Sikundërse Skifteri gjithmonë ka inkurajuar të rinjtë me potencial, hapsirën e ditës së sotme po ia lëmë Xhildionit, djalit with the falcon tattoo, një letrar i talentuar nga Medreseja (lagjja). Go Xhildi!
Të djelën isha i ftuar në një dasëm dhe arrita vonë. Dasma zhvillohej në një kompleks sallash dasme i cili kishte 8 të tilla. Te dera më priste një hostess me një gotë shampanjë mirëpo nuk arrita të hyja në sallë sepse një zotëri u turr pas meje për të më ndaluar. Më shpjegoi se kisha hyrë gabimisht në sallën Milano në vend të sallës Paris. Më vonë mora vesh që ekzistonin dhe sallat London, Madrid, etc, dhe në periudhë vere të gjitha ishin të prenotuara. Atë ditë kishin aktivitet vetëm 4 prej tyre. Pas një hetimi të vogël e gjeta dhe sallën Paris.
![]() |
Shtëpia ku lindi Xhildi |
Festa kishte filluar, shumë dasmorë kishin dalë të vallëzonin dhe lëvizjet e tyre inkurajoheshin nga një… MC!
MC-ja ishte shumë energjik dhe të jepte përshtypjen se kishte gjithcka nën kontroll. Ai vendoste kronologjinë e të gjithe momenteve kyçe të dasmës: kërcimi i parë i ciftit, fjalimi i babait, etc. Kur dy të rinj u çuan të kërcenin, MC-ja i vëmendshëm u bëri shenjë se s’ishte momenti pasi në program ishte një surprizë për çiftin. Megjithatë, nuk harroi që pas surprizës të ftonte në skenë të rinjtë me një gjest galant që dukej sikur thoshte: “Tani salla është tuaja!”.
![]() |
Bursa e Medresesë (MDR). Në mars të vitit 2013 indeksi i saj kapi vlerën 12.185. |
Pas disa përpjekjeve të ndrojtura improvizimi, të gjithë u pajtuan me skenarin e këtij personazhi kaq karizmatik qe ishte MC-ja. Dasma ishte shndërruar në një lloj teatri ku në rolet kryesore ishin çifti, në rolet dytësore familja, dhe figurantë ata që kërcenin. Kishte dhe spektatorë që duartrokisnin, kurse regjizor… po ai. Megjithë këto, momentet emocionuese nuk munguan. Urimi i prindit plot bujari për fëmijën i preku të gjithë. Por MC-ja që të sigurohej që të gjithë ta kuptonin fjalimin thërriti: “Na përlote, o baba M.!”.
Pasi ktheva disa gota dhe u sigurova që gjithçka ishte në duar të sigurta bëra të ikja. Kur arrita te dera, u ktheva dhe i zgjata dorën MC-së: “Shumë e bukur shfaqja!”. Ma shtrëngoi dorën përzemërsisht dhe më falenderoi.
Pederasti mutit!
Skomento njeri te xhildo se kan fryk :))))))))))
ReplyDelete