme qe Tirana ofron shume pak aktivitete, te rinjte jane thuajse "te detyruar" te argetohen vetem ne pub.
    Pastaj aty shkojne te gjithe :)

    ReplyDelete
  3. Po dhe dembelizmi ben te veten. Te nje party ne shtepi, kush do pastroje i fundit? Apo s'jane dhe keto gocat e sotshme, nje pune s'kapin me dore :P

    ReplyDelete
  4. po me, per vit te ri shofim nje dokumentar per peshkim ne kushte tveshtira :)))))))))

    ReplyDelete
    Replies
    1. Plumbi shif filmin Filadelfia ti se ai eshte fiks per ty hahahah

      Delete
  5. Skiftero thuj qe tu kthy menia ngaqe bileta per Sudan shkon 1000 euro leji llafet :)

    ReplyDelete
    Replies
    1. Te paska ik truri per nje zezak qe qeke interesu edhe per cmimet, hajt mos e vri menien hahahah

      Delete
    2. Ore Genti sa i keq qe je :)

      Delete
  6. Lerini keto po na thoni ku keni rezervuar per vitin e ri? :)

    ReplyDelete
    Replies
    1. te lagja :( cfaj kam un se e kam shpin te blloku :)))))

      Delete
  7. Hahaha Plumbi shpine te blloku me verte qe eshte mbush Tirana me katunare hahahah

    sa per shaka se Plumbi shkon te Kodra Priftit per raste festash hahahah

    ReplyDelete
    Replies
    1. ti ke jetu te gropa e tirones bashk me anxhelen :))))

      Delete
  8. Bravo skifterii, bravo! po mos na e ver fajin neve se nuk kemi aktivitete te tjera. Mbase aty duhet ta vije theksin me shume, se sa te fakti qe ca shkojne si dele. Une te pakten s'jam dele se une u them shoqeve se ku te shkojme :)

    ReplyDelete
  9. erika ti je kryedele hahahah

    ReplyDelete
  10. Jo une i bie te jem bariu :))))

    ReplyDelete
    Replies
    1. po pse mban emer goce apo ste pelqen seksi qe ke do ta nderrosh hahahahah

      Delete
  11. Pervec ketij Gentit, qe ka traumat qe duken qarte...

    Persa i perket temes, ky eshte postimi qe me pelqen me shume nga Skifteri, sepse vertet masat jane te tilla, duan te udhehiqen, nuk marrin dot vendime, qofte edhe vendime pak te rendesishme...

    Do me pelqente nje debat rreth kesaj teme, po me keta Gentat ketu...

    ReplyDelete
  12. Qe te besh debat duhet te mbash nje pozicion. Se keshtu ne pergjithesi te gjithe jemi dakord qe turmat jane dele.
    Rasti i pubeve s'me duket me i miri per te ilustruar sjelljen e turmave. Ca njerez shkojne ne pub jo se u pelqen po duan te rrine me shoqerine :)

    Skiftero, miremengjes se u harruam me Farellin :)

    ReplyDelete
  13. Skifteri le te sherbeje si shkendije, debatin e zhvillojme ne, Skifteri nuk censuron, apo jo Skifter? :))

    ReplyDelete
  14. Pse pa cenzurim qeka? Ku eshte ai Genti :))))))

    ReplyDelete
  15. Skifter, po ketu kushte jane ne tr, ku jane gjithe keto shpira gati per feste, gjithe keto aktivitete te tjera...shyqyr qe jane dhe pubet aty se dhe jeta nates ja qene cope cope :)

    ReplyDelete
  16. Njerzit jane te prirur te behen dele pasi e kane shume te veshtire te marrin pergjegjesi. Kjo duket dhe te vendimet per lokalet. Sa here ju ka ndodhur te diskutoni ku do veme dhe njerzit te thone "ku di une, per mua shkojme ku te doni". Ka dhe me keq, qe thone "s'e di une, vetem aty jo".

    ReplyDelete
  17. Ketu eshte si mesim mitologjie vetem Zeusi mungon hahahah

    ReplyDelete
  18. Po. Eshte nje personazh mitologjik gjysme njeri gjysme gomar :)

    ReplyDelete
  19. Nuk na the gomari eshte pjesa lart ose pjesa poshte. Ta dime ne eshte kompliment apo ofendim hahahha

    ReplyDelete
  20. une mendoj se shume njerez shkojne neper keto dalje edhe kur nuk e ndjejne shume ta bejne kete gje, jo sepse duan te ndihen pjese e nje grupi, ose sepse e vrasin shume mendjen se mund te quhen patetik apo te lodhur, por jane icik me smart, dhe e kuptojne qe ketu cdo gje funksionon mbi bazen e connections (gjetja e punes, favoret si marrja e kredise, gjoba te ndryshme, lidhjet..) E ku tjeter mund ti njohesh njerezit ketu pervec pubeve.
    p.s une nuk komentoj dot me emrin tim te memberit ne kete blog (Marylou), nuk e kuptoj pse, ma shpjegon njeri dot me email, pls? accountin e kam ne yahoo.

    ReplyDelete
  21. Miredita Marylou, nuk mund te komentosh te blogu, me sa di une, me llogari ne yahoo. Une e kam ne gmail dhe funksionon. Kane provuar dhe te tjere dhe me sa duket nuk behet.
    Nqs s'do te hapesh llogari ne google mund te perdoresh opsionin e komentit Name/URL.

    Sa per keta njerezit smart qe thua ti, keta jane pakica :) te tjeret beeeeeeeee....

    ReplyDelete