December 10, 2012

[Skifteri edukon] Crowd computation

Kushedi sa herë ju ka ndodhur të rrini gjithë ditën në facebook duke humbur kohën (disa nga ju do pyesin: po ky nga e di?). Ca të tjerë do thonë se nuk ka qenë humbje kohe, përkundrazi. Gjithsesi, disa kompani e kanë vrarë mendjen se si t'i vënë në punë këta parazitë ose easy-going people, le të themi. Kur dikush më shpjegoi se ka ndër mend të udhëheqë ca kërkime shkencore në këtë fushë mendova: "kësaj i thonë të nxjerrësh dhjamë nga pleshti".
Si funksionon? Qëllimi është të marrësh opinione të caktuar në lidhje me cështje të ndryshme. Normalisht këto opinione merren me anë sondazheve në rrugë duke vjelur mendime nga persona të ndryshëm me anë të pyetësorëve. Në facebook, por dhe në rrjete të tjera ekzistojnë me mijëra pyetësorë: të do apo s'të do? a je një kuzhinier i mirë? çfarë tipi je? ("po kur s'e di ti, unë të ta them?" do përgjigjesha unë), etc. Midis këtyre mijërave pyetje janë fshehur dhe pyetjet që kanë rëndësi për kompaninë që bën sondazhin. P. sh.: Campari apo Martini? Obama apo Romney? Ekspertët thonë se në këto raste personi është më i sinqertë se sa kur i thuhet se për cilën arsye po bëhet sondazhi.
Sigurisht që janë marrë masa edhe për rastin kur përdoruesi e plotëson kot pyetësorin. Midis pyetjeve, dy-tre prej tyre janë pyetje kontrolli, të cilave një njeri serioz u përgjigjet njëlloj. Psh.: konjak apo uzo? Nëse kjo pyetje s'është dhe aq evidente në përfundime mund të vihet një shënim: mendimi i grekëve s'është marrë parasysh. Gjithsesi, duke qenë se numri i përdoruesve është i madh, statistika bën që preferencat e publikut dalin vetë në pah.
Për sa fola më lart është vetëm për diletantët. Për të mos hyrë në detaje, facebook-u ka për çdo përdorues moshën, seksin, vendbanimin, preferencat, shkollimin, punësimin, etc. Me çdo like që bëni kontriboni në krijimin e opinionit publik për çështje të caktuara. Disa kompani, më të ndershme, kanë punësuar opinionistë të tillë (kryesisht kinezë) dhe paguhen me centë për çdo like. Kështu që herën e ardhshme kur të bëni like, valvitini faturën facebook-ut.

P.S. Se mos ju rritet mendja dhe ju duket vetja papritur të rëndësishëm ose të dobishëm? It's just a fucking like!

8 comments:

  1. Shifi tashi robt qe sjapin me kokerr like vetem qe mos fitoje leke thetri :))

    GL

    ReplyDelete
  2. Nje shoku im e ka emrin Like hahahahaha

    ReplyDelete
  3. Prisni dhe komentin e Likes pastaj. :P

    ReplyDelete
  4. Une jam Likja, si e keni hallin?

    ReplyDelete
  5. Like-u im do vlente sa njeqind likes. Por s'ka ardhur koha...

    ReplyDelete