Lexonjës të panumërt,
Si shkoi fundjava? Mirë? Aaa, këtu në Shqipëri? Ashtu ë…po mirë mirë, kush ta fal dhe kaq paj zotin. Nejse, meqë ra fjala Skifteri ishte në Montekarlo. Dhe në Alhambra. Dhe pastaj në Tangier, por të shtunën iu desh të kthehej për punë pune, kështu që fundjava u ndërpre aty.
Na duhet t`ju rrëfejmë diçka para se te fillojmë. Skifteri është tip shumë, po shumë solar, kështu që me ngrohjen e kohës Skifteri bëhet gjithnjë e më i cekët, temat i rrëshkasin si shiu në mushama, e prekin shumë pak, interesi për tu thelluar është tangent me zeron, blogu rrezikon dhe rrezikon shumë, kur s`i reziston dot Bujar Qamili pranverës kush jemi ne fundja…
Nejse, për të gjithë besimtarët katolikë kudo që janë; bashkë me urimin e Skifterit po ju themi që pashkët kanë qenë festim për Ishtar(Easter), perëndeshën asiriane dhe babilonase të pjellorisë dhe seksit. Simbolet e saj, si veza dhe lepurushi, ishin dhe janë akoma simbole seksi. Konstantini, perandori i famshëm që na la dhuratë krishtërimin(…), vendosi që këto të simbolizojnë Jezusin.
Tani, nga bota e përrallave kalojmë pa humbur kohë në botën reale. Skifteri vuri re që, një miku i tij i vjetër, lac 24 karatë, poston në fejsbuk këtë shprehje:
Nothing in this world is completely wrong. Even a stopped clock is right twice a day.
Ohhh...sa ndienjë brenda...
Dhe këtu e tërheqim atë që sapo thamë për botën reale. Kalojmë në botën semireale tamam tamam.
Tani, Skifteri ju garanton që ky tipi të vetmet fjalë anglisht i ka mësuar në APEX, bet, black, red, bonus, full house, 3 of a kind, 4 of a kind. Këtu mbaron anglishtja e tij.
Por ja që laci i vogël(lacthi?) tregon anën e tij sentimentale në fejsbuk, bëhet i thellë dhe bëhet simboli i 98% të përdoruesve të fejsbukut, njëri më fals se tjetri. Më falsë se feja, se patriotizmi shqiptar, rrobat e tregut çam, AUDI Q7-at me impiant gazi në bllok, buzëqeshja e Berluskonit, platformat e LSI, shorti i Champions League dhe kampionatet e Juves.
Në fejsbuk të gjithë e kanë krijuar avatarin e tyre, njerëz që ti i njeh shumë mirë dalin ekspertë të 1001 fushave në jetë. Pikë së pari, shumica dërrmuese janë artistë fotografie. Vendosin si cover një foto plot botë&ngjyra të gjetur pas orësh të tëra research-i në internet. Foto e profilit është e zgjedhur gjithashtu me shumë shumë kujdes, një që nuk i njeh direkt shokohet nga thellësia e personazhit.
Pastaj janë lakonikë…Skifteri fiks në këtë moment po hap fejsbukun dhe po shkruan disa nga këto shprehjet, pa e futur në punë kujtesën, të cilën e ka shumë selektive…
Ja, u gjetën 3 direkt:
Insomnia…
Me ty e kam…
Të gënjej sot apo ta bëj pushim?
Kaq të vdekur paskan qenë njerëzit për pak vëmendje virtuale? Nuk u duket vetja patetikë kur shkruajnë kështu? Ok, kanë “sukses”, marrin likes pa fund, po kur bëjnë log out dhe rikthehen në jetën reale?
Pastaj indinjohen për çdo gjë dhe janë shumë të ndjeshëm. Këta janë moralistët kryesorë, banalë, gjithmonë më fjali të sigurta, nuk rrezikojnë kurrë, gjithmonë politically correct.
Vdes Roland Trebicka? “Akoma na dhuron buzëqeshje kur të kujtojmë, falemnderit që na shtove jetën, RIP.”
Kapet Përrenjasi, pedofili? Indinjim i tmerrshëm në fejsbuk. “Ky duhet rrjepur në shesh, edhe varja është luks për këtë, vdekje e ëmbël.”
Nuk përmbahen dot, sapo ndodh diçka gjejnë mundësi të shkruajnë që të marrin vëmendje, duan të ndihen të pranuar…
Pse? Sepse jeta e tyre ta shpif, ose, edhe në qoftë se e parë nga jashtë nuk ta shpif, këta janë të mërzitur, të paplotësuar, të vetmuar, për të ardhur keq. E kanë problemin brenda vetes.
Por ama këta janë shumica, si i bëhet?
Gëzohesh që nuk je pjesë e shumicës, ja si i bëhet. Në heshtje, bukur, pastër, saktë.
Bleah. Duhet parë kjo puna e votës, tani seriozisht. Nuk është e mundur që çdo votë të vlejë njëlloj, duhet ponderim me IQ, firmosim një peticion dhe kërkojmë referendum për këtë?
Ah, për të fitu referendumin duhet shumica…
Nuk ka shpresë. E lëmë.
PS: Urimet më të sinqerta dy matematikanëve shqiptarë Gjergj Zaimi dhe Keler Marku, për teoremën e re të zbuluar. Ju lutemi, jeni që jeni, na gjeni një sistem votimi ku të mos fitojë më kjo shumica.
Gjeniu i vocërr: Mos u mërzit se ka qenë e shkrujtme.